Vrasja e efektivit të RENEA-s dhe plagosjes së dy efektivëve të tjerë në fshatin Lazarat, u konsiderua nga deputeti socialist Ulsi Manja, si goditje që krimi i ka bërë shtetit dhe jo vetëm policisë.
Manja theksoi se në një situatë të tillë politika shqiptare duhet të shprehet qartë në mbështetje të Policisë së Shtetit dhe cdo efektivi të saj në zbatimin e ligjit dhe garantimin e jetës dhe sigurisë.
“Sot u qëllua mbi 3 shërbëtorë të devotshëm të shtetit, ndaj edhe u godit shteti. Ngjarje të tilla duhet të na bëjnë bashkë, të jemi në krah të policisë së shtetit.
Krimi do luftë, kjo ngjarje provoi se krimi nuk njeh kufi. Beteja me krimin as fillon dhe as mbaron këtu.
Unë jam i bindur që autorët e ngjarjes do të vihen shumë shpejt para drejtësisë dhe ngjarja do zbardhet.
Këta persona të këkrkuar nuk kanë lidhje me banorët e Lazaratit, por ajo që unë nuk kuptoj është sepse këta persona janë mbledhur në Lazarat gjatë ditëve të fundit”, tha Manja.
Në vijim ai komentoi edhe deklarimet e bëra nga kreu demokrat Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se ai duhet të kërkonte falje për akuzat dhe sulmet që i janë bërë policisë në këto 20 muaj apo në gjendjen që la Policinë e Shtetit qeveria ku bënte pjesë Basha.
“Ata janë grupe kriminelësh të importuar ose të fshehur në Lazarat, nuk janë banorë të Lazaratit. Banorët kërkojnë të zbardhet ngjarja e të bëhen publike se kush janë këta njerëz që qarkullojnë në fshat. Kam mendime që ata janë thirrur për axhenda elektorale sepse nuk ka se si shpjegohet ndryshe se aty ka pasur prezencë të vazhdueshme të policisë.
Në Lazarat banorët po i ktheheshin normalitetit. Shpresoj mos të jetë hipokrizi kjo që kërkon lideri i opozitës sot, që thotë se policia nuk kishte mjetet logjistike e duhet transparencë. Ndoshta duhet bërë transparenca edhe në një drejtim tjetër.
Basha është ora t’i kërkojë ndjesë Policisë së Shtetit për gjendjen si e la. Jam i bindur që qeveria Rama në këto gati 2 vjet qeverisje kemi investuar në modernizimin e policisë shqiptare. Basha sot nuk duhej të ishte marrë fare për të bërë politikë, duhet të kishte ngushëlluar familjarët”, tha deputeti socialist.
“Sot është goditur shteti. Klasa politike shqiptare duhet të jetë në solidaritet me Policinë e Shtetit dhe me familjen e të ndjerit e të plagosurve. krimi sot provoi që nuk njeh kufi, krimi kërkon luftë të pandërprerë një luftë të fortë, e një suport për Policinë e Shtetit që për hir të vërtetës në këto 2 vjet të qeverisjes ka qenë në sulm të vazhdueshëm nga opozita. Askush nuk do e dëshironte ngjarjen e sotme, beteja me krimin as nuk fillon as nuk mbaron këtu. Ne na takon të ndërtojmë shtetin ligjor”, tha Manja.
pa lidhje me situaten, kush eshte ky se hera e pare qe e degjoj.
Ky shtet me kete model qeverisje duhet goditur 3 here ne dite se ndryshe nuk rregullohet.Duhet goditur ke gjygjtaret,ke mjeket,ke punonjesit e hipotekave e kthimit pronave,duhet goditur pa meshire ke ata qe mashtrojne qe te marrin pushtetin.