Në një intervistë për gazetën Bulevard një nga emrat më të njohur të publicistikës shqiptare, shkrimtar dhe poet, një nga ish themeluesit e PD në Durrës dhe me një sërë funksionesh partiake dhe administrative për shumë vite, aktualisht pedagog në UAMD, Met Dervishi, ka shprehur mendimet e tij jo vetëm lidhur me fushatën po dhe me një rezultat të mundshëm të këtyre zgjedhjeve për Durrësin.
Z. Dervishi, e keni ndjekur fushatën intensivisht?
Intensivisht, nuk do të thoja… dmth, nuk kam ndjekur kronikën e saj të përditshme, por vizionet e kandidatëve të saj… unë e kam ndjekur këtë fushatë si një intelektual i angazhuar në shoqëri, i interesuar për një Durrës që të jetë, së paku, kompetitiv me qytetet e tjera të bregdetit Adriatik, ose, me më shumë optimizëm, kompetitiv me qytetet turistike të bregdetit italian. Kjo ka qenë ambicia e brezit tim që u përfshi në politikën aktive që nga viti 1991, të djathtë e të majtë… Për fat të keq, edhe sot, mbas njëzet e katër vjetësh, ne kemi dështuar në këtë ambicie… Pra, në një farë mënyre, unë e kam ndjekur këtë fushatë duke e parë këtë moment elektoral si mundësi për ridaljen e kësaj ambicieje…
Dhe çfarë ju del tani që jemi tri ditë parazgjedhjeve?… Është rikthyer kjo ambicie te vizionet e dy kandidatëve?…
Po dhe jo…
Një gotë gjysëm plot dhe gjysëm bosh… si ta shohësh?
Mund të duket si lojë fjalësh, por kështu është… Gota do të kishte qenë plot po të kishim pasur një përplasje vizionesh, ku të dy kandidatët do të ishin orientuar nga një vizion europianizues i Durrësit, pra te vizioni i një Durrësi kompetitiv me qytetet si vëllezër të bregdetit Adriatik…
Dhe, te asnjë nga kandidatët nuk e shihni këtë?…
Gota gjysëm plot do të thotë që e shoh këtë vetëm te vizioni i njërit prej kandidatëve… Normale do të kish qenë që të dy ta kishin këtë ambicie, jo vetëm njeri… Do të kisha dashur që të kishim dy vizione ku secili t’i premtonte Durrësit që do ta bënte më të pasur, ose, ta pasur po aq, fjala vjen, sa një qytet bregdetar kroat, slloven, më mirë akoma, pa guxuar të shkoja në Trieste… ose në Rimini… e ne pastaj të zgjidhnim njërin prej tyre…
Por, të dy kandidatët, pak a shumë, premtojnë një Durrës më të pasur pas katër vjetësh…
Kjo nuk është e vërtetë, natyrisht sipas mendimit tim… dhe kjo ka të bëjë me orientimin e dy koalicioneve. Kjo duket dhe te logot respektive… Logoja e Pd-së, që është sfidanti në këtë moment “Punë dhe dinjitet” është e orientuar nga dy tematika që kanë të bëjnë me të djeshmen, varfëria dhe papunësia… Logoja e Ps-së “Drejtimi i duhur” është e orientuar nga e nesërmja, Rilindja, pra është një logo që premton…
Kështu siç thoni ju z. Dako duket i privilegjuar nga logoja…
Po, dhe nga Rilindja e pushtetit… Megjithatë, ajo që thashë për logot ka të bëjë me fushatën në përgjithësi, megjithatë, në një fushatë zgjedhjesh lokale, performanca e kandidatit është vendimtare…
Po thoni që z. Dako ka hyrë në fushatë në avantazh, ndërsa znj Duma në disavantazh…
Po, por dhe po them që vendimtare është performanca e kandidatit…
Po konsumi i z. Dako në tetë vjet nuk është disavantazh…
Është, po nëse studjohet për t’i bërë kritikën…
Nuk është bërë kjo nga znj. Duma?…
Aspak, madje as është tentuar… vetëm fjalë të përgjithshme “betonizim”, “konflikt interesi” etj… Fjala vjen, znj. Duma, së fundi bëri një kapërcim dhe foli për pesë familje me të cilat bashkëpunon z. Dako, pooooor nuk guxoi të thoshte as një emër… Kësisoj, kemi vetëm propogandë… Një njeri që pretendon të marrë në dorë fatet e një qyteti duhet të ketë guxim dhe jo të bëjë propogandë si analistët e televizioneve…
Po, përgjithësisht mendohet që znj. Duma ishte kandidatja më e mirë e listës së Pd-së.
Unë kam menduar të kundërtën që në fillim… Sipas mendimit tim, z. Cara, z. Gorea, z. Duka, z. Muka mund e do të kishin bërë një fushatë më të mirë, por sidomos, mund të kishin motivuar Pd-në, strukturat e saj në fushatë…
Znj. Duma nuk e ka bërë këtë?…
As nuk e ka bërë, as nuk mundej ta bënte…
Pse mendoni kështu?…
Se është një kandidaturë e katapultuar në momentin e fundit nga z. Berisha dhe nga klani i tij, që tani nuk përfaqësojnë më Pd-në, po një grup interesi që po e dominon atë. Kjo tani është harruar, po këtu ka nisur problemi. Kësisoj, znj. Duma do të paguaj hipokrizinë e Pd-së së qendrës me kandidaturat e tjera , por dhe me Durrësin…
Është ky një disavantazh tjetër?
Sigurisht… Znj. Duma po udhëheq një fushatë me një parti të përçarë…
Po, mirë, po vetë znj. Duma…
Znj, Duma as e ka kuptuar këtë, as kishte si ta kuptonte këtë … Për mjë tepër shkoi e i mori zyrat e veta jashtë mjediseve të Pd-së, ndoshta për imazh, por pa e kuptuar se po shëkputej nga njerëzit, nga simbolet e tyre…
Ju po thoni që znj. Duma është një zhgënjim?
Si performancë, po… Shihni Tiranën… z. Kosova, megjithatë, e ka ruajtur profilin e tij, madje prodhoi dhe një logo tjetër pozitive gjatë fushatës së tij, ndërsa znj. Duma po bën një fushatë të ngjashme me atë të z. Basha, pra, një fushatë negative… Në mesin e një popullsie me mbi 300 mijë banorë e me mbi 200 mijë votues mesazhet e saj për punësim dhe ulje taksash u janë drejtuar vetëm të dëshpëruarve, të varfërve, të papunëve… Pa dashje, kuptohet, por ajo e ka ngushtuar kësisoj audiencën e mesazheve të saj, duke përjashtuar pjesën më të madhe të qytetarëve…
S’kishte sipas jush ndonjë moment kulminant të saj?
Unë e kam pritur, por deri sot nuk ndodhi… fakti është që kësaj radhe Shqipëria nuk mori ndonjë mesazh nga Durrësi, dhe ky mesazh pritej nga sfidantja, jo nga z. Dako… Ajo që u duk sikur, ndoshta do të përbënte një kulm qe debati te Top Chanell, ku besohej se znj. Duma ishte “në fushë të vet”, por për arsye të mosarsyeve që i dinë vetëm skutat më të larta të klanit të Pd-së në Tiranë dhe ai shans u humb, e natyrisht që faturën e merr znj. Duma
Po z. Dako kishte disavantazh…
Natyrisht, i pari ishte konsumimi, që siç e thashë, sfidantja s’diti ta përdorë, kurse disavantazhi i dytë, ndoshta dhe ai që mund t’i kushtonte rëndë, ishte deliri i pushtetit…
Ç’kuptoni ju me këtë?
Z. Dako pretendon mandatin e tij të tretë, por dhe përfaqëson një koalicion që qeveris, dy momente që mund ta bënin atë të delironte në fushatë
Ju mendoni që kjo ka ndodhur?
Përkundrazi, z. Dako ka bërë një fushatë modeste, madje shumë modeste… Unë nuk e di sa kjo është teknikë komunikimi, sa ia kanë rekomanduar, sa është natyra e tij, etj., po di që kjo dhunti, modestia, pëlqehet nga durrsakët nga qendra historike e qytetit e deri në skajet e fshatrave të Ishmit… Përkundrejt znj. Duma që mbajti një profil “të lartë”/ Universiteti/doktoratura/ kryeqyteti, etj. z. Dako bëri një fushatë modeste , “kokëulur”, pra bëri saktësisht të kundërtën e rivales së tij…
Dhe në komunikim?
Po, dhe në komunikim, ku dukej sikur shanset do t’i kishte znj. Duma, që vjen nga “komunikimi”. Një fakt për ta ilustruar këtë: z. Dako gjatë gjithë kohës e cilësonte znj. Duma vetëm “rivalja ime”, në të kundërt znj. Duma e cilësonte “ai tjetri”/ “këta”, gjithsesi përçmues
Po dhe fushata e z. Dako sikur s’është “ndjerë”…
Thashë që ky ka qenë stili i tij, një fushatë jo pompoze, pra një fushatë që nuk ra në deliret e “pushtetit” që të bën megalloman. Por, një kohësisht, z. Dako ka prodhuar një mesazh kombëtar, ka treguar me projektin e tij që Durrësi do të jetë në qendër të zhvillimit kombëtar këtë mandate, duke e konkretizuar me faturën përkatëse. Pra, me këtë mesazh z. Dako i është drejtuar të gjithë votuesve, duke bërë kësisoj sërish të kundërtën e rivales së tij që e ka ngushtuar audiencën e saj vetëm te të varfërit etj, një auidencë që, gjithsesi nuk i kalon të tridhjetë mijë vetët…
Meqë jemi këtu si e parashikoni rezultatin…
Të frikshëm në diferencën e vet…
Për kë?…
Politikisht, znj. Duma ka përballë një koalicion PS/LSI/PDIU/FRD, që është një koalicion “i frikshëm”… Me këtë lloj koalicioni përballë duket sikur znj. Duma i ka të humbura shanset që në tavolinë… Kurse, për performancën dhe mesazhet, unë ju thashë që znj. Duma e ka ngushtuar vetë audiencën me rreth 30 mijë vetë… të tjerat do t’i marrim vesh të hënën, besoj…
Teper i sakt.
Cfare mund te kerkohej nga Drida Shqina kur ajo neper TV-ra eshte treguar nje LLAPAQENE pa edukate,pa kulture,pa RESPEKT per audiencen etj??
Vetem per politikane aq me teper per administratore ajo NUK VLEN!!!
Si….. bukurane qe eshte ajo mbase vlen vetem per …..!!!
Sic tha edhe…. bukurani tjeter hollandezi Basha, Grida Shqina eshte “FYTYRA E SOTME E PD-se”!!!
Ta gezoje… SURRATIN PD-ja!!
humbja e grida dumes ka aq shume arsye qe do jete e thelle por disa nga keto arsye lidhet me ceshtje praktike sic eshte programi i munguar i grides e cila deri tani ne fushate ka premptuar vetem gjera te dala nga fantazia e nje profesoreshe e cila ne anje moment nuk ka fituar zemren e durresakeve pervec te disa dhjetrave burave!!
Shqiperia nuk duhet te mbetet pa opozite. Mos shkoni drejte shtetit njepartiak se kjo qon ne diktatur. PD,ja nuk meriton ti fitoj zgjedhjet por ase te zhbehet.
Brillant! Po! Prrrrrrtttttt…!
Kush osht ky mer jahu?
Po miku im i vjeter jane plotesisht te sakta argumentet e Tuaja,zonja ne fjale nuk i shfrytezoi avantazhet e saj,se nuk e lejonte klani qe perfaqesonte dhe me kryesorja nuk tregoi kulture te mirfillte.
Met Dervishi edhe pse i djathte ben nje analize te sakt…
Met Dervishi nga te paktet njerez ne PD qe nuk qendroi se eshte nje njeri brilant. Sigurisht e njef edhe Sumen se cfar niveli perfaqeson,nivelin e llumit.Esht turp per Durresin te jet dashnorja e Landit kandidate.
Ishte nje analize teper e sakte ,arroganca e Grides nuk i shkonte me ate kategori qytetaresh qe ajo ka per rreth vetes se saj ,te cilet mashtrohen nga premtimet .Grida hedh posht te gjithe punen e Dakos per kaq vite sa ai eshte ne ate pozicion.Nuk duhet te harrojme qe Dako nuk i ka pasur mundesite e medha per ti bere te gjitha ne kete qytet ,sepse dihet se kush ka qene ne qeveri . Tani me Ramen Durresi ka premisa te mira te cilat do te behen realitet .
I uroj Dakos suksese me nje fitore te trete .!!!!!
99%e shoh Griden kryetare te Durresit,qe sonte ja uroj fitoren.
Po cfare “nje nga publicistet me te njohur” eshte meti ore, a jeni ne vete kur vleresoni njerez? Meti eshte nje individ me pak se medioker qe mundohet te shfrytezoje situata kaotike dhe emocione njerezore per t u degjuar e per te qene me zor pjese e asaj qe ai e mendon si intelektuale.
mos e ulni nivelin gazeta juaj me “minj”te tille se eshte zhgenjyese
Ti shoku “k.ahmati” do te jesh ndonje lopcar nga Sukthi, mesa duket nga gjuha e perdorur ndaj nje intelektuali brilant si Met Dervishi ne Durres!
Nje femer politikane kaq arrogante dhe pa edukate si ajo nuk ka per te fituar kurre, si nuk sheh paaraardheset e saj qe me arrogancen e tyre vetem peshtirosje kane fituar, nuk te duhet bukuria, po te duhet thjeshtesia, qetesia, edukata dhe sjelljet me njerezit,keto mungojne tek kjo zonje, qe kur del ne studio vrenjt vetullat, mer qendrim a thua se vetem kjo ka te drejte, do i duhet kohe po qe se duhet te ndryshoje kjo femer.
grida fiton
Grida suma ska per te fituar kurre do humbasin shume thelle,,urresi do votoje qytetarine dhe jo rrugacerine