Pesë arsye pse grekët kishin të drejtë

11 Korrik 2015, 11:28Rajoni TEMA

 Nga  John T. Harvey

Të dielën, grekët e hodhën poshtë në shumicë planin e shpëtimit të ofruar nga kredidhënësit e tyre. Më pas, shumë vëzhgues i kanë quajtur grekët dembelë, mosmirënjohës dhe të paaftë për të pranuar pasojat e jetesës së tyre prej “xhepshpuarish”.

Por grekët kishin të drejtë që thanë JO. Ajo që huadhënësit po u impononin është e padrejtë dhe në fund, shkatërrimtare për të gjithë BE- në. Problemet e vërtetë janë pjesë e vetë sistemit të Euros, dhe trajtimi i Greqisë si një adoleshent i papërgjegjshëm, që duhet sharë nga prindërit, është njëkohësisht një diagnostikim i keq dhe një garanci për vazhdimin e problemeve.

Mendoni pak pikat e mëposhtme:

1.Kursimi nuk është zgjidhje për asnjë problem ekonomik: Ajo që duan kredidhënësit, bankierët e BE dhe politikëbërësit është një vazhdimësi e programeve të kursimit, që e kanë çuar papunësinë në 25%. Greqia tha jo, dhe me të drejtë – po cili problem ekonomik zgjidhet duke i lënë njerëzit pa punë? Nëse ju do të ishit zhytur thellë në borxhe, dhe banka do t’ju telefononte për të diskutuar opsionet e mundshëm, a mund të imagjinoni që, ata të bankës t’ju rekomandojnë të lini punën? Ndërkohë që kredidhënësit e Greqisë po thonë ekzaktësisht këtë gjë: “Ju na keni borxh një sasi të madhe parash dhe kjo mund të zgjidhet, vetëm nëse ju rrisni numrin e qytetarëve që nuk kontribuojnë hiç fare, absolutisht hiç fare, në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve”.

Nuk ka një logjikë të mençur ekonomike në themel të strategjisë së shtrëngimit dhe kursimit, është në çdo aspekt, po aq e marrë sa edhe tingëllon.

2.Programet sociale në Greqi janë më pak bujarë se sa ata në Francë dhe në Gjermani: Eshtë thënë shumë për dështimet personale të popullit grek. Janë quajtur dembelë, të korruptuar… Në qendër të kësaj teze është pretendimi se programet sociale në Greqi kanë qenë shumë, shumë bujarë. Grekët, argumentojnë, do të preferonin më shumë të rrinin shtrirë dhe të merrnin çeqet e qeverisë, se sa të dilnin nga shtëpia dhe të gjenin një punë.

Por këtu qëndron edhe ironia. Nga viti 2001 (viti i hyrjes së Greqisë në sistemin e Euros), deri në 2007 (fillimi i krizës financiare globale), Greqia i ka akorduar programeve sociale afro 20.6% të GDP-së së saj, ndërkohë që pjesa që programet sociale zunë në GDP-në e Gjermanisë dhe Francës ishte, respektivisht, 26.7% dhe 28.7%. Eshtë një dallim domethënës, dhe që shkon në një drejtim, i cili nuk mbështet hipotezën e grekëve dembelë.

3.Produktiviteti i punës në Greqi është rritur më shpejt se sa në Gjermani: Në fakt, jo vetëm që Greqia shpenzon krahasimisht më pak në programet sociale, por produktiviteti i punëtorëve grekë u rrit më shpejt se sa ai i gjermanëve. Megjithatë, ndërkohë që në Greqi rritja e produktivitetit iu kalua punëtorëve në formën e pagave më të larta, nuk ndodhi kështu në Gjermani, ku politikat e reja më elastike të tregut të punës u miratuan në vitin 2002. Domethënia e presionit mbi pagat në gjermani ishte se, rritja e standartit të jetesës tek grekët – një prej arsyeve përse iu bashkuan euros që në krye të herës – bëri që një defiçit tregtar modest i grekëve të rritej në mënyrë të qëndrueshme gjatë krizës, ndërkohë që në Gjermani, kostot e punës u mbajtën të parritura. Gjë e cila na çon tek pika 4…

4.Kriza greke është funksion i defiçitit tregtar të tyre, jo i shpenzimeve sociale nga ana e qeverisë: Me qëllim që të rrokësh natyrën e vërtetë të krizës, është e rëndësishme të kuptosh se ajo që ka ndodhur është një funksion i defiçiteve tregtarë të Greqisë, jo i defiçiteve buxhetorë të qeverisë. Nëse Greqia blen më shumë mallra dhe shërbime nga Gjermania dhe gjermanët blejnë nga Greqia, ata duhet ta financojnë këtë përmes shitjes së aseteve financiarë dhe/ose huamarrjes. Kjo gjë krijon një borxh të jashtëm. E anasjellta, nëse ata u shesin më shumë gjermanëve, nga sa blejnë gjermanët, atëherë gjermanët duhet të shesin asete financiarë ose të marrin hua nga Greqia. Kjo gjë është e vërtetë, pavarësisht nga bilanci buxhetor i qeverisë. Këqyrni tabelën më poshtë.

Kjo na çon direkt në pikën e fundit.

5.Kriza greke është një funksion i mënyrës se si është e organizuar eurozona: Problemi që ndesh Europa është një problem sistemik. Ata që përpiqen ta kuptojnë, si një pasqyrim të karakteristikave individuale kombëtare nuk do të arrijnë të kuptojnë asgjë, dhe politikat që burojnë nga një analizë e tillë do të jenë, nga të padobishme, deri në shkatërrimtare (ku rekomandimet më të fundit anojnë nga e dyta). Thënë thjeshtë, problemi thelbësor është se sistemi e ndëshkon suksesin. Dhe kjo ndodh për shkak të tre faktorëve që kanë lidhje mes tyre:

– Importet janë shumë reagues ndaj ndryshimeve në të ardhurat kombëtare. Kur ekonomitë rriten, po kështu ndodh edhe me importet e tyre; kur ato kontraktohen, importet bien me shpejtësi. Merrni shembullin e impaktit që pati kriza financiare në SHBA, mbi blerjet e mallrave dhe shërbimeve të huaj. Këto ranë nga 838 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2008, në 579 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2009. Eshtë një rënie e fortë, në një periudhë shumë të shkurtër kohe, dhe ekonomitë kanë përjetuar efekte të ngjashëm edhe në drejtimin e kundërt (domethënë rritje të madhe të importeve gjatë ekspansioneve).

Defiçitet tregtarë duhet të financohen përmes shitjes së aseteve financiare dhe/ose huamarrjes. Ky borxh mund të shlyhet vetëm përmes procesit të kundërt, domethënë tepricave tregtare që gjenerojnë kredi.

Sistemit të euros i mungon një mekanizëm për të reduktuar automatikisht defiçitet tregtarë. Nëse çdo shtet do të kishte monedhën e tij, atëherë defiçiti tregtar do të krijonte trysni, të cilat do të kishin prirjen të shkaktonin një zhvlerësim të monedhës, duke i bërë më tërheqëse mallrat dhe shërbimet. Kështu, në rastin e Greqisë, po të kishin patur dhrahminë dhe jo Euron, defiçitet tregtarë me Gjermaninë do të kishin çuar në një zhvlerësim të dhrahmisë, një rënie të defiçitit tregtar, dhe një ngadalësim në akumuimin e borxheve të huaj. Por nuk funksionon kështu. Të gjithë kanë të njëjtën monedhë, dhe kështu defiçitet tregtarë, teorikisht, mund të vazhdojnë përgjithmonë (sigurisht shumë më gjatë, nga sa do të vazhdonin nëse gjithësecili do të kish patur monedhën e tij).

Të tre këta elementë të marrë së bashku, krijojnë një tendencë vetëshkatërruese:

Rritje Ekonomike e Lartë – Rritje dhe qëndrueshmëri e defiçiteve tregtarë – Spirale e borxhit

Kjo është saktësisht ajo çfarë ndodhi në Greqi – grekët u rritën shumë më shpejt se sa Gjermania dhe u ndëshkuan për suksesin e tyre. Që nga hyrja e tyre në Euro deri në vitin 2008, rritja reale e GDP-së në Greqi ishte mesatarisht 3.6%. Ndërkohë, në Gjermani ishte një 1.3%-ësh anemik – pothuajse tre herë më e ulët se Greqia! Jo për t’u habitur dhe në një linjë me faktorin e parë të përmendur më sipër, importet grekë u rritën më shpejtë se ata gjermanë. Kjo donte të thoshte që Greqia u gjend duke akumuluar borxhin, që më pas solli krizën. Përse, sepse ishin dembelë, dhe sepse jetonin me pensione të bollshëm, si dhe kompensime për papunësinë? Jo, sepse që nga hyrja e tyre në Eurozonë, ata kanë qenë më të suksesshëm se sa Gjermania në zgjerimin e ekonomisë së tyre, dhe të ardhurat nga produktiviteti i tyre, ndryshe nga sa ndodhi në Gjermani, iu kaluan punëtorëve.

Konkluzione

Ironikisht, në një sistem të tillë, shtrëngimi dhe kursimi kanë kuptim “si zgjidhje”. Shtrëngimi do i varfërojë grekët, deri në pikën që nuk do të përballojnë më blerjen e mallrave dhe shërbimeve të huaja. Kur të jenë mjaftueshëm të varfër, importet e tyre do të bien nën eksportet, dhe kështu do të fillojnë të gjenerojnë tepricat tregtare, të nevojshme për të shlyer borxhin. Por, prandaj ky është një sistem i keq! Një Greqi e varfëruar nuk është e mirë as për vete, as për partnerët e saj tregtarë, dhe kjo tregon sa i keq është sistemi. Ai i bën shtetet të priren drejt adoptimit të politikave që shkaktojnë kontraktim ekonomik. Eshtë shumë e vështirë të arrish nivele të ulët papunësie, pa u mbështetur në stimuj për të rritur kërkesën e ulët. Ajo që ka nevojë Europa nuk është një shtrëngim i mëtejshëm i rripit nga ana e grekëve, por një mënyrë për të adresuar çekuilibrat tregtarë, që nuk e shtyjnë një shtet në defiçit, që të ndalë shpenzimet. Në vend të kësaj, kanë nevojë për shtetet me teprica tregtare që të fillojnë të shpenzojnë, një gjë që zhvlerësimi i dhrahmisë do ta kish inkurajuar. Ky nuk është aspak i vetmi mjet me anë të të cilit mund të arrihet kjo gjë, dhe mund të mos jetë më i miri, por është pikënisja logjike për çdo diskutim.

A ka grekë dembelë dhe të korruptuar? Jam i sigurtë që ka, ashtu sikurse ka gjermanë dembelë dhe të korruptuar, zviceranë, francezë, italianë e kështu me radhë. Por nuk është kjo që po ndodh në Greqi sot. Kjo nuk ka të bëjë me njerëz të mirë dhe njerëz të këqinj. Ka të bëjë me një sistem të projektuar keq. Megjithatë, ka një dështim për të cilin grekët duhet të mbahen përgjegjës: faktin që u futën në Euro. Dëshira e tyre për prestigjin që u jepte anëtarësimi në eurozonë, la në hije konsideratat serioze, për atë që do të ishte më e mira për Greqinë. Eshtë shumë vonë për ta ndryshuar këtë, por nuk është shumë vonë për të kufizuar dëmin që është bërë. Le të shpresojmë që sot do të mbizotërojnë mendjet e kthjellëta.

Forbes – Bota.al

55 komente në “Pesë arsye pse grekët kishin të drejtë”

  1. .... says:

    I hodhen te Dielen poshte dhe i miratuan te Marten ne Parlament kaq te keqia nuk na e do mendja se paskan qene KERKESAT e huadhenesve por eshte e kunderta

    1. TANI DURRES says:

      C’esht ky economist

      Me duket se eshte po ai qe i tha Sales se ne jemi vendi i pare ne Europe pas Gjermanise

      1. Pilo Lala says:

        Gjithkush e kupton fjalen e urte Popullore:
        Leviz edhe ti duart dhe kembet, sepse jo vetem qe mbytesh vet, por mbyt edhe ate qe kerkon te shpetoje.
        Greqia jo vetem qe nuk leviz duart, por e ka zene edhe gjumi, aq shume ja ka besuar te ardhmen Evropes.
        Udheheqes per te shpetuar Greqine ka plot, por ata duhet te dalin me force te marrin drejtimin.

    2. u dhime tu qesh says:

      Hajde John hajdeeee! Sa shume eshte perhapur kohet e fundit raca e Fevzinjve,gazetare debila mor ?
      Ja thjesht po te marrim piken e pare qe thote John kaplloqja: thote qe kursimi nuk eshte nje zgjidhje per problemet ekonomike!!!! Po kush eshte zgjidhje,shperdorimi!!! Nuk zgjidhen problemet thote duke shkurtuar vendet e punes.C’a thu mor John kaplloqja! Po ato vende pune qe kerkohen te shkurtohen nepermjet reformave jane vende pune ne ADMINISTRATE,vende pune pra qe nuk kane asnje produktivitet. Si mund te guxoje nje gazetar qe ben ekonomistin te thote se shkurtimi i shpenzimeve administrative nuk ndihmon ne zgjidhjen e problemeve ekonomike!? Natyrisht qe sa me shume vende te panevojshme administartive te shkurtohen,aq me te medha do jene fondet qe mund te investohen ne vende pune prodhuese,te cilat sjellin edhe te ardhura prej nga shteti mund te grumbulloje para. Punonjesit e administrates apo edhe shumica e atyre te sherbimebve nuk prodhojne asgje dhe ato para qe duhet t’ja u mbledhe shteti ne fakt jane parate e shtetit qe ben gjoja sikur ja jep e gjoja sikur ja u mbledh! Problemi zgjidhet pikerisht duke shkurtuar vendet e fryra ne administrate e sherbime,duke i investuar fondet e shkurtimeve ne veprimtari prodhuese prej nga hapen vende te reja pune reale,ku greket (apo kushdo tjeter) te punoje vertete,te paguhet vertete dhe te shlyeje detyrimet vertet! Jo ai ben sikur punon,ky ben sikur e paguan,ai tjetri ben sikur merr taksa dhe si perfundim dikush tjeter nxjerr para nga xhepi e dikush ben palle ariu!
      Mjafton pika e pare e John Kaplloqes,se edhe te tjerat nje idiotizem jane po kush ka kohe te rri e te merret me Kaplloqet nderkombetare ? ? ?

      1. Aua ;) says:

        Sakte! ?
        Keshtu edhe TFG duhet te lere vendin e punes si “shkarravites mendimesh” ne blog – te paguar nga Janulla – dhe t’i futet rritjes se kastravecit, patellxhanit, bananes etj. produkte fitmprurese dhe qejfndjellese … hahaha ?

        1. u dhime tu qesh says:

          ? ? ?

    3. adri says:

      Perfundimisht Greket jane mashtrues plani i tyre per te perpire akoma miliarda euro nga Europa dhe nga gjermania eshte mashtrim komplet gje te cilen nuk ka njeri qe te mos e kuptoje derisa kane futur ne plan pika per te cilat populli grek ka votuar kunder ne referendumin e fundit. Dalja e greqise nga eurozona do te ishte lehtesim dhe do te ndihmonte te gjitha vendet e europes nga keta mashtruesa e pijanece te cilet i kane leket neper kabare e restorante.
      Gjermanet e zgjuar te mos genjehen dhe te mos e hane sapunin per djathe paketa e ofruar nga greket eshte mashtrim per te marre leke akoma dhe jo pak po 12 miliarde euro.

  2. Zigur Qarri says:

    Kush paguan i bie fyellit.Kreditoret jan gjithnje zemergur,ata qe nuk kan se çfar humbin,zemermire.Edhe trimi qe ishte paguar te mbronte karvanin,
    nuk e prishi terezine kur hajdutet i dolen perpara karvanit,dhe filluan te grabisin tregtaret,qe e shikonin trimin(per ndihme)ne sy pa bere ze.
    Kur njeri nga hajdutet ja futi trimit hurin ne bithe(kur i dogji bytha vet),vetem atehere brofi ne kembe dhe nxorri koburen.
    Financat jan nje problem i mbrendeshem,suksesi apo deshtimi.Greqia duhet te ishte flakur me koh nga Eurozona.Qendrimi i saj eshte vetem politikisht
    i motivuar,fale poziconit gjeostrategjik te saj.Dhe greket e dijn fort mire kete,prandaj edhe e shrytezojn ne menyre te ndyre,duke shperdoruar
    dhe abuzuar me çdo lloj rregulli,ligji dhe kodi moral qe detyrohen antaret
    e Eurozones.Greqia e dinte fort mire,qe Rusia e dobesuar ekonomikisht nuk do ti ndihmonte,por e perdoren si mjet presioni afrimin me Rusine,per faljen e borxheve.Nuk e di,nese kjo ndihmoi apo perkeqesoi pozicionin e Greqise qe ka akoma lakun ne fyt.
    Asnje vend tjeter i Eurozones nuk do te ishte ndihmuar dhe toleruar sa Greqia.
    Shqetesimit te amerikaneve per nje falimentim te mundeshem te Greqise,
    Ministri gjerman e finances Wolfgang Schäuble i ka bere Ministrit amerikan te finances Jack Lew nje oferte”cinike”,shkembimin e Greqise me Portorikon.
    Greqia ka 340 miliard Euro borxhe,kurse Portoriko 72 miliard Dollar borxhe.
    Schäuble hedh poshte ne menyre kategorike,faljen e borxheve Greqise.
    Ne 2012,kreditoret private u terhoqen ne masen 75% nga pretendimete e tyre
    ndaj borxhit grek,fakt qe zvogeloi borxhin grek me 100 miliard Euro.Kete privelegj,antaret e Eurozones as qe mund ta enderrojn.

  3. Koala says:

    Po kursimi eshte keq, shume keq. Shpenzojme pare qe nuk kemi. Ku i cuan 300 miliarde dollare per 5 vjet kta ore ? Se edhe ti hash do kohe. Apo i pelqente te merrnin borxh me 2%. Greqia po kthehet ne normen historike, pra shtet BANANESH. Per te gjithe atdhetaret e mi, ju keshilloj keto dy video, nga legjenda e Hedge Fundeve Hugh Hendry, tmerri i gjith morrave komunist ne Europe se si i shkrumbon “Nobelistat” qe plakut dhe pleqeve te tjere e te rrjedhurve nga trute qe besojne perrallat e treshesh Stiglitz-Sachs-Krugman + Pikketty, tre uomini e una gamba ose tre vipere e un idiota

    https://www.youtube.com/watch?v=sAAnV-AolTI
    https://www.youtube.com/watch?v=3oZtPK6hqLU

    Si dhe per te kuptuar krizen greke qe fatkeqsisht ne nuk kemi ekonomista te ja shpjegojne popullit, grafiku me poshte mjafton. Shikojme se si kur vihet Euro, kostoja e marrjes se borxhit bie dramatikisht, per te gjitha shtetet. GReqia kishte nje shanc HISTORIK te bente katapultimin nga nje republike bananesh ne nje republike serioze, duke rifinancuar borxhet qe merrte me 20% dhe ja fuste inflacionin popullit qe e hante si prosperitet, por qe edhe nuk e rruante se as paguante taksa gjithsesi, nje sistem hajduterie pafund. Greqia po nuk futej ne Euro do shperbehej si komb. Dhe tani mbasi moren borxh me vite me nje % interesi mjaft te ulet, u rikthyen ne normen qe kane patur, POR POR nuk kane me aftesi te printojne leke pa hesap, sepse te gjithe jane nen nje sistem. Pra ka dy alternativa, ose te punoj Gjermania,Danimarka,Holanda,Spanja e shtetet nordike per keta, ose te ikin te pirdhen. Besoj se Schauble e ka kuptuar mire se cila eshte alternativa e duhur.

    Sa per Ameriken, aty u desh nje lufte e sajuar civile (Linkolni kurren e kurres nuk ka qene per lirimin e sklleverve, PERKUNDRAZI e thote shprehimisht qe ata do vazhdojne te jene te tille) per tja futur koken tek bytha shteteve te pavarura jugore nen thundren e kolonive te veriut. Keshtu qe smund te barazohen 150 vjet federalizem qe filloi me dhune duke e kthyer shtetin nga “These United States” ne “The United States” me Europen e Bashkuar. Por nese Grekut i krruhet kurrizi, nuk do ishte cudi qe nje gje e tille te aktualizohej dhe ne Europe. Per mendimin tim Gjermania per te disaten here po tregohet SHUME HUMANE duke i treguar deren Greqise. Do me dal ? DIL!

    Grafiku qe detajon se si Greqia mori nje “jete te dyte” me Euron, dhe po i rikthehet BANANEVE.
    http://www.voxeu.org/sites/default/files/image/FromMar2011/SinnFig2.gif

    1. u dhime tu qesh says:

      “Koala” e verteta eshte se komunistet e kane tronditur dhe vazhdojne ta trondisin shoqerine e kapitalit. Eshte pikerisht ky presion dhe tronditje REALE qe ka detyruar shoqerine njerezore dhe realitetet te ndryshojne. Kjo eshte nje merite qe nuk mund ti mohohet komunisteve,perndryshe jemi te paekuilibruar menderisht! Thjesht ata ndjekin idene e famshme “kerkojme sa me shume,qe te marrim sa me shume” ?

      1. Koala says:

        Problemi me komunistat eshte se pervec inxhinjerimit social dhe ideja e tyre se si duhet te funksionoje bota (nuk ka asnje pike ndryshimi nga ideologjite fetare, madje eshte FE), kujtojne se mund te llogarisin dhe ta kontrollojne rriskun. Kjo patjeter qe con ne situata ku krijohet kalamitet dhe sic ka nje ekstrem te majte, ka dhe nje te djathte. Ceshtja eshte qe populli i shrkete qe punon dhe do stabilitet car te bej e si te ruhet nga keta psikopate. Un nuk eshte se jam “pure capitalist”, por ceshtja eshte se Greqia e pati shancin te kthehej ne nje parajse socialiste si Norvegjia e shtetet Nordike, por e kishte mendjen me investu ne armatime, ti bente shantazh fqinjeve e ti vidhte parate. Pastaj pse investojne kaq shume ne ushtri. Do mundin Turkun keta ? Kemi “frike” nga Turku, me Shqiperine kane ligje lufte. Norvegjia ka Rusine afer. Cduhet te bej sipas kesaj logjike idioteske ? Pra shkurt Greqia eshte munduar te bej nje loje gjeopolitike qe nuk i takon, madje ka bere nje loje pisanjose, ka nje koshience bloze qe nga historia e lashte e vazhdon ta aktualizoj dhe sot. Ne luftrat Ballkanike ka patur rrolin me skandaloz duke vrare e prere bashke me Serbet. E kendej na flasin per “demokraci” e “popull”. Shkoni mor pirdhuni. JASHTE Le te iki dhe Franca te pirdhet ose ti bej vete “bailout” po deshi, shtet kurv e antishqiptar.

        Sa here afrohet Gjermania me ne kerrcasin tamburat e morrave.

        1. e di si eshte puna says:

          Koala,ideologjite politike (ajo komuniste psh) nuk jane fe! Ke koncepte te dobta per mendimin njerezor ;(

          1. unë says:

            ideologjite politike jane FE nese je familjar me termin “ideologji politike”.

            1. e di si eshte puna says:

              ? ? ? ?

          2. Parallax says:

            Komunizmi fe eshte sepse u mundua te zhduki zotin ne favor te shtetit. Kjo ne Shqiperi dhe Kore te Veriut mori format me te pastra.

            1. e di si eshte puna says:

              ? ? ? ?

    2. Zigur Qarri says:

      Me kujtohet konstatimi i nje izraeliti,kur ishte ne Izrael(ndikuar nga propaganda shterore)akuzonte Perendimin per rracizem,por kur erdhi ne Perendim(u tjetersua nga realiteti),konstatoi qe ai ishte rracist dhe jo perendimoret.Edhe greket,sa koh qe ishin vetem,ishin te “besueshem”qe çdo deshtim e lidhnin me pushtimin turk(ne fakt vazhdojn edhe sot te bejn po te njejten gjë),paçka se kan dy shekuj qe jan te pavarur.Tani qe nuk jan me vetem por pjese te nje bashkesie,pan ndryshimin,te keqen e vetes,ate per te cilen kishin akuzuar te tjeret.Bishti qenit,po bisht qeni mbetet.
      Edhe se jan diskretituar qaramanet para syve te gjith Botes,perseri kerkojn qe deshtimin dhe poshtrimin ta shesin per dinjitet dhe krenari!!!
      Kerko material Nikos Dimou,nese don te njohesh komplekset e habitait te sotem pseudohelen,qe diktohet nga ideologjia ortodokse dhe ajo komuniste.

      1. u dhime tu qesh says:

        C’eshte kjo “ideologji ortodokse” mor kaqol ?

        1. unë says:

          “ideologjia ortodokse” eshte baza ku mbahet “kombi grek”.

          1. u dhime tu qesh says:

            Shko o FSHATAR,ti do te besh propagande kur s’ke konceptet fillestare! IDIOT!!!
            Kombi neogrek eshte ngritur dhe mbahet ne kembe mbi bazen e nje “ideologjie nacionaliste”. Ideologjia nacionaliste e neogrekeve eshte e mbeshtetur ne dy shtylla kryesore :
            1.helenizmi i lashte
            2.feja kristiane (degezimi ortodoks)
            Ne baze te ketyre dy shtyllave ideologjia nacionaliste neogreke pretendon se greket e sotem jane pasardhes te heleneve te lashte,pra qe bartin brez pas brezi jo vetem prejardhjen gjenetike por edhe ate kulturore te heleneve te lashte. Ne vazhdim kjo ideologji pretendon se Perandoria Romane e Lindjes (me qender Kostandinopojen),pasi u kristianizua ne shek IV-t dhe u nda nga Perandoria Romane e Perendimit (me qender Romen),dalngadale u helenizua dhe u kthye ne nje Perandori kristiano-helenistike. Keshtu pretendohet se popujt qe u kristianizuan ne kete Perandori,njekohesisht u helenizuan dhe te gjithe bashke u quajten “romej” dhe sot te gjithe pasardhesit e atyre romejve na jane greke.
            Pra ky mix : helen i lashte-kristian eshte koncepti i ideologjise nacionaliste te “kombit te sotem grek”.
            Te dyja konceptet jane te rrejshme,e para sepse helenet e lashte jane popull krejtesisht i zhdukur dhe popullsia e sotme qe banon atje eshte nje perzierje shqiptaro-vllaho-sllavo-turko-…Ndersa kultura e lashte helene nuk ka ardhur drejperdrejte nga populli brez pas brezi,po nepermjet literatures romake eshte ruajtur dhe eshte percuar ne Evrope dhe prej Evropes ka ardhur ne Greqine e sotme! E dyta kristianizmi si fe,duke qene universale dhe mbi-nacionale nuk ka asnje lidhje me cdo komb (pra as me greket),se po te kishte fare lehte mund te thuhej se kristianet jane te gjithe izraelite,sepse atje lindi dhe gjithe personazhet jane izraelite nga pikepamja nacionale.
            Meqe do jete mire te dish dy koncepte fillestare dhe te kuptosh se c’thua (qe te mos thuash idiotesira) :
            Ndarja e Kishes Kristiane ne katolike dhe ortodokse ka ndodhur ne shek XI-te,per arsye parimore (ne realitet per arsye pushteti dhe sundimi).Katolike do te thote “e gjithesishme” dhe Ortodokse do te thote “e rruges se drejte”. Teorikisht te dy kishat (Rome dhe Rome e Re sic quhej Kostandinopoja) u ndane per shkak te dallueshmerise ne parimet e veprimtarise dhe teorise kishtare.Kisha kristiane e deges ortodokse me qender Kostandinopojen,perdori gjuhen helene te dialektit aleksandrin si gjuhe kishtare.Por me vone dalngadale edhe gjuhe te tjera filluan te perdoren si gjuhe zyrtare ne kishen ortodokse (psh gjuha sllavone per popujt sllave,etj me rradhe deri edhe te shqipja).Nderkohe qe Kisha ruse,pas pushtimit te Kostandinopojes nuk e njeh fare Patriarkanen e Kostandinopojes dhe eshte krejt e pavarur,duke e konsideruar Mosken si Romen e Trete!
            Ik tashti se s’kam kohe te merrem me copa mishi qe duan te vene vetulla e nxjerrin syte ? ? ?

  4. ore!
    e kan fajin bythqimat qe kan pare,se fukaraji s ka ku i con se s ka gjo.
    bythqimat e pasur dun me i shtu edhe me paret dhe ngucin fukarenjt te punojn me shum.
    po sa do punoj tjetri!
    nga mngjesi ne dark. me teper s puno dot se s ka drit bje nata..
    respekt per grekt qe perulen superfuqit europse.
    e jo si shqiptart qe kan ul breket dhe thy e thy kar europsi dhe s po nginjen!
    kombi grek mbrojti donjitetin e tij
    shqiptart s kan dinjitet.
    e lan veten te shkelen me kemb nga bota dhe tash si pjerdfh kush.

    1. Koala says:

      Ik o psikopat. Cfare dinjiteti mbrojti ? Dinjitet leshi, qe vec kerkon leke e nuk prodhon asgje. Se paku Shqiptari nuk ka programet idioteske sociale qe ka Greqia, por akoma se ka kuptuar njeriu Shqiptar se sa me fat eshte qe nuk ka as takse asgje, dhe po te punoj bashke, te kete pak stabilitet behet Luxemburg brenda nje dekade. Ja tha dhe Merkeli Rames qe ske cfare te ankohesh kur ky i permendi portafolin, Malin kendej Detin andej. Jemi popull me shume fat por merremi shume me fatin e te tjereve, sidomos atyre qe as nuk e meritojne qofte dhe nje sekonde te mendimit tone.

      1. Fanoli says:

        Koala
        ajo qe thua per shancin e humbur per te qen nji republik serjoze e humbi Greqia esht e sakte..

        po

        1. Fanoli says:

          POR pavarsisht urrejtjes apo perbuzjes qe kan shqiptaret ndaj shtetit grek, pjesa derrmuse e albanosve vin te mbledhin neper arat e grekut pjeshk ,rrush,ullinj, ndertim,lajn pastrojn hotele ,pleq e plaka ,per nji grusht Euro…
          pyetja shtrohet me kembe ne toke se si do mbijetojn keto shqiptar tani qe greku po falimenton dhe SHYQYR QE NGORDHI LOPA KOMSHIUT DHE BONI SEHIR,POR HARRONI O TRU PESHQ QE RRADHEN E KENI JU PAS GREKUT..
          DHE DICKA TJETER ne 53 gjermanise ju falen borxhet e luftes mbi 60 perqind sps nuk i paguante dot,,qe do te thote qe nuk i pagoi demet qe i beri shteteve te tjera ..
          Ndersa tani nuk don ti fali nji pjes te borxhit Greqise perse!.

          gazetari i ben nji permbledhje te pergjithshme problemit financjar grek dhe e ka shum mire,,dhe kush mer vesh pak nga bursa dhe ka lexuar 2a 3 libra mbi ekonomine do shikoj qe gjermania eshte ajo qe ka fituar me shum nga kriza greke..
          prandaj hani i tas kos nji kafe te zez dhe ne terezi jeni ju.
          pazaret e flliqura Fuqite e Medha i bejne gjithmon ne kurriz te popujve te vegjel,,natyrisht qe ha debat dhe qe shtetet e vegjel duan ti ngjajn fuqive te medha duke bere dhe ato anasjelltas ne kurriz te me vegjelve..

          1. tfgs says:

            Ka ndonje alvanos tourista andej per te mbledhur rrodakina…!!??
            merokamato 15 evro dhe fagito,papoutsia kai ladi”dorean” ap’ta kantilia…………

            1. u dhime tu qesh says:

              Une jam alvanos touristas! Merrem me qirie pisoglendash dhe vrimosje putanicash ? ? ?

    2. anonim says:

      dinjitet do ishte nqs dilte nga eurozona, por kesaj i thone qejfi ma do por bitha sma mban.

      PS: ti e kishe per bythqimat e pasur grek apo per bythqimat e pasur evropiane se nuk dallohet nga komenti.

    3. TANI DURRES says:

      ca dinjiteti thu ti mer palle.
      Greket jan bo per faqe te zeze.po zaten nji shtet i tille piramidal qe vecse vodhi 200 vjet ca te ardhme do te kete?
      Ato po i majti evropa se un per vete them se per disa vjet atje nga varferia edhe sistemi mund te decentralizohet ne ate grade qe mund te dalin rryma irredentiste se eshte komb i sajum si puna e Maqedonise i cili eshte mundu per 200 vjet me ndertu nji histori fallco vidh knej e vidh anej sa toka sa histori.
      Ato per mu jane ne prag te nje lufte civile
      I kan thon vetes qe jane pasardhesit e Bizantit dhe Bisanti i takon vetem atyne.
      Bashkpunun me kriminelat Serbe kunder nesh
      I ka kref e i ka ly Evropa 200 vjet dhe i dukej vetja si te bukur
      Shtet fondamentalist ortodoks

      Jan Megallomane, budallenj, qylaxhij dhe tafmaqare , iduket vetja si me qen te forte dhe kujtojne se bota s’i di kto gjona.

      Mu per vete sme rruhet hic per Greket

      1. tfgs says:

        nuk ka sesi te jet ndryshe mendimi apo deshira e nje suniti te piset si ti,por st’arxidia mas…………..ptuuuuuuuu paliotourko!

        1. Tani durres says:

          E hongre derrin o turkofaq I degjenerum.
          Ma keq ju pafsha

          1. tfgs says:

            reee ouuuussssttt,vrromoarapi……….

            1. Tani durres says:

              A turkofaq o turkofaq…….

    4. unë says:

      Greket po luajne ne nje terren te keq qe nuk do tu falet fort lehte besoj. Influenca ruse dhe aziatike i ka dhene terrenin e pershtatshem greqise qe te beje teka. Shume nuk e kuptojne kete, edhe vete populli “demokratik” “europian” po ta dije lojen do ta rrezonin qeverine e tyre. Personalisht e shikoj politiken greke ndaj eurozones ashtu sic ben nje femer materialiste ndaj te dashurit… me jep ose ika tek tjetri! Loje bucash nese kuptoni. Politika ne pergjithesi bazohet ne disa principe, por kjo ekonomike eshte fiks si puna e bucave.

  5. Zgjidhja says:

    Kan falimentuar zyrtarisht që prej 199O-ës.

  6. 17nentori says:

    eshte per te ardhur keq sesi komentuesit ketu nuk i kapin nuancat e shkrimit dhe te autorit.
    ndoshta edhe tema ka ekzagjeruar te sjelli nje shkrim te tille ne shqip.
    fshataret nuk e kuptojne ndryshimin e veres se fresket nga vera e vjeter dhe e mire.
    te dyja e bejne punen e te berit tap.

  7. d says:

    Se drejtohemi nga injorantet dhe keta kur sdin ç’te flasin bejne sikur tregojne barsaleta. Nje fjale e urte thote: budallai kur flete e vertetone budallekun e tij.

  8. Kol Tivari says:

    Ja dhe një shkrim real dhe pozitiv për Greqinë. Si shpjegohet…???!!!

  9. Kris 1 says:

    Greket Noreen nje vendim te drejte.Ata dhe sot jane ekonomikisht me mire se ne qe I kemi dhene bythen FMN dhe sdihet ku do te shkojme me dyfishimin e borxheve per dy vjet pa as je investim.Para se ti bejme nje analize Greqise ti bejme analize shqiperiise dhe te shohim ku jemi me ekonomine,me demokracine,Pse per 24 vjet nuk u rimekembem dhe sot be Athinen e krizes Po shot hen refugjatet shqiptare.Mos Valle historia jone eshte histori suksesesh?

  10. El Comandante Che GueRama says:

    Ku i gjejne greket keto para qe paguajne “analeshe” te tille per te shkruar ne favor te tyre?

    1. sit.. back....and relaks → says:

      marrin kredi

  11. Korabi says:

    Pika 2 eshte e genjeshtert. Vertete ne letra Greqia mund te kzte harxhuar me pak se Franca dhe Gjermania per plan sociale, por ne realitet pagimi i taksave ne Greqi eshte “opsional”, dhe kjo e rendon shume bilancin.

  12. sit.. back....and relaks → says:

    Ky zoteria qenka nga ai grupi antieuro qe nuk i rruhet shume per greqine por qe fajin e greqise ia ngjesh euros me shpresen se kjo propagande do beje qe nqs greqia del nga euro te marri me vete edhe shtete te tjera dhe ky te jete fundi i euros. ky zoteria eshte britanik, dhe britaniket kane nje alergji te lindur ndaj euros por edhe ndaj be-se sepse ne nje fare menyre i shohin vendet e bashkuara te kontinentit si rivale te ekonomise dhe pound-it britanik. as amerikes dhe as britanise nuk i intereson nje monedhe e forte e unifikuar europiane pasi do ishte nje rivale e forte ne tregjet boterore. britanise nuk i pelqen roli dominant i gjermanise ne europe dhe sidomos aleanca franko-gjermane e cila eshte boshti i europes se bashkuar. artikulli dhe 5 pikat jane sikur e ka shkruar shitesi perimeve ke lagjia ime e jo ndonje profesor ekonomie.

  13. Gerdeci says:

    Import exportet trajtohen ne artikull si mekanizmi magjik i cili u ‘prish’ nga prania e euros!
    Duket qarte se artikulli nuk pasqyron me objektivitet Greqine. Autori nuk ka jetuar ne Greqi dhe nuk e njeh ate shoqeri dhe as se si funksionon ajo.
    Ai mundohet te ndreqe sadopak reputacionin e rrenuar te shtetit grek duke ja faturuar deshtimin e tij Gjermanise.
    Greqia nuk eshte nje model suksesi qe u ‘vra’ nga Euro?!!!! Greqia duhet ti kthehet punes, uljes se shpenzimeve dhe shperdorimeve marramendese ne ushteri, pensione, administrate etj.
    Shperdorime te natyres 300 evro “pension” “voriepiroti” jane te paperfilleshme ne krahasim me shperdorimet e tjera te shtetit grek POR jane TREGUES i mentalitetit se si shteti grek ka menaxhuar borxhet marramendese duke i shperdoruar ne menyren me te papergjegjeshme per armatim fjala vjen.

    Per nje gje bie dakort me artikull-shruesin. Populli grek nuk eshte me i mire apo me i keq se popujt e tjere ne rajon dhe europe. Propaganda shteterore ben ‘klasifikime’ te tilla shoviniste dhe rraciste. Por edhe ne kete aspek rolin i shtetit grek ne rajon dhe Europe ka qene skandaloz dhe nuk e ka fajin Gjermania dhe as EURO qe “shkaterroi” financat greke pasi nuk funksionon (sipas autorit) mekanizmi i import eksportit!!! si rregullues qe varrosi “SUKSESIN GREK”!!!

    Artikulli ne thelb ‘argumenton’ se EURO eshte fajtori dhe nuk duhet te ekzistoje! Vecse artikull-shkruesi nuk rekomandon kthimin e Greqise ne Dhrahmia por thote se ende ka kohe per kufizimin e pasojave te krizes dhe borxhit duke qendruar ne EURO!!! KONTRADIKSIONI logjik hedh poshte gjithshka qe mundohet te argumentoje ne shkrim. Te gjitha pikat e shkrimit bien poshte nga konkluzioni i autorit qe Greqia te qendroje ne Euro edhe pse EURO eshte shkaktari i borxhit grek.

  14. believer says:

    Jo vetem ne Shqiperi paska injorante?!

  15. batoni says:

    E ke gabim John. Une nuk e di se çfare aresimi ke, por e ke gabim. Greqia me kryeminister Simitis nuk ishte e gateshme te hynte ne euro sepse Simitis kishte parqitur bilanc fallco ne bashkimin europian, vetem qe te futej ne euro. Ketu fillon marrezia. Greket merrnin nje rroge teper per pashket, nje per panaine, dhe deri ne dy e me shume per krishtlindjet. Administrata greke e tejfryre dhe per te zgjidhe problemet merrte zarfe me para ashtu si dhe mjeket e drejtesia greke. Korrupsioni ishte ne kulm. Gjate kesaj kohe qe Greqia ishte futur ne krize, blente mjete luftarake me miljona euro. Perse i duheshin? Qeveria dhe shteti grek paguan rroge nga taksapaguesit greke mbi 100 mije prifterinjeve! Perse? Qeveria greke paguante “vorioepirioteve” 300 euro ne muaj, ku gjithe Shqiperia e jugut ishte bere “vorioepiriot”, bile kishte dhe nga Shkodra e Tropoja! Perse?.Burrat ne greqi merrnin pensionet e grave qe u kishin vdekur dhe anasjelltas me vite te tera. Mund te te radhise edhe me shume vetem ato qe shikoja me sy, pa le sa vidhej nga brenda, miljarda. Atehere si mund te mos propozonte Europa:Thanas shterngo rrypin”? Rrypi nuk ishte per te ngelur pa ngrene, por per te mos shperdoruar dhe vjedhur. Greqia nuk qeverisej, por vidhej deri sa arriti kete dite. Kush e ka fajin Europa? Dhe me e çuditeshmja ndodh sot: merr borxh dhe thua nuk ti jap! Atehere Europa ta lere te lire ti zgjidhe vete problemet.

  16. nardi says:

    Ne youtube e peshkuat kete artikull? Autori pseudoekonomist, perkethyesi injorant fare nga ekonomia, po keshtu dhe botuesit e Temes.

  17. katarakti says:

    Europa nuk eshte pa faj ne te gjithe kete “tragjedi” greke. Megjithate faji kryesor i bie klases politike greke, sa e majte aq edhe e djathte. Per te mbetur me rradhe ne pushtet keto parti merrnin para borxh me te cilat paguanin super rroga dhe super pensione per zgjedhesit e tyre. Grekerve vete u vinte mbare qe po i trajtonin siç “u takonte”. Por as klasa politike dhe as grekerit vete nuk e kishin parashikuar se do te vinte nje dite qe do u thonin:”Vill o shtrig ç’ke ngrene”. Faj te madh po ashtu ka edhe BE-ja qe ka ndertuar nje sistem qe ve financat nderkombetare dhe bankat mbi interesat e shteteve dhe popujve te Europes. Si spjegohet qe u nxiten dhe u shtyne, me qellim do te thosha, nje pjese e mire e vendeve te Europes, duke perfshire ketu edhe Francen dhe Italine, drejt marrjes se borxheve pa fund?! Ketu duhet vene theksi. Dhe ketu qendron edhe gracka e ngritur nga FMN-ja, Banka Boterore, BQE dhe Bashkimi Europian i komanduar nga Gjermania ndaj vendeve te Europes Jugore. Gjermania po lufton te sundoje sot Europen ekonomikisht dhe jo me ushtare si me pare. Me sa duket Greqine do ta debojne nga zona euro. Kjo edhe per tu dhene nje mesim vendeve te tjera nese “luajne bishtin”. Pra zgjedhin qeveri te majta, antikapitaliste, qe jane kunder nenshtrimit ndaj kapitalit financiar nderkombetar, siç eshte qeveria e re greke.

    1. anonim says:

      marrja e borxhit eshte pergjegjesi totale e klases politike dhe e papergjegjshmerise me te madhe financiare qe mund te ekzistoje tek politikanet. kreditori ate pune ka te te jape leke, nqs ti je aq i idiot sa nuk e shikon se ku vete me leket qe po merr mos iu anko atij. sesi e perdor ai nga ana tjeter kete borxh eshte perseri puna e tij. nqs ti ke qene aq idiot sa nuk e ke kuptuar nga ta dime ne qe nuk ka gjera te tjera qe nuk i ke kuptuar akoma?!

      te gjitha vendet qe jane zhytur thelle ne borxhe jane ato ne te cilat lufta politike ka qene aq e forte sa ka neglizhuar qellimet kombetare, franca me sarkozine qe donte te ishte napoleoni i ardhshem dhe italia me berluskonin qe u be perandor, vendet e tjera pigs jane akoma ne nivelin e majmunit persa i perket kultures shtetformuese.

      Te gjitha vendet ku interesat politike jane vleresuar me shume se matematika ekonomike kane deshtuar. Eshte e pakonceptueshme qe te kesh te pasur qe nuk i paguajne taksa nje sistemi qe mbron pikerisht ata. deshtimi me i madh deri tani eshte papergjegjshmeria politike.

      del nje sale moterqire qe fut ne borxh nje popull te tere dhe i degjojme edhe pordhet se si na tregon sa mire eshte qe te marresh borxh. fati yne i mire eshte qe kemi nje mut gdp e cila eshte akoma shume me e vogel se mundesite qe kemi, prandaj kemi shance ne dallim nga greqia.

      PS: E vetmja gje qe duhet te kuptojme nga kjo histori eshte demi i pallogaritshem qe i ka bere keti vendi sali moterqire berisha. po ta kuptonin njerezit qe ai moterqire na ka vjedhur te ardhmen do ta varnin tek sheshi i flamurit, por shqiptaret jane kara qe fluturojne me presh ne bithe.

  18. xxxxx says:

    Lajmi i fundit nga Mediet gjermane SHOJBLE Greqia ose te permisoj planin e kursimeve ae ka paraqitur ne Bruksel ose GREXIT per 5 vjet ze zgjedhin e te marrin jevgjitet kesaj rradhe do ti tredhin nuk kan ku shkojn

  19. hahaha says:

    programet sociale greke ju lidhen pensione te gjithe shqiptareve qe pretendonin se ishin greke me qellimin e thjesht qe te asimilonin popullsine sic kishin bere ne 1930.

    mire t’ju behet sepse tani do i asimiloje cameria!

  20. Gerdeci says:

    Nese besojne ne artikullin e John-it, greket nuk kane nevoje aspak per bisedime. Atyre u del shume mire te dalin nga BE sepse Greqia u be model suksesi por shkak i borxhit eshte EURO.

  21. unë says:

    Përfundimisht mendoj se Greqia duhet te falimentohet dhe te marre nje mesim te mire. BE duhet ta mbaje dhe mos t’i lejoje aleanca te tjera qe kercenojne interesat apo sigurine e BEse. Kjo besoj se do ishte edhe ne favor te “mafias” shqiptare.

  22. cipras shpresa qe lind says:

    Budallenj e zemerzinj sa te duash ke shqiptare.
    Shkoj nje fshatar ushtar dhe i ati e mesoi te thoshte qe di cdo gje.
    E pyeste komandanti, di te gatuash. Di thoshte.
    Di ti biesh firzamonikes? Di thoshte.
    Po si i bie?
    Dy te bardha nje te zeze thoshte.
    Edhe ju budallenj qe lani pjata neper bote, dy te bardha nje te zeze jeni.
    Na e shpifet me budallalleqet qe fantazoni dhe me shpirtligesine qe mbani.
    Prandaj na urren bota.
    Mjaft se na cate menderen.
    Idioter.

  23. Aua ;) says:

    Me gjasme gazetaruc ekonomie, i cili fajeson EURO-n per dembelet greke!?
    Keqinterpretime naive ose te qellimshme, duke filluar qe nga pika 1.
    A thua se po i pengon kush greket t’i pervishen punes?
    Kredidhenesit kerkojne shkurtim te shpenzimeve jo eficente.
    Fundja, nese te ashtuquajturit greke ndihen keq ne eurozone, le te dalin nga eurozona, me nje kart/monedhe “dhrahmi” te re, t’i futen punes dhe te fillojne shlyerjen e borxheve, me nje marreveshje te re.
    Edhe sivellezerit e tyre qipriote, po rimekemben duke vazhduar me reformat!
    “Sekreti” i suksesit eshte: PUNE, KORREKTESI dhe NDERSHMERI!

    Kembanat e alarmit duhet t’i degjojme fort, edhe ne!
    Serbo-greku, Sali mortja, i ka bere “vlere” popullore: dembelizmin, vjedhjen, shkaterrimin, mashtrimin, shmangien e taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit etj.
    Duhet nje kohe, te pakten 25 vite, qe te permbysim “vlerat” serbo-greko-berishiste!
    ZOTI I MADH na ndihmofte! ?

  24. G.Karagjozi says:

    Analiza e Zt.John nuk eshte profesionale. Do te bie vetem nje shembull per te rezuar teorine e tij. Dihet qe nje ekonomi e fuqishme(ne rastin ne fjale Gjermania) e ka ritjen vjetore me te vogel se ekonomite e vendeve ne zhvillim(Greqia);kjo ne perqindje,por ritja reale e te pares eshte me e madhe se ne rastin konkret;kur John krahason ritjen vjetore Gjermane me ate Greke. E thjeshtojme problemin ne shifra.
    Gjermania ka p.sh. prodhimin vjetor 10000 euro dhe ai ritet me 1%,pra 100 euro ne vite. Greqia e ka prodhimin vjetor 300 euro por ritja vjetore eshte 3%,pra 9 euro. Konkluzioni: Zt.John e ka analizen te orientuar keq dhe jo te plote e te njeaneshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje