"Një klikë prej 100 personash, që vepron si grup i organizuar ka marrë peng drejtësinë shqiptare"

25 Qershor 2015, 15:14Politika TEMA

Debati për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe nevoja për reformimin e tij është zhvendosur në Universitetin Ismail Qemali, në Vlorë.

Në debatin e radhës kanë qenë të pranishëm gjyqtarë, avokatë, pedagogë dhe studentë të mbledhur nga gjithë vendi e jo vetëm nga qyteti bregdetar.

Debati u fokusua në kuadrin kushtetues në bazë të të cilit ushtrojnë veprimtarinë e tyre institucionet e drejtësisë në vend. Në fjalën e tij, ambasadori britanik Nicholas Cannon vlerësoi se reforma në drejtësi është një proces i rëndësishëm, ndonëse i vështirë.

“Më duhet të them se në zemër të gjyqësorit shqiptar është ngritur një klikë gjyqtarësh që veprojnë në grup, duke e përdorur sistemin gjyqësor për përfitime, duke blerë dhe shitur drejtësi. Korrupsioni në gjyqësor e bën të vështirë luftën ndaj kriminalitetit”, deklaroi Cannon.

Cannon vlerësoi se, sado që policia dhe prokuroria të bëjnë punën e tyre, nëse ekzison një sistem gjyqësor i korruptuar, masat ndaj krimit nuk do të jenë kurrë efikase.

“Komisioni Evropian ka identifikuar si pengesën numër një për progresin drejt Bashkimit Evropian sistemin gjyqësor. Pa reformën në drejtësi procesi i integrimit të Shqipërisë do të bllokohet”, vijoi ambasadori.

Ai shtoi se, një grup i vogël njerëzish, më pak se 100, po helmojnë institucionet dhe shoqërinë shqiptare, duke mbajtur peng të ardhmen e një kombi të tërë, raporton TCH.

Ndërsa Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, tha se, përmes paanshmërisë dhe transparencës mund të kapërcehen problemet e ndryshimeve kushtetuese në vend.

34 komente në ““Një klikë prej 100 personash, që vepron si grup i organizuar ka marrë peng drejtësinë shqiptare””

    1. Devolliu says:

      Ça thonë këta more… Naltmadhëria e tij, shkëlqesia e tij Nishansakati i Saliut që drejton Drejtësinë, na thotë se ” Duhet t’i mbajmë duart larg nga Sistemi i Drejtësisë pasi ai do të korrigjojë vetveten”.

  1. Zigur Qarri says:

    Gjygjsori eshte ne sherbim te politikes,gjithmone duke braktisur ate qe bie,dhe duke u bere pale me ate qe vjen ne pushtet.Eshte Gjygjsori i korruptuar,sepse eshte politika e tille.Gjygjsori eshte masha politikes.
    Gjygjsori eshte ne dore te politikes,pa te cilen nuk mbijeton as 24 ore.
    Ilir Meta i ka futur te gjith ne thes,drejtesine dhe partite politike.
    Tre te inkriminuar nuk u larguan nga kanditatimi ne zgjedhjet lokale!!!
    Depuetet e inkriminuar qendrojn akoma ne Parlament!!!!
    Gjygjsori nuk eshte i pavarur,prandaj fajtor per korrupsionin jan vetem politikanet.Gjygjsori eshte vetem pasoje e korrupsionit,poltika shkaku.

  2. Kjo s’perben asgje te re per shqiptaret .
    Shqiptaret s’dijne vetem kte ,por edhe kush ka sherbyer si SUPORT ,
    qe ne Shqiperi te deshtoj Demokracia ,
    kush injektoj islamin rradikal ne Shqiperi ,
    populli te ciles ,s’donte me dit me islamin .
    Ka “Burra shteti” dhe yje ne ngjitje ky vend,
    z,am basa dor -os be ect

  3. falcon says:

    Zigo një vërejtje te vockël;është GJYQ-ësori e jo GJYGJ-ësori

  4. era says:

    Gjyqesorit shqipetar i duhet vene tritoli nga themelet sepse boll na kane degjeneruar si komb.

  5. demokrat says:

    Mes shqip se e ka thene z.Ambasador nuk behet, por z. Ambasador do te bente me mire te ofronte 100 gjyqtare angleze pet te cuar te gjithe Koza Nostran e drejtesise shqiptare filimisht ne shtepi, dhe pastaj nje e nga nje, qe nga pastruesit dhe shoferet deri tek i gjithe KLD ne burg.Ajo qe duhet te ishte segmenti me i paster i shoqerise shqiptare eshtte segmenti me i kriminalizuar dhe i korruptuar.Le te behet nje proces i ngjashme me ate ne Afriken e Jugut, dhe te fillohet nga monstra e pare e drjetesise shqiptare, Prele Martini.

  6. alti says:

    KLD eshte gjygjesori i gjygjesorit . Ky sot eshte ne dore te Nishanit ,dhe dihet nga i merr udhezimet . Kjo gjendje qe permend ambasadori, nuk ka filluar sot ,por ka 25 vjet qe kur PD dhe Saliu moren pushtetin, dhe duke perdor slloganin ,ne lufte kunder komunizmit dhe hapen kursine e Plepave qe nuk ngeli kasap ,kepucar dhe te tjere qe nuk u be gjygjtar dhe prokuror . Ky kontigjent vazhdon dhe sot duke i shkaktuar shtetit dhe popullit shqiptar nje dem kolosal ,ku krimi vepron arrestohet , paguan dhe perseri e ke ne rruge,praq kemi te bejme me nje cikel te krimit. Ky klan sot si shperblim i politikes , ka para dhe prona qe nuk mund te justifikohen me rrogat qe kane. Reforma eshte e domosdoshme ne drejtesi, dhe KLD bashke me gjykaten kushtetuese te shkrihen , dhe te krijohet gjykata supreme sic e kane USA ,dhe keshtu largojme gjygjesorin nga politika duke vendosur ne krye jurist pa parti por me kariere te shkelqyer.

  7. Likja says:

    Ore kam nje pyetje: vertet doli nga burgu ai hajduti i LSI-se, drejtori i barnave, Pjerin Xhuvani? Po te jete e vertete duhet dhene alarmi. Ilir Floriri nuk mbahet, nuk ka burre nene qe t’i vere fre. Jemi te rrezikuar qe te gjithe.

    1. Zigur Qarri says:

      Eshte ne hetim te lire!!!Drejtesia shqiptare nuk funksionon as edhe 1%.
      Pjerin Xhuvani duhet ishte per burg,qe kur fallsifikoi,qe Kostandin Xhuvani ishte trajtuar si pacient ne psikiatrine e Elbasanit,per te justifikuar plagosjen ne Gjinokaster.Por asnjeri nuk u denua.Kostandini doli pa lagur,qe me pas te shkaktonte edhe kater viktima te tjera,kurse i korruptuari Pjerin Xhuvani u emrua Drejtor per te vjedhur miliarada.Sa te kete Liken,besoj se edhe kete here do dali pa lagur.Sikur eshte demtuar Likja,shteti eshte demtuar!

      1. sit.. back....and relaks → says:

        Doli i pafajshem fullhani qe ia vodhen apo e vodhi vete banken diten per diell e jo me xhuvani qe eshte peshe lehte perballe fullhanit e kompani

  8. Tirana says:

    Gjyqesori ne Shqiperi eshte kupola e mafies shqipetare.Nga viti 1992 e ketej 75 deri 80 perqind e gjyqeve per vrasje,per droge ,per prostuticion,per grabitje,per prona,etj jane fituar ata qe kane paguar prokuroret e gjykatesit.
    Keta gjykates e prokurore te korruptuar i kane blere vendet e tyre te punes duke paguar tek zyrtaret e larte qeveritare e partiake.Kujtoni akuzat e dyshimet qe jane hedhur per Bamir Topin dhe Bujar Nishanin per shitje te vendeve vakante per gjyqetar e prokuror apo per levizjet e tyre nga nje rreth ne tjeterin apo edhe per ngritje ne pergjegjesi ku shumat jane mbi 50 mije euro e lart.
    Fenomeni me i vecante qe mafia e gjyqesorit dhe e prokurorise e te gjitha niveleve qe ka vene ne zbatim keto 10 vitet e fundit eshte edhe lenia pas trahsgimtareve te tyre ne keto poste pasi ne pergjithesi djemte e vajzat e prokuroreve, gjyqetareve , avokateve e notereve kane mbaruar e mbarojne fakultetet juridike ne shqiperi e jashte .
    Shteti i ri i rilindjes ka se cte luftoje tek kjo mafie , ajo nuk duhet te hedhe rrenje ne sistemin gjyqesor ndermjet brezit te ri

  9. Opinionisti says:

    Nxirrni listen dhe shpallini “persona non grata”.
    Boll me deklarata.

  10. Leone-53 says:

    Nje nder “ilacet” e permirsimit te jetes politike ne Shqiperi do te theksoja dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor ne pjesmarjen e ne shqiptarve qe jetojme jashte vendit por qe e NJOHIM SHUME MIRE kush jane ata “politikan” qe lozin me vendin tone.
    Edi Rama e “njohu” kete te drejt KUSHTETUSE tonen ketu ne Milano ne qershor te 2013-tes (edhe ne Greqi gjithashtu) ne fushaten elektorale por asnjehere sdo ta veje ne jete sepse nuk i intereson sepse ne emmigrantet jemi te PAMVARUR si ekonomikisht dhe ideollogjikisht dhe ky REALITET nuk i shkon pershtat Rames (pa folur per Berishen qe do ta “tmerronte” prania e perfaqsuesve tane aty.
    Per pasoje kjo situate do te vazhdoje deri sa ne te arrijme qellimin tone me forcat tona dhe deri athere:
    -Berishen do ta votojne “skllevrit” e tij qe kane perfituar aq shume ne kohen qe ka qeverisur ai.
    -Ramen do ta votojne besniket e PS-se.
    -Meten do ta votojne ata qe i “besojne” thasve me miell te tij sepse ai (Meta)
    ka “mbjell” varferine dhe di si “ta korre” ate me ato qe ka fituar kur ishte “paterica” e Berishes (2009-2013) me ane te 4 deputetve te tij te majte.

  11. politicus says:

    a ka veshe llapushe Ed Roma te degjoje se cfare thone europianet – ka dy vjet qe helmohet nga pordhet e nje sakati mendor qe e ka emrin Jar Kapderri!!! Ne krye te Drejtesise nej Kapderr eshte kulmi i Shkerdhimit te Drejtesise.

  12. Ne shqiperi gjyqetarer e prokuroret jane te pandeshkueshem e prandaj bejme ctu doj rrocka! une mendoj qe bota e ka zvjidhur kete vite me pare ku ka bere per shembull me plumba ne koke e bomba ne bithe legen te drejtesise! tani edhe ne duhet te veprojme si mesezite tane, eu usa!

  13. Vlora says:

    Nuk do te kete drejtesi te paaneshme derisa te jene gjykates te tille si alaudin malaj dhe gjinovefa gaba , pjese e sistemit gjygjesor

  14. hipo says:

    He me se eshte tallur,Saliu bertet akoma per drejtesi,President torollaku eshte koka e korrupsionit,por e gjithe bota eshte e korruptuar,Shqiperia e varfer nuk eshte e korruptuar por e shpartalluar,ska bir nene ta rregulloje,ndoshta per ndonje fukara edhe zbatohet ligji,por hajdutet e vertete jane jashte Shqiperise dhe kerkojne drejtesi.

  15. Arber Iliri says:

    Largojini sa me pare nga detyra gjykatesit e korruptuar.Lerini procedurat, thjesht largojini, nese nuk e ben Jari largojeni dhe Jarin, une mendoja se bashke me zgjedhjet vendore do ishte votuar edhe per Presidentin por ju nuk ua mban bytha per nje president te zgjedhur nga populli.

  16. Petro says:

    Si mund te kuptohet nje sistem drejtesie i moralshe, kur shoqeria e tere eshte zhytur ne antimoral.Dhe gjyqtaret apo prokuroret jane pjese e kesaj shoqerie.Shume veshtire.Jam pesimist.s’di nga ta kapesh aq me teper me deputet gjysma e te cileve me shkolla te blera e te korruptuar.

  17. shoku " Shpati " says:

    Nuk e kane fajin gjykatesit por KODI PENAL dhe ai CIVIL . Po u vendosen denime fikse asnje gjykates nuk loz dot me ligjin . Mos te bejne te huajt sikur nuk e kuptojne !

  18. Barist ne Vicitol says:

    Duke mbeshtetur komentuesin “Haleja e Duhur”, gjykatesit nuk duhen zevendesuar vetem me qen, por edhe me BUCE.

  19. temujin says:

    Bo bo paska shku raporti “for your eyes only”…

  20. NIO says:

    Tani e paskan marre vesh keta kush e drejton gjyqesorin dhe prokurorine cudi e madhe … po cuditet vete cudia … ti besh nje pyetje ketyre barbonave me kollare … po pas 10 vjetesh mos valle Saliu do te dali kriminele , baroni i lazaratit , ka vjedhur votat , eshte me origjine serbe ???? …

  21. Daja says:

    Heejjj! Jeni gabim mer daje e spo e merrni vesh mire me duket..
    Mbajeni mend! Gjyqesori eshte skaji fundor I segmentit te drejtesise.
    Derisa vjen ketu ceshtja, dosja, rasti, quajeni si te doni, eshte holluar nat fare feje sa dgjykates ne mjaft raste I mbetet dopjo gjashta pa dashje pasi fija keputet.
    Nga ana tjeter gjykimi behet I hapur dhe gjykatesi kur ka nje ceshtje te mberthyer mire ne prova nuk ka nga e luan bishtin… Tjeter kund flen lepuri I madh… Nqs ndonje lepur deperton nga rrjeta e policies te jeni te sigurt se te shumtet mbeten ne rrjeten e prokurorise …
    PS ketu e kam fjalen per ceshtjet penale pasi ato civilet po ata perpunohen ne gjykate por mos harrojme se aty ka dy pale dhe sejcila ben luften e saj…..

  22. ss says:

    Kjo pune zgjidhet kollaj Me 10000 euro per kok te vriten gjykat dhe prekuror Ne qoftese se vret 2 tarifa ritet Dhe per ta vertetuar qe eshte ekzekutuar duhet te sjellin gezhojen e arte Keshtu eleminohet dhe korrupsioni kjo fare e keqe qe ka mbir gabimisht ne vendin tone Puna e par duhet te filloj qe nga jari pastaj pastrohen bajgat e tjera Bile sduhej ta kishte fatin e hidhur policin qe e vrane por Jari basha kok lopa dhe fytyre hanxhari berisha se shum plag i kan hapur ketij popullt me halle

  23. oldman says:

    HARROJENI!

    NUK BEHET DREJTESI NE SHQIPERI NGA GJYKATES SHQIPTARE, PER NJE DERI DY BREZA.
    E NJEJTA GJE DUHET THENE EDHE PER RENDIN.
    DREJTESIA DHE RENDI MUND TE VENDOSEN ME SHPEJT NGA NDERKOMBETARET.
    TE GJITHA FUNKSIONET E TJERA QE MBETEN JANE KOMPATIBEL ME SHQIPTARET.

    KEQ ME VJEN!

  24. filani says:

    Tani beni listen e top 100, jepuani ca kalamaneve ne Lazarat se i qerojne ata per c leke.

  25. ??? says:

    Nuk eshte vetem gjyesori por edhe prokurori,edhe “policori”.Pse,p.sh.policori,qe ruante te kapte te korruptuarin ne gjyqesorin e Vlores,kapi gjolekun dhe shoferin,pse nuk e vazhdoi ndjekjen,dhe te shikonte ku do te perfundonin 20mije eurot.E ndaloi ndjekjen e metejeshme sepse do te dilte koka e madhe atje lart…dhe e kapem te korruptuarin!!!qe ishte shoferi.

  26. kurkushi says:

    Ne rast se z.Ambasadore e kane seriozisht per ato qe thone,Abasadoret e SH.B.A.dhe te vendeve te Europes te shpallin non grata te gjithe keta gjyqtare per vendet e tyre duke botuar dhe listen perkatse dhe dote shohim se cfare do te ndodhi.

  27. sulo permeti says:

    Rrofte GJIN GJONI!! dhe per hajer ju befte,pas Nishanxhiut president.

    1. denisadrian says:

      Duhen veprime te shpejta che drastike per pastrimin e gjyqesorit kriminal.Edi Rama,shpesat Jane tek TY.

  28. lili says:

    Kjo eshte ndihma e Juaj 25 vjecare per Shqiperi!keto Jane frytet e perkrahjes tuaj per ‘eliten politik’ qe na impononin qe 25 vjet!
    Prape do kemi vleresime si zgedhjet ma te mira,prape do kemi trajnime te ‘ma te mirete ‘ nga ju!
    Deri kur ?
    Déri kur do tallen me popullin shqiptar? Keni te gjitha si pergjimet,si dokumentet bankare,si fotot e tyre me Krim in edhe nuk doni me vepruar!
    Pse?
    Sepse ju shantazhoni edhe ma shume,ju korruptoni edhe ma shume,ju keqperdoreni edhe ma shume!
    Enough is enough!tregon faktet-edhe keni nje mije e nje mundesi si- ose shut up!

  29. Rias says:

    Duhet reforma…ka qelbesira ne drejtesi dhe ne qofte se nuk ka drejtesi nuk ka as shtet dhe demokraci. Ky eshte sistemi me i poshter ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje