Tepelenë, bllokohet procesi. Gabim fleta e votimit

21 Qershor 2015, 09:21Politika TEMA

Procesi i votimit në gjtihë Bashkinë e Tepelenës është bllokuar për shkak të një gabimi të rëndë në fletën e votimit, ku numrat rendor të kandidatëve janë përsëritur. Kështu fleta e votimit është numri rendor i parë 1, pastaj vijnë dy herë me numrin 2. Kjo krijon konfuzion për votuesit dhe kandidatët kanë bllokuar procesin.

Për këtë bashki kandidojnë, Tërmet Peçi i ASHE-së, Veip Çela i APPD-së dhe kandidati i pavarur Dritan Memushaj. Por në fletën e votimit ka vetëm dy numra. I pari është Memushaj me numrin 1 dhe në numrin 2 janë dy kandidatë, ai i ASHE-së dhe i APPD-së.

Tërmet Peci, kryetar aktual i Bashkisë dhe kandidat në zgjedhje, i tha gazetës Tema në telefon se kemi dërguar një ankesë në KQZ dhe presin një zgjidhje urgjente.

Shqetësim përbën fakti se qindra emigrantë që kanë ardhur për të votuar po vonohen pasi duhet të votonin dhe të iknin.

 

12 komente në “Tepelenë, bllokohet procesi. Gabim fleta e votimit”

  1. ril3shi says:

    i uroj fitore PD-se ne te gjitha bashkite

    1. pur pur says:

      KQZ dhe forcat politike duhet te angazhohen per te siguruar nje proces zgjedhor te qete e te ndershem, per te stimuluar qytetaret te votojne, te jene ata qe vendosin per te ardhmen e tyre. Urojme problemi te zgjidhet sa me pare, shqiptaret meritojne zgjedhje demokratike dhe kane te drejte te vendosin vete per te ardhmen e tyre.

      1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

        Po flamuri serb çfarë do në Tepelene?!!!

        1. Hell Yes says:

          Ja ta shpjegojne koqet e Meros qe mban per gazetare

  2. e pabesueshme says:

    Cilet jan keta karafila qe ne vitin 2015 akoma se kan kuptuar qe sja vlen te votosh keta mbeturina, dhe me e keqja , shpenzimet e rruges jan te partise apo kursimet e familjes?
    Sido qofte cdo veprim eshte skandaloz.
    Kshu ju pafsha shpenzoni per partine.

  3. Claus says:

    Ky eshte rasti i pare, zbuluar ne oren 8.00.
    Shihni me vone se c`mund te ndodhe.
    Ogur i keq per “rilindjen”.

  4. Florian says:

    Ca lidhje ka lajmi me foton e nje qendere votimi ne serbi?

  5. o shkerdhata qe kur votohet ne tepelene me kuti votimi me flamur serb????
    hiqeni fotografine shpejt…

  6. Mali says:

    Pse na provokoni neve kosovarve mor burra? Ska tjetr foto ta nxirrni, perveq tshkive…, turp!

    1. ALBY says:

      avash ti me keto pergjithesimet….nese gazetari eshte i papergjegjshem nuk do te thote se jemi te gjithe si ai….pastaj ai flamur i shkive eshte provokim per gjithe shqiptaret e jo vetem per ndonje si ty qe me shume ndihesh kosovar sesa shqiptar.

  7. Tirronci says:

    Ca boni o copa mishi ca flmuri keni nxjerre o ju Q… Robt

  8. Mano says:

    Hahaha Trolla te mdhenj keta gazetaret e GAZETATEMES. Fotografia eshte nga zgjedhjet ne Serbi ska lidhje me Tepelenen. PROVOKACJAAAAA ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje