Kandidati i koalicionit të majtë për bashkinë e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj rezultoi sot fitues ndaj kandidatit të djathtë, Anton Kokaj, me rreth 1500 vota më shumë.
Në përfundim të numërimit të 79 kutive të kësaj bashkie, pjesë e qarkut Shkodër, kandidati Marinaj mundi të siguronte 10.294 vota ose 54.59% kundrejt 8632 votave të kandidatit Kokaj.
Malësia e Madhe ishte fundit ne vend që nuk kishte përmbyllur procesin e numërimit të kutive te votimit për kryebashkiak.
Mosmarrëveshjet e shpeshta mes anëtarëve të grupeve të numërimit kishin çuar në ndërprerjen e herëpashershme të procesit, duke sjellë vonesa të pajustifikueshme.
Madje paraditen e sotme, kryetarja e KQZ-së Lefterje Luzi paralajmëroi numëruesit e kësaj zone zgjedhore se në rast se do ndërprisnin procesin e numërimit, do te kalonin për ndjekje penale. Mësohet se pas dy orësh në këtë KZAZ pritet të nisë numërimi i votave për anëtarë të këshillit bashkiak.
epo shyqyr me ne fund u numeruan edhe ne Malesine e Madhe. Sa e madhe paska qene kjo Malesia e madhe……u deshen 4 dite per ti numeruar….
Urime fituesit.