Veliaj takime maratonë në 5 njësi: “T’i ftojmë të gjithë të votojnë në 21 qershor për të sjellë ndryshimin në Tiranë”

19 Qershor 2015, 16:49Politika TEMA

Ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ia rezervoi takimeve me banorë e mbështetës në disa njësi të kryeqytetit, nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e 21 qershorit, si mundësia e vetme për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur. Veliaj i falenderoi të gjithë për punën e bërë gjatë këtyre ditëve, si dhe shprehu sigurinë për një fitore të madhe në 21 qershor.

“Dua t’ju falenderoj me gjithë zemër për punën që kemi bërë këto ditë. Nuk ka asnjë dyshim që po i drejtohemi drejt fitores. I gjithë sekreti është sa njerëz do të nxjerrim në votime. Është shumë e rëndësishme të identifikojmë kush janë votuesit për herë të parë dhe t’i ftojmë ata të votojnë. Të ruajmë gjithë këtë energji që kemi pasur këto ditë, për të korrur një fitore spektakolare që ta mbajë mend gjithë Tirana, 24 me 0”, u shpreh Veliaj në takimin me qytetarë dhe mbështetës të njësisë 9, i shoqëruar nga ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe deputeti i PS, Sadri Abazi.

Më pas, ai ka zhvilluar një takim edhe me banorë të njësisë 3 në Tiranë, ku gjatë këtij takimi ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla: “Kjo ka qenë ndoshta fushata më e shkurtër, por edhe më intensive që kemi pasur ndonjëherë. I gjithë sekreti i fitores do të jetë sa vetë do të dalin në votime. Votat i kemi, opinioni publik është pro nesh, ju uroj të gjithëve kurajë. Jemi partia më e madhe dhe garën e kemi me veten tonë”, tha kandidati Veliaj.

Ndërkohë, në njësinë 6, në zonën e Sharrës, Veliaj shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh se Tiranës i duhet një njeri energjik, që do t’i japë drejtim punëve të kryqytetit. “Unë besoj se Erion Veliaj, së bashku me ne, ka për të bërë më të mirën edhe për këtë zonë. Por, që të arrijmë deri atje, në datën 21 duhet të marrim një fitore që na bën edhe më të fortë. Kështu që, flisni me këdo mundeni dhe këto pak orë që kanë mbetur, bëni punë maksimale për t’i dhënë drejtimin e duhur edhe kësaj zone”, tha Tahiri.

Në fjalën e tij, kandidati Veliaj u fokusua te problematika e zonës, duke e vënë theksin te fakti se në Sharrë vazhdojnë të digjen ende mbeturinat dhe se mungojnë investimet. “Më vjen keq që Sharra ka mbetur sinonim i diçkaje me të cilën s’do të merret njeri. Ne kemi vendosur që me votën e 21 qershorit ta ndryshojmë këtë. Së pari, landfilli i Sharrës nuk do të jetë një vend ku digjen mbeturinat, por do të shkojmë drejt procesit të riciklimi. Duam që t’i bashkohemi punëve të mira që ka bërë minibashkia, por tani edhe me fuqinë e bashkisë, për të shtruar rrugët, për të sjellë ndriçimin dhe për të sistemuar historinë e varrezave”, tha ai.

Gjatë pasdites, Veliaj zhvilloi takime edhe me banorë të njësisë 4 dhe njësisë 1 në Tiranë, ku u njoh me problematikën e këtyre zonave, por edhe bëri thirrje për dalje masive në votime në 21 qershor.

24 komente në “Veliaj takime maratonë në 5 njësi: “T’i ftojmë të gjithë të votojnë në 21 qershor për të sjellë ndryshimin në Tiranë””

  1. Denada says:

    Drejtimi i duhur eshte e vetmja mundesi! Erion Veliaj e meriton fitoren!

    1. todri says:

      programet qe erjoni u ka ofruar qytetarve gjate gjithe fushates kane qene progrmae dhe plane te marra nga qytet europiane ashtu succ ishte dhe shembujt e marra nga qyteti i berlinit.me vjen mire qe ashe na ofroi nje kandidat punetore dhe nje kandidat i cili ka shume energji dhe vizion per tiranen.dhe e vetmja mynyre per ta bere tiranen prap sic ishte eshte vetem alternativa e erjonit.

      1. Agamemnoni says:

        erion veliaj eshte ai qe do ndryshoje tiranen
        erion veliaj ai eshte ai qe do i jap ne fytyre tjeter tiranes dhe do e bej si metropol europian sepse eshte njeri vizionar eshte menaxher i mir dhe ka qene mjaft i suksesshem ne ministri

    2. velo says:

      ti nuk ke asnje plan per tiranen,pervec rrenimit te saj.rrenim te cilin deshiron ti bashkangjitesh pas kryetarit tend.tirana do njerez punetore dhe te afte per te dhene cdo gje per permiresimin e jeteses se qytetarve.kete gje e ben vetem zoti halim kosova.nje njeri energjik dhe plot me ide per tiranen.vota e qytetarve te tiranes do te shkoje per njeriun e punes.

    3. homeri says:

      alternativa e duhur per tiranen eshte erjoni sepse eshte e vetmja alternative per tiranen dhe eshte e vetmja aletern ative qe tirana mund ti kthehet jetes se saj.nuk besoj se tironsit do votojne masken e lodhur dhe te plakur te bashes,sepse halimi eshte maska e plakur e bashes.por projektet dhe programet e erjonit do i kthejne metropolizmin e humbur tiranes.

    4. ortjoni says:

      ne 21 qershor alternativa dhe programi i erjonit eshte e vetmja menyre si mund ta kthejme tiranen tone te bukur.po na jepet nje mundesi per te shporrurr gjumashin dhe barabrin e qytetit te bukur te tiranes dhe ne 21 qershor besoj se qyteti i gjithi do votoje erjonin.pra erjoni eshte i vetmi drejtim dhe eshte e vetmja alternativ per qytetin me te bukur ne shqiperi,seopse pd po na jep oferten e kamzes.pra un nuk dua ta shoh tiranen si kamza prandaj un dov otj erjoni ne 21 .

    5. etriti says:

      erjoni dhe partia socialiste ,i vetmi drejtim ku mund te te coje vota ne 21 qershor dhe ne 21 qershor besoj se ggjithe tirana do e votoje erjonin.gjithe tirana do jete me te dhe e gjithe tirana zgjedh dretjimin e duhur sepse dhe bashkia e tiranes e ndjen te nevojshme menyre dhe momentin per tu zgjuar dhe per tu kthyer me aktive sec ishte dhe ne kohen e rames.

    6. populli says:

      erjoni eshte nje mundesi per ti rikthyer tiranes dinjitetin dhe identitetin si lokomotiva e nje treni ,ku ne 4 vite me bashen kjo lokomotive deshtoi ne cdo aspekt ku e coi trenin ne drejtim te paditur.ne 21 qershor erjoni do i ktheje tiranes metropolizmin e duhur,dhe do e beje tiranen nje qytet metropol.me partine socialiste ne krye dhe me kandidatet e ashe per kryetare bashkie qytet do i nisi nje ere e re ndryshimesh duke permirsuar cilesine e sherbimeve per qytetaret.

    7. Limerik says:

      erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

  2. soni says:

    veliaj do jet kryetari i ri i bashkise. ai do fitoj bindshem ne keto zgjedhje dhe do jete kryetari me vizionar, dhe ai qe tirana e meriton, ne presim shum nga veliaj, i bindur se do arrij shum suksese ne tirane, ai do e transformoj tiranen ne nje model modern dhe europian. e ardhmja e tiranes eshte ne drejtimin e duhur. forca qe te bejm nje politike te mire per tiranen. forca te votojm drejtimin e duhur

  3. Besjan says:

    Vrapo sa te duash ore plehre. Ke mbaruar si Erdogani ne Turqi. Askush nuk ju do se jeni ndyresira qe mendoni vetem per bythen tuaj dhe per Ilir Meten. Jazek ju qofte vota e 23 qershorit qe ja u dhashe me zemer… Shyqyr po afron dita te zbej gabimin e dy viteve me pare. Me gjithe forcen dhe neverine ndaj jush do votoj ne drejtimin tjeter qe ndershkimi ndaj jush te jete i dyfishte. Bojkoti do ishte -1 vote, vota kunder teje eshte -2 vota

  4. fiori says:

    fushata e erion veliaj ka qene shume e bukur, dhe me entuzasem te lart, kjo fal erion velis i cili eshte energjik dhe mjaft i afte te bej per vete qytetaret e tiranes. tirana do ket nje kryetar te ri, edhe nga mosha. dhe jam i bindur se do bejm nje te ardhme te te ndritur per tiranen. ne do fitojm bindshem, ne tirane ka entuziasem se do ndryshohet gjendja. forca te zgjojm bashkin nga gjumi pas 21 qershorit.

  5. Plarent says:

    Cdo vote ka rendesi pasi me anen e votes sone ne shprehim deshiren tone, shprehim bindjen tone, shprehim se kush duam qe te na qeverisi, dhe kush duam qe per 4 vite me rradhe te na cojne ne drejtimin e duhur dhe te punojne per qytetin tone, prandaj dilni dhe votoni, mos harro vota ka rendesi.

  6. takime says:

    erion veliaj me kete maratone po pergatten per te marre persiper maratonen e rilindjes se ektij qyteti te renuar ne kete kater vite keqeverisjeje totale nga ana e luzim bashes. rruga eshte shume e gjate dhe jo e lehte per me erionin ne timon, e sigurt!!

  7. genis says:

    ne do votojm per erion veliaj, eshte i afte dhe i duhuri per tiranen ai e meriton te jete ne krye te bashkis. ai do bej pune te medha per tiranen. ai do jet kryetar i te gjitheve. prandaj forca te bejm nje fitore shembullore dhe ideale. forca qe te jemi ne krye te qyteteve te tjera persa i perket projekteve. vetem erion veliaj mund ta fus ne pune bashkine. votoni erion veliaj

  8. Nevila says:

    Do kemi ne Tirane nje fitore historike! Nje fitore te nje vendi te lene pas dore per 4 vjet rresht i cili kerkon dhe deshiron te shkoj ne drejtimin e duhur. Bravo Erion! Voto 6!

  9. sadri says:

    sot ka ardh koha te shohim tiranen me nje bashki ne pune dhe jo ne gjume, ka ardh koha qe pas 21 qershorit te shohim bashkin qe i sherben qytetareve . ne te keqen e larguam nga bashkia, tashem duhet te vendosim te duhurin ne krye te saj. jo te vendosim klonin dhe nje tjeter pasardhes te ketij qe larguam. prandaj votoni per erion veliaj. i duhur i sakti dhe me premtuesi

  10. Anila says:

    Kjo ka qene nje fushate model ne te cilen Erioni tregoi se eshte nje djale me mendime europiane dhe do bej per Tiranen ate qe Basha nuk mundi te beje per 4 vjet,keshtu qe do punoj per 8 vjet ne kete mandat te pare te tij.

  11. Jeronim says:

    E keni te fituar z. Veliaj, e gjithe Tirana eshte me ju. Punoni shume per qytetin qe per fat te keq prej kater vitesh eshte lene ne harrese. Tirana ka nevoje per ju, punoni per Tiranen ashtu si keni punuar ne ministri. Ne qytet mungojne edhe gjerat me minimale si kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante etj. Tirana ka 1001 halle per tu zgjidhur, me pune mund tia dalesh.

    1. Agamemnoni says:

      Ne ministrine qe drejtoi realizoi me sukses te gjitha pritshmerite. U krye reforma ne pensione, iu dha fund abuzimit me ndihmat ekonomike, u kthye ne trend arsimi profesional, u hapen zyra te reja pune dhe ato ekzistuese u kthyen ne funksionale, u ul me pese vite mosha e daljes ne pension per minatoret. Keto e shume te tjera u realizuan ne vetem nje vit e gjysme. Ka ardhur momenti qe te punoje po aq mire edhe per Tiranen, le te shpresojme.

    2. Limerik says:

      Kreativiteti, energjia, aftesite drejtuese e menaxhuese, vizioni i qarte jane elemente qe karakterizojne Erion Veliajn. Ka te gjitha mundesite te beje me te miren e mundeshme per kryeqytetin. Tirana ne kater vite ka rene ne letargji totale pasi kryebashkiaku Basha nuk ka bere asgje per Tiranen megjithese premtoi shume.

  12. Muzapopullore says:

    Erion Veliaj e verteta eshte se edhe kur fiton nje gare te parafiksuar minjsh, prape mi ngelesh.

  13. aldrin says:

    do fitojm dhe kete e kemi te sigurt, ne jemi ne drejtimin e duhur, qytetaret e tiranes duan te shohin nje bashki qe i sherben qytetareve, nje bashki qe i ofron mundesi per te ardhmen qytetareve. prandaj erion veliaj ka nje super program per tiranen,. ai i ofron mundesi qe tirana te jet nje qytet model dhe europian/. votoni masivisht per erion veliaj

  14. tirona says:

    velo erdhi sezoni i fikut.behu gati me 22 qershor se do ngelesh edhe pa fiq.tirana ka vetem nje emer dhe altrenative per zhvillim ,dhe ky eshte Halim Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje