Qytetarët shqiptarë votojnë sot për 157 kandidatë në 61 bashki dhe për 1595 vende në këshillat bashkiakë sipas ndryshimeve që solli reforma territoriale, që reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore. 62 subjekte politike janë regjistruar zyrtarisht në KQZ për të konkurruar në garën elektorale, 57 nga të cilat janë grupuar në dy koalicione.
Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste, grupon 37 parti, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike, grupon 15 parti. 11 parti garojnë të vetme. Nga kandidatët e regjistruar në shkallë vendi për kryebashkiakë vetëm 15 prej tyre janë femra.
Janë thirrur për të votuar 3.382.295 zgjedhës. Ditën e votimeve do të funksionojnë 5299 qendra votimi. Dokumenti që do të përdoret nga zgjedhësit ditën e zgjedhjeve është pasaporta biometrike ose letërnjoftimi elektronik. 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor do të administrojnë procesin.
Në total janë prodhuar 6.876.366 fletë votimi, ku 3.437.683 janë fletë votimi për kryetarët e bashkive, ndërsa 3.438.683 të tjera janë për anëtarët e këshillave bashkiakë. Në zgjedhjet e këtij viti janë mbi 143 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë.
Votimi është hapur në orën 7:00 dhe mbyllet në orën 19:00. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Sipas Kodit, sot nuk lejohet që kandidatët apo subjektet politike të bëjnë
I gjithë procesi do të monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve janë përfaqësues të ODIHR-it. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë e për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 6699 forca policore vetëm për Qendrat e Votimit.
Po pse duhet te kete probleme, ka 3 muaj qe dihet fituesi pse duhet te zihen kot e te bejne rremuja kot, ti nenshtrohen vendimit te sovranit qe eshte shprehur ne cdo koh!
Probleme do ket vetem nga fundi kur te panikohet PD e ti afrohet humbja se tani jane ende te qete e kujtojne se do e perballojn mire dhe pse gjate nates kishin plasur ca bixhake e ca tika lart e posht andej nga xhelali po ai e ndjen me shume se te gjithe.
Kamza do jete duel i forte. Xhelal Mziu kandidati i PD se e parandjen humbjen qe e pret per te eshte dhene edhe vendim per denimin e tij me dy vite burg, prandaj Xhelali do perdore te gjitha instrumentet per te marre me cdo kusht Kamzen, instrumentin e dhunes dhe presionit e perdori qe dje. Policia te marre masa te rrepta.
Te gjithe ne votime te votebesojme koalicionin e Aleances per Shqiperine Europiane me qellim qe reformat e nisura te dergohen deri ne fund. Me mbeshtetjen e qeverise qendrore drejtuesit e rinj te qyteteve do e kene edhe me te lehte drejtimin e tyre. Te gjithe per ne drejtimin e duhur.
Shpresojme qe te jene te tilla deri ne fund dhe opozita te mos perdore skenarin e saj. Skenari i Partise Demokratike eshte ai i braktisjes se zgjedhjeve me qellim justifikimin e humbjes qe pritet te jete e thelle. Fitorja edhe kesaj radhe do anoje nga koalicioni i majte.
Sipas kodit, sot nuk lejohet qe kandidati apo subjekti politi te beje (dashuri)
apo prapagande?!
Si ka mundesi qe priten te votojne 3395295 qytetare? Sipas kesaj shifre popullsia paska arritur 4.5 milion, apo jane llogaritur qe te votojne nga 0 vjeç?
Ju uroj votime te qeta dhe pa probleme! Per shqiptaret sot eshte shansi qe ti tregojne botes kulturen e tyre dhe jo te partise Demokratike.
mbarevajtja e sistemit zgjedhor eshte nje zotim i mazhorances dhe sic eci dhe fushata pa incidente dhe pa probleme ashu do vazhdoi dhe dita e zgjedhjeve. standarti i zgjedhjeve eshte shume i rendesishem per te ardhmen e vendit
kjo feste demokracia sot nuk duhet te pengohet jo vetem nga moti per edhe nga cdo deklarate apo qendrim te asnje partie dhe sidomos asaj te partise demokratike! te gjithe duhet te jemi te qete dhe te votojm masivisht per partine socialiste dhe aleancen per shqiperine evropiane!!