Shumica e majtë mbylli sot fushatën elektorale në Këlcyrë, duke demonstruar një shumicë të sigurt për datën 21 Qershor dhe duke dënuar publikisht përpjekjet për ndarje fetare nga kandidati i mbetur në garë në emër të Partisë Demokratike.
Arben Ahmetaj, Ministër i Ekonomisë tha se Këlcyra do t’u jap përgjigjen e merituar politikës së vjetër përcarëse të Berishës dhe pinjollëve të tij që në mungesë të agrumenteve politike, po përpiqen të përdorin fenë si mjet përcarës.
Kandidati i shumicës Klement Ndoni, premtoi se qeveria Rama do të financcoj Ujësjellësin e Këlcyrës asfaltimin e rrugës Tepelenë Përmet, që nis këtë javë, si dhe disa projekte për bujqësinë dhe blegtorinë.
Ndoni tha se Gryka e Këlcyrës pritet të shpallet Park Kombëtar dhe një destinacion kombëtar për turizmin.
Partia Demokratike kishte kandidat të saj në Këlcyrë Gent Muhametin që e tërhoqi, duke futur në garë në emër të PD, një kandidat të pavarur që më parë ka konkuruar nën siglën e Ballit Kombëtar demokrat. Ky i fundit ka shkruar parula publike me ngjyra fetare kundër kandiadatit të shumicës.