Erion Veliaj flet për herë të parë si kryebashkiak, mesazhe falenderimi dhe bashkimi

23 Qershor 2015, 12:40Politika TEMA


Erion Veliaj ka folur për herë të parë si kryebashkiak i Tiranës.

Ai ka mbajtur një konferencë, duke dhënë mesazhe falenderimi dhe bashkimi.

Të dashur qytetarë të Tiranës.

Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua, pasi na kanë ngarkuar me përgjegjësinë e ndryshimit të madh e historik të Tiranës.

Nëse ka dikush që ishte dyshues për reformën e re administrative, nëse ka dikush që ishte cinik për qytetarinë e këtij qyteti, sot ka një përgjigjie: qytetarët dolën në votime masive dhe na dhanë fitoren në 46 bashki.

Kjo fitore në 46 nga 61 bashki të vendit, është fitorja më mbreslënëse e viteve të fundit.

Me këtë fitore shumica e shqiptarëve vendosi që ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur dhe për këtë jemi mirënjohës.

Dua të falenderoj nga zemra kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta për këtë fitore spektakolare.

Dua gjithashtu të falenderoj nga zemra mikun dhe kolegun, kreun e PS-së së Tiranës, Saimir Tahirin.

Dua të falenderoj me gjithë zemër ekipin tonë të deputetëve dhe gjithë ekipet në çdo njësi.

Kjo fitore na bën krenar, por edhe tejet të përulur.

Kjo është një fitore e paprecedentë.

Megjithatë, duke qenë se puna nuk ka mbaruar ende, iu uroj punë të mbarë gjithë numëruesve.

I falenderoj për sjelljen qytetare që kanë treguar dhe i inkurajoj të vazhdojnë kështu.

Për 30 ditë në gjeneruam një fushatë pozitive.

Këto zgjedhje ishin më të mirat që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Meritat nuk janë vetëm tona, por edhe të kundërshtarit.

Kët të doctor Halim Kosovës, që meriton gjithë vlerësimet tonë për fushatën që bëri, larg shpifjeve dhe goditjeve.

Faleminderit Halim Kosova.

Gjej rastin të votoj edhe kandidatët e tjerë.

Sot askush nuk duhet të ndihet humbës.

I them me gjithë respect doctor Halimit dhe kandidatëve të tjerë, se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se san a ndajnë dhe për këtë pres bashkëpunim.

Tirana nuk i ka punët mirë, ndaj të përveshim mëngët dh eta çojmë kryeqytetin në drejtimin e duhur.

Duhet të jemi të përmbajtur dhe modest në fitoren tonë.

Ne nuk jemi pushtues të këtij qyteti, por administratorë të këtij qyteti dhe duhet të bëhemi gati për të nisur punë.

Për të gjithë ata që nuk na e dhanë mbështetjen me votë, dua t’iu them se ju nuk mund të na e keni dhënë votën, por ne e dëgjojmë zërin tuaj dhe do t’iu shërbejmë njësoj, pa i ndarë njerëzit në të majtë dhe të djathtë.

Ne do të ndërtojmë një bashki që i bashkon dhe nuk i përçan njerëzit.

Unë zotohem të jem kryeshërbëtori juaj 24 orë në 7 ditë të javës.

Kërkoj ndërkohë nga administrate e Bashkisë së Tiranës, të vazhdojë të shërbejë ndaj qytetarëve dhe të mos lërë pas vetes tokën e djegur, siç ndodhi me qeverinë në 2013-n”, tha Veliaj.

51 komente në “Erion Veliaj flet për herë të parë si kryebashkiak, mesazhe falenderimi dhe bashkimi”

  1. Ky e ka nis, se do beje histori ……bla. .bla…bla. Dhe nuk i kemi punet mire, po do bej sherbetorin e qytetit…hahahahahah

    1. Pelasgian says:

      Falenderimi per ilir r……….in eshte mesazh per “qytetaret”.

      UN JU DHJES MU NE SAKRIFICE,NE SAKRIFICEN ME TE MADHE QE NJE NJERI BEN PER IDEALIN,
      RENJEN DESHMOR!

      Botoje njeri i peshtire!

      1. ashtu says:

        fitorja e erion veliajt, fitorja e partise socialiste, fitorja e aleacnes per shqperine evropiane eshte nje fitore e demokracise dhe qytetarise tiranes. keto qytetar ne menyren me shembullore morren vendimin e tyre dha tani do shohin rezultatet nga ky vendim!

        1. tedi says:

          Erion Veliaj eshte kandidati i duhur per Tiranen pasi eshte nje person i cili e ka treguar me pune se cfare eshte i afte te bej dhe mbi te gjitha ka treguar se nuk zhgenjen kur i besohet nje pune, sado e veshtire apo e pamundur qe mund te duket ai perseri arrin objektivat e tij.

      2. mandati says:

        mandati plebishitar e erion velaij do sherbej reformimit renjesore te qytetit te tiranes i cili ne kete vite te drejtimit te lulezim bashes eshte shderuar ne hijen e saj me te keqe!! tani eshte momenti qe qyteti te eci ne drejtimin e duhur!

      3. XUME PROTOPAPA says:

        UNE DHE NJE MILION TE TJERE

        nuk te votuam (e kurra kurres do te te votojme) jo se nuk deshem, na e mohove ti dhe ushkur-lidhesit e brekeve qe te veshen, dylberet tuaj !

        U thekem rrugeve te botes per mbi çerek shekulli, ne kerkim te nje jete me te mire, u perbaltem me racizmin e pa skrupullt te te tjereve ndaj nesh, mbijetuam dhimbjen e deshperimin ne token e huaj, u rropatem arave, fabrikave, rrugeve per nje supe te ngrohte e dy kacidhe parashe te djersitura, u veshem me rroba te vdekurish e kepuce te mbushura me gazeta qe te mos na dilnin nga kembet, vuajtem per te rritur femijet tane, per ti edukuar e shkolluar atje, ne dhe te huaj. E jemi qe te gjithe krenare per kete, eshte vetem merita e sakrificave tona, e deshirave tona per ndryshim e begati te familjeve tona e me tej.

        E sot per ne, mua dhe nje milion emigrantet e tjere, eshte nje dite e zeze fitorja qe arrite pa pelqimin tone. Nje fitore pirrjane e dallaveruar me te tepert, e mbytur nga mashtrimi e pafaqesia qe ju rrjedh aneshbuzeve si jargavane, “me qetesi e dashuri” e shkallmuat shpresen tone.

        Ishe ti qe gjysmes se shqiptareve u shtove edhe tete vite per te dale ne pension, me nje te rene te lapsit, paçka se e sheqerose me rrangalla kodoshore, me dangella surreliane te “shqiptareve qe jetojne me gjate”. Nuk di yt’ate sa jetoi e sa do jetoje jot’eme, une dhe njemilion te tjere qe nuk te votuam, sakrifikuam per nje jete me te shendeteshme e me te gjate se te prinderve tane. Andaj e qujame kete dite si dite zie per ne qe jemi jashte dhe atyre qe u genjyen me shashkat tuaja te te “pervuajturit” per mireqenjen e te tjereve.

        Une dhe nje milion te tjere, e mbajtem gjalle kete vend, me dergesat tona, qe ti dhe zagaret tuaj te kakarisni si gjela maje plehu, duke grabitur me taksa e gjobitje, te tanet qe i lame ne meshiren e egoizmit tuaj.

        Me rastisi te shfletoja nje faqe online te Institutit te Sigurimeve Shoqerore Shqiptare, simulova me formulen e vene enkas ne te, pensionin e mundeshem qe do me siguronkerka surrati yt: sipas llogaritjeve me bie te marr tre here me pak pension nga sa me sigurojne punedhenesit e huaj.

        Dhe ti bere pazar ne emrin tim dhe te nje milion emigranteve te tjere, per te ardhmen tone, pa patur as edhe me te voglen deshiren tone, pa aprovimin tone !
        Po te ishin kontributet e sat’eme, ne djall te vesh ti me tere te tu’te, po e keqja eshte se jane parate tona, eshte mundi i yne, e as ty e as qelbesirave si ti nuk do u lejojme te grabisin djersen tone. Edhe pse ke firmosur ne emer te Qeverise Shqiptare, ne interesat private te shqiptareve do ndiesh deri ne gryke, hostenin me nyje qe do te shpoje te prapmen tende te palare ne dekada. Mirre si kujtese edhe per pas ardhesin tend: mos kumbaroni me pensionet e emigranteve qe nuk ju votuan.

        Premtove ne fushate, diellin, henen e shtatedhjete planete te pa arritshem, “do marrim borxh nga japonezet e eskimezet e larget” per te ndertuar rruge, pallate e sheshe te pa pare ne bote. Paçka se askush te fal sot as edhe nje qindarke pa interes, me borxhe po e shpini kete vend te ngrate ne humbneren greke te diteve qe jetojme. Edhe pse jashte, ne dukje te pa prekur nga keto llahtari, jemi ne te paret, nj milion shqiptaret emigrante pa te drejte vote (te imponuar), qe grabisni me dergesat tona.

        Nje keshille do te te jepja si mashtues i pashkolluar qe je, para se te mbyllesh vrimat e rrugeve te Tirones me te cilat mbushe thaset me votat e qorrllinjve, mbush vrimat e surratit qe te la linja e qenit ne vogline kur shisje fiqte kakareçe, me dhjamin e te pasmeve te kryekalifit tend, shkarravinues i deshtuar.

        1. Ilir says:

          Per XUME PROTOPAPA
          I’M sorry, Sinqerisht, po me vjen keq per ju……

        2. Pelasgian says:

          Me cuditi shume komenti yt . Nuk e kisha degjuar me pare kte gje.

          Per c’pensione behet fjale?

          Nuk po e kuptoj , tani kontributet qe kemi paguar jashta do na kthehen ne “pension” shqiptar dhe do na i “paguaj” shteti i ktij plehres?

          Nqs eshte keshtu ZJARRIN me kuc e me mac atij vendi te poshter. Bagtine qe ka ngel aty ta lene pa pension fare , sme rruhet per ta , me kontributet tona p..ropshat e shqipkarise skan as minumumin e te drejtes per te vendos!

        3. GAMORI says:

          DREJTOHU BERISHES PER ANKESAT DHE BOTESPERENDIMORE EUROPIANE DHE AMERIKANE E§ KANADEZE E AUSTRALIANE QE NA E SHANE VENDIN DHE I TRAJTUAN TE TERE NUMRIN E EMIGRANTEVE TE VENDEVE SOCIALISTE TE SHKOLLUAR DHE ME PROFESIONE NJELLOJ ME ARIXJINJTE DHE ZIGOJNAT E EUROPES !

          DUHET KERKUAR DEMSHPERBLIM NGA EUROPA PER KETE TRAJTIM SKLLEVERISH !

      4. GAMORI says:

        Rrudhe gojen per personat qe nuk e kane vrare vjedhur shkaterruar dhe tradhetuar shqiptarin dhe Shqiperine !

    2. Falmerajer says:

      Ky eshte kryebashkiaku qe na duhet. Beri nje fushate vertete shembullore larg gjuhes se shpifjeve, helimit dhe akuzave boshe. Politikani me stature perendimore. Qytearet votebesuan Aleancen per Shqiperine Europiane me qellim qe ne cdo qytet te kryhen investime. Konkretisht Tirana eshte bere per te ardhur keq nuk ka asnje investim ne kater vite. Veliaj do e transformoje rrenjesisht prandaj edhe e votuam.

    3. Nga Gjermania says:

      Erjon, po te duash me te vertete Tiranen, merr si n/kryetar te Bashkise, Gjergj Bojaxhiun. Eshte djale i qete, me kulture dhe punetor. Mos merr ndonje derr nga partia. Ketu ne Gjermani te majte e te djathte kane vite qe bashkeqeverisin.

    4. edi says:

      nuk ka si te sihte ndryshe!!! erion veliaj e kishte thone nga fillimi qe pas fitores se bashkise te gjithe qytetaret e saj nuk duhen te ndihen ndryshe pasi ai nuk do shohi bindje politike te secilit por do punoj per te gjithe qe te gjithe te kene te njejtat avantazhe!

    5. halimi says:

      halim kosova dhe te gjithe mbeshtetesit e tij duhet te ndihen te sigurt pasi erion veliaj sic edhe e kishte thone apra fushates nuk do leljoj qe diferencat e bindjeve te jete problem pasi erion veliaj sic ka treguar edhe ku ishte minister punon per te gjithe!!!

    6. Patriot says:

      Bashkia e Tiranes, nga mejhane e berishisteve,tash do konvertohet ne komitetin sovjetik ekzekutiv.ky qe dhuron buzeqeshje hipokrite,do e pastroje me acid gjithe administraten lokale. Do prodhoje nje ushtri te papunesh,nje armate hallexhinjsh qe do nisen rrugeve te azilit ne Europe.nuk do presin derisa komisaret sovjete te na “integrojne” ne BE.
      “Puna” qe do beje ky komisar mavi,ne te vertete do jete show fund e krye,propagande,pritje-percjellje,ceremonira pa fund gjoja promovuese,24 ore ekraneve dhe podiumeve.Sepse gje tjeter s’dine te bejne komisaret…

      …Eh,mor,Bepin,Bepin!!! Si e the ate batuten ne filmin “Duel i Heshtur”?!… ” I zgjidhni komisaret,i zgjidhni,ata ia prishin mendjen popullit!”….

    7. fatjoni says:

      Erion veliaj e meritoje plotesisht fitoren, per kete jemi te bindur te gjithe ndaj dhe i gjithe populli te votoi…ti je kryebashkiaku qe i duhej tiranes prej kohesh, qe i mungonte tiranes prej kohesh.. jeni njeriu i duhur peer bashkine e tiranes, i duhuri per vendin tone…

  2. klevi says:

    nje fjalim tamam intelektual duke falenderuar si kundershtaret si te gjithe pjesmarrsit, Bravo Erion e meriton fitoren dhe ashtu si je i palodhur sille kete qytet ne drejtimin e duhur..

  3. tani says:

    Bravo Erion Veliaj , ashtu si ne 2013 shqiptaret kerkonin kryeministrin e duhur dhe e moren ate qe mungonte e njejta gje edhe sot me tiranen. moren kryebashkiakun qe do i degjoj dhe do i jap zgjidhje problemeve te ketij qyteti. Bravo dhe suksese ERION

  4. super says:

    kjo eshte nje dite e gezueshme per te gjithe qytetaret e tiranes te cilet sot vendosen me vote plebishitare qe deshirojn nje ndryshim radikal per qytetin e tyre duke voruar masivisht partine socialsite dhe erion veliaj!! ai eshte drejtimi i duhur pwr qytetin dhe vota masive e vertetoj kete!

  5. fabio says:

    Sepse politika e sharjeve ofendimeve dhe te folurit pa lidhje si ben lulushi mori fund , e pam ke donte populli , donte njeriun e punes dhe ja tek e kan kryebashkiakun e duhur per kryeqytetin. Bravo dhe suksese Z.VELIAJ

    1. Patriot says:

      Mire e ke! Ky eshte njeriu i punes.Ky punon aq shume,sa ne te tjeret s’kemi nevoje te punojme. Ky eshte multifunksional. All-in-one-device!…

  6. taku says:

    Falenderon Tahirin por jo Majkon. Mire ja bejne Majkos se pranoi manipulimin e sondazheve ne PS. Majko, Ruci me shoke edhe 2 vjet dhe do hidhen si limona te shtrydhur.

  7. tedi says:

    tani do presim ndryshimin. urime ?

  8. Coku says:

    Urime per fitoren.

  9. Z/Kallami says:

    Gezuar TIRANA per kryeburrin e shtepise!

    Nji muaj fushate per bashkine e Tiranes asht dhe nji muaj konkret,mesim praktike i kryebashkiakut te ri, z.Velija qe duhet te marrin shembull i gjithe vendi ne te tilla fushate,se si duhet ba fushata.

  10. fabian says:

    Kjo fitore pritej akoma edhe me e thelle sepse lulushi me shoke nuk beri asgje per kete qytet e braktisi dhe e la ne meshire te fatit, Suksese erionit per detyren e re dhe pune e pa lodhur .Bravo Erion Sille kryeqytetin ne Drejtimin e Duhur,

  11. dyshim says:

    te gjithe ata qe kane patur dyshime per erion velaij dhe jane tallur me kandidaturen e tij tani duhen te marrin pergjegjsi per veprimet e tyre!! partia demokratike duhet te dali menjehere dhe minimalisht te urroj erionin per kete fitore historike!

  12. dita says:

    sot eshte dita qe te gjithe qytetaret e tiranes duhet te gezojn te gezojn me gjithe zemer!!! fetsa do jete intensive por jo e gjate pasi te gjithe ne nga neser tuhet e fillojm punen e gjate dhe te veshtire per reindertimin e qytetit tone!

  13. bashkimi says:

    nuk ka si te ishte ndryshe!!! kjo fitore i takon te gjithe qytetareve te cilet vendosen me voten e tyre ne mandat plebishitar akoma edhe ne zona qy partia demokratike historikisht ka fotuar me diference! erion veliaj eshte kryateri me konsensual per te gjithe tiranen!

  14. ora says:

    ora e ndryshimit sapo ka ardhur!!! te gjith ndjejm kete arome ndryshimi!!! eshte nje rast unik per shqiperine qe nje kandidat te kete nje mbeshtejtje aq te madhe dhe te gjere ne qytetin e tiranes!!! ky do jete nje madnat i cili do mbahet mend ne histori!

  15. vet says:

    tahsme partia demokratike ka mbetur e vetmja qe nuk ka dale per te uruar kundershtarin e vet per kete fitore!!! ajo duhet ta bej dicka te tille edhe ne respekt te votuesve te saj te tiranes te cilet tani do i bashkohen gjithashtu nje tjetersimi total te qytetit!!

  16. ps says:

    partia socialiste me erion veliajn ka bere gjetjen me te mire per kryeqytetin pasi ky njeri eshte profili me i duhur per te rilindur kete qytet dhe te gjithe qytetaret e tiranes treguan masivisht qe besimi qe kjo parti i dha nuk ishte i kote!!! tani te gjitha do kene nje kryebashkiak ne krye te detyres!!

      1. Gogo says:

        1- Ca shkolle ka mbaruar Eri dhe kur e beri?
        FAKT!!!

  17. smile says:

    Suksese, me krahe te lehta e mendje te shendoshe. Tirana ka nevoje per nje vizion te ri dhe per me shume frymemarrje. Uroj qe te keni gjithcka gati dhe te qarte, ne menyre qe te filloni sa me shpejt punen, sidomos per te rehabilituar disa projekte te anoluara nga qeveria e djathte vite me pare, vecanerisht mbikalimin tek Zogu i Zi, qendren dhe perfundimin e unazes se madhe (segmenti Selite-Shkolla Teknologjike). Por me e rendesishme eshte ruajtja dhe mirembajtja e ambienteve publike, pastrimi i tyre nga paligjshmeria dhe rikthimi ne perdorim nga qytetaret, per me shume pushim dhe argetim. Eshte e rendesishme qe personeli i bashkise te jete vertet ne sherbim te popullit 24/7. Shpresat per nje Tirane me te mire duhet te marrin jete qe ne ditet e para te hyrjes se Z. Veliaj ne Bashki.

  18. Christopher Columbus says:

    Pune te mbar….

  19. ylberi says:

    une si qytetar asnje anes kam votuar erionin sepse humba komplet besimin ne pd sepse seriozisht nuk pash asnje ndyshim ne tirane keto 4 vitet e fundit dhe kursesi nuk mund t votoja ata sepse e dua vendin tim dhe kam besim se erion veliaj do beje gjera konkrete per tiranen…

  20. Nardi says:

    Ta gezosh bashkine. Puna e pare qe duhet te besh eshte te pastrosh qytetin nga posterat dhe flamujte se jane ne shkelje me cdo rregull.E dyta te marresh dhe te besh transparente te gjitha shpenzimet e fushates nje me nje. Pune te mbare…….

  21. Uji i ftohte says:

    Urime,respektoj vullnetin e votuesve.

  22. 007 says:

    I gezuar per Erjonin, por shume i hidheruar per Situaten ne vend, pa Opozite, Luli eshte Zero me Xhufke, Krimineli i Shqiperise Sali Berisha nuk e le PD te Reformohet, dhe te vihet ne krye te asaj Partie nje Figure deri diku e pranueshme si Gjergj Bojaxhiu, Vdekja e Sokol Olldashit nje humbje madhe per ne te gjithe, une tani po e ndjej kete shume e me shume, ishte i vetmi qe mund te bente dicka per ate Parti, nga ana tjeter kemi Kartelin Kriminalo Mafjoz te LSI i cili po e gerryen dhe demton pa mase Shqiperine, Korrupsjoni Galopant ne Ministrite e LSI po kthehet ne nje problem shume te madh, Fatkeqesisht kemi nje Shtet brenda Shtetit, sesi do veje kjo pune nje Zot e di!!!

  23. Endrit says:

    je i madh erion. gjithe shqiperia ka pasur dhe ka konsiderate per ty. tiranan te besoi ty me qytetin me te madh e me me shume premisa per te qene qytet europian ne te ardhmen. qytetaret presin shume nga ty, e ti sdi ti zhgenjesh

  24. njerez me kulture te gjithe te majtet !suksese !

  25. Ferra says:

    Suksese z. Veliaj. Per kater vjet Tirana ra ne letargji. Prej jush pritat qe ta zgjoni dhe te vazhdoni aty ku e la z. RAMA. Keshtu do te gjendet drejtimi i duhur dhe Tirana do te behet ashtu si e meriton.Fjala jote rrezaton kulture dhe i sherben bashkimit te gjithe Tironsve per te ecur ne drejtimin e duhur.Bravo.

  26. fredi guri says:

    nuk e di nese e falenderoi sorosin apo jo se ai e ka bo ashtu si e ka bo me shume deftesa fallso jo diplloma deftesa me 1941 i sollen serbet ne fuqi tani keto te tjeret rrofte partia

  27. arben says:

    Fjalim pa komplekse dhe bashkekohor. Te dhame voten i nderuar Zoti Veliaj, por ndersa nga Kryeministri presim te bej shtet europian nga ju presim te besh Bashki ne kuptimin e vertet perendimor. Sukeese ne pune!

  28. Wendy-B says:

    Urime.
    Ndoshta Tirona do shohi prap zhvillim . Mentalitet i ri dhe energji i duhet ketij vendi te lodhur nga korrupsini

  29. ivan says:

    Ilir I ke hequr ndonjehere ne kurriz ato qe thote xumja jam isigurt Jo ndryshe nuk do te vinte keq juve kujtoni se kurbeti eshte si sot mer nje pashaporte edhe OK

    1. Ilir says:

      IVAN ….nuk po te kuptoj se ku e ke fjalen……:(
      Sa per XUME PROTOPAPEN …Thashe me vjen keq se qenka semure, I kan filluar paranojat(skizofren) ……

      1. XUME PROTOPAPA says:

        EDHE NJE HERE TJETER

        te kam then qe je I-lire ne byhteshitje. Vertet ne ato dy grimca mbeturina truri qe te kane ngelur mendon se ndihem ne veshtiresi ekonomike? … per mbi 15 vite jam paguar me 3000 euro neto ne muaj.. me mjetin ne dispozicion dhe shpenzimet ditore te ngrenjes dhe karburantit, biletave autostradale etj..

        E kuptove cironke halesh se nuk shqetesohem per vehten po per nje milion shqiptaret e tjere. Pusht !

  30. doktori says:

    Kulmi i hipokrizise. Mbasi e pergojoji per nje muaj rresht. Ne çdo takim me zgjedhesit, me shume ishte i predispuzuar te pergojonte Dr Halim Kosoven, se sa te fliste per programin tij si kandidat per kryetar bashkie.
    Pikerisht ne momentin qe e siguroi fitoren, ne fjalimin e tij pershendetes midis te tjerash tha:-Respekt per Dr Halim Kosoven. Ptu pjella e djallit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje