Luan Rama: Çdo votë e LSI shkoi për të majtën, në Pogradec u bë pazar

23 Qershor 2015, 11:09Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama, në emër të kësaj partie u ka shprehur mirënjohjen autoriteteve që mundësuan mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Këto ishin zgjedhjet, që edhe sipas vlerësimit të ndërkombëtarëve, shënuan një tjetër standard. Falenderoj të gjithë votuesit për nivelin e lartë të qytetarisë dhe përgjegjshmërisë që treguan. Edhe qytetarët shqiptarë treguan një standard të ri me qytetarinë dhe përgjegjshmërinë e tyre”, ka deklaruar Rama.

Në veçanti ai ka falenderuar dhe simpatizantët e LSI, që me korrektesë, luajalitet e përgjegjësi votuan 100% për kandidatët e ASHE dhe “nuk u bënë pjesë e pazareve”.

“LSI u qëndron me besnikëri dhe u shërben me besnikëri kontratave të bëra me partnerët. Këto zgjedhje, nga të dhënat e para për subjektet politike, dëshmojnë rritjen e konsoliduar të votave në mbështetje të LSI”, ka vijuar Rama, për të theksuar se rritja e pranisë së kësaj partie në pushtetin vendor ka qenë spekakolare.

Apeloj komisionerët, vëzhguesit e numëruesit që të vijojnë me korrektesë e seriozitet numërimin e çdo vote”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, pas çertifikimit të rezultateve LSI do të bëjë një analizë të mirëfilltë të brendshme, ndërsa ka quajtur një “pazar” votimin në Bashkinë e Pogradecit.

Ndërsa sa i takon asaj të Vorës, ai ka bërë me dije se LSI do të ndjekë çdo hap për të bërë të mundur transparencën e numërimit të votave.

16 komente në “Luan Rama: Çdo votë e LSI shkoi për të majtën, në Pogradec u bë pazar”

  1. safeti says:

    Un se marr vesh prisnit juve vota nga PS???? naiv. Edvini ju ka quajtur m*t dhe ska ndru mendim. Per her te par me dhimbset LSI

    1. Kunder politikes siciliane says:

      Hahahahahahahahaha me qetesi e dashuri,dhurate nga populli e keni kete o Shushunjat e ketij populli,prisni se s’keni pare gje akoma,funksionoi me se miri skema nderkombetare+ps+pd,zgjedhjet tjera nuk do egzistoni fare parti parlamentare

  2. cizi says:

    Plerat e LSI ne Lushnje jo vetem qe votuan per kandidatin e PD,por punuan hapur gjate gjithe kohes.Ergi Ducellari dhe Albert Sanxhaku i dine mire keto pune,ashtu sic i di gjithe Lushnja

  3. 007 says:

    LSI Kanceri Shqiperise, ah Shqiperi e mjera Shqiperi, kjo Parti e Qelbesirllekut-Maskarallekut etj etj etj, nuk di ca te them por instiktet e mija me tregojne se nuk i kemi punet mire hic me kete Parti, keq e me keq ka per te shkuar puna, TE GJITHE ATYRE QE KANE VOTUAR PER LSI U UROJ VETEM VDEKJE, VDEKJE, VDEKJE, kujdes lexoni me vemendje keto rreshta dhe mos i harroni, nqs PS nuk do arrij te bej e vetme Qeverine ka marre fund cdo gje, as mos u gezoni fare dhe te thoni qe e Majta Fitoi dhe e Djathta humbi, se mesa kuptoj une PD-PS kane renie kurse LSI Rritje, e pa imagjinueshme, por jemi vend Primitiv me njerez Primitiv Fatkeqesisht!!!!!!!!!

    1. gjethi says:

      me qetesi dhe dashuri shoku…

  4. Ju dhe tani mbani veten me gajret edhe pasi keni ngrene nje shpulle te forte qe eshte e para.Ju nuk jeni e majta,ju jeni bashibozuke,jeni ju qe ngritet ne sistem pa aftesine,korrupsionin,blerjen e votes.Kur jeni me kaq vlera perse nuk fitove qofte edhe nje bastion tendin?Ketu nuk llogaris Skraparin!Perse nuk fituat ne Lezhe,Kukes,Pogradec?Perse beni sikur nuk e kuptoni po shisni perralla qe cdo vote juaja shkoi majtas?Nje gje them me bindje,qe jo cdo i majte votoi kandidatet tuaj.Baza e majte,ajo socialiste,ne shume raste ka votuar kunder jush
    pasi jeni bere te padurueshem!

  5. GOL says:

    PS et LSI humbën në Pogradec sepse:
    1.Kandidatja e LSI-së ju imponua socialistëve pogradecarë “nga lart”.
    2.Djana Mile ishte në komunën e Starovës bashkëpuntore me Rroshin dhe pogradecarët e dinë se me kë kanë të bëjnë.
    3.Ish-pronarët e restoranteve dhe Hoteleve ( që u prishën nga INUK
    para pak kohësh në vijën liqenore LIN-POGRADEC )votuan 100 % kundër të
    majtës në pushtet “për tu hakmarrë”
    PJESA TJETËR E NJERËZVE QË NUK U PREKËN NGA KËTO PRISHJE E MBËSHTETËN AKSIONIN E INUK,POR NUK DOLËN AS GJYSMA NË VOTIME.
    4.Rruga LIN-POGRADEC nuk ka përfunduar akoma së ndërtuari.
    5.Bashkia tani përfshin edhe fshatrat, dhe kandidati demokrat duket që i njeh pak më mirë fshatrat ; dhe mori mbështetjen e tyre.

  6. Lleshi says:

    Ore debil po se kuptoni qe keni humbur dhe humbesit me te medhenj jeni ju. Cdo kandidat i propozuar nga Ilir MUTA ne bashki te rendeishme shkoi per lesh se populli e di qe po hyri Ilir ka hyre psillekune mes. edhe shoku i ngushte i monikes Viktori shkoi per lesh. Vetem ne bulqize i blete votat me dhune.
    fare e keqe u shofshi fare me mire. Levizje hajdutesh per integrim.

  7. Gjoli says:

    Po çfare pazaresh o tu mbyllte ta marrim vesh edhe ne poradecaret.
    Mos propozoni legena, te korruptuar, te pa afte dhe tra la la, heren tjeter neper postet drejtuese.
    Ne Poradec mund te konkuroni si te pavarur jo me PS, dhe do ta shikoni sa ju vlen lekura.
    TE RROJE DEMOKRACIA DHE ZGJEDHJET E LIRA!

  8. Likja says:

    Humbje spektakolare e LSI sepse me ne fund populli e mori vesh qe ajo eshte parti me prirje banditesh. Pra nuk eshte subjekt politik por bande e mirfillte e specializuar per grabitje.

  9. Uji i ftohte says:

    Hallall i qofte Edi Rames,kjo eshte pergjigjja me e mire per Liken.

  10. Se di says:

    LSI thote keshtu? Plehra, ju pazarin e keni kthyer ne instrument. Jeni nje tufe ekstremistash te paafte, vini nga mesjeta, jemi me keq se ISIS. Plehra ne shekullin e XXI.

  11. gegetoske says:

    Nuk je ti ai qe duhet te vleresosh se per ke duhet te votojne njerezit!
    Ata vleresojne shume mire, gjykojne sipas mendjes se tyre dhe jo sipas mendjes tende!
    Mos akuzo per pazare dhe mos fillo mallkimet, sepse do te biesh ne nivelin e Berishes (Besoj se ke marre shume mesime prej tij per 4 vjet ne bashkevjedhje)!
    POPULLI TE GJYKON ME VOTE!
    Kur e nenvlefteson, AI TE POSHTERON!
    Nuk ka pazare ! Ka vleresim te aktivitetit te LSI !
    Me qetesi dhe dashuri………

    1. 007 says:

      Ka vleresime te Kartelit te hajduteve LSI!!!!

  12. berto says:

    Me investimet dhe leket e hedhura gjate fushates: Jam i bindur se humbesja me e madhe e ketyre zgjedhjeve eshte LSI.humbi Kukesin ,voren,kamzen,pogradecin dhe mbi te gjitha Lezhen.ndersa per PD u dinte pak-shum.nuk me mbetet sugjerim tjeter per Like koklopen:vetem ta uroj me thenien e tij te famshme:ME QETESI DHE DASHURI…

  13. Emigranti says:

    Votat per keshillat Bashkiake treguan se nuk humbi Diana po humbi Partia Socialiste,gjysma e se ciles e udhehequr nga Shkembi (ish kryetari i bashkise i detyruar nga Rama te jape doreheqje) punuan dhe votuan kunder Dianes.
    Sa per LSI doli force e dyte ne Pogradec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje