Lulzim Basha nuk kish humbur kurrë më parë. Në vitin 2005 kur u katapultua në PD, ai bëri një fushatë brilante nën petkun e KOP-it dhe arriti të mundë në sistemin mazhoritar, një kandidat tejet të vështirë si ministri aktual i Ekonomisë, Ahmetaj. Katër vite më pas, ai udhëhoqi grupin e deputetëve të Elbasanit dhe sërish arriti një rrezultat që PD-ja nuk e imagjinonte kurrë. Edhe në garën për Bashkinë e Tiranës, ai “u mund” vetëm me dhjetë vota nga shefi opozitës Rama, megjithëse për ta shndërruar më pas një humbje të lavdishme në një fitore të turpshme, mendoi mentori i tij politik Berisha. Ishte i njëjti që zhyti sërish duart në zgjedhjet partiake për t’i siguruar Bashës, jo vetëm vendin e pasardhësit, por edhe aureolën e njeriut të pamposhtshëm në zgjedhje.
Por rregulli i artë i politikës dëshmoi edhe njëherë këtë 21 qershor, se kjo rracë politikanësh nuk mund të ekzistojë. Basha këtë rradhë humbi thellë, në mënyrë plebishitare duke vënë në pikpyetje jo vetëm statusin e tij prej fituesi të përhershëm, por duke ngritur shumë pikpyetje edhe për mënyrën se si ai e ka drejtuar këto dy vite opozitën.
Po si ndodhi që ky fitues serial pësoi këtë disfatë? Si shpjegohet që pasi i kërkoi një muaj me rradhë shqiptarëve një referendum kundër dyshes Rama- Meta, ata e dënuan duke mos i dhënë asnjë nga qytetet e mëdha? Si duhet kuptuar ky dënim i opozitës, përballë një shumice arbitrare e selektive, që po dështon për ta ringjallur ekonominë e vendit dhe vendosjen e rendit?
Përgjigjet për këto pyetje janë të pafundme. Por ajo më kryesorja duhet kërkuar tek dritshkurtësia e Bashës për të reflektuar për një milionë votat e dy viteve më parë. Ndaj këtij ndëshkimi të rreptë që i dhanë shqiptarët, PD-ja reagoi me arrogancë dhe shurdhëri. Që kur organizoi zgjedhjen e kryetarit të ri, ajo iu shmang analizës së humbjes. Në PD-në e re, që lindi nga një padrejtësi (fitorja ndaj Olldashit), u krijua ideja se zgjedhjet e kaluara ishin humbur pasi Rama i gënjeu shqiptarët dhe jo për krimet e qeverisë Berisha. Edhe kur në kuvendin e partisë u vendos të hidhej një vështrim nga e shkuara, faji për humbjen e 2013-ës iu vu disa zyrtarëve të nivelit të dytë dhe të tretë që kishin tradhëtuar aspiratat e ndritura të një qeverie të lodhur 8 vjeçare.
PD-ja e re vendosi të ngrihej mbi këtë frymë. Ajo qe më shumë e preokupuar për të mbrojtur bilancin e telendisur të qeversë Berisha, sesa për të ndërtuar një vizion për të ardhmen. Ajo ecte me kokën e kthyer nga pas, në vend që të drejtonte shikimin nga e ardhmja. Hija e patriarkut që drejtonte “de facto” pas kuintave ishte ende e plotfuqishme. Kush mbronte më mirë bilancin e Berishës, bënte përpara në PD-në e re, madje mund t’i jepej e drejta të kandidonte edhe në ndonjë bashki të madhe. Kush tregonte besnikëri ndaj të shkuarës, shpërblehej me postet e së ardhmes.
Në vend që të lexonte votën ndëshkuese të shqiptarëve, partia e Bashës filloi të shpikë kinezërira të tilla «se ne nuk jemi familje që presim koka » se ne « nuk bëjmë gjueti shtrigash ».
Po t’i shtosh kësaj panorame edhe figurën e kudondodhur të Berishës, bilanci bëhet edhe më i errët. Disa nga pikat më të forta të denoncimit opozitar, që nga afera e armëve kimike, e deri tek avionët e drogës që uleshin në aeroportet tona, i përvetësoi ish kryeministri. Ato nuk u shfrytëzuan si trampolinë për t’i dhënë zë figurave të reja dhe fytyrave të panjollosura. Protagonizmi patologjik i Berishës dhe paaftësia e Bashës për t’i vënë fre atij, bënë që partia me kryetar të ri të dukej sërish e vjetër.
Dhe kjo lloj vjetërsie nuk ishte vetëm në formë. Mendësia se kur qeverisnim gjithçka e kemi bërë mirë e ndoqi Lulzim Bashën edhe në ushtrimin e detyrës së tij si kryetar bashkie. Ai vazhdojë ta drejtojë Tiranën sikur asgjë të mos kishte ndodhur, me të njëjtët klientë dhe me të njëjtat lobe që e mbështesnin. Të gjitha të trashëguara nga pushteti i vjetër, i dënuar me votë. Po të njëjtëve klientë të pushtetit të Berishës, Basha u dha leje ndërtimi skandaloze në Tiranë. Po të njëjtëve miq të familjes, ai u hapi portat e ndërtimit poshtë digës së liqenit. Po me të njëtën mendësi të pushtetit të shkuar, ai tentoi të japë për një çerekshekulli parkingjet e Tiranës me konçesion, në një aferë të pastër klientelizmi, oligarkiko- mediatik.
Të gjitha këto së bashku treguan edhe njëherë, në dritën e diellit, se PD-ja nuk kishte ndryshuar aspak. Se ajo i qëndronte besnike asaj që Berisha e shkruante shpesh në Facebook, se në 2013 shqiptarët votuan gabim sepse u gënjyen nga premtimet e Ramës. Kjo paaftësi për t’u transformuar u pa qartë edhe në këtë fushatë humbëse.
Megjithëse arriti të bindë një politikan vërtet atipik, si Halim Kosova, të garonte në Tiranë, PD-ja nuk i la kurrë atij hapësirën e nevojshme për të manovruar. Ajo e ngurosi doktor Halimin aq keq, sa ai dukej një kandidat pa memorie dhe pa qëndrime për të shkuarën. Ai nuk kishte asnjë përgjigje të gatshme, as për 21 Janarin dhe Gërdecin, as për lejet e Bashës në Tiranë dhe mundohej ta bindte elektoratin duke thënë si babaxhan se ai nuk i gjykonte paraardhësit. Të vetmin gjykim të ashpër që pati, ishte se bashkisë së Lulit i fshihej boja e vijave të bardha nga asfalti. Madje si të mos mjaftonte kjo përkujdesje e kandidatit të Tiranës për të mos gjykuar të kaluarën e afërt, ndryshe nga fushata e doktor Halimit, njerëzit e Bashkisë dilnin në media për ta prezantuar atë si vazhduesin e veprës së Bashës. Me insistim dhe me këmbëngulje. Sikur e shkuara të qe pika e fortë e PD-së, aq rrezëllitëse sa mund të ndriçonte edhe të ardhmen. Kështu në këtë fushatë PD-ja krijoi një paradoks mbi paradoks. Nëse Berisha ishte pesha e mëkatit të së shkuarës që e tërhiqte Bashën për poshtë, ky i fundit luante të njëjtin rol ndaj Halim Kosovës. Në vend që ta ndihmonte, ai e penalizoi kandidatin e Tiranës.
Pak a shumë e njëjta fabul ndodhi edhe me kandidaten tjetër të rëndësishme të PD-së në Durrës. Vërtet Grida Duma bëri këtë muaj një fushatë të qetë, konsensuale, me tone bashkëpunuese me qeverinë qëndrore, por ky imazh i ambalazhuar për një muaj, nuk mund ta tjetërsonte dot imazhin e Gridës luftarake. Kjo fushatë nuk mund ta shuante faktin se Duma arriti deri aty, nga panelet e zjarrta të debatit, ku ajo u shndërrua për një kohë në ikonvn e mbrojtjes të Berishizmit demode. Pikërisht kjo besnikëri e vonshme ndaj liderit të larguar, përpjekja që pamja plot sharm e Gridës të shërbente si makiazh për mëkatet e pushtetit të doktorit, e katapultuan atë në PD. Grida shkoi në Durrës më shumë si një dëshmi e besnikërisë ndaj të shkuarës dhe jo si një projekt i ri i të ardhmes. Dhe me një muaj fushatë, ajo nuk e fashiti dot këtë imazh.
Pikërisht kjo lidhje e fortë me bilancin e shkuar të Berishës, hija e tij, që sillet si fantazëm mbi figurat e reja të PD-së, i kanë bërë me siguri shumë njerëz, të mendojnë se PD-ja është një parti e parinovueshme, me fytyrë nga e shkuara, aspak e lirë për t’iu përshtatur kohëve të reja dhe aspak e zonja për të ringritur diçka të ndryshme, mes hirit që la ish pushteti i saj i gjatë. Ndoshta këtu duhet kërkuar edhe humbja në këto zgjedhje lokale.
Por ato në vend që të shihen si disfatë, duhen trajtuar si një ftesë e dytë që PD-ja të ketë mundësi të reflektojë. Sado e madhe të duket sot humbja e parë e thellë e Bashës, ajo nuk është e tillë. Edhe njëherë zgjedhësit i kanë dhënë atij mundësinë për të ndryshuar. I kanë hequr nga supet një tabelë të madhe qitjeje (Bashkinë e Tiranës). E kanë zhveshur nga administrimi plot afera, probleme dhe pasuksese i bashkive të mëdha. Sot do të qe çmenduri që opozita të qante ato vende pune që ka humbur në disa bashki të vendit, sepse sot ajo ka fituar një gjë të pa llogaritshme, lehtësimin përfundimtar nga pesha e pushtetit.
Por kjo humbje plebishitare ka edhe një përparësi tjetër. Ajo e ka tjetërsuar imazhin e viktimës së saj. Zgjedhësit edhe njëherë e kanë bërë Bashën të duket njerëzor dhe normal, duke i dhënë statusin e të mundurit, përkundrejt portretit që kishte deri tani: atij që të gjitha fitoret ja siguron Berisha protektor.
Ndaj kjo disfatë sado e madhe që të duket në pamje të parë, në fakt nuk është e tillë. Duke menduar se sfida reale e Lulzim Bashës është viti 2017, ky paralajmërim i ka ardhur në kohën e duhur. Ai ka një shans. Gabimet e opozitës harrohen lehtë. Asaj i mjafton vetëm gara me fotofinish, nëse ndeshet me një pushtet të asfiksuar dhe të lodhur. Dhe Basha e ka të gjithë kohën përpara. Zgjedhësit i dhanë një mësim të ri. Si një nxënësi rishtar i hoqën me votë të gjitha mundësitë ku ai mund të gabonte. I mblodhën të gjitha përgjegjësitë mbi supet e pushtetit të Ramës dhe Metës, duke ia shumfishuar atyre mundësinë e korruptimit dhe brerjes nga pushteti. Në këtë kuptim ata ia lehtësuan punën Bashës. Ata i lanë vetëm një mision, nga i cili edhe po të donin nuk e shpëtonin dot. I lanë një detyrë që duhet ta bëjë vetë: ta shkëpusë PD-në nga e shkuara dhe imazhin e tij nga hija dominante e Berishës. Vetëm këtë. Që është në fakt sfida e tij reale dhe e vërtetë. Nëse e ka me gjithë mend ti rikthehet fitoreve të dikurshme.
*Lapsi.al
Unë këtë Bushatin s’arrij ta kuptoj mirë. Ky lëkundet sa majtas djathtas si një anije me vela në mot të trazuar. Hajde besoi këtij që herë del pro Bashës, herë kundër, herë me Salën, dhe të shumtat e herëve kundër Ramës. Analist leshi.
Ti Andromeda nuk arrin ta kuptosh Bushatin se e sheh ate si militant partiak dhe jo si analist. Ti ke mendesine e shpellarit: ose me mua ose kunder meje.Pra ai dyhet te jete ose me Berishen ose me Ramen. Por nje opinionist i vertete nuk mund te jete ushtar i askujt, perveç se i se vertetes. Dhe ku t’i gjejme keta analiste qe godasin sa majtas – djathtas. Boll me gazetare llogoresh, besnike te Partise. Pra kur nuk e merr vesh Bushatin, fajin nuk ta ka ky, por mbrujtja jote, formimi yt i gabuar.
Dakord ne shume pika me analizen. Por kam nje oyetje. Ne karrieren politike te Bashes, nuk ka patur asnje faj. Dhe ka psur jo pak dhe terenda si rruga Kukes, deti dhe 21 janari qe ai te mbetet nje i pandehur. Keto nuk i kuptoj pse i anashkalon Bushati? Populli nuk harron. Po te mos ishin krto faje te tij, sigurisht nen diktatin e Berishes, ato mbeten gjithsesi faj i tij, sepse ka qene minister dhe jo reje. Populli nuk harron keshtu we e ndeshkoi Bashen edhe per keto, si rasti i pare qe ai konkuroi si lider partie me pretendimin per kryeminister!
As ti “katarakti” nuk ke për ta kuptuar asnjëherë këtë pinjollin e Byrosë politike të PPSH (si nip i Hysni Kapos). Këta janë hijena, që mbijetojnë me kërma.Kështu janë mësuar të ushqehen që kur kanë lindur në prehërin e Bllokut makabër të PPSH, duke vrarë jetë njerëzish dhe duke i shpëlarë trurin një populli (por jo 100% të tij lavdi Zotit), siç po bën edhe ky pinjolli që ka shkruar. Kallëpi i këtyre mundohen me të tëra fuqitë, që ta vështirësojnë ecjen përpara të demokracisë në Shqipëri dhe të plotësojnë amanetin e gjyshërve të tyre për të demonizuar sistemin demokratik perëndimor.
Jo jo nuk anon nga pushteti… Ku e shikon ‘animin’??? Lexo vetem dy rreshtat e fundit.. Por eshte nje nga analizat me permbledhese,bazuar ne fakte e shifra..dhe une mendoj se edhe dashamires!
Z.Andi. Je lodhur kote te komentosh nje kal te ngordhur .Kaubojsat, ketyre kuajve, u fusnin nga nje plumb per te mos shemtuat kopen .Ku jane risit politike tek nje kriminel dhe hajdut .Nuk po e kuptoje, se si lejohen hapsira te tilla, per te komentuar politikan si Luli apo Berisha.Egziston nje mal me akuza dhe u kushtojme rendesi hypjeve dhe zbritjeve te Lulit e Berishes .
Analistat jane vene ne nje pozicjon me perfaqsuesit e Drejtesise. Argumentat e tyre deri tani nuk kane prodhuar produkt qe ti sherbeje interesave te kombit .Ka shume matrial ku duhet perqendruar vemendja e Medjave,gazetarve dhe analistave qe tu hapin rruge ,jo vetem opinjonit publik ,por dhe organeve te Drejtesise . Te flasesh se kush eshte Luli ,Berisha apo Rama azgje nuk ndryshon .Te karfosesh e denosh gabimet e tyre eshte nje sherbim me vlera per nje popull .
Kjo e Lapsit eshte gjysem-analize.
Pjesa qe i mungon eshte qe Shqiptaret duan shtetin e tyre dinjitoz,me semafore qe respektohen nga te gjithe,me energji qe paguhet nga te gjithe,me administrate qe ka filluar te sherbeje,me ulje te krimeve dhe te aksidenteve,me plazhe me te pastra,me ndertime me leje,me polici jo te uritur per lek dhe te gjitha keto dhe shume te tjera i ka bere Edi Rama oooooooooo Bushat skuthi
Si mercenar i Berishes ,Andi, dha shenjen e pare! Fajtori eshte Basha! Vazhdon tragji-komedia ne PD e Sales!
Luli s’e rruan hic,ky thot a do rilind luli.
Lulzimja u bo k/bashkie pa e votu njeri lene mo brenda PeDe-se qe nuk e rru hic se ka Barbarin nga pas.
edi rama dhe ilir meta do te qeverisin 30 vjet po paten te vetmit rival pd e sali qenit,tani eshte koha te iki dhe burri i fundit me mustaqe turku jar nishani dhe te filloje rebezdalja per arrestimet e te gjithe ketyre figurave qe e dogjen e vodhen dhe e tradhetuan kete vend dhe kete popull,i pari klyshi serb qen berisha dhe te tjeret me rradhe,rroft shqiperia e shqiptareve.
Ti Andi nuk kupton, ose nuk do te kuptosh se cfare karakteri ka Basha, ose me mire nuk e di ? E ben Bashen sikur eshte mbi Berishen per aftesi, Jo, Jo, Berisha me te keqiat e tij te shumta, ishte punetor, dhe i rrinte puneve mbi koke per sa kohe ishte kryeminister, Basha eshte e kunderta, eshte dembel, llafazan kokebosh, genjeshtari me i madh, dhe hajdut, dhe me te gjitha keto bashke nuk mund te mendohet te behet ndonjehere kryeminister, ai vret ne bulevard, dhe me e mira per PD-ne sot do te ishte ta hiqte qafe nje njeri te tille, shkaterrues, Ai nuk mund te imagjjinohet te bej shtet, per te do jete mire te marr ato para qe ka fituar pa te drejte, dhe te shkoj te rri ne holande, clirohet dhe sala nga ky njeri zhgenjyes i madh., po ashtu dhe PD.
jo Majlinda nuk jam dakort. Duhet te mare fund trendi,vidh dhe ik e shijoi jashte..Hollande,Austri etj.
Basha e te tjere duhet te pergjigjen para ligjit,
Kete presin gjithe shqiptaret dhe kete duhet te beje qeveria e sotme nese nuk do te penalizohet pas 2 vjetesh ne votime. Njerezve ju ka shkuar thika ne kocke
Bushat, kuptoje me ne fund se Luli qendron mbi shpatullat e Berishes.
Po te bjere Berisha, Luli thyen qafen.
Bushat, i ke rene nga Kina per te thene qe fitorja e opozites ne keto zgjedhje ishte “lamtumira” perfundimtare nga Berisha. Por me kot perpiqesh te reciklosh Bashen. Arsyeja kryesore perse opozita i humbi zgjedhjet eshte se Basha nuk ka kapital politik: Abuzimet qe ka bere ne te kaluaren nuk harrohen. Shitja e detit Greqise, e cila na perndjek ende sot ne marredheniet me fqinjin tone dashakeq, nuk ka per t’iu falur kurre. Hipokrizia e tij me dekriminalizimin nuk ka arritur te mashtroje askend. Trajtimi qe i ka bere PD si prone private, duke futur ne kryesi njerez pa kontribute dhe “oborrtare” te Berishes nuk mund te kalohet si gabim “fillestari” nga opozitaret e vertete.
Thuhet rendom se shqiptaret nuk kane memorje pasi recikluan Berishen (edhe me ndihmen tende), por pikerisht nga ky gabim shqiptaret mesuan qe politikanet nuk mund te reciklohen. Pikerisht ky eshte nje standard i fituar tashme, nga i cili pilitikanet duhet te bejne kujdes!
PS: Edhe analistet nuk bejne perjashtim nga ky standard i ri!
Po ti me gjithe mend e ke kur thua se Basha ka nje shanc?Po kush eshte Basha nese e sheh si person me vete??Nje hiç ore zoteri,pa shtylle kurrizore,pa koqe,pa ide,me brilantine,me grimasa te shpifura,nje Uriah Hip,nje mase e reshqitshme qe te ben per te vjelle!
Ti bej artikuj sa te duash,jepi kurajo,por ai vetem kurajon nuk e asimilon dot…j’u deshen dy vite te mesonte se si te fliste ne publik e te mos ngjirej,mendo se ç’mund te beje ai ne politike,pa le ne ekonomi!
Po,po andi !shpresat i kishit tek rilindja e lulit ,ashtu sic talleshe me vangjush dakon ne opinion bashke me fevziun ,vangjushi i futi 10.000 vota me shume ne xhep ndersa ju jepnit fitues grida dumen
Po gezoju more bushatlliu i vogel,qe pas dy dekadash te llahtarshme ne Shqiperi behen zgjedhje te standartit real demokratik;gezoju per leximin dhe respektimin e vullnetit sovran te popullit tend;gezoju per procesin e afrimit dinjitoz te Shqiperise me standartet europiane,,,boll u more me kurvlliqet e nahijes kusaro-bandite shqup-se!
Si nuk e kupton se kjo vote e shenjteruar e shqiptareve po te ndihmon edhe ty te shpetosh nga keto pirueta marramendese,ne nje terren kusaresh banditesh dhe antishqiptaresh,qe nuk nginjen se shkelyeri vendin tim e vendin tend?????
Gezoju i vogli bushat,se ky qerrata gezim eshte me pikatore ne jete!
Qarkullon nje foto ne internet,nje macok perball nje pasqyre.Ne pasqyre shfaqet imazhi i nje Luani,pra Macoku e sheh veten si nje Luan ne pasqyre.Tani,ti Bushat varet se cili ka qene kendveshtrimi yt para se te shkruaje keto rreshta! nqs je ulur si macoku perball pasqyres do shohesh kete Lul qe na ke servirur sot,nese ulesh nga ana e pasqyres do shohesh macokun macok.Nuk ja vlen,eshte kohe e humbur ti kushtosh analize nje personi i cili po pret me ankth ,minut pas minuti clirimin e tij nga dhenia peng e vetes.Luli e ka dite qe ne krye te udhes qe nuk ka tendenc dhe aftesi Lideri,gjithe kohes ka qene depres se cdo tu thote atyre qe kishte perballe gjithashtu si e tha se mos nuk ja pelqente ai qe i rrinte pas,Saliu.Zgjedhiet PD nuk do aarije ti kuptoje perse i humbi,ata do katandisen pas kesaj disfate ne force e trete apo e katertvdhe perseri nuk do e kuptojne tretjen.Ben mire qe dikush tja thote me ze te larte,PD po iken me Eren!Edhe keta qe po triumfojne sot nje dite do ikin me Eren qe i solli.Ishte fatkeqsi qe Era e Berishizmit zgjati shume,te shohim nese Era Rama-Meta do kthehet ne nje fatkeqsi per shqiptaret apo do bejne Histori?!Jan te rinj,euforik dhe kan mbipushtet,nese do pranojne keshilla nga mjekerbardhet edhe mund te trimfojne,nese do perpiqen qe gjithshka ta menaxhojne pa keshilltar te urte do deshtojne.PD nuk ka asnje shans ringritje,e vetmja gje me med qe mund te beje eshte kongres i jashtezakonshem dhe reformim duke ndryshuar emrin e Partise por duke mbajt nen administrim pronat,selite dhe elektoratin.Distancim nga Berisha dhe clirimin e Lulzim Bashes nga sakrifica madhore si donator trupi ne perdorim te families Berisha.Provoni ti jepni Lirine atij djali dhe ai do ju bindi me syrgjynosjen e tij duke mos ju shfaqur syve me shqiptareve per te gjithe pjesen e jetes qe i ka mbetur.Perseri e shoh shum te veshtire ringritjen e PD,pasi ata qe e donin realisht ate Parti kan emigruar nga zhgenjimi qe kjo vet i solli atyre.Drama e Lulit fillon sot.Realisht ai eshte i dorhequr ne mendien e tij dhe i shkarkuar ne mendien e Berishes.Por problemi eshte se nese Largojme Lulin sot rradha i vjen Berishes,pra neser te gjitha shigjeta do drejtohen tek ai.Keshtu qe Berisha si dhelper qe eshte do vazhdoj ta mbaje Lulin aty me qellim per te mos e sjelle luften ne pragun e tij por per ta mbajtur dhe zhvilluar ate ne pragun e Lul Bashes.Nderkoh identifikon kundershtaret brenda PD dhe i jep kohe vetes per intrigen e rradhes duke pritur me ankth se cdo bjere dita e neserme.Nje dite edhe keta qe jan ne pushtet do gabojne pasi me Liken ne krah nuk ka garanci.Berisha gjithmon eshte ringritur ne momente te cilat kan qene dhurate nga kundershtari.Sot eshte pikerisht dita e nje K/Prokurori kurajoz.PD ka rene ne nivelle qesharake,ska mbeshtetje popullore me Berisha.Koha per procese te medha!
Ore Bushat. Thua qe kjo maxhorance ka deshtuar ne ekonomi dhe vendosjen e rendit. Si eshte e mundur qe populli ta votoje ne menyre plebishitare?
Si klysh blloku ky ben sikur harron, qe luli duhet te shkoje ne tre gjyqi dhe mbas kesaj te veje ta vizitoje neper burgje.
Luli rilinde nese hyne andej nga ka dale,e rilind nga vrima e Gay-t.Kendej nga ka lind edhe Berisha.
Ne artikullin e gazetarit publicistit Andi Bushati
A mund të riliund ,pas humbjes se thell Lulzim Basha.Qe nga ky Moment mund ti pergjigjem se jo njeriu qe shpifi kunder uçk pran organeve te unmikut ,njeriu qe vodhi moliona euro ne rrugen e kombit, njeriu qe nenshkroj pjes detare ne favorin grek, njeriu qe ndoshta ke dhen dhe urdher per vrasjen e 4 demostruesve te 21 janarit.
Njeriu qe me vota te vjedhura erdhi i pari i Tiranes dhe per 4 vite vetem qka shkatrroi,njeri qe trupin ne Tiran dhe nedje ne Holand , neri qe pa urdhrat e familjes Berisha sguxon te marr veprime ,pra ky njeri nuk mund te ringjallet kurren e kurres.
PD edhe megjith sulmet qe i beri qeveris dhe aleateve te sajë qe e lan me nje mi halle dhe Probleme populli i njef dhe ndryshe ska se si i denon meqe kta duhej gjygji ti denoj duke e kriminalizue shkatrrue shqiprin ton te bukur per mbi 8 vite.
Pra shifet qe edhe nese sveprojn organet gjygjsore esht gjygji i popullit qe te denon.
Llafe llafe, llafe dhe vetem llafe ne artikullin tend zoti Bushati.
Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet te zhduken nga PD.
PD te rinovohet sa me shpejt te jete emundur me njerez qe vertete dijne te bejne opozite.
Koha e tyre mbaroi me turp.
Demokratet kerkojne ringjalljen e vertete te partise se tyre.
Te shohim se cfare mund te behet me PD.
Andi gjithmone ke qene perfekt, sot nuk po kuptoj, ndoshta po i ndricon rrugen yllit ne ngjitje dhe po i jep alternativat si te vije ne lartesite e 2005??!!
Ti e di shume mire se ai eshte nje kukull kartoni qe nuk ka fuqi dhe mundesi te marre fryme po nuk deshi sala i serbeve.
E dyta ju analistevE nuk ju shkon mendja te artikuloni se DUHET TE VENDOSET SISTEMI I DREJTESISE me hir a pa hir, kjo duhet te jete kauza e popullit shqiptar dhe jo kopeshtet trotuarte e liruara, gjelberimin qe tani qe po bashkohen te gjithe katundet me qytetet shifrat do i tejkalojne normat europiane dhe do ja dhjesim edhe Finlandes.
Po nuk u reformua ( por jo gjasme) drejtesia te gjitha te tjerat jane shifra kot mbas presjes dhjetore -sado te medha te jene. Dhe… dhe po u krye kjo qe une e kam te veshtire te besoj se nuk do ngrihen kembet t’i bien kokes, por populli duhet te ngreje kopaçen dhe grushtin dhe duhet t’a detyroje qeverine t’a beje..
Atehere kot ben prognoza per lulushin sepse nese nuk e di ti e di populli se ku e ka vendin ai..
Pershendetje Ando,
kY LULUSHI NUK DIN ME DREJTU E AS I KA HIJE DREJTIMI AQ ME TEPER I NJE PARTIE KAQ TE FORTE SIC ESHTE PD. KY DUHET TE HAP KRAHUN E TE SHKOJE TE GJEJE NDONJE OJF .oSE EDHE TE SHKOJE TEK MEGA TEK BEJE MIRE BEJE VETE. SA PER PD KA BOLL KUSH E DREJTON hARAM VOTA E TE GJITHE DEMOKRATEVE. KERKOI ME BA LAVDI DUKE SHKEL GJITHE KONTRIBUESIT E VJETER NE PD. GODITJEN E MORI , STRATEGJIA E TIJ ME DAL NE KRYE I DESHTOI. HAP RRUGE SHOKU SE JE DJALE BLLOKU !
Dakord ne shume pika me analizen. Por kam nje pyetje. Ne karrieren politike te Bashes, nuk ka patur asnje faj? Dhe c’eshte e verteta ka psur jo pak dhe te renda bile, si rruga Kukes, deti dhe 21 janari qe ai te mbetet nje i pandehur. Keto nuk i kuptoj pse i anashkalon Bushati? Populli nuk harron. Po te mos ishin keto faje te tij, sigurisht nen diktatin e Berishes, ato mbeten gjithsesi faj i tij, sepse ka qene ne cdo rast minister dhe jo reje dikasteri. Populli nuk harron keshtu ai e ndeshkoi Bashen edhe per keto, si rasti i pare qe ai konkuroi si lider partie me pretendimin dhe per kryeminister!
O loni ,a Jete ! Me pelqejne gjithmone komentet e tua kur flet per reformat ne drejtesi