Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës, numërohen rreth 95% e votave. Kryeson me 41 mijë vota

23 Qershor 2015, 08:47Politika TEMA

Procesi i numërimit të votave në Tiranë po shkon drejt fundit dhe tashmë duket qartë se Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Kur kanë mbetur rreth 5 përqind e votave pa u numëruar, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka arritur të krijojë një diferencë të madhe, më shumë se 41 mijë vota, ndaj kandidatit të APPD-së, Halim Kosova, e cila tashmë është e pakthyeshme me votat e mbetura, raporton TCH.

Më shumë se 15 mijë vota kanë shkuar për Gjergj Bojaxhi, kandidatin e pavarur.

E përkthyer në përqindje, Bojaxhi ka siguruar deri më tani mbështetjen e 5.36 për qind të qytetarëve që kanë votuar.

Ndërkohë kanë rezultuar më pak të votuar Sazan Guri, me 1.1%, Arben Tafaj 0.66%, ndërsa kandidati i PKD, Dhimitër Muslia ka marrë rreth 0.3 të votave.

Aktualisht po vazhdohet me numërimin e 37 kutive të fundit nga 864 gjithsej dhe kryeqytetasit kanë mësuar emrin e kryetarit të bashkisë më të madhe në vend.

3 komente në “Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës, numërohen rreth 95% e votave. Kryeson me 41 mijë vota”

  1. Alkidi says:

    Tani them qe Gita e babushit ka kohe sa te doj te karramythet me lul bythecin.

  2. Zozo says:

    Te filloje sa me shpejt nga puna se ka nevoje Tirana per mirembajtje ?

  3. dino says:

    ky erioni duket qe eshte mashtrus qe kur hap gojen.me kujton Tallaferen,nje mashtrus te kohes se Enverit.
    ky vetem do mbushi xhepate tij dhe te atyre qe e vune kandidat.
    as dr.prof.shkencetarin e vetem ne planet zoterine e nderuar Halimin “e ndershem” qe nuk doja kurrsesi te fitonte.
    jo per gje por ngeli duke i rene gjoksit ne fushate qe eshte i ndershem e jo i korruptuar por cuditerisht zoteron nje spital privat milionaeurosh te tijin.
    Sinqerisht ndej keqardhje te thelle qe shqiptaret nuk votuan kandidatin e duhur Gjergj Bojaxhiun nje njeri te mire,te ndershem,te afte e punetor.
    Si gjithmone shqiptaret bejne zgjedhje te gabuara dhe pastaj sorrallaten rrugeve 4 vjet duke u qare e ankuar. cte mbjellesh do korresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje