Beteja në 7 bashkitë e fundit, Dako kryeson me 10 mijë vota ndaj Grida Dumës

23 Qershor 2015, 08:54Politika TEMA

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 orë nga mbyllja e procesit të votimit, në 7 bashki vazhdon ende numërimi i votave.

Në Tiranë janë numëruar më shumë se 95% e votave, por janë ende 37 kuti për t’u numëruar. Aktualisht vazhdon procesi i numërimit, megjithëse me ritme të ngadalta. Kandidati i kolalicionit të majtë, Erion Veliaj udhëheq bindshëm me rreth 41 mijë vota diferencë nga kandidati i APPD, Halim Kosova.

Rreth 66% e votave janë numëruar në Bashkinë e Durrësit. Edhe këtu kandidati i ASHE, Vangjush Dako ka krijuar epërsi ndaj rivales Grida Duma, me diferencë rreth 10 mijë vota.

Edhe në këtë bashki vazhdon të numërohet, por me ritme të ngadalta.

Një tjetër bashki e madhe ku ende nuk ka përfunduar numërimi është ajo e Shkodrës, ku procesi nisi vetëm gjatë mëngjesit të së hënës.

Deri në orët e para të së martës janë numëruar rreth 45% e votave, ku kandidatja e APPD, Voltana Ademi ka marrë 27 mijë vota, ndërsa rivalja e saj, Keti Bazhdari ka marrë rreth 19 mijë të votave. Edhe këtu diferenca duket e madhe megjithëse ende nuk janë numëruar gjysma e kutive të votimit.

Në Bashkinë e Kamzës janë numëruar rreth 70% e votave dhe gara është vërtetë e ngushtë mes Xhelal Mziut të APPD dhe Safet Gjicit të ASHE. Kandidati aktual i bashkisë, Mziu kryeson me rreth 1300 vota.

Në Berat kanë mbetur vetëm 16 kuti për tu numëruar, por ky proces është ndërprerë pak para mesnate dhe pritet të fillojë.

Kandidati i ASHE, Petrit Sinaj kryeson me një diferencë prej 1600 votash ndaj Kasëm Mahmutaj të APPD-së.

Rreth 70% të votave janë numëruar edhe në Krujë, ku edhe këtu kryeson kandidati i së majtës Artur Bushi me rreth 2 mijë vota nga rivali Hamdi Pasha.

Një tjetër bashki ku procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar, madje janë numëruar më pak se në çdo bashki tjetër, është Malësia e Madhe.

Ku deri në orët e para të së martës janë numëruar rreth 44 përqind të vota dhe gara është shumë e ngushtë. Tonin Marinaj i ASHE kryeson me vetëm 329 vota.

3 komente në “Beteja në 7 bashkitë e fundit, Dako kryeson me 10 mijë vota ndaj Grida Dumës”

  1. Dean says:

    Kush e di se sa do jet merzit Zonja Shqina?!?!?!
    Ky popull nuk e meriton zonjen Shqina per k/bashkiake.Durrsaket kan me e kuptu gabimin 1 dite,por do jete shume von.

  2. tr says:

    Nuk ka fytyre me te ndyre se Grida Suma , Durresi do te kete shanse te mira per tu realizuar planet, per nevojat qe ai qytet ka .,vetem me Dakon .Grida nuk do te kishte mundesi ti plotesonte te gjitha ,per vete faktin se ne qeveri eshte Rama dhe jo Berisha . Ato qe kane votuar per Griden e kane trurin te shpelare ,besoj qe do te jeneshumica dermuese te ardhur nga malet, nga bureli etc . qe me voten e tyre jane mashtruar duke shpresuarqe ajo do ti punesoje . Keto votues kane pare vetem interesat e tyre personale dhe nuk kane menduar me gjate se kush i ka mundesite me te medha per fonde ,per rregullimin e qytetit ,si dhe per vende pune . KETO VOTUES TE PD E KANE TRURIN E SHPELARE ,NUK DO TE KUPTOJNE KURRE QE AJO PARTI ESHTE VETM SHKATERRIMTARE ,QE NUK I KA SJELLE KETIJ POPULLI AS PUNE AS RREGULLIME . QYTETEVE . ATO VETEM SE U PASURUAN PER VETE .

    BRAVOO DURRESI QE VOTOI PER TE MIREN E VENDIT TE TYRE .

  3. Z/Kallami says:

    Bravo milet!

    Te gjithe kane votue aty ku duhet.Me falni ne drejtimin e duhun.I vetmi gabim ne drejtem jo te duhun pa bahet ne Shkoder.Deshiroj qe dhe ne kete bashki Shkodre te perfundoj me fitore ne drejtimin e duhun.E ta mbyllim edhe kete sene me fitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje