Këshilli Bashkiak i Korçës/ PD vetëm 10 këshilltarë nga 41 anëtarë

24 Qershor 2015, 15:11Politika TEMA

Numërimi i votave për Këshillin Bashkiak të Korcës ka nxjerrë një tjetër rezultat të hidhur për Partinë Demokratike. Rezulton se kjo forcë politike ka marrë rreth 5 mijë vota edhe më pak se kandidati i saj Gjergji Mero, që garoi përballë Sotiraq Filos për postin e kryebashkiakut.

Partia Demokratike do të ketë në këshillin bashkiak të Korcës 10 këshilltarë, ndërsa PR do të ketë dy të tillë.

Por surpriza qëndron në faktin se demokratët kanë si këshilltarë më pak sa kanë aleatët e PS-së, ku LSI ka 8 këshilltarë, ndërsa FRD, AAK, PGJ dhe PDS kanë nga 1 këshilltarë.

Këshilli Bashkiak i Korcës ka 41 këshilltarë, nga të cilët 17 i takojnë PS-së.

 

 

1 komente në “Këshilli Bashkiak i Korçës/ PD vetëm 10 këshilltarë nga 41 anëtarë”

  1. ambjentalisti says:

    Ne Korce risi eshte partia e gjelber qe renditet e 3 brenda ASHE me plot 1031 vota,nje vote per nje parti ambjentaliste dhe antare te partis se gjelber europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje