Ibrahim,
Jemi mbledhur këtu, vëllai ynë.
Për të të thënë lamtumirë, tani që po shkon në shtëpinë tënde të fundit.
Është familja jote këtu. Është nëna dhe motrat, është babai, është vëllai yt i vogël, janë dajat, xhaxhallarët.
Janë miqtë, shokët dhe kolegët e tu. Është çdo shqiptar sot me ty. Kjo është Familja jote e madhe.
E përulemi para teje me mirënjohje e respekt të thellë, Ibrahim.
Fati i keq e deshi që një dorë e pabesë të të merrte jetën.
Dora e frikës dhe terrorit, që padrejtësisht u ngrit mbi ty.
Jo përballë, siç i ka hije trimave. Siç i ka hije një trimi si ty. Por fshehtas, pabesisht.
Ka shumë dhimbje këto 24 orë! Të mund të shihje sa shokë e miq ke pasur në të gjithë Shqipërinë e sa shumë të janë bërë gjatë këtyre orëve.
E gjithë Shqipëria, anembanë, është me ty, po të përulet me mirënjohje Ibrahim.
Thonë se heronjtë njihen kur flënë nën dhe’, por t’i hero ishe edhe për së gjalli. Me shokët e tu, të vendit tënd e të huaj, në forcat e Aleancës së Bashkuar, duke luftuar në ato vendet e largëta e me luftë të vërtetë, për ta bërë botën më të mirë, më të drejtë, më të lirë dhe më demokratike.
E tani e gjithë Shqipëria u shtang, pse dora e krimit e terrorit të mori jetën, këtu në vendin tënd. Ku luftë nuk ka, po ku për më shumë se dy dekada ka pabesi të pashoq, që ka mbjellë plagë të neveritshme në trupin e vendit tonë.
Siç ishte edhe fshati ku ca kriminelë të morën jetën Ty.
Luftove për të bërë të lirë e të sigurtë vende të tjera e popuj të tjerë, por jetën tënde e dhe për popullin tënd, këtu në vendin tonë.
Në atë fshat të mbajtur peng për dekada, për t’i marrë lekët e drogës dhe votat e pushtetit. Ku turpi i trashëguar mbi kurrizin e të gjithëve çoi në këmbë djem si ti për t’i bërë ballë vështirësive për një Shqipëri të re.
Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka më shumë se dy dekada që rritet për t’i bërë karshillëk Shqipërisë, për të sfiduar shtetin, ligjin dhe drejtësinë. Ajo dorë, dje të mori jetën.
Në atë fshat plot me njerëz të ndershëm, por ku kanë mbetur ende ca kriminelë të përdorur. Në atë fshat të cilin vjet e çliruam nga droga e krimi, por që nuk kemi mbaruar ende.
Se ti dhe shokët e tu në Policinë e Shtetit, në FNSH dhe Repartin RENEA dini diçka që nuk e thoni kurrë. Dini diçka që publiku nuk e di, shpesh.
Krimit i mjafton të ketë sukses 1 herë në 100 apo 1000 raste. Qoftë një herë të vetme. Ndërsa policisë i duhet të ketë sukses çdo herë. Punonjësit të policisë i duhet të ketë sukses çdo sekondë të jetës.
Dhe e djeshmja ishte dita jote pa fat, Ibrahim.
Na kanë vrarë të gjithë nga pak miku ynë! Ajo dorë ka goditur shtetin dhe ligjin.
Eshtë ngritur kundër shoqërisë. Kundër çdo shqiptari të ndershëm.
Këtë e di familja jote. E dinë miqtë e tu.
E dinë kolegët e tu në Policinë e Shtetit, që edhe tani janë në Lazarat për të vazhduar punën tënde e për t’i dhënë goditjen e ligjit kujdo që ka guxuar e guxoi të vërë dorë mbi shtetin, mbi Policinë e Shtetit. Mbi ty, Ibrahim.
Por nuk je vetëm, as tani, as nesër nuk do jesh. Çdo punonjës i Policisë së Shtetit është me ty. Ne jemi me ty. Shqipëria është me ty. Tani më shumë se kurrë.
Dhe nuk ka kurajo më të madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit sesa ajo që bëre ti. Nuk ka shembull më të fortë për të gjithë ata që luftojnë me armë, siç bëre ti, apo në çdo mënyrë tjetër, për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë.
Ne sot përulemi me respekt e mirënjohje të thellë, me premtimin se nuk do të reshtim kurrë të vëmë para drejtësisë dorën e krimit që u ngrit mbi ty, mbi Policinë e Shtetit, mbi shtetin vetë.
Sfidat na bëjnë më të fortë. Vështirësitë na e bëjnë rrugën më të qartë. Sakrifica jote na e bën vullnetin më të hekurt, për ta bërë Shqipërinë më të paqtë e më të lirë nga kërcënimi i frikës.
Atdheu nuk mund të kishte miq më të mirë sesa ty, Ibrahim.
Hero për së gjalli, dëshmor sot. Më i gjallë se kurrë.
Prehu në paqe miku im! Të ndrittë shpirti gjithmonë!
Lamtumirë, Ibrahim!
*Fjala e ministrit Tahiri gjatë homazheve për Ibrahim Bashën
po mor sajmir, e bere hero kete muslon qe vajti ne lufte me sumen larte, te dhjevsha policine qw ke.
Nga njerez si ju kjo bote eshte ne probleme.Si mundesh te jesh aq i pa shpirte saqe te ofendosh nje Hero qe ra deshmore qe ne te jetojme me te sigurte.Zoti eshte i madh dhe do veproje kunder atyre qe kane shok djallin.
Pikrisht .
Ky duhet te jete Flamur Noka Kuksi, Kafshe Pjelle e keqe si mund te perdoresh kete gjuhe per Nje hero si Ibraim Basha. Ju Kriminele qe Ju solli Serbi dhe Krimineli Sali nga Shpellat ku fshiheshit si Minj, Shko ne Kukes se Po te pret Xhaxhai qe eshte martuar me Nenen tende dhe ti i thua baba se se di qe Babai yt eshte ai qe ti e Quan Xhaxha,
Vajti ne lufte dhe ra ne detyre nen shqiponjen dykrenare. Duhet te te vije zor per keto fjale qe ke shkruar.
Policia te kaloje ne aksion per eleminin fizik te ketyre krimineleve. Te mos humbase kohe shteti e policia pasi populli eshte shume i irrituar nga ky krim i rende i kryer nga keta kriminele. Duhet arrestuar dhe prindi i tyre qe me siguri e di se ku fshihen dhe i mbron keta kriminela. Prokuroria te mos fleje gjume po tu sekuestroje pronat e paligjeshme qe disponojne keta kriminela.
Policia te kaloje ne aksion per eleminimin fizik te ketyre krimineleve
Boll dhe me kete Saimir tahirin nje Minister koti i paafte . Atij po i minojne ne Tirane bizneset e tij dhe te familjes imagjinojeni ne cfare situate eshte rendi ne shqiperi.
Edi Rama te veproje te Emeroje nje minister tjeter te mbrendeshem te mos ja lere ne dore atij saimir tahirit nje i paafte e Kolopuc se krimi po ben kerdine ne njerezit dhe tani po vazhdon dhe me policine dhe me forcat speciale ne rast te kundert te jape doreheqjen dhe tja lere detyren nje personi tjeter me te afte.
Te shkarkohet urgjentisht Kryetari i sherbimit informativ Kombetar per paaftesi dhe mos dhenie informacioni per keta kriminele dhe shume te tjere qe enden te lire megjithese ne kerkim nga ana e policise dhe drejtesise.
Te te vij turp qe mendja jote pjell keto neveri qe nxjerr ne kete shkrim Turp!
Une nuk besoj ne Zot, por i respektoj ata qe besojne ne katolicizem, orthodoksi, islamizem, budizem etj.. Ta dish qe njerzit qe besojne jane njerez me te mire me solidar me te tjeret dhe me te dhimbsur.
Me keto virtyte ra ne krye te detyres nje bij shqiptari, per te ruajtur keto parime qe ka cdo besimtar i vertet, cdo qytetar i vertet qe beson ne Kushtetuen tone. Ndersa njerez si ty jane ata njerez te poshter meskin qe shajne te tjeret se e dine qe vete jane fundrina qe nuk dine te japin miresi, por vetem vrere, vetem jashqitje per te gjithe njerezit qe luftojne, jetojne per te miren e te gjitheve.
Turp, e vetem Turp te te vij.
Turp per ju politikan qe beni sikur qani,mjer familja thuaj qe u iku njeriu i tyre i dashur,ndersa Tahirat berishat jetojne ne paqe pa e vrare mendjen e llogarinin sa para fitojne ne dite……Ai i shkreti iku pa paguar leket qe ka dhene ryshfet per tu pranuar ne polici,interesohuni po deshet……qener me kollaro i vrisni natenm dhe i qani diten….
Kaq pa vlere eshte jeta e nje polici? Kaq lehte dhe pa pasoja eshte te qellosh apo vrasesh nje polic te shtetit? Kaq pak vlen jheta e nje polici te shtetit? Çfar rendesie kane keto fjalime e parada me trupin e policit te vrare? Sa mund te quhet shteti shtet kur ka frike te vrase kriminelet dhe terroristet sepse do ngrihen OJQ politike qe mbrojne te drejtat e kriminelve? Drejtuesit e nje shteti jane te mire per vendin e tyre kur jane shume te mire me qytetaret e rregullt dhe shume te keqinj me kriminelet dhe terroristet.
Per elegjira jeni mjeshtra edhe ti edhe i padhoshi, ce do qe kur vjen puna per ti cuar atje ku kane vendin saliun me banden e tij gje per te cilen edhe u votuat me se shumti, nuk beni asgje po beni sikur nuk ju kujtohet se ckeni thene e premtuar para se te vinit ne pushtet. Me sa shihet saliun edhe 2017 do e kapi ne liri, pa asnje proces te hapur dhe ti shoku Tahir bashke me shokun Rama dhe shokun Mero do vazhdoni te na cani tajaren me bemat e Saliut, e do kerkoni voten serish duke na thene se sa i keq eshte ai e sa te mire jeni ju.
Po plako shume mire e ke.
Me e mira do ishte sikur Tahiri te thoshte:Hajt mo,se kena plot polic te tjere.Nuk u bo qameti.
Boll,mer lal,se je bo boz fare me kete cinizmin dhe vulgaritetin tat.S’guxo robi me then 1 fjale ngushulluese se do ngrihen tipa llafazane,si puna jote,dhe do interpretojne cdo fjale qe do thuhet.
Boll,se je bo qesharak,mer lal.
Ndersa per sali berishen te jesh I sigurt me kete sistem te sotem “drejtesie”,sado procese te hapesh kunder tij,ai do dali I “Pafajshem”.
Une nuk di gjo ti kene bo dosjen asnjonit prej atyne qe rama ngeli duka ju thene hajdute, kriminele, vrases, te korruptuar etj. ca e pengon tahirin te coje burgajn, kulicin e gjithe kulishe te tjere para drejtesise? kaq gje mund t abeje besoj. ca e pengon ramen ti beje dosjen saliut, bodes e gjithe bndes qeveritare qe ishte ne pushtet, tju hetoje pasuri e katandi, tju beje qilizem nga i pari tek i fundit, asnji nuk e pengon. le tju beje dosjet gati, te thote qe saliu me shoke ja ku i kane dosjet e ne do i cojme ne gjykate perpara drejtesise, pastaj ne dac tja coje kesaj drejtesie ne dac asaj tjetres qe do reformoje vete. ku vajten gjithe ato akuza per tendera, privatizime, koncensione, shitje deti e qameti? njerezit njesoj nuk mbushin barkun nderkohe qe ata qe abuzuan ne menyre skandaloze dalin e darkojne ne restorante te shtrenjta, flene ne shtepi te shtrenjta, shkojne per pushime ne vedne ekzotike dhe nuk e rruajne minimalisht qe prapa lane nje grope ekonomike dhe njerezore. keshtu qe mos me thuaj cinik mua por atyre qe kerkuan voten dhe nuk jane te zote as te perpilojne nje dosje kunder atyre qe akuzun dhe prej te cileve erdhen ne pushtet. une mund te te dukem qesharak por te shohim sa qesharak do te te dukem kur te vije 2017 dhe saliun ta gjesh te ricikluar e te rilindur. respekt dhe ngushellime per ata qe japin jeten per kete vend dhe per te ushqyer familjet e tyre por asnje pike respekt per ata qe genjejn kete popull per kolltuk. tung
Sajmir, je kokrra e te paaftit. Sic ke pamje prej kalamani ashtu dhe je ne te vertete. Ndryshe nuk shpjegohet qe ke 1 vit qe ke survejon Lazaratin dhe nuk keni arrestuar asnje nga keta qe kane qene ne liste kerkim dhe silleshin verdalle ne fshat dhe madje fusin edhe arme atje. Jep doreheqjen o debil se po merr njerez ne qafe. Je komplet pa lidhje me ate pozicion qe ke.
O Taho leri elegjite, po kap ndonje hajdut barkmadh nga keta te politikes se na ka mbytur korrupsioni…
Or kelyshet e shqupit ,sot duhet te heshtni.Ibrahimin e vrane miqte tuaj te grupseksioneve te pedes dhe numeruesit e pedes se hashashit.Sot heshtni dhe kerkoni falje.Neser filloni te lihni bashke me sali lulushin.Kjo vrasje antishtet i hapi syte edhe me qorrit per te njohur se kush eshte pedja realisht,,parti hajdutesh ,vrasesish ,antishqiptaresh.Me keto sjellje pedja do jete perhere minorance.
Po nuk u rras ne burg Sali Berisha me cakajt e vet kurr Shqiperia nuk do kete qetesi, jo e jo.Por as shtet.
ndote vendin dhe te ndjerin me pjesemarjen tende o politikan i deshtuar . Mjere ai qe u vra dhe te tjere qe do kene radhen pase tij ne nje lufte te deshtuar per mariuanen.Ata femije apo kalamej te armatosur nuke jane mafioza por i mbeshtete dikushi qe ti o qorr e di mire kushe eshte dhe dhjete breket tu afrohesh e jo me ti ndalosh apo ti denosh sepse me punen qe ka bere qeveria e juaj deri me sote i bie te jete e futur ne qorsokak ose ne bashkepunetor me drejtuesit e mariuanes ,cove nje vite me pare 800 forca per te bere zap lazaratin i bie qe dhe zogu fluturak te mose largohej dote prej atij rethimi .shkembime zjari dhe pa viktima ,O HARTUESA TE SKENAREVE TE FELLIQUR.Mjere policia qe eshte nen urdherat e nje qeverie hibrite qe eshte e zhytur ne krim ma shume se PDja e djeshme, thefshi qafen sa me pare dhe ju zente mallkimi i popullit dhe mallkimi i zotit.
I ndritte shpirti pergjithmone ,pushofte ne paqe ,shume e dhimbshme vertet
Allahu qofte me ty biri im
Prape kane goje te hane mut keta kelyshet e saliut.O Zot te falenderoj qe i perplase ne gremine kriminelat dhe te pashpirtet e shqupit.
Ngushllime familjes se Ibrahim Bashes dhe respert te mathe per repartin e Reneas .Sa per Ramen dhe Tahirin skan turp se te vrasin naten dhe te qajne diten.kur Jane te gjalle dhe te ndershem nuk I respektojne por I nxjerrin nga puna me pseudonimin she Si moret normat ose (arsye Pune ) ,si nxoren nga puna 7 oficeret e repartit Reneas para 3-4 Muajsh pasi I dekuruan per Pune te shkelqyer qe bene ne Lazarat vitin e kaluar pasi kishin punuar ne ate repart mbi 14 vjetesh ky Eshte Edi dhe Sajmiri te vrasin dite dhe te qajne naten , pa ndryshim nga Sali / and Lul te dy kriminelat . Ky Eshte respekti we Kane politikanet shqiptar per repartin e Reneas te degjeneruat , Zoti e ndimofte dhe I heqte SA do pake dhimjen kesaj familje ME respert nga Anglia
Ngushellime familjes Basha dhe keqardhje e thelle per te ndjerin Ibrahim.
Por te mbaj fjalim Saimir Tahiri eshte njelloj si ta vrase per te dyten here. Ai i solli kriminelet ne polici, ai merr leket e krimit cdo dite, ai u be minister nga kriminelet. Turp per kete qeveri qe te vret naten dhe te qan diten.
O Saimir,
ik ne pune! Leri hartimet per poetet dhe shkrimtaret.
Po te ishe ti me shume ne pune dhe me ak ne facebook, ndoshta edhe ky djale do te ishte akoma gjalle.
R.I.P Bimi, God have mercy on your soul.
Sajmiri,,, Tahiri,,eshte ne krye te puneve …qe diten qe ka marre detyren,, ka qene ne lartesine e duhur,,,ministry I brendshme me I mire qe ka patur Shqiperia.Nuk eshte e lehte te luftosh krimin e mbjelle per 25 vjet nga sali Berisha,Eshte derdhur dhe hidhet lek I madh vetem per destabilizimin e vendit,,,vetem qorri dhe budallai nhuk e shikon.Mbeshtetje pa fund , Sajmir tahirit, Policise se Shtetit ne luften e tyre per te mbrojtur drejtesine ne Shqiperi.lavdi deshmorit Ibrahim Basha.
Saimiri ne lartesine e duhur! Po si shume i shkurter eshte per te qene ne lartesine e duhur.
Kam një këndvështrim tjetër në lidhje me këtë 17 vjeçarin. Ky ishte 16 vjeç para një viti kur pa luftë reale me sy. Ka një vit që është rritur nën presionin e vazhdueshëm të policisë, me armë, me veshje të zeza, me frikë dhe me ankth. Çdo ditë në lagjen e tij kishte forca me veshje të zeza që i jepnin një mësim personalitetit të tij. Rezultati: një vrasës potencial, me justifikimin e vetëmbrojtjes, dhe duke besuar se po vetembrohet. Pra: cfare mund të bëhet një fëmijë që sheh me sy vetëm armë dhe policë në lagjen e tij, në shtëpinë e tij. Çfarë mund të bëhet një fëmijë që sheh me sy se si forca me armë, maska, veshje të zeza e shtyjnë me gryken e armës nënën e tij, se po bëjnë kontroll në shtëpi… Kjo është pyetja? Shteti e trajtoi të gjithë Lazaratin, edhe fëmijët, të fajshem, trafikant, kriminel. Kjo është pasoja e agresivitetit të shtetit. Vetëm në shqiperi të hyn policia natën në shtëpi pa mandat gjykatë. E dini ju, vetëm në shqiperi cenohet e drejta themeltare e individit, vetem në shqiperi prishet banesa pa dëmshpërblim, edhe pse është pa leje, vetëm në shqiperi dhunohet banesa pa mandat gjykatë. Kam qenë dëshmitar i arrestimit natën të një mikut tim në shtëpi, duke krijuar terror, pastaj neser ne dreke i thane më fal, të kemi ngatërruar. Përse kohë policia, ministri, do të vazhdojë të sillet si bandë, duke moszbatuar ligjin, atëherë cfare mund të presim nga 16 vjeçaret të bëhen kur te rriten… E gjithë faji është i politikës… Vetëm i politikës prej dekadash… Ky është rezultati i politikës tonë.
O kuksi po te pakten mos na thuj nga je mor pallosh
Ngushellimet me te sinqerta families se te ndjerit per kete humble te madhe
Anglezi, me sa duket qenke ne konflikt interesi me shtetin dhe qeverine. Po te lutem mos shfrytezo mortin, per te nxjere mm,ecin tend. Shume turp.
I vetmi koment qe me pelqeu ,pervec fjalimit te ministrit , eshte komenti I edit …qe e quan ket kuksianin Pallosh .
O belle zee Magdalena se ska faj Samiri,,,,keto gjera Jane te zakonshme ehhhhh sa Vriten ne diet ketu ne usa dhe sdo te those qe ministries eshte I paafte
VRASIA NE LAZARAT ESHTE POROSITUR NGA SALI BERISHA PER TE LARGUAR VEMENDJEN NGA HUMBIA E THELLE NE ZGJEDHJET VENDORE.
Policija shteti po sillet si nje OJQ .
Kriminelet i ke ne prokurori ne politik ne polici ne mjeksi ne fe ne shkolla ku jo!!
Per me qen shteti serjoz se pari duhet te burgoset Sali Berisha me gjithe familje se dyti te burgosen gjyqtart disa mjek dhe disa kriminel islamist.
Hajnat drogagjit ata vet i kthehen punes normale.
ka vetem nje fajtor dhe ai eshte Sali Ram Berisha!
Sajmiri me shoqeri i fusin nje dore gjume dhe e harrojne kete qe ndodhi. Te shkretet prinder qe varrosen femijen, tragjedi me te madhe se kjo nuk ka per nje prind dhe askush mos e provofte ndonjehere. Ngushellime familjes dhe zoti ju dhente force!
ngushullime familjes te Deshmorit Ibrahim Basha i paharuar qofte.Policia e shtetit duhet te zgjohet nga gjumi per zhdukjen e ketyre kriminelve.