Kandidatët e LSI në Pogradec, Mallakastër dhe Lezhë janë humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, pasi u mposhtën nga kandidatët që përfaqësonin parti apo koalicione thellësisht humbëse. Surpriza e madhe rezulton Berati.
Eduard Kapri mori 17,600 vota ose 51 për qind në zgjedhjet për kryetar bashkie në Pogradec, duke u bërë kryebashkiak në emër të Partisë Demokratike. Suksesi i tij është surprizues nëse shikohet se votat për partitë politike ishin thellësisht në krah të kundërt. Partia Demokratike në bashkinë e re Pogradec mori të dielën më pak se 15 për qind të votave të proporcionalit dhe koalicioni i djathtë mori vetëm 33 për qind të votave. Leximi paraprak i votave të proporcionalit, tashmë që janë numëruar mbi 90 për qind të votave, tregon se Partia Demokratike është efektivisht forca e tretë në proporcional pas PS dhe LSI, pavarësisht se ka postin e kryetarit të bashkisë.
Megjithëse koalicioni i majtë mori 67 për qind të votave të banorëve të Pogradecit, një fitore kjo që duket plebishitare, ajo humbi postin e kryetarit të bashkisë. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila propozoi kandidaten Diana Mile për kryebashkiake, mori në këtë qytet më pak se 16 për qind të votave.
Dukshëm, një numër i konsiderueshëm votuesish kanë zgjedhur një nga partitë e maxhorancës së majtë ndërsa kanë votuar kandidatin e djathtë.
Diana Mile rezulton humbësja e madhe e zgjedhjeve të së dielës, për të cilën LSI akuzoi PS-në për “mungesë lojaliteti”. Por pavarësisht nëse ka pasur apo jo komplot nga PS kundër kandidates së LSI, partia e Metës nuk duket se i ka punët mirë gjetkë.
Në Mallakastër, kandidati i Partisë Demokratike Agron Kapllanaj realizoi një fitore të konsiderueshme me gati 55 për qind përballë kandidatit të LSI Shyqyri Kapllani. Ndërkohë, vetë partia e kandidatit fitues, Partia Demokratike, mori vetëm 9.7 për qind të votave në bashkinë e re Mallakastër dhe koalicioni i djathtë mori vetëm 32 për qind të votave.
Me 68 për qind të votave, koalicioni i majtë ka realizuar një fitore tjetër plebishitare ndaj të djathtës në një zonë që historikisht ka qenë bastion i majtë. Megjithatë, së paku 24 për qind e të gjithë votuesve të Mallakastrës kanë zgjedhur parti të majtë dhe kandidat të djathtë.
Në Lezhë, situata duket akoma më e çuditshme. Lezha është një nga ato zona që është konsideruar historikisht si bastion i të djathtës. Të dielën, banorët e Bashkisë së re Lezhë votuan Fran Frrokajn, ish kryetar i komunës së Shën Kollit, për kryebashkiak të bashkisë së re. Ai fitoi me një diferencë të thellë, 55 me 45 për qind përballë kandidatit të LSI Viktor Tushaj, i cili deri tani ka qenë kryetar i Bashkisë Lezhë. Në këtë zonë, koalicioni i djathtë fitoi 41 për qind të votave ndërsa koalicioni i majtë fitoi 59 për qind të votave. Këtu, Partia Demokratike, teorikisht është forca e parë politike, por të dielën ka marrë vetëm 14.5 për qind të votave.
LSI, e cila e konsideron Lezhën si qark si një bazë të rëndësishme për fuqinë e vet elektorale, rezulton se ka marrë vetëm 8.2 për qind të votave të proporcionalit. Ky është rezultat paraprak i nxjerrë pas numërimit të gjysmës së kutive të votimit. Duke pasur parasysh se qyteti i Lezhës qe qeverisur nga LSI që nga viti 2007, kjo sugjeron se Viktor Tushaj është një humbës shumë i madh i zgjedhjeve të së dielës.
Rezultati më kontroversial i këtyre zgjedhjeve ka gjasa që është Berati. Kandidati i LSI, Petrit Sinaj, fitoi zgjedhjet me 54 për qind të votave, një rezultat ky tmerrësisht i ngushtë në atë që mund të konsiderohet si bastioni më i fuqishëm i të majtës në Shqipëri. Megjithëse fitues, Sinaj vuajti shumë për të arritur fitoren. Në qytetin e Beratit, pra njësinë administrative që deri dje ka qenë Bashkia Berat, Sinaj mori vetëm një grusht votash më shumë se sa kandidati i të djathtës Kasëm Mahmutaj.
Partia Socialiste e pati fituar Beratin me Fadil Nasufin në vitin 2011 me afro 1 mijë vota diferencë, pavarësisht se kandidati fitues e kishte drejtuar këtë qytet që nga viti 2003. Vitin e kaluar, qeveria miratoi disa projekte të rëndësishme për qytetin e Beratit duke investuar miliona euro. Qeveria përshpejtoi gjithashtu punimet për aksin rrugor Lushnjë-Berat, duke i dhënë fund një problemi që kishte përndjekur qytetin për shumë dhe shumë vite. Por qyteti i Beratit duket se ia shpërbleu qeverisë këto investime duke i dhënë kandidatit të së majtës fitoren më të ngushtë në të gjitha kohërat.
Proporcionali i qytetit të Beratit shfaq një situatë dhe më të çuditshme. Koalicioni i majtë ka fituar 69 për qind të të gjitha votave të proporcionalit, 19 për qind më shumë se sa kandidati që ky koalicion ka mbështetur. Ndryshe nga perceptimi, LSI në qytetin e Beratit mori këto zgjedhje 16 për qind të votave dhe është forcë e tretë, pas PS-së dhe PD-së. Berati ka ofruar edhe disa surpriza të tjera. Partia Ora e Shqipërisë, (djathtas) ka marrë 2.7 për qind të proporcionalit ndërsa Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka marrë 2.18 për qind. Partia Republikane, e cila pati propozuar Kasëm Mahmutajn, kandidatin e së djathtës për kryebashkiak, ka marrë vetëm 2.1 për qind të votave.
Në tërësi, koalicioni i majtë i ka fituar zgjedhjet e proporcionalit në të gjithë Shqipërinë, nga jugu në veri, me përjashtime të vogla. Koalicioni i majtë rezulton fituese në proporcional edhe në ato që dikur kanë qenë konsideruar si bastione të pakapërcyeshme të së djathtës si Tropojë, ku e majta ka marrë 58 për qind të votave të vlefshme për këshilltarë. Natyrisht, ky 58 përqindësh i të majtës është ndarë në një pafundësi partish, ku më e madhja, Partia Socialiste, ka marrë 6.62 për qind të votave. Për çudi, fitorja më e thellë e së majtës ndaj të djathtës ka ndodhur në Pukë ku Aleanca për Shqipërinë Europiane ka marrë 75 për qind të votave.
kjo ka ndodhur se socialistet nuk jane skllever te kryetarit. Nje socialist e ka per turp dhe te papranueshme te votoje nje kandidat te bandes terroriste lsi. Por zhvillimet e mevoneshme do te jene te tmerrshme. like floriri do te bleje kryetarin e Pogradecit, te Lezhes, te Kukesit, te Mallakastres dhe te Selenices, dhe do ti thote popullit te ketyre qyteteve -nuk ma dhate voten mua, atehere une ju blej me euro kryetaret e bashkive-dhe likja e ben, se eshte mesuar qe cdo gje ta bleje. Pergezime te gjithe socialisteve qe nuk votuan kandidatet e bandes terroriste lsi.
Ndodhe qe Qytetaret Votojne edhe njeriun-personin qe ne Shoqerine ku jeton gezon RESPEKT pa dallim politik qofte ky i majte apo i djathte .
LSI eshte Partia me hubse e ketyre Zgjedhjeve dhe per kete Kry.. Edi Rama duhet te mbaje distance nga kjo parti dhe pse jo te mos bashpunoje ne zgjedhjet e ardhshme.
Partia e puneve te pista dhe matrapaze LSI morri ate qe meritonte ne PG. Populli inteligjent dhe i qyteteruar i PG nuk mund te zgjidhte per kryetare bashkie doren e djathte/te zeze dhe dashnoren e Roshi Tolloxhines-hajdutit, dallaveraxhiut ordiner dhe fshatar, dikur demokratikas dhe tani leseist.
THIRRJE EDI RAMES… largoji pisat e LSI nga kandidimi ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe kandido socialistet e ndershem te cilet pogradecaret nuk i kane tradhetuar kurre, perndryshe fatkeqesisht PG me dhimbje dhe deshperim do votoje si Tropoja dhe Kukesi…blu.
LSI eshte partia me e ndyre shqiptare ne te gjitha koherat. populli shqiptar duhet te bashkohet dhe ta shporri kete felliqesire qe na ndot kudo qe shkon. E tha mire nje politikan se ku shkel LSI nuk mbin bari. E dini se cfare beri LSI ne Diber? Nderroi dy nga kutite e votuesve me dy te tjera qe i kishte mbushur vete.Eshte parti e te gjithe te keqijave, eshte parti nentedhjete e nenteshe. Eshte parti e frikshme. Shikoni ke ka mbrapa vetes. Nuk e di se ku shkon Rama me kete felliqesire nga pas. Zgjohuni, o popull, te largojme qelbesiren LSI!
Pogradeci nje bastion jo vetem I majte po I socialisteve i jepet si dhurate ajdute te LSI kur diheshe edhe nga kreret e PS qe nuk do fitonte Me Sa duket Rama luan me dy porta ne nje ane socialistet e bazes qe jane kundershtaret e LSI dhe tjetra allishverishet me kryeret e saj per te siguruar karigen e tij.PSE populli I Pogradecit dhe gjithe Shqiperise spo e shekojne se cfare baderdie po ben kjo bande gangsteresh e ajdutesh e mbeshtetur dhe nga llumi I shkeputur I pedistave.Populli I Pogradecit tregoi nje qytetari per te pasur zili duke I dhene nje mesim kreut te PS dhe kesaj bande gangsteresh se nuk mund te beje si deshirojne keta te luajne ne kurizin e tij e sidomos te socialisteve te thieshte.
E njejta gje ndodhi the ne Selenice te Vlores.
Lumi i Vlores eshte ultra i majte dhe ja dha voten kandidatit te djadht.
Nuk ua mbushi mendjen kandidati i LSI. Cdo kandidate i PS do kishte fituar shume kollaj.
N
Gergj po rasti i Përmetit të paska shpëtuar? ? Apo të ka porosit Fuga të mos kruhesh???? Humbësi i madh ishte ai trapi i Përmetit.