Lazarat, kontroll në çdo banesë. RENEA dhe FNSH në kërkim të grupit të zjarrit

25 Qershor 2015, 20:39Politika TEMA

Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së po vijojnë që prej orëve të para të mëngjesit operacionin në fshatin Lazarat.

Me mjete të blinduara dhe shumë forca në terren po vazhdon kontrolli banesë më banesë për të gjetur armët dhe personat e grupit të zjarrit, dhe veçanërisht vrasësit e efektivit të policisë, Ibrahim Basha.

E para që është kontrolluar ishte banesa e vëllezërve Aliko, të akuzuar si anëtarë të grupit të zjarrit si edhe banesa e Sebastian Shurdhit.

Ky i fundit u dorëzua në Fier dhe është shoqëruar nga policia në Komisariatin e Gjirokastrës.

Kontrollet po vazhdojnë në çdo banesë me shumë imtësi dhe me masa të rritura vigjilence, raporton TCH.

Policia kërkon dorëzimin e të kërkuarve dhe nëse ata reagojnë me armë do të asgjësohen.

Ky paralajmërim ka bërë efekt tashme sepse një pjesë e të shpallurve në kërkim nga ana e policisë janë arrestuar, ose të vetëdorëzuar në postbllokun e policisë, që ndodhet pranë fshatit Lazarat.

Policia njoftoi në mbëmje se janë arrestuar gjithashtu Klodian Selimi dhe Aleksandër Basha. I pari është në listën e personave të kërkuar. Ai fshihej në një banesë pranë vendit ku u qëllua Ibrahim Basha, në bodrumin e një banese pranë të afërmve të tij.

Policia dyshon se personi kryesor që ka drejtuar këtë sulm është Albion Aliko, person me precedentë të theksuar penalë. Ndaj tij, 8 ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet së bashku me 15 persona të tjerë, banorë të Lazaratit.

Ai do të gjykohet në mungesë për krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kultivim të lëndëve narkotike, armëmbjatje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë. Një tjetër person që konsiderohet tejet i rrezikshëm është vëllai i tij, Albano Aliko.

Me anë të një njoftimi të mëhershëm, Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë kontrolleve të kryera nga forcat RENEA, janë shoqëruar në polici 45 persona, 2 prej të cilëve janë arrestuar, 24 vijojnë të merren në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa 18 të tjerë janë lënë të lirë.

Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes një grup hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i kryesuar nga prokurori Adnan Xholi, mbështetur nga forcat RENEA ishte në vendin e vrasjes së efektivit të policisë.

Janë gjetur rreth 10 vatra ku është qëlluar me armë, ku janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë.

Sipas policisë operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim edhe përballjen e tyre me forcën e ligjit.

6 komente në “Lazarat, kontroll në çdo banesë. RENEA dhe FNSH në kërkim të grupit të zjarrit”

  1. Me ne fund...... says:

    Me pelqen ky ndryshim I madh ne mentalitetin e kriminelit.
    —–
    Ky paralajmërim ka bërë efekt tashme sepse një pjesë e të shpallurve në kërkim nga ana e policisë janë arrestuar, ose të vetëdorëzuar në postbllokun e policisë, që ndodhet pranë fshatit
    —–
    Mos guxo te ngresh armen ndaj policit se Zoti eshte me ta tani dhe nuk ka me Sali Berisha.

    1. adri says:

      Policia te kaloje ne aksion per eleminin fizik te ketyre krimineleve. Te mos humbase kohe shteti e policia pasi populli eshte shume i irrituar nga ky krim i rende i kryer nga keta kriminele. Duhet arrestuar dhe prindi i tyre qe me siguri e di se ku fshihen dhe i mbron keta kriminela. Prokuroria te mos fleje gjume po tu sekuestroje pronat e paligjeshme qe disponojne keta kriminela.

  2. Alban Dardani says:

    — Keto pak rrjeshta sa me siper me duket sikur tregojn per mire.
    — Mos u terhiqni. Kam bindje se shumica e Lazarateve duan shtet, duan rregullin dhe qetesin.

    — POR…KUJDES. Se mos u kendohet kenga;-…..
    == BAM E BUM KEMBORA E MADHE,- QUMESHTI GJYSEM OKARE(kg.)
    …NJEZET DHEN DYZET KEMBORE,- STANI DINOS DOLI PORDHE

    — Urojm qe aksionit ti shkohet deri ne fund.Jo ne formen e gozhdes , POR NE FORMEN E PYKES, KU VRIMA TE JET E MADHE. dhe “Celove” te inkriminuar tu kendohet kenga “Celove nga Lazarati, cu pa b..tha, cu pa tr..pi.”…

    –LAZARATI, ME FRYMEN E LART NACINALISTE, MERITON TE PASTROHET NGA E KEQJA.
    Etiketen 50 vjecare, ” BALLISTAT E LAZARATIT” , nuk duhet ta zevendesoje me “DROGAXHINJT….”`

    — Urojme suksese, mirkuptim e qetsi, ne te mire te shtetit dhe ligjit

  3. B says:

    Qerrojini ata terroriste.

  4. shperthyesi says:

    ore ua thashe dhe njehere: Shoot to Kill !!!!!

  5. mergimtari says:

    Shteti nese don te veendose ligjin ne te gjithe territorin duhet qe gjarperit te mos i kepuse bishtin por koken dhe koka e gjarperit ne Shqiperi eshte Sali Berisha me PD dhe ishkryetarin e komunes se Lazaratit dhe jo djemte 20 vjecar qe jane lindur duke pare kultivimin e kanabisit ne oborr te shtepise sikur te ishin perime ne nje fshat tjeter dhe kete e lejoj Berisha me Alikon per 25 vite rrjesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje