Rama mbyll fushatën në Kamëz: Kush voton Xhelalin, renditet me humbësit e mëdhenj

19 Qershor 2015, 17:48Politika TEMA

“Kush zgjedh Xhelal Mziun zgjedh të lërë Bashkinë Kamzës mes humbjeve të mëdhenj të 21 qershorit, kush zgjedh Safet Gjicin zgjedh t’ia bashkoi trenit të gjatë të fitores së 21 qershorit”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë mitingut të mbylljes së fushatës për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit për Bashkinë e Kamzës.

Rama, ai u bëri thirrje votuesve  të mbështesin me votë kandidatin e majtë, Safet Gjici, duke theksuar se më 21 qershor është koha për një votim të përgjegjshëm dhe i siguroi se “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” do t’ua kthej investimin me votë.

“Unë besoj se është koha që të gjithë ata të cilët kanë të drejtë vote në Kamëz, pjesëtarë të çdo familjeje të shkojnë të votojnë më 21 qershor, jo thjeshtë për partinë që ata duan por për fëmijët e tyre që u detyrohen një votim të përgjegjshëm, një votim të arsyeshëm.

Dua t’iu siguroj se sa më shumë, ju banorë të Kamzës dhe Paskuqanit të investoni me votën tuaj besimin tek kandidati ynë dhe tek aleanca jonë, aq më shumë do të punojmë për t’ua kthyer 100-fish këtë investim”, theksoi Rama.

5 komente në “Rama mbyll fushatën në Kamëz: Kush voton Xhelalin, renditet me humbësit e mëdhenj”

  1. koli says:

    po kush mund te votoje per kete qeveri e cila i shikon shqiptaret si numra dhe jo si qytetare qe kane nevoje per nje te ardhme,kane nevoje per kushte me te mira,kane nevoje per taksa te ulta,kane nevoje per pune,per mireqenie.asnje nga keto nuk eshte plotesuar nga kjo qeveri .shqiptaret nuk kane asnje arsye per te djegur voten e tyre per nje pushtet i cili mendon per xhepat e vet dhe jo per njerezit e thjeshte qe skane as kushtet me minimale te jeteses.

    1. aldrin says:

      eshte denimi me vote qe do ti japin banoret e kamzes xhelalit, atij xhelati qe vodhi e shkaterroi bashkine dhe qe me pas do pasoje denimin e tij me burg. te gjithe duam te shkojme ne drejtimin e duhur, me personat e duhur me kryetarin e duhur me Safet Gjicin

  2. safeti says:

    e vetmja rruge per kamzen dhe paskuqanin te zhvillohen drejt drejtimit te duhur, eshte te largohet ne fillim me vote dhe pastaj per ne burg xhelal mziu. vetem me vote popullore dhe mbeshtetjen ndaj aleances per shqiperine evropiane qeveria shqiptare mund te japi prapa te k qytetaret me vepra, besimin e tyre me vote!!

  3. Klajdi says:

    kamaza do shkoj ne drejtimin e duhur sepse zgjedhja e gjithe banorve te kamzes do jete safet gjici si i vetmi person qe do ta coj kte qytetet ne drejtimin e duhur. Kamza ka nevoj per projekte edhe per pune jo per nje administrator qe vetem di te vjedh si xhelali

    1. mira says:

      Me 21 qershor do mbaroj koha e pushtetit te xhelalit duke ja kthyer qytetarve me ane te sherbimeve edhe me ane te puneve konkrete qe do ndikoj ne jetes e tyre. pushtetit te tij i erdhi fundi sepse kta banor te ktij qyteti me ane te votes se tyre do ta cojne ne drejtimin e duhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje