Durrës, PS shumicën në Këshillin Bashkiak/ Grida Duma, 11 mijë vota nga e majta?

26 Qershor 2015, 10:40Politika TEMA

Numërimi i votave për Këshillin Bashkiak në Durrës, përvec se ka përcaktuar edhe shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve, ka treguar se koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane ka pasur rrjedhje votash në drejtim të kandidatëve për kryetar bashkie.

E ndërsa PS në Këshillin Bashkiak do të ketë 16 anëtarë, ndërsa demokratët 14, LSI duket se ka qenë supriza më e madhe për Durrësin, pasi ka trefishuar numrin e këshilltarëve. Në Këshillin Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit, LSI numëron 13 këshilltarë nga 4 që kishte më parë, ndërsa PDIU ka pësuar tkurrje duke humbur dy këshilltarë nga 4 që kishte në Këshillin e dalë nga zgjedhjet e 2011.

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ka marrë një këshilltar, ndërsa Partia Socialiste e Moderuar dhe FRD do të përfaqësohen me nga dy këshilltarë.

Në përfundim të numërimit të votave për Këshillat Bashkiakë rezulton që koalicioni i majtë ASHE ka grumbulluae 65 512 vota, kundrejt 31143 votave të koalicionit të kryesor nga Partia Demokratike, APPD.

Por ajo që bie në sy është fakti se kryebashkiaku Vangjush Dako ka mbledhur 55984 vota, rreth 10 mijë më pak se koalicioni që e mbështet.

Ndërsa Grida Duma ka fituar  42273 vota,  ose 11 mijë më shumë se koalicioni që e mbështeti.

Pra rezulton se kandidatja e PD ka përfituar rreth 11 mijë vota nga koalicioni i majtë.

7 komente në “Durrës, PS shumicën në Këshillin Bashkiak/ Grida Duma, 11 mijë vota nga e majta?”

  1. Dean says:

    E po ka edhe te majte qe din t’a vlersojne bukurin e zonjen Shqina.
    Ne fund te fundit ky ishte dhe aseti me I madh I saj.

    1. anonim says:

      Grides do i duhet te rikthehet ne subjektin e saj politik ne Tirane fale te cilit u kandidua ne Durres. Pritej humbja e saj ne Durres madje edhe vete Grida e parandjente kete pasi gjate fushates qendroi te daja i saj duke mos pasur nje rezidence te veten. Qytetaret e Durresit vendosen edhe kesaj radhe te shkojne ne drejtimin e duhur.

      1. Falmerajer says:

        Durrsaket kurdohere kane bere zgjedhjen e duhur sa here u eshte kerkuar te caktojne drejtuesin e qytetit te tyre. Dako ka bere nje pune vertete te mire sa i perket drejtimit te Bashkise. Qyteti ka pesuar nje transformim rrenjesor fale punes se Dakos por edhe mbeshtetjes qe i ka ofruar qeveria aktuale. Numri i vizitoreve te huaj e vendas ka ardhur ne rritje nga viti ne vit.

        1. Patrioti says:

          Do i duhet shume pune Vangjush Dakos. Si pasoje e ndarjes se re territoriale zonat perreth qe i bashkohen Durresit kane nevoje per zhvillim. Z. Dako do beje te mundur realizimin e projekteve konkrete qe ka per keto zona. Projektet infrastrukturore, investimet ne ujesjelles dhe kanalizime etj, do bejne te mundur afrimin e ketyre zonave me qytetin.

  2. ivan i madh says:

    Tema e ke nxjere kete foton sikur me fitoren Gjushi ja lyp Grides dhe kesoj sikur ja ka enda.

  3. peshkatari says:

    11-p!dhista ja paskan ngjesh suma grides ,
    po ne te tjerve ,perse sna njoftove ,
    kishe fitu sot bashkin budalle

  4. razo says:

    Zgjedhjet lokale jane ndryshe. Sado i mire te jete Dako pas 2 mandatesh konsumohesh plus qe elektorati i majte i PS e provoi kesaj rradhe qe nuk eshte dele si ai i PD-s dhe dine te votojne edhe kunder kanditaturave te partise se tyre. Shikoni Permetin, Mallakastren, Selenicen, Beratin, Lezhen apo Pogradecin! E majta keto bashki ja fali PD-s vetem sepse socialistet nuk votuan per kanditaturen e majte dhe refuzuan te behen dele… Si ka mundesi ne asnje zone nuk shikon vota te PD-s te kene dale kunder kanditatit qe vendos partia?
    Plus qe mos te harrojme qe ka patur me pak votues. Asnjehere nuk ka ndodhur qe partia ne pushtet te fitoj zgjedhje lokale, kjo eshte hera e pare dhe me kete diference PD-a nuk ka asnje shprese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje