Keti Bazhdari, kandidate e se majtes ne Shkoder ka uruar fituesen e zgjedhjeve Voltana Ademi dhe i ka premtuar se do të jetë bashkepunese me të në të mirë të qytetit.
“Vullneti i Shkodranëve e deshi që ne të mos e drejtojmë së bashku bashkinë e re për katër vitet e ardhëshme. Me këtë rast uroj për fitoren kandidaten rivale Voltana Ademi. I uroj asaj punë të mbarë në detyren e re dhe shpresoj të jetë personi i duhur për drejtimin e Shkodrës. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë mbështetur fuqimisht projektin tim për Shkodrën dhe kanë votuar për një të ardhme ndryshe.
I falenderoj për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e treguar.
Falenderoj të gjithë ata personalitete të ketij qyteti që na dhanë ide, frymezim dhe suport teknik për të hartuar nje program dinjitoz qe synonte ta nxirrte Shkodrën nga gjendja e apatise social-kulturore dhe e varfërise ekonomike ku eshte sot.
Falenderoj të gjithë ata aktivistë të Partisë Socialiste dhe koalicionit te majtë, komisionerë, numërues e vëzhgues, të rinj e të reja për punën e bërë ditë e natë për ruajtjen, numërimin dhe çertifikimin e votës deri në momentin e fundit, pavarësisht rezultatit. Shpresuam fort të realizojmë ndryshimin e madh për Shkodrën. Jo thjesht për ta çuar bashkinë drejt një kapërcimi të ylberit politik. Ky nuk ishte aspak qëllimi në vetvete. Këto zgjedhje nuk i konsideruam aspak dhe asnjëherë si politike. Keto zgjedhje për ne ishin një kërkesë për konsesus qytetar në shërbim të një misioni më madhor që është Shkodra. Une vetë doja më të mirën për cdo shkodran, pa ndarje politike e ideologjike.
E kam menduar gjithmonë kështu, ndaj iu futa kësaj sfide në momentin e duhur për të ecur në drejtimin e duhur. Megjithatë, vullneti i shumicës është ai që përcakton drejtimin dhe me plot gojë uroj të jetë bërë zgjedhja më e mirë dhe ky rezultat nuk më bën për asnjë arsye të jem indiferente ndaj bashkisë së re të Shkodrës dhe kryetares së saj të sapozgjedhur. Do të jem përherë e gatshme për bashkëpunim dhe për të dhënë kontributin tim ku të jetë e nevojshme“, shkruan Bazhdari.
Mos u merzit o flori!Fatkeqsia jote qe je pjese e atij komuniteti tutkunesh!
Na behet qefi qe me keto zgjedhje dicka e re po nis, nuk ishte pare e e degjuar qe te uronin njeri tjetrin, ka lezet, te rinj dhe te reja, dhe jo me ate frymen e pare qe vetem shante, mallkonte, e bente cdo gje te zeze, shyqyr
Bravooo !! Ja nje zonje e mire dhe e zgjuar qendron gjithmon prane . Ndersa Duma eshte per tu misheruar .
Je ZONJE E MADHE!
Ke RESPEKTIN e diskutueshem te te gjithe shkodraneve!
Nje bravo te madhe per kete Zonje te vertete.
Don Kishoti(shoku kryebojaxhi) e Sanço Panço(shoku peshengrites e gjaksor) u nisne me marre Dulçinean e Tobozes(Shkodren), por i duel rruga bosh.
Mori Shkoder, moj mizore,
pak na u duke e shume na dole!
O sa mire me kene(kajhere)shkodran!
zonje e degjeneruar,po te deshiroje ta ndimoje shkodren
do kishe zgjedhur tjeter parti,pse jo dhe partin e nard ndokes
por zgjodhe partine,armiqte e babait tend,shkodra ta dha pergjigjen
1 vajze qe nuk ka respekt per babain e saj
nuk ka se si te kete respekt apo te drejtoje
bashkine e nje qyteti si SHKODRA.
Tema ju dhe ato laptopistet dhe analistet e leshit qe shkruanin cdo dite dhe dhe nuk dinin se cfare shkruanin dhe nga vinin bene qe kjo kandidate, nga me te mirat qe ishin, te mos fitonte. Ju lumte. Nuk mund ti thuash njerezve se ju jeni budallenj dhe ne jemi te mencur dhe po ju mesojme se nga lidhet gomari. Lidheni tani.
Qytetaret e Shkodres dhe Durresit e bene gabimin historik.
Eshte i bukur dhe me vlere qytetare nje qendrim i tille. I shkon per shtat Shkodres se kultures dhe emancipimit qytetar. Kjo eshte nje fryme e re qe sollen keto zgjedhje, fryme shqiptare dhe europiane. Ne jemi fisnik ne gen dhe duhet ta manifestojme kete ne cdo cast. Urime pe perzemerta zonjes Bazhdari dhe suksese zonjes Ademi ne detyren e re dhe te veshtire!
— Sa thjesht, bukur , dinjitoze eshte shprehur kjo zonje.! Respekte !!
— Sa do deshironim ta ndigjonim kete lloj komunikimi nga te gjithe kandidatet, (fitues e humbes), dhe per te gjitha bashkit e vendit.
— Sa do deshironim qe kjo lloj fryme te percillej edhe per zgjedhjet parlamentare apo per miratimin e cdo vendimi .
— Lete jete kjo, nje nder risit me te mira qe sollen keto zgjedhje, per tu dhene fund komunikimeve konfliktuale, te cilat e lodhin dhe stresojn edhe me shume ate popull.
Urime te gjith shkodranve !.. Alban Dardani