Procesi i numërimit të votave për anëtarë të këshillave bashkiakë po shkon drejt përfundimit. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, që janë në përditësim të vazhdueshëm, deri tani janë numëruar 4865 nga 5301 kuti votimi, ndërsa pritet të numërohen 434 kutitë e fundit.
Numërimi ka përfunduar në 6 qarqe të vendit, konkretisht në Kukës, Vlorë, Dibër, Elbasan, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa është drejt fundit në Lezhë, Berat e Tiranë. Më mbrapa janë qarqet Shkodër dhe Durrës, ku numërimi ka pasur ndërprerje.
Referuar shifrave të publikuara nga KQZ pak pas mesdite, rezulton se në qarqet Lezhë, Tiranë, Vlorë, Durrës, Berat, Elbasan, Fier dhe Korçë, Partia Socialiste është forcë e parë; ndërsa aleatja e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim, është forcë e parë në votat e marra për këshillin bashkiak të Gjirokastrës, ndërsa renditet e dyta në qarkun e Lezhës, të Elbasanit, Beratit dhe Fierit.
Partia Demokratike, figuron forcë e parë në votat e fituara për këshilltarë në tre qarqe në veri të vendit, Kukës, Dibër dhe Shkodër, dhe si forcë e dytë në katër qarqe të tjera.
Më poshtë vijojnë votat për këshilltarë, të marra nga subjektet PS, LSI dhe PD, në të 12 qarqet e vendit, mbështetur në infomacionin e KQZ-së, i publikuar deri në orën 12.15.
Qarku KUKËS përfundon numërimi i 170 kutive
PD 5407 vota 11.90 %
PS 2539 vota 5.59%
LSI 2369 vota 5.21%
Qarku LEZHË, 224 kuti të numëruara, nga 260
PS 7692 vota 13.58
LSI 6528 vota 11.53%
PD 6269 vota 11.07%
Qarku SHKODËR 258 kuti të numëruara, nga 418
PD 23. 622 vota 30.55%
PS 11.294 vota 14.61%
LSI 10.552 vota 13.65%
Qarku TIRANË 1080 kuti të numëruara, nga nga 1167
PS 123.634 vota 34.05
PD 94.525 vota 26.03%
LSI 67.783 vota 18.67%
Qarku VLORE ka përfunduar numërimi i 443 kutive
PS 34.833 vota 32.34%
PD 16.670 vota 15.48%
LSI 12078 vota 11.21%
Qarku BERAT 274 kuti të numëruara nga 303
PS 22190 vota 29.12%
LSI 16720 vota 21.94%
PD 12325 vota 16.17%
Qarku DIBËR ka përfunduar numërimi i 265 kutive
PD 12271 vota 16.94%
PS 11.608 vota 16.03
LSI 7249 vota 10.01%
Qarku DURRËS 314 kuti të numëruara nga 451
PS 26 735 VOTA 26.22%
PD 24187 23.72%
LSI 19.484 vota 19.11%
Qarku ELBASAN është mbyllur numërimi i 544 kutive
PS 33.573 vota 21.35%
LSI 23711 vota 15.08%
PD 23600 vota 15.00%
PDIU 12546 vota 7.92
Qarku FIER ka përfunduar numërimi i 548 kutive
PS 57.437 vota 31.97%
LSI 33.985 vota 18.92%
PD 31 301 vota 17.43%
Qarku GJIROKASTËR ka përfunduar numërimi i 235 kutive
LSI 12.848 vota 22.10%
PS 11.742 vota 20.20%
PD 9053 vota 15.57%
Qarku KORÇË është mbyllur numërimi i 460 kutive
PS 33935 vota 26.02%
PD 24981 vota 19.16%
LSI 20733 15.90%
Votimi per pushtetin vendor eshte ne rang bashkie keshtu qe edhe rezultati duhet pasqyruar ne forme te tille. Keshtu nuk del qarte se kush dhe sa ka marre, sepse brenda nje qarku ka disa bashki te cilat mund te kene fitues te te dyja kraheve.