Patozi: Rama-Meta kërkojnë të marrin Vorën në tavolinë

25 Qershor 2015, 14:08Politika TEMA

“Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës dhe Ilir Metës, që të mos e trashin më shumë zullimin në Vorë, se nuk do të munden kurrë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve të shprehur qartë dhe prerë“.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Astrit Patozi, duke reaguar ndaj protestave të organizuara nga LSI në Vorë për përsëritjen e zgjedhjeve.

Patozi tha se megjithëse fitorja e kandidatitit të opozitës është e qartë, ka një përpjekje evidente për ta vjedhur atë në tavolinë nga përfaqësuesit e mazhorancës, kryesisht të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Ndonëse numërimi i votave për kandidatin përfundoi të hënën në drekë, ka një zvarritje të qëllimshme të procesit të numërimit për këshillin bashkiak, e cila shoqërohet me shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor nga përfaqësuesit e shumicës në KZAZ dhe në tavolinat e numurimit.

Dhe ndërkohë që në KZAZ situata është e nderë dhe përfaqësuesit e PD-së ndodhen vazhdimisht nën presion, në Vorë zhvillohen cdo ditë protesta nga militantë të mazhorancës, që pretendojnë manipulimin e zgjedhjeve nga opozita. Ato udhëhiqen në të gjitha rastet nga drejtues të lartë politikë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo është hera e parë në Shqipëri, por ndoshta edhe më gjerë, që pushteti proteston në rrugë, duke akuzuar opozitën se i ka vjedhur votat.

Protestat nisën menjeherë pas daljes së rezultatit për kandidatët, ku përfaqësuesi i opozitës rezultoi fitues me rreth 250 vota. Individë të të gjitha kategorive rrethuan fillimisht KZAZ-në, por pastaj u larguan prej aty vetëm pas ndërhyrjes së ministrit të Brendshëm, për të vazhduar në sheshe të tjera.

Është fare e qartë se LSI shpreson që ta rrëmbejë fitoren e kandidatit të opozitës duke pasur në mëndje shumica të cuditshme, që mund të krijohen në KQZ apo në Kolegjin Zgjedhor, ndonëse nuk ka asnjë argument ligjor dhe provë që të mbështesë pretendimet e saj.

Përfaqësuesit e saj janë shprehur për rreth 500 transferime qytetarësh në 6 muajt e fundit drejt bashkisë së Vorës, por e vërteta është se ato janë gjithësej vetëm 59 raste, që nga janari e këtej, madje njëri prej tyre është edhe i vëllai I kandiatit të LSI-së.  Me kërkesën e mazhorancës për këtë ka nisur një hetim, i cili nuk përbën fare shqetësim për ne. Por dje prokurori i cështjes,Genci Qano, u pa në shoqërinë e zv. ministres së Arsimit, Nora Malaj, e ngarkuara nga LSI për zgjedhjet në Vorë, dhe kjo që sigurisht që është një problem”, tha Patozi.

Deputeti demokrat i ka kërkuar dyshes Rama-Meta që të heqin dorë sa më parë nga cdo përpjekje të dhunshme apo të paligjshme për ta zvarritur dhe bërë pis procesin e numërimit dhe të ndalojnë protestat e nxitura politikisht dhe të udhëhequra prej tyre.

“Në rast se sot po protestohet nga qeveria se Partia Demokratike u paska vjedhur votat, nuk është cudi që nesër të kemi protesta në rrugë dhe sheshe, që Shqipëria të mos ketë fare opozitë. Përdorimi i bandave, i policisë dhe i administratës, kërcënimet dhe shantazhet, goditjet e përsëritura ndaj vetë kandidatit Ismaili, gjatë gjithë fushatës, madje edhe në ditën e votimit, edhe pa këto të fundit, do të ngelen një njollë e zezë e këtyre zgjedhjeve. Ndaj boll më!”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Patozi: Rama-Meta kërkojnë të marrin Vorën në tavolinë”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Realisht ato levizje jane te zgjedhjeve te 2013-es,por nuk do te thote se nuk jane aktive ne 2015-en !
    Prokuroria,duhet te hetoj per personat qe formojne ushtrine rezerviste,te PD-s,per te votuar atje ku ka nevoj partia.

  2. Eftiqia says:

    Ketij Patozit nuk i rruhet shume per Voren,por per ato 6000 hektare toke qe ka PERLARE me cmime qesharake!!!
    Verifikoni pasurite e Patozit ne Vore dhe pastaj te DERDELLITE ai per drejtesine!!!
    O Patoz!
    Shpejt do ta gjesh edhe ti QELINE tende!!!

  3. Lushi says:

    Qenke kokra e legenit

  4. ben says:

    Ik mor Taleban.Ju moret bashkine me vjedhje live para 4 vjeteve,apo harrove?

  5. Likja says:

    LSI, nje e ashtuquajtur parti. Ajo s’eshte gje tjeter vecse nje bande hajnash.

  6. Bardhi Tolabi says:

    Nuk me shqeteson fare kush humbi e kush fitoi ne Vore.Mua me shqeteson fakti se nuk kemi PD.A nuk eshikoni se ne emrin e saj flasin dy veta qe nuk ju takon te flasin ne emrin e saj?As Sali Berisha dhe as Astrit Patozi,nuk jane zedhenesit e saj dhe akoma me keq nuk jane kryetaret ligjore te saj.Ky eshte problem,se nuk kemi nje opozite te organizuar,te drejtuar dhe ky fakt na ben te mendojme se sa te jete Luli ne krye te saj,te tjere do te komandojne ate dhe vendi do te jete pa nje opozite reale….

  7. shigjetari says:

    Beni ankese tek ambasada Amerikane ?

  8. xho says:

    Mos valle te eshte prishur Telefoni. Blla Blla Blla blla. mjaft ore Patoz
    se je nje cironke dhe do te humbasesh.

  9. Piro says:

    Z. Patozi ate gishtin qe ke ngrieur lart gjeji vendin e fute ne b… tende e mos ja trego popullit.Turp per nje politikan te paraqitet me nje fotografi te tille,po sic duket ju te P>D keshtu ini mesuar ta tregoni cdo gje me gisht.Turp edhe nje here turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje