Një nga të plagosurit në Lazarat, ish-truprojë e Arben Ristanit dhe boksier profesionist

25 Qershor 2015, 09:44Politika TEMA

Përveç Ibrahim Bashës, që u vra, gjatë sulmit të djeshëm në Lazarat mbetën të plagosur edhe dy efeketivët e tjerë të RENEA-s, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamiti.

Këta të fundit kanë deklaruar në spital, se janë gjendur përballë një sulmi të papritur.

Hamitaj ka marrë një plagë në kokë, nga pjesa e përparme, por nuk rrezikon jetën.

Ndërsa Isaj është goditur në shpatull, por edhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Por, kush janë dy oficerët e plagosur.

Jetmir Isaj është 37 vjeç.

Ai është nga Shkodra.

Më parë ai ka qenë pjesë e repartit të forcave special Brisku, që tani është pjesë e Policisë së Shtetit.

Isaj në vitin 2011, është caktuar që të jetë truproja personal i Arben Ristanit, atë kohë ish-kryetar I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka qenë boksier profesionist, madje është shpallur edhe kampion për moshta e reja.

Isaj është babai i një djali dhe një vajze.

Edhe Perlat Hamitaj është i apasionuar pas boksit.

Ai ka qenë sportiest dhe atlet.

Ka vite që është pjesë e RENEA-s.

 

4 komente në “Një nga të plagosurit në Lazarat, ish-truprojë e Arben Ristanit dhe boksier profesionist”

  1. Me ne fund...... says:

    Respekt per keta djem pavaresisht se si Jane perdorur nga sistemi I Berishes. Njerez si keta djem me pasion per punen ka nevoje Policia jone. Ju uroje nje sherim te plote dhe rikthim te shpejt ne pune. Gjithashtu me vjen shume per humbjen e heroit Ibrahim Basha

  2. Shqiperi e madhe says:

    Ka pasur ristan pijaneci bodyguard !!!pike e zeze

  3. Edi says:

    une jam Edi Meta jam nga durresi po esht normal kam edhe une qef te komentoi disa gjera qe i lexoi neper gazeta

  4. Pirxh pirxh se lirohesh says:

    Eshte boksier profesionist? uaaaaauuuuu, ky po qe eshte lajm, po pse o i nderuar gazetar, cfare duhet eksperience duhet te kete nje anetar i nje force policire elite si renea? Qethje leshi apo rrobaqepes? Respekte per keta trima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje