INTERVISTA/ Vangjel Tavo zbut tonet: Humbja e LSI në disa bashki, për shkak të faktorëve lokalë, jo vullnetit politik të PS-së

25 Qershor 2015, 11:19Politika TEMA

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka zbutur tonet në lidhje me çarjen e koalicionit LSI-PS në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ai thotë në një intervistë për TemA TV se në ato bashki që ka humbur LSI, mund të kenë ndikuar faktorët lokalë, dhe jo vullneti politik i PS.

Nga Taulant Halili

Zoti Tavo! Nga 15 bashki, humbët 9, a jeni të kënaqur me këtë rezultat në shkallë kombëtare, për numrin e bashkive që ju keni marë, a u përmbushën pritshmëritë tuaja ?

 

Mund t’ju them që LSI ka arritur të sigurojë një numër votash sa ishin parashikuar, madje në disa raste është tejkaluar objektivi. LSI ka deklaruar që do të arrijë forcë e dytë në vend, besoj dhe kam shpresë deri në fund se me përfundimin e gjitha kutive të votimit të subjekteve politike ne do të jemi forca e dytë në rang vendi. Përsa i përket rezultateve paraprake kemi të bëjmë me një rritje drastike në krahasim me 2013. LSI-ja nuk është më një forcë siç ka qënë në vitin 2011-t, por bëhet fjalë për një forcë politike elektorale, e cila luan një rol plotësues në koalicionet politike. Është një forcë politike e cila tashmë është pretendente. Përsa i përket numrit të bashkive, ne kemi fituar shumicën e bashkive të cilat LSI-ja kishte përgjegjësinë të propozonte kandidatin në emër të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Përsa i përket këshillave bashkiake ne kemi një rritje drastike. Nëse i referohemi Gjirokastrës, dua t’ju them se në Gjirokastër si qark LSI-ja deri në këto momente kryeson si forcë e parë edhe mbi PS-në edhe mbi PD-në. Jemi forcë e parë në Memaliaj ku është mbyllur numërimi, jemi forcë e parë në bashkinë e Përmetit, në bashkinë e Këlcyrës, në bashkinë e Dropullit, jemi forcë e dytë në bashkinë e Gjirokastër me diferencë të vogël votash. Me një diferencë shumë të vogël jemi forcë e dytë në bashkinë e Tepelenës dhe në gjithë qarkun LSI renditet forca e parë me një diferencë të konsiderueshme.

 

LSI në shumë bashki duket si forcë e parë politike, cfarë ka ndodhur? Ndërkohë në disa bashki të cilat LSI-ja ka humbur, nuk ka funksionuar koalicioni me PS-në , apo kjo votë është ndëshkim i elektoratit?

Duhet të kuptojmë që në zgjedhjet lokale nuk është thjesht qëndrimi politik apo vullneti politik, i cili përcakton rezultatin, por janë edhe shumë faktorë të tjerë lokal. Le t’i quajmë interesat lokale, janë kandidaturat dhe kandidatët që luajnë rol. Normalisht mund të ketë problemet e kësaj natyre që kanë ndikuar në këtë rezultat. Ju them me bindje të plotë që LSI-ja ka mbështetur absolutisht 100% të gjithë kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane në të gjitha bashkitë e Republikës.

Por mesa duket nuk ka ndodhure njëtja gjë në çdo bashki nga ana e PS-së ?

Unë e sqarova që në zgjedhjet lokale nuk bëhet fjalë thjesht për vullnet politik, por ndërthuren shumë faktorë të tjerë. Por mund të ketë ndodhur dhe kjo gjë.

 

Kjo çështje do jetë objekt i diskutimit ndërpartiak, pasi njëra palë për arsye të ndryshme nuk ka përmbushur marrëveshjen?

Nuk jam unë personi i autorizuar dhe përgjegjës për të thënë këtë, por me siguri si brenda strukturave të LSI-së do të bëhet një analizë e hollësishme siç e kemi bërë gjithmonë ne si forcë politike. Analizë e hollësishme e rezultatit zgjedhor në të gjitha njësitë vendore duke filluar nga jugu në veri ose anasjelltas. Përsa i përkete diskutimit brenda koalicionit është një çështje e drejtuesve të koalicionit për ta vendosur.

 

 

7 komente në “INTERVISTA/ Vangjel Tavo zbut tonet: Humbja e LSI në disa bashki, për shkak të faktorëve lokalë, jo vullnetit politik të PS-së”

  1. safeti says:

    Ilir meta duhet ta shfrytzoj ket moment. Te shpalli mosbesim qeverris. Te rrezohet Rama me votat PS-LSI. Ne te PD jemi dakord qe Meta te behet kryeminister, 100 er me mir se ai gomari gjat

    1. Shqiptar Iliro Arian says:

      Ik o safet e meso te shkruash njehere ik e pastaj fol per politike! Ju pedeistet te kenaqni per analiza duke mos qene ne gjendje te flisni shqip.

    2. Toni says:

      safet nga car katuni je ti plako jo per gjo po qenke me inteligjent se varkaret e tu te SHQUP-it shko ore ruaj dhent-lope-dele+dhi…

    3. Partizani says:

      Kur heq samarin ti Safet behesh shume i squt,ndersa kur je me samar je tamam GOMAR!
      Hiqe samarin qe te gjykosh drejt!!!
      PS-ne nuk e mund dot jo PD-ja e LSI-ja,por VETVETJA!!!
      Une qe po shkruaj jam ANTAR I PS-se,por familjarisht NUK VOTOVA PER PS-se se:
      – DJALIN ma hoqen nga puna dhe mua si ushtarak nuk me dhane pensionin sipas ligjeve,per derisa ma kane mbajtuar me pak se 50% qe nga 1996!!!

    4. 25062015 says:

      ti “safet” e ke te bukur deshiren per veten tende, por nuk kupton faktin qe lsi nuk do kryeminister. lsi do te jete parazit per cdo koalicion, ndryshe nuk funksionon. me kete menyre iken nga koalicioni, si kurvat pa asnje kosto politike. Por habitem me ju te pd qe vdisni te shkoni me kete kurve.

  2. KONICA says:

    UNE HABITEM PSE DUHEN BERE PYETJE TE TILLA PROVOKATIVE!
    TAVO PO PERGJIGJET SHUME SAKTE E KONKRETISHT.
    HABITEM ME KETA GAZETARET E KRISTALIT QE DUAN TE VENE NE LUFTE KEDO, VEC PER TE NXJERRE NJE LAJM, E PER TE SHITUR NJE GAZETE 30 LEKESHE!

  3. Ermjona says:

    Ne bashkine e Devollit ku humbi PS vertet nuk ishte vullneti politik i LSI,por ishte vullneti i disa eksponenteve qe drejtojne lsi ne Devoll qe mos fitonte PS dhe punuan per kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje