Ambasadori Lu: Raste shokuese të vendimeve nga Gjykatat, vetëm 3 gjyqtarë të dënuar

6 Korrik 2015, 11:35Kronika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu i ka bërë thirrje politikës shqiptare dhe shoqërisë çivile të bashkohen për të luftuar korrupsionin në drejtësi, pasi sot numërohen vetëm tre gjyqtarë të dënuar për këtë vepër penale.

I pranishëm në tryezën konsultative për Reformën në Drejtësi, që po zhvillohet në Durrës, Lu theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi, teksa nënvizoi se korrupsioni është plaga që duhet kuruar.

Në fjalën e tij, Ambasadori Amerikanë u shpreh se sot lexohen dhe vërehen raste shokuese të vendimeve në drejtësi.

“Të gjithë kemi parë raste korrupsioni në drejtësi. Të gjithë janë  përballur me këtë plag, por ka raste kur vendimet janë edhe shokuese”, tha Lu.

Sipas tij, korrupsioni duhet të jetë fokusi i luftës.

“Në vitet e fundit vetëm 3 gjyqtarë janë dënuar për korrupsion, por asnjë prokuror. Ky është një fakt që duhet të na bëjë të mendojmë dhe të kuptojmë se ku duhet ndërhyrë”, tha Lu.

Ai shtoi se duhet një bashkëpunim i gjerë mes politikës dhe shoqërisë çivile.

“Drejtësia është e mirë për të gjithë. Për politikën, për qytetarin për të gjithë dhe prandaj duhet një pjesëmarrje e gjerë e publikut në konsultimet për reformën në drejtësi”, u shpreh Lu.

 

7 komente në “Ambasadori Lu: Raste shokuese të vendimeve nga Gjykatat, vetëm 3 gjyqtarë të dënuar”

  1. liqeni says:

    po PD ku eshte ne kete reforme,a po ka hallin e sali kriminelit?

    1. Toni says:

      oooooo Luuuuu po akoma nuk e njeh korpoaten gjin gjoni me shoke ti …

  2. stela says:

    O Lio, dole prap n’skene ti?????

    Lio, liri-demokraci & poshte diktatori…….

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Z.Ambasador !
    A e dini, se kush e ka bere ,emrimin e prokororeve dhe gjyqtarve te plepave ???
    Kush i ka emeruar dhe shkarkuar Prokurorin e Pergjithshem,ne keto 25 vjet?

  4. Giusepe says:

    Heee mooooo Ramaaaa ! Kembanat bien per ata qe kane veshe ! Perse ti dhame votat ?!

  5. Dashnori nga Peqini says:

    Pa pyesni sa euro ka marre Bamir Topi per ta emeru kete vajzen ne gjykaten e apelit Shkoder?

  6. forca rilindje says:

    me plehra se prokuroret ska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje