Protesta në Vorë/ LSI kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve

25 Qershor 2015, 13:46Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Vorës.

Për të dytën ditë rradhazi, mbështetës dhe simpatizantë të LSI, si dhe kandidati i ASHE për Vorën Luan Sallaku, kanë zhvilluar protestën e rradhës për ripërsëritjen e zgjedhjeve vendore.

Me pretendimin se fitorja e demokratëve ka ardhur si rezultat listës fiktive të 600 zgjedhësve në Vorë, kandidati i majtë Luan Sallaku, është shprehur se protestat do të vijojnë, derisa zgjedhjet për këtë Bashki të ripërsëriten.

“Sot jemi këtu për të kërkuar të drejtën tonë pasi ne dalim fitues nga diferenca e shtesave fiktive, ose në të kundrët të përsëriten zgjedhjet, të bëhen zgjedhje të ndershme”, tha Sallaku.

Më herët, LSI deklaroi se nuk do ta njohë rezultatin që nxjerr fitues në Vorë kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili, duke i bërë thirrje Prokurorisë dhe organeve kompetente të zbardhin manipulimet sipas tyre që kanë ndodhur në listat e zgjedhësve.

4 komente në “Protesta në Vorë/ LSI kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve”

  1. maxi says:

    pirrdhni pirdhni se liroheni hahaha jo po thaset e miellit doni kripe….. po ju a sjell perseri fiqiriu doni fiq jua sjell perseri fiqiriu hahaha

    1. Ilir says:

      Me fal Maxi, por c`po thua, se nuk ta kuptoj shqipen

  2. al paci says:

    Edhe neqoftese e ka mar fitoren ashtu si thon keta te lsi, mir juakan ber lsi nje parti hajdute. Dhe harrojeni voren apo lezhen qe e kishit bastonin tuaj.

  3. Likja says:

    Kjo pune eshte mbyllur nje here e mire o ditezes. Nuk ka shans qe te merrni Voren edhe sikur te jap urdher Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje