Mbi dy mijë vjet më parë, Herodoti, shkruajti, “Në paqe djemtë varrosin baballarët; në luftë, baballarët varrosin djemtë.”
Të dashur prindër, vëllezër e motra, të afërm e miq e kolegë të Ibrahim Bashës,
të nderuar autoritete të larta të shtetit dhe të klerit, shkëlqesi ambasadorë, zonja e zotërinj ministra, deputetë dhe të gjithë ju të pranishëm në këtë ceremoni lamtumire,
Ibrahimi, siç na e kujtoi xhaxhai i tij mbrëmë, mund të ishte varrosur si dëshmor i rënë në luftë, sepse dy herë me radhë, kishte qenë në misionet luftarake të NATO-s. Por ai sot, do të varroset si dëshmor i rënë në krye të detyrës, në kohë paqeje.
Egërsia në paqe, shfaqet përgjithësisht në forma më pak ekstreme se sa në luftë. Por nganjëherë ajo merr formën e një ekstremizmi vrastar që vetëm lufta mund ta bëjë të pranueshëm, si pjesë të natyrshme të saj. E kur kështu ndodh, ne të gjithë ngremë kokën të pafuqishëm, për të kuptuar lojën tekanjoze të fatit apo vullnetin e Zotit, dhe në pamundësinë më të skajshme përpiqemi megjithatë të marrim vesh diçka që i tejkalon fuqitë tona për të kuptuar.
Është një stërmundim po aq ekstrem sa vetë loja e fatit, që ne të tjerëve na bën të kërkojmë fjalë shëruese, të cila asnjëherë nuk na vjen dot për familjen e mbledhur grusht nga befasia e një humbjeje të pakuptimptë; ndërsa familjarët e prindërit sidomos, ky stërmundim, i transformon në mishërimin e një dhimbjeje që s’ka Zot, e jo më fjalë ta bëjë të durueshme.
Unë s’e kam njohur Ibrahimin.
As të gjithë ju, që keni ardhur ta përcillni sot me nderime jo për kush ishte personalisht për ju, nuk e keni njohur.
Ne nuk dimë asgjë për oborrin ku ka hedhur hapat e parë, rrugicën ku ka gjuajtur topin e parë, shkollën ku ka lënë mësimin për herë të parë, vajzën ku ka hedhur shikimin e parë; nuk dimë çfarë i pëlqente të hante, të bisedonte, të bënte në kohën e lirë; as çfarë muzike e tërhiqte më shumë dhe cilës skuadër futbolli i ishte besnik; nuk dimë as si u ndje kur iku për të luftuar jashtë atdheut, e as çfarë tregonte kur u kthye.
Ne nuk e njihnim Ibrahimin dhe as do ta njohim ndonjëherë. Por, ne erdhëm sot këtu ta nderojmë atë, edhe pse nderimi ynë nuk mund t’ia kthejë atij të ardhmen që u vra bashkë me të; edhe pse prania jonë pranë tij sot, nuk mund të jetë një kujtim tjetër në rrugën e jetës së tij të re; edhe pse përulja, dhimbja e fjalët tona, nuk mund të zbusin zemrën e bërë gur të familjarëve dhe, sidomos, të prindërve të tij.
Jeta që Ibrahimi mund të kishte më tutje, gëzimet që ai mund t’u falte më tej prindërve, dashuria që mund të vazhdonte t’u jepte motrave e vëllezërve, kanë ikur të gjitha. E ardhmja dhe ëndrrat e tij kanë mbaruar, sepse jeta e tij ndaloi për shkak të detyrës. Por, pikërisht kjo e vërtetë e papranueshme na solli ne të gjithëve këtu, për të përcjellë me nderime jo njeriun që nuk njihnim, po të gjithë ata që janë gati të vdesin bashkë me të ardhmen e ëndrrat e tyre, për paqen e sigurinë e të gjitha familjeve tona.
Ibrahim Basha është sot të gjithë ata së bashku.
Duke nderuar këtë njeri, me të cilin neve nuk na lidhte personalisht asgjë, ne nuk përulemi përpara një personi të vdekur po përpara një simboli të sakrificës. Trupi që na ka mbledhur sot këtu, është trupi i një dëshmori dhe njëkohësisht shëmbëlltyra e një ideali. Ai qëndron përpara nesh, si dëshmi e gjallë e vlerës së paçmueshme të paqes e të sigurisë për të gjithë dhe e nevojës, për t’u kujtuar gjithnjë, se paqja e siguria e familjeve tona, nuk është dhuratë e Zotit, por përkushtim e sakrificë e njerëzve që nuk i njohim dhe s’do t’i njohim kurrë. Por, pikërisht këtyre të panjohurve që ndodh, ja kështu si sot, t’ua dëgjojmë emrin kur s’janë më, u detyrohemi gjënë më të rëndësishme për familjen e secilit prej nesh; vazhdimësinë normale të jetës sonë, gëzimet që na falin fëmijët tanë, dashurinë që japim e marrim nga njëri-tjetri.
U detyrohemi sigurinë e të ardhmes dhe të ëndrrave tona.
Askush nga ne nuk e di sa të gjatë e kemi mbi këtë tokë. Ne nuk e dimë se kur dhe si, pse jo e jo, fati ynë do të përmbysë përgjithnjë planet tona. Por me të njëjtën siguri që ne dimë, se nuk kemi asnjë fuqi ta zmbrapsim ndërhyrjen e mistershme që do të ndërpresë jetën tonë, ne dimë gjithashtu se mund të zgjedhim vetë si ta jetojmë, kohën që na është dhënë.
Ne mund të japim dashuri, jo urrejtje.
Mund të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë, jo të mendojmë vetëm për veten.
Mund t’u mësojmë fëmijëve tanë të jetuarit me gjërat që vlejnë me të vërtetë, jo me arritjet e kollajshme që squllin trurin e shkretojnë shpirtin.
Ne mund të zgjedhim respektin për tjetrin, në vend të përçmimit; respektin për ligjin, në vend të shkeljes së ligjit; anën e duhur të historisë së vendit tonë, në vend të anës së gabuar.
Por, në të gjitha rastet, në zgjedhjen që ne bëjmë, ne s’jemi asnjëherë të pandikuar nga shembujt me të cilët rritemi, nga modelet në të cilët besojmë, nga njerëzit të cilët admirojmë.
E unë dua t’u përulem sot me ndjenjën më të sinqertë të respektit, prindërve të Ibrahim Bashës dhe t’ju them:
Djali juaj jetoi me gatishmërinë për të dhënë gjithçka, sepse ju i dhatë gjithçka.
Ai ishte në anën e çdo familjeje shqiptare që kërkon siguri e qetësi, sepse ju i mësuat atij vlerën e nderit, të respektit e të detyrës.
Sado e pamundur qoftë për ju sot, kur ju duket e kotë çdo frymëmarrje teksa djali juaj ka pushuar së marri frymë, unë ju përgjërohem të mos mendoni vetëm për atë që ai ishte, apo për atë që mund të bëhej; të mos e torturoni veten vetëm me kujtimet që ju la, apo me parafytyrimet e nipave ose mbesave që nuk ju dha dot. Por ju lutem të mendoni edhe se sa shumë fëmijë apo të rritur, se sa shumë familje shqiptare janë mirë, edhe falë përkushtimit e sakrificave të djalit tuaj e të shokëve të tij të armëve.
Ai sot do të prehet në varrezat e dëshmorëve të atdheut dhe është bërë përgjithnjë pjesë e gjakut të të gjithë atyre, që po kryejnë e do të kryejnë në gjenerata të tjera, misionin e punonjësit të Policisë së Shtetit.
Një fjalë e vjetër thotë: Në fund fare, e vetmja gjë që mund të shpresojmë, është që fëmijët tanë do të na bëjnë krenarë duke bërë dallimin në këtë botë.
Ibrahimi e bëri dallimin edhe kur u kthye krenar në shtëpi pas misioneve të vështira jashtë vendit apo në operacionet policore brenda vendit, po edhe kur nuk u kthye dot më, për shkak të detyrës.
Unë nuk e njihja.
Por, për mua ai është bërë një tjetër shembull i gjallë nga ata që ndikojnë zgjedhjen e njeriut, në mënyrën se si vendos ta jetojë qëndrimin e vet të përkohshëm mbi këtë dhe dhe ta bëjë detyrën që i takon. Ashtu siç është bërë padyshim një shembull frymëzues, jo vetëm për të gjithë ata që do të vazhdojnë të kryejnë detyrën e punonjësit të Policisë së Shtetit edhe për të, po për këdo tjetër që kërkon frymëzim për ta jetuar jetën duke bërë krenarë prindërit e vet.
Ju, prindër, vëllezër e motra të Ibrahim Bashës, jeni sot një familje dëshmori që në breza do të krenohet me gjakun që dha për popullin e Shqipërisë gjaku juaj.
Ju, punonjës të Policisë së Shtetit, keni nga dje një detyrim më shumë për ta mbajtur të panjollosur uniformën e trupës suaj jetike për sigurinë e qetësinë e këtij populli, dhe një motiv të fortë më shumë për ta luftuar me kurajo, pa mëshirë e sukses krimin.
Ne, që të gjithë, kemi nga dje një arsye më shumë, për të ecur më shpejt përpara, në drejtimin e duhur, që t’u japim fëmijëve të Shqipërisë një atdhe të denjë për gjakun e të rënëve në krye të detyrës.
Lamtumirë mik i panjohur dhe të qoftë i lehtë dheu!
*Fjala e kryeministrit Rama gjatë homazheve për Ibrahim Bashën
Ma shpife kapiten me kete patetizem…
Ju rrofte korrupsioni ju, se nuk e cani bithen per djemte qe vriten.
Dashuri dhe dhembshuri per familjen. Heronjte mbesin gjalle, kurre nuk vdesin.
ik te SHQUPI dhe komento ò Lym-Fiqiri RRote Kari Veliaj….. ngushellimet me te perzemerta familjes se Ibrahimit ? ?
E Skifter – sa te paguan Veliu qe te punosh neper bllogje?
shkelqyeshem si gjithnje. Lamtumire e ndjere, por nuk mjafton Z. Kryeminister. po nuk shpore frymezuesin e krimit do te vazhdosh te shkruash nekrologji dhe shume shpejt tenden do ta lexoje Kryekrimineli i Shqiperise
udhe te mbare , bashkombasi im!
rrenqethese !
ky eshte obama i shqiperise
bravo edi
Obama madheshtor i nje vendi te vogel!!!
per ata qe u vrane me 21 janar cbere zotrote, per familjen e aleks nikes, ziverit, etj cbere zotrote? bere gje drejtesi? po presim te shohim cdo besh ne kohen qe te ka mbetur
sa jane vrare ne kohen e saliut…
por asnjehere dhe askush nuk i ka nderuar keshtu.
Ka shkruajtur prindi, vellai, shoku, i njohuri e mbi te gjitha njeriu qe ndjen dhimbje.
O Lym (dole llum) a nuk pate nje fjale te mire per kete djale te ri qe dha jeten edhe per ty, qe te llomotitesh brockulla. A nuk e shikon qe je ne fund si llum, i vetem ne ligesine tende?
Ty laver tu dhimbs djali deshmor apo kapiteni?
Deri para ketyre zgjedhjeve kishim besim, por tashme ti je shok I krimineve qe vrasin bij nenash qe per ty jane numra dhe te panjohur, ketu ne kete pike je shume I sonqerte dhe cinik ore kriminel, shok I nje ideali I ilir metes dhe. Sali berishes, me te cilet bere. Marreveshje ne kurriz te atyre qe te votuan. Ti ne keto zgjedhje tregove se kriminelet te nevojiten per te marre krujen,kavajen,peqinin,elbasanin e tregove se partine tende e ke blere dhe e jep me qera sa here te duhen para, ti je nje shok I mire I krimineleve qe te vrasin naten e te qajne diten, ti je kryeministi qe ke shpetuar xhuvanet, nje xhuvan qe vrau 6 e nje tjeter xhuvan qe vrau mijra shqiptare duke u vjedhur mjekimin, ti je mik I krimineleve dhe shtirja juaj ka arritur kulimin. Ti je vrasesi I 21 janarit jo me sali berisha I cili eshte falur nga ty.me shpirt shqiptaret urojne qe juve ju ardhte fundi nga kriminelet te cilet I perdore per te mbushur kutite e 21 qershorit.kriminel
Edo bravo per fjalimin por mjafton ta besh shtet kete vend dhe jemi ne rregull.
Drejt dhe ndjeshem…. Bashkohem me ju z. Kryeminister!
Por .. Por.. Se cndjej nje peshtjellim kur kujtoj ca gjera..
Une e di !
Nje dite ti do thuash! ” Mjaft se u cmenda !!!! Nuk mund me te mbaj mbi supe nje hajdut ordiner nje njeri te kriminalizuar fund e krye.
ATEHERE UNE DO TE TE LEXOJ DHE BESOJ MADJE MUND DHE TE BEHEM ANETARE I PARTISE QE TI DREJTON per te realizuar ne praktike idealet e mia shoqerore..
Kjo do te ndodhe nje dite dhe une kete e di por KOHA , EDI, KOHA PUNON JO PER TY NE KETE RAST Ajo iken dhe punon per kundershtarin tend qe sot te futet ne zyre pa trokitur… Shpresoj te ndodhe sa me shpejt te jete e mundur ATEHERE PO MUND TE KTHEHET SHPRESA TEK KY POPULL … NDRYSHE P A L L A V R A ….
Fjalim brilant,por nje paqe sado e keqe eshte me mire se nje lufte e fituar,mjere ai qe iken .Shume keq te vjen qe vriten,por kudo qe ka sherr ka nje emer SALI.Kur sjeni te Zote te kapni kalin kot merreni me mizat,se kali njehre e leviz bishtin dhe i vret mizat.Ai e ka thene qarte ne parlament qe baballaret ia futa burg,nenat po i ….,ju merreni me mizat dhe fjalime patetike.Boll me,sjeni te zote se nuk ju le Kocoja,Bregasi e te tjere qe presin si hijenat ta shqyejne shqiperine.Ngushellime per familjen e te ndjerit.
….po ,prekese si fjale e denje per tragjedite shekspiriane i bashkohem me modesti asaj qe eshte thene dhe diku mes rreshtash mund te shtoj edhe une ndonje fraze pikellimi per kete sherbetor te shtetit, qe u nda me familjen me shpresen se do ti takonte rishtas vellezer emotra dhe u kthye ne nje kuti druri ku e qajne motrat vellezerit dhe nje komb i gjithe i perulet me respekt, por me duket se kryeministri eshte dash me u betu per ate se gjaku i tij do te shpagohet ,pertej modelit frymezues ajo qe kerkon qytetaria nuk eshte heroizmi si model qytetarie,por venia ne vend e kauzes per te cilen i ndjeri dha jeten,nuk mund nje komb te prodhoje heronj nese nuk resèpekton kauzen e tyre me vepra dhe jo me fjale. askush nuk do te shkoje qoft per se largu nder mendje idene se do shkoj te vritem per atdheun , nese atdheu nuk mendon per femijt e mi, Kryeministri duhet ti jepte garanci familjareve te te ndjerit se pa iu tretur kockat te ndjerit , ai qe e vrau do te paguaje , kjo eshte shqiptare, eshte zakonore eshte njerezore
kam nad se do ta tregosh vehten mbrenda ktij mandati si ivetquajtur misjonar.DREJTSI
kam nad se do ta tregosh vehten mbrenda ktij mandati si ivetquajtur misjonar.DREJTSI.ose per ndryshe ke me shkua en fe satam
I prekur ne zemer nga vdekja e nje djali ne lulen e rinise, i prekur ne shpirt nga fjalet e kryeministrit tone ku nuk u ndje asnje fjale urrejtje apo hakmarrje, shoh me shprese se e ardhmja do te jete me e mire, se Shqiperija ka rene ne duar njerzish te ndershem dhe patriot. Falemnderit o Zot.
Pushofte ne Paqe
po ta kisha pas njoh
Do te kisha pas deshire ta kisha shok
Nderime Familjes per ket Trim
Po se kuptoj edhe ne kto raste disa komente jane te rendomta… Qofte ne paqe ai qe shkoi
Nuk kishte gje me te dhimshme se sa kur shihje sot ate funeral, kur shihje ata prinder te pervuajtur qe sot ne vend te gezonin sepse pavaresisht gjithe sakrificave femijet e tyre dolen dinjitoz ne jete, perballen me kete tragjedi.
Por komenti i Dajes eshte plotesisht me vend dhe i goditur per situaten.Gjithcka sot eshte ne doren Tuaj edhe pse s’eshte e lehte
Ai eshte Deshmor i Atdheut – Mirenjohje te Sinqerta Familjes se Ibrahimit.
VRASIA NE LAZARAT ESHTE POROSITUR NGA SALI BERISHA PER TE LARGUAR VEMENDJEN NGA HUMBIA E THELLE NE ZGJEDHJET VENDORE.