Që klima parazgjedhore në Shqipëri sot e gjithëherët e tjera ka qenë “shtatzanë” me ankth e tension, kjo nuk është gjë e re. Që pushteti i ri ka premtuar se më shumë se votën, e ka hallin tek standartet e zgjedhjeve, kjo është një tjetër gjë që do të verifikohet. Që opozita, si kjo e sotmja, si ajo e djeshmja, ndonëse ankoheshin, i kishin sytë tek deformimet e standarteve zgjedhore që mund t’u shërbenin në çdo rast si alibi e mundshme për çdo lloj rezultati zgjedhor, edhe kjo është pjesë e traditës dhe klimës gjithmonë mosbesuese politike në vend. Që dy palët në garë, gjithmonë i kanë pasur sytë tek një palë e tretë si arbitër, që fituesi kurrë nuk ka menduar për humbësin dhe humbësi kurrë nuk e ka pranuar humbjen, edhe kjo është një histori e përsëritur. Eshtë një histori pa asnjë detaj të ri. Ka vetëm një detaj dramatik që ka ndodhur vetëm njëherë në Shqipëri: bojkoti i zgjedhjeve. Ka ndodhur vetëm në vitin e largët 1996, kur socialistët dhe gjithë opozita larguan komisionerët pak para mbylljes së procesit të votimit. Ka sinjale serioze që plot 19 vjet më pas, në krejt të tjera rrethana, me krejt të tjerë personazhe dhe për krejt të tjera arsye, demokratët do të bëjnë të njëjtën gjë.
Dhe sa më shumë mohohet diçka, aq më shumë ka gjasë të ndodhë. Sidomos në politikën shqiptare. Vetëm të enjten, dy herë rresht, Lulzim Basha ka refuzuar fort idenë se PD mund të bojkotojë zgjedhjet lokale që janë në prag. Por brenda mohimit të tij ai ka bërë edhe një pohim tronditës. Ka pohuar tërësisht të kundërtën, bojkotin. Së paku në një bashki e ka garantuar një gjë të tillë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se së paku në Kurbin nuk do të ketë zgjedhje. Fakti që PD-ja nuk është lejuar as nga KQZ-ja dhe as nga Kolegji Zgjedhor të paraqesë kandidatin e saj mbasi i pari i firmosur nga opozita dha dorëheqjen, e bëri Bashën të pohojë se zgjedhjet në Kurbin nuk do të zhvillohen në datën 21 qershor. “U bëj thirrje qytetarëve të Kurbinit të mos trishtohen. Këtë të diel nuk do të ketë garë, por ajo do të zhvillohet njëherë tjetër kur opozita të ketë kandidatin e saj”, i tha ai publikut nga studioja e Blendi Fevziut.
Dhe për më shumë, ai paralajmëroi se do të ketë probleme të forta edhe në dy qytete të tjerë. Problemet dhe tensioni paralajmërohet të ndodhë në Durrës dhe në Kavajë, ku sipas opozitës janë shtuar disa qindra votues fiktivë në zgjedhje. “Unë u kam dhënë udhëzim komisionerëve tanë që të mos i lejojnë këta persona që të votojnë”, tha Basha, por pa treguar sesi do të ndodhte kjo. Sepse ka vetëm një mënyrë që të mos lejosh dikë, me emrin në listë, që të votojë: përdorim i “forcës” duke ndërprerë procesin e votimit.
Më së paku, ky udhëzim nga Tirana për Durrësin dhe Kavajën, parathotë dhe parashpjegon se procesi i votimit në këto dy bashki do të ketë të gjitha shanset që të kompromentohet. Dhe nga shkalla e kompromentimit, varet edhe reagimi i komisionerëve të udhëzuar nga Tirana që të mos lejojnë votues të caktuar të ushtrojnë vullnetin e tyre. Domethënë, ata votues që opozita dhe jo vetëm ajo, i konsideron fiktivë dhe të shtuar ilegalisht në lista.
Sipas kësaj logjike, edhe Rama e Meta do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë në bashkinë e Vorës, kur është provuar se mbi 600 vetë kanë hyrë gjithashtu ilegalisht në lista, të shënuar në to si desantë nga Tirana e gjetkë. Me dhe pa dëshirën e tyre.
E megjithatë, Basha këmbëngul: të gjithë në votime, opozita nuk bojkoton! Domethënë, nuk e bën një gjë të tillë në të gjitha bashkitë e vendit. Por tek njëra, në Kurbin, po! Me njëherë nuk quhet, thotë një premtim i vjetër. Me gjasë, edhe në dy raste të tjerë, në Durrës dhe Kavajë, PD mund të tërhiqet nga votimet nëse komisionerët e palës tjetër insistojnë të lejohet të votojë gjithkush që e ka emrin në listë. Nuk quhet as me tre herë, siç thotë sërish ai premtimi i vjetër. Por ka dhe më shumë: Me sa duket nga raportimet e medias, edhe në Kamzë ka tension dhe mund të gjenerohet edhe më tej tension. Dhe nëse situata përshkallëzohet me ritmin që ka nisur të ngjisë shkallët tensioni, atëherë kjo do të jetë bashkia e katër problematike.
Por bojkot të zgjedhjeve nuk ka, insistohet sërish. Nuk është askush nga opozita plotësisht shtatzanë me këtë ide. Eshtë vetëm pak, fare pak shtatzanë. Tre-katër bashki në 61 që janë gjithsej janë pak që të quhet se dikush është pak shtatzanë në Tiranë.
*Javanews.al
Lulzim Basha ka dy fytyra. Hem vjedhes dhe manipulator zgjedhjesh, hem hipokrit duke u hequr si viktime.
Nyk ka shume nevoje Rama te binde njeri se Qeveria kerkon te behen zgjedhje te lira e te ndershme. Rama e Meta kete e kane sfide. Sic e ka sfide Lulzim Basha te prishe zgjedhjet.
Basha e vodhi ne menyre te shemtuar Bashkine e Tiranes me 2011, pra eshte i afirmuar si manipulator. si njeri me instinkte te avancuara kriminale, njeri i paqyteteruar e qe nuk i vjen turp per kete. Ristani sot eshte zevendesi i tij.
Ramen asnjehere askush nuk e njeh si manipulator zgjedhjesh, Thjeshte kjo eshte ne genin e tij, ne instinktin e tij pozitiv.
Kur qeveriste PD, liroheshin apo u jipej leje me mijera te inkriminuarve vetem me kusht qe te deformonin zgjedhjet dhe te kercenonin votuesit e majte.
Rama nxorri vendim qeverie qe asnje i denuar te mos i jipet leje gjate fushates zgjedhore.
Ky eshte ndryshim shume i madh dhe shume domethenes.
Megjithese Basha do goditet rende ne keto zgjedhje, nepermjet bojkoteve dhe trazirave ai kerkon fundosjen perfundimtare te PD-se.
Ky qe fati i keq i PD-se zgjedhja e rruges jo demokratike e cila eshte kthyer ne nje instinkt per te.
Basha nuk eshte as me pak edhe as me shume vetem nje mashtrues, qe mashtron vetem per qef. mashtron qytetaret ne deklaratat edhe premtimet qe ben, mashtron prap qytetaret edhe kur ben akuzat kundra qeverise, mashtron diten mashtron edhe naten. mashtron ne diell edhe ne shi vetem kte gje ben. Shqiptaret nuk kane nevoje per mashtrusa shqiptaret kane nevoj per njerez qe do ta cojne shqiperine ne drejtimin e duhur!
te gjithe e dimi kapacitetin e bashes. ka treguar qe eshte vetem i pafte per cdo gje qe ka bere. fillo qe me ministrin e traansporteve vetem vodhi nuk beri asgje, pastaj me ministrine e jjashtme qe ne kohe e tij na ben dalje gjithe shtete e botes nga paftesia e tij edhe ne ministrine brendshme qe ne mes dites vrau njerez. perfundo me 4 vjet kryetar bashkie qe vetem parazitoj. ky eshte basha nje i paafte qe i ka ren per pjese demokratve!
♧♢♡♤
Ç’na i nxirrni
Këta letyra
Lule Bosha
Me 100 fytyra.
E hap gojën
Vesh me vesh
Sikur luan
“Njeriu qe Qesh”.
U shfaq ky
Ndodhen mynxyra
Prej palacos
Me 100 fytyra.
Mbas qershorit
Do të pirdhet
Se Sa-lehu
Do rizgjidhet.
Hajde kar qe qenke nga trut ti o miku, shko tani e bjeri edhe bythes me edin se ne rregull qenke.
@taku13
Unë s’i bie bythës
Po i bie Gopit
Sillma motrën tate
Mu te Mali i Robit.
Po mos u mërzit
Kot s’do vish aty
Klluf jastëkun kokës
E të palloj dhe ty.
☆☆☆
Sikur per cdo te qeshur qe na dhuron, te mund te te jepja nje lek, tani do ishe miljoner! ?
? ?
Cke qe te djeg miza to mo djali i xhaxhait? Moralisht ti nuk duhet te shkruash, mbasi e merr nje rroge si keshilltar ne LSL-lesh, dhe cfardo qe te thuash je i anshem dhe i pabesushem.
Se dyti po te jete per nje cike shtatzene ata trimet e tu pjellin duke qene te virgjer!!!.
Nese do e kishte mundesine mediatike,te shkruante kaq serbes dhe kollaj sa ty, dikush tjeter do e bente lulken e saliut te mos dilte fare ne mejdan. Po dikush tjeter ama … jo ti.
Kush mo Luli,Grida?
Eshte fatkeqesi, qe Berisha zgjodhi Lul Bashen?! Cuditem?! Ai eshte akoma adoloshent?!Nje femije ,me trup te nje te rrituri,me floke te lyer me gel?! Shikoni gjestet e tij, fjalorin e tij,argumentat e tij, levizjet e tij, menyren e te folurit ,argumentat, qe jep dhe shume te tjera dhe do te bindeni, qe eshte keshtu sic them une, ashtu sic e ka projektuar Berisha komunist!Te vjen te ulerasesh qe, nderkombetaret na gjykojne ,bazuar tek Luli,kupto Berisha ,qe ka kaluar?!Perceptimi ,i te huajve, matet nga si eshte Berisha dhe Basha! Jo! Ne shqiptaret, jemi me te mire, se sa keta dy mytebere,njeri i luajtur dhe i mbushur me nje urrejtje te spiegueshme dhe “L’atro” ose Tjeri,eshte vete femija Luli!Kjo eshte PD qe enderuam shpresuam ! Mallkuar qofshin!
A e more rrogen Lorenc? Tani qe bere kete shkrim duhet te marresh edhe nje shperblim te majme.
Perse nuk e ka shkruar ne CV Dritan Leli qe ka qene pedagog ne universitetin Kristal. Perse nuk e ka shkruar sesa ju kerkonte studentave per provim dhe sa merrte per mbushje kartelash kur diploma shitej?
Kandidati Dritan Leli eshte me i rezikshem se Elvis Roshi.
Sa kuck ky lorenci kur kercente maje tavolines
e mer apo jo rrogen pak rendesi ka
a jane keto qe shkruhen te verteta? kjo ka rrendesi… PD ka nevoje per nje reformim radikal brenda saj ashtu si nena e saj, PPSh-ja qe lindi dy ‘bijeza’, nje te ‘eger’ dhe nje te ‘bute’. Sala linjen e ‘eger’, dikush tjeter linjen e ‘bute’.
duket se PDja e sAliut I ka te humbura zgjedhjet ne mase te gjere… populli nuk I harron plumbat ne bulevard.
Jeniceri i Likes e beri dhe nje shkrim-shkarravitje tjeter…
Boll i bere gojore likes or shemtaraq i zi
Ky duhet lidhur me zinxhir dhe terhequr zvarre ne Bulevardin e Tiranes, deri sa ti dale shpirti!!!!
Une prej kohesh nuk lexoj shkrime nga vemje si ky me larte. Jo per gje po ka 25 vjete qe e di kush eshte Berisha dhe nja 10 vjete qe e di kush eshte Luli. Ashtu sic dime edhe kush eshte shefi i ketij vemjes. Pyetja eshte qe pas 21 qershorit akoma per Saliun dhe Lulin do flisni qe te vazhdoni te zvarriteni per te jetuar z.Vemje???
Te gjitha shkrimet i le te pjerdhura
Por kete e le dhjere fare
Ovangjelica.