Dy ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit, Ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë apel gjithë qytetarëve shqiptarë që të shkojnë në votime.
Përmes një mesazhi në Facebook, ai sjell dhe emocionet e tij të votimit për herë të parë.
“Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni.
Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar.
Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd.
Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën”, thuhet në mesazhin e Donald Lu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara.
Idiotlliqe me brire