Vrasja e efektivit të RENEA/ SHBA: Autorët e krimit të tmerrshëm, dënim maksimal

24 Qershor 2015, 15:00Politika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një deklarate shprehu mbështetjen e plotë për përpjekjet ligjzbatuese dhe apeloi që autorët e krimit të tmerrshëm në Lazarat të ndiqen penalisht dhe të dënohen me gjithë fuqinë e ligjit.

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha – anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot.

Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u plagosën në krye të detyrës.

Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit.

Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

 

6 komente në “Vrasja e efektivit të RENEA/ SHBA: Autorët e krimit të tmerrshëm, dënim maksimal”

  1. Sit back.. and .....relaks says:

    Po ambasada e nepalit cfare mendimi ka per ngjarjen?

  2. Luli says:

    C lidhje ka Amerika me cfar behet brenda territorit shqiptar ?

  3. Analisti says:

    Eshte mbeshtetja e Mikut te madh

    1. Sit back.. and .....relaks says:

      Na ka zone fryka me bo naj pordhe se ditekt do dali Miku i Madh me ndonje deklarate.

  4. crusader says:

    Shpirti i lire i njeriut nuk duhet te njohe qeveri dhe sistem skllaverues. Me vjen keq per policin, sepse humbi nje jete njeriu, por edhe ai ishte nje ushtar, pjese e nje sistemit skllaverues dhe jeta e tij nuk vlen me teper nga ajo nje njeriu tjeter qe vritet per shkak te ketij sistemi diabolik boteror. Ky sistem do ti ktheje njerezit ne robote dhe skllever moderne, ku shumica te mbijetojne per buken e gojes dhe pakica te pasurohet mbi padrejtesine dhe punen e shumices. Eshte pikerisht ky sistem i cili vret dite per dite me mijera njerez ne Shqiperi dhe ne mbare boten.
    Gjithsesi, ngushellime familjes.

  5. Hervé says:

    Ngushellime familjes…sa kane ikur si ky ushtari ky hero!!Megjithe respektin per kete njeri qe dha jeten,kjo qeveri si dhe ato te meparshmet do ta harroje shpejt!Respect

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje