Policia merr në ruajtje në të gjithë vendin 5301 Qendra Votimi

21 Qershor 2015, 08:11Politika TEMA

Policia e Shtetit në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë në ruajtje objektet zgjedhore në të gjithë territorin e vendit, nga ora 18:00,e datës 20.06.2015 punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, duke i marrë në ruajtje.

Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë vendin:
5301 Qendra Votimit
90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor

Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit Policia e Shtetit ka angazhuar gjithsej 5.960 punonjës policie.

Deri në këto momente nga KZAZ-të ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 5.139 qendrave të votimi.

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 07.00 të datës 21.06.2015 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave për sa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore. Paraditen e datës 20.06.2015 është bërë instruktazhi i të gjithë forcave të policisë të përcaktuara me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor. Po ashtu, në respekt të akteve ligjore, u bë dhe nisja e forcave të policisë të planifikuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Drejtoritë Rajonale për Kufirin e Migracionin në dispozicion të Drejtorive të Policive në Qarqe, të cilat nuk mund të mbulonin me forca policore të gjithë objektet zgjedhore.
Pranë strukturave qendrore e vendore të policisë funksionojnë grupet e drejtim koordinimit, të cilat janë ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas e në kohë reale me median e publikun.

Veprimtaria e Policisë së Shtetit në vijim do të fokusohet në përmbushjen e detyrave institucionale për:
Ruajtjen e Qendrave të Votimit, proces i cili do të vijojë deri në momentin kur KQV-ja fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit.
Dhënien e ndihmës për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Qendrat e Votimit, në rastet e kërkesës së ligjshme të Komisioneve të Qendrave të Votimit.
Shoqërimin e materialeve të votimit nga Qendrat e Votimit për në Vendet e Numërimit të Votave.
Marrjen në ruajtje dhe sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave.
Kryerjen e veprimeve procedurale për të gjithë ngjarjet /incidentet që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor, duke bashkëpunuar me prokuroritë e rretheve gjyqësore.
Menaxhimin e situatave që mund të krijohen në ambientet jashtë Vendeve të Numërimit të Votave,
Dhënien e ndihmës për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Vendet e Numërimit të Votave, në rastet e kërkesës së ligjshme të KZAZ,
Shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numërimit të Votave për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përfundim të procesit zgjedhor.
Si dhe Garantimin e rendit publik në të gjithë territorin e vendit.

Në të gjithë vendin aktualisht situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.

Policia e Shtetit, krahas angazhimit maksimal për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në aktet normative në kuadër të procesit zgjedhor, është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim

1 komente në “Policia merr në ruajtje në të gjithë vendin 5301 Qendra Votimi”

  1. Uji i ftohte says:

    Me rendesi eshte te mbaroje procesi zgjedhor pa probleme,sharrjet,kritikat,ofendimet,…mbaruan dje,te shihet tek e ardhmja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje