Ish- ministri i Jashtëm dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, e lidh humbjen e opozitës në shumicën e bashkive në vend, me mungesën e një analize të plotë brenda PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Në një intervistë për TemA TV. Mustafaj tha se lidershipi i PD-së Lulzim Basha, duhet ta analizojë sa më parë këtë humbje, në të kundërt diferencat e opozitës me mazhorancën do të thellohen edhe më tej në zgjedhjet e ardhëshme të 2017.
Nga Luljeta Progni
Zoti Mustafaj, vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-ODHIR-it por edhe ata të SHBA-së kanë dhënë një raport paraprak për zgjedhjet. Është e njëjta fjali, zgjedhjet bën përparim, por standardet janë ende larg. Opozita pretendon se standartet janë cënuar por kryeministri rama dhe mazhoranca deklaruan se ishin zgjedhjet më të mira në Shqipëri në 25 vit. Ju si mendoni?
Kjo është një pyetje që e tejkalon mundësinë time ti përgjigjem me siguri të plotë sepse unë nuk kam qenë në terren përveçse në qendrën time të votimit ku kam kryer detyrën time si qytetar. Unë besoj se euforia e kryeminsitrit është krejtësisht e papërligjur, po të kemi parasysh raportin e OSBE-ODHIR-it, të autoritetit të pushtetit lokal, dhe të kongresit të autoriteteve lokale si dhe të ambasadave me në krye ambasadën e SHBA-ve dhe ambasadave prezente në terren. U vërejtën një mori defektesh të cilat nuk i bëjn nder një qeverie e cila është përgjegjësja ligjore për organizimin e zgjedhjeve. Por njëkohësisht as gjithë ato vërejtje që u bënë nuk përbëjnë as justifikim për humbjen e opozitës.
Meqënëse jemi tek opozita, kryetari i saj po e quan fitore këtë rezultat, ku në fakt janë vetëm 15 bashki të fituara deri tani . Cila është llogjika sipas jush që e çon kryetarin e opozitës dhe lidershipin e kësaj partie për të deklaruar që kjo ishte një fitore, ndërkohyë që votat dhe numrat në proporcional nuk po shkojnë drejtë kësaj llogjike?
Unë nuk e kuptoj ku e mbështet zoti Basha bindjen e tij se ka qenë një fitore. Kjo nuk ka qenë një fitore, kjo nxorri në pah të gjitha dobësitë e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 2013. Kjo tregoi se analiza e munguar e zgjedhjeve të 2013 bëri që PD të jetë e papërgatitur për këto zgjedhje, po marrim dy aspekte. Aspekti i parë, fitorja shumë e rëndësishme e disa zonave që deri dje ishin bastione të njohura të Partisë Socialiste. Në jug unë kam parasysh, Përmetin, Mallakstrën por edhe Lezhën, sepse Lezha nuk ka qenë e djathtë gjatë këtyre viteve për arsye të ndryshme, për arsye që nuk është nevoja ti përmend. Fitorja e PD-së në këto zona tregon se pakënaqësia ndaj qeverisë ka qenë dhe po rritet me shpejtësi të madhe pikërisht tek socialistët, pa përmendur se demokratët janë automatikisht të pakënaqur. Kjo tregon se janë si simptomat e një sëmundjeje, që nxjerrin në pah se PD me mënyrën e të bërit politikë, me alternativën që ofroi, me ligjërimin që bëri në fushatë nuk arriti të bëhet shpresa e të pakënaqurve nga PS në nivel kombëtar. Pra ky është një aspekt shumë i rëndësishmë, që për mua kështu duhet lexuar ajo fitore e PD-së në bastionet e PS-së. Nga ana tjetër nga kutitë që janë hapur deri tani aty ku votohet për partitë, ka një rënie të votuesve që i kanë besuar PD-së në nivel Kombëtar. Të dyja këto tregojnë se kjo nuk është fitore. Kjo nuk është sigurisht një katastrofë, PD dhe lidershipi i saj në mënyrë urgjente duhet të shohë mënyrën se si po vepron, demokratët vetë ende nuk kanë ende besim tek lidershipi i vet.
Ju jeni një ndër drejtuesit më të hershëm të Partisë Demokratike. Ka një histori të humbjeve dhe fitoreve të kësaj partie por kjo e 21 qershorit duket humbja më e thellë. Çfarë ka ndodhur me PD-në?
Detyra e një force politike elektorale duhet të ngjallë shpresën, të ofrojë horizontin e ri drejt të cilit duhet të ecë gjithë shoqëria jo vetëm militantët e saj. Unë do të thosha se procesi i shënuar në mënyrë publike në 2013 në humbjen e thellë, duhet të ishte një proces refleksioni, ristrukturimi i PD-së nuk është kryer ende i plotë. Pra nga pikëpamja e ekzistencës së një force politike të jashtëzakonshme siç është PD, lidershipi ende nuk ka kuptuar detyrën e tij të nxjerrë nga zgjedhjet e 2013 dhe po vazhdon, rënia do vazhdojë në 2017 nëse nuk reagohet me seriozitet politik.
Cila është rruga?
Të mos hyjmë në receta, sepse unë jam tashmë një njeri i tërhequr nga politika. Jam një demokrat i cili e ndjek me shqetësim gjendjen e demokracisë brenda PD-së, dhe jetën brenda PD-së, por dhe një opozitë e dobët i bën dëm krejt vendit jo vetëm forcës politike në fjalë. Ajo që duhet bërë është një shqyrtim i brendshëm i sëgjithës, është si të bësh një kontroll të plotë tek doktori për të konstatuar se ku janë ato gjëra që duhen korigjuar. Mos më detyroni mua të jap formula të vogla, sepse formulat e vogla janë si të bësh arnime. Kurse reformimi i përgjithshëm, ringritja e Partisë Demokratike është një koncept tërësor, nuk është një koncept me arnime të pjesëshme.
Të gjitha dobësitë që ka shfaqur opozita kanë çuar në një përqëndrim shumë të fortë të pushtetit nga e majta situate të përsëirura edhe më parë. A parashikoni se do të ketë kriza në një situatë të ardhshme brenda mazhorancës, apo kjo aleancë PS-LSI do të funksionojë gjatë?
Ky përqëndrim pushteti ka ardhur nga një dëshirë e shqiptarëve, nuk kemi ndonjë grusht shteti në terma të përgjithshëm. Në këtë kuptim kjo duhet respektuar si rezultat. Shqetësimet që përmendni ju dhe që janë shqetësimet e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që jetojnë me fatet e vendit, burojnë nga fakti se profili politik i Edi Ramës është i tillë që nuk ngjall besim. Profili politik i Edi Ramës është i tillë që përqendrimi i pushtetit në duart e tij është dëshirë e tij, kjo sjell keqkuptime dhe pasoja negative në nivelin e demokracisë.
Kthehemi tek rezultatet. Në disa bashki LSI rrezikon të kalojë PD-në në numërimin e votave për këshilltar bashkiake dhe PD po rrezikon të humbasë vendin e njërës prej dy partive kryesore në vend…?
Unë besoj se kjo do të jetë një arsye më e fortë që PD, lidershipi i saj, baza e Partisë Demokratike, të gjithë ta shohin me shumë seriozitet gjendjen e vet. Zgjedhjet janë nesër, 2017 është nesër nga pikpamja e kalendareve politike, dhe si e tillë duhet të fillojë që nesër, madje duhej filluar dje puna për të kuptuar drejt se çfarë duhet bërë. Është një situatë që nuk mund të zgjidhet me pazare. Nuk mund ti kërkosh Ilir Metës, merr më pak pushtet se sa i japin shqiptarët.
Nje gje duhet te me shkoqite ky ish i PD se PD eshte ne nivelin e saj dhe nuk ka ritje ne asnje perqindje dhe mendoj se do te vazhdoje te bjere edhe me poshte Ndersa ajo qe thote ai se ka difekte ne zghjedhje natyrisht qe ka por jo te permasave kur ju kioni qene pjese e kabinetit qeveritar.
Nuk ka se çfare analize te beje pd-ja. Qellimi suprem i kesaj partie eshte mbrojta e shpellarit dhe banditeve te tij nga drejtesia!
Me Bashen ne krye PD-ja ska per te reflektuar sepse ai nuk ka aftesi per te drejtuar. Humbjen e kane te sigurte dhe ne 2017 sepse te ishte per te bere nja analize duhet ta benin ne qe pas zgjedhjeve ne 2013.
Ti more e ke more besnik, po kujt po ja thua. Ti ishe figura me e mire ne PD, te ishe ti aty nuk do ishin kaq katastrofe ata. Por ca ti besh Berisha me shoke nuk i duan njerezit e afte, ata duan vetem zara qe tju luajne nga mbrapa. Per mua PD ka mbaruar qe ne 2013
pd-ja me nje lider si basha drejt asaj rruge eshte ne transformimin e nje force politike te dores se dyte i mungon nje lider i forte dhe i fjales, nuk mund te beje perpara nje parti e cila udhehiqet nga nje kryetar
pd-ja me nje lider si basha drejt asaj rruge eshte ne transformimin e nje force politike te dores se dyte i mungon nje lider i forte dhe i fjales, nuk mund te beje perpara nje parti e cila udhehiqet nga nje kryetar pa aftesite baze
kjo ishte nje humbje shume e thelle dhe me lidershipin e dobet eshte shume e drejte qe te rrezikoje te njejten humbje, mbi te gjitha partia demokratike duhet te lere argumentat qe mbeshtetn mbi shpifje dhe mashtrime, kjo humbje e rende ishte dhe rezultat i mungeses se mbajtjes se premtimeve minimale nga ana e kryebashkiakeve te djathte
Si qenke terhequr nga politika ti Besnik, ne nje kohe shkrimi apo intervista juaj eshte thellesisht politike?
Te kam thene edhe me perpara, mos ki alergji per Edin qe e perkrah nje popull I tere, por kritikosh ashper Saliun dhe lulin qe e shkatruan PD.
Mos I qaj hallin kalorsit qe I varen kembet,por shiko dy gomeret e pd pellasin ne pik te nxehtit fare kot.
Beju me I besueshem dhe origjinal.E di qe per ty eshte e veshtire,por eshte ne te miren tende si ish personalitet politik I partise demokratike qe I ke sherbyer byth e breke.
Ky ka qene gjithmone elektorati I P D. Votat e tjera thjeshte I Kane vjedhur.
Bekimi
Z. Mustafai eshte,si gjithnje i ftohte dhe i sakte ne konstatimet e tij,te cilat i jep me doreza boksi,por gjithesesi me shume brume.Fitorja e thelle e te majtes ka ardhur ne radhe te pare nga dobesia e PD-se te fragmentizuar,te percare brenda vetes e me nje demokraci te brendeshme inekzistente te trasheguar.Ky difekt,per fat te keq akoma ekziston sepse PD nuk ka ndryshuar profilin e udheheqjes i cili vazhdon si me pare me sufler pas veshit.
PD duhet te beje analize te thelle ne cdo dege sepse nje pjese e kryetareve te tyre jo vetem jane te pa afte,por edhe me te kaluar te dyshimte e disa edhe bashkpuntore te hapur a po te fshehte me te majten.Antaret e partise i dine,por votat e tyre jane manipiluar e imponuar nga ish udheheqja dhe nga udheheqja aktuale.
Pra analiza nuk eshte bere sic duhet,por vetem sa per te kaluar radhen per te vazhduar me te njejtat metoda te klaneve qe i sollen humbjen e besimit tek antaresia e saj dhe nga elektorati shqiptar me te gjitha prapesite e ish kryetarit e klanit te tij te ngushte qe e mbyten fjalen e mendimin e lire te antaresise ne qender e ne baze duke i dhene kryetarit kompetenca te pakufizuara dhe vetes se tyre te drejten e emerimit e te c’emerimit te drejtuesave shteterore ne qender e ne baze,jo ne baze te gjetjes se te metave te tyre,por sepse ata nuk ishin konformiste me klanin udheheqes. Shembulli me i qarte eshte zonja Voltana Ademi e larguar nga nen kryetare e bashkise Shkoder nga nje zonje shume influente ne Shkoder. Por Voltana i tregoi vlerat e saj ne keto zgjedhje ne Shkoder edhe per merite te z. Basha qe miratoi ne kryesi kandidaturen e saj.Gjithashtu duhet falenderuar elektorati i palekundur shkodran qe me inteligjencen e tij nuk u be lolo i lojes se fasoneve e i punesimeve e shperblimeve te LSI , e cila,per hir te se vertetes kish zgjedhur nje kandidate serioze si zj. Keti Bazhdari.
Por edhe largimi nga PD i qindra intelektualeve te ndershem te zhgenjyer nga praktikat mafioze te ish udheheqjes, e cila vetem se eshte retushuar pak,por ka mbeshtetjen e ish kryetarit i cili vazhdon te beje ligjin nga larg.
Po nuk u be analiza e sakte dhe parimore brenda PD e largimi nga detyra e kryetareve te degeve qe nuk kane justifikuar veten , jo vetem ne kete fushate,por edhe ne riorganizimin e seksioneve ne deget e tyre,po nuk u thirren me sinqeritet emer per emer demokratet e larguar nga mungesa e demokracise se brendeshme ne parti etje…,po nuk u largua realisht ish kryetari i PD nga skena politike e PD ku vazhdon te beje ligjin,askush te mos besoje se PD do te pergatitet seriozisht per te fituar ne zgjedhjet e 2017.
Ish kryetari,per mua eshte politikan shume,shume i zoti,punetor,inteligjent,njohes i shkelqyer i politikes se jashteme,orator dhe plot ide,por, por,
Ai e ka humbur besimin ne elektoratin shqiptar si udheheqes demokrat,dhe ne nje pjese te mire te antaresise intelektuale te PD-se jo vetem me pushtetin e tij autokratik ne parti dhe ne shtet,por edhe me menyren e te diskutuarit ne kete parlament duke u cvleftesuat ne menyre katastrofike aq sa eshte bere per tu dhimbsur.
Ai ka energji te pashtershme,nuk eshte aspak e vertete se ai eshte plakur.Plakja nuk matet me vitalitet,por me urtesi ne debat shoqeror e politik,virtyte te cilat ai i ka braktisur shume kohe me pare.Pra energjia pa urtesi eshte pa asnje vlere.
Nese ai e do sinqerisht PD-ne,duhet te largohet ne punen e tij per ti lene hapesire,jo vetem kryetarit Basha per te riorganizuar PD dhe gjetur udheheqes te afte ne qender e ne baze me nje kongres te forte pas nje analize nga e cila nuk duhet te shpetoje as vete z. Basha.Ai duhet te rikandidoje ne kete kongres ,qe sipercitova ,per te vertetuar se eshte kryetari qe PD meriton,ose te fitoje me i miri,por i votuar dhe i zgjedhur nga baza e deri ne kongres nga militantet e bashkuar te PD,e jo nga ish kryetari,ose nga vete Basha per te mbajtur me pahir postin e tij.
Per mendimin tim,Basha ka punuar me shume devocion ne kete fushate, e per kete duhet pergezuar nga antaresia e PD,por parapergatitja ishte e dobet,sepse pa bashkim nuk ka fuqi dhe pa riorganizmim themelor te partise dhe fitimin e besimit tek antaresia,nuk ka fitore.
Riorganizmimi mund te behet brenda 10 muajve duke u finalizuar me kongresin qe thame me lart.
Sa i takon bashkimit te te gjitha forcave te djathta dhe i demokrateve te larguar,kjo levizje eshte e deshtuar qe ne fillim,nese do meret mendimi i ish kryetarit,i cili i quan trathtare te gjithe ata qe kane kundershtuar menyren e tij autokratike te te drejtuarit.
Keshtu i quajti mocionistet e 1992, keshtu quajti Pollon,Rulin,Tan Hoxhen etje..,por kur ata ulen kojen para tij,u kthyen ne demokrate te mire.Pra mos besoni e mos merni ne konsiderate inatet e kryenecesine e ish kryetarit,nese doni nje PD te gateshme per te konkuruar me dinjitet.