Lajmi se presidenti Tomislav Nikoliç i Serbisë dërgoi një letër në shkrim cirilik te mbretëresha Elizabeta II e Britanisë me rastin e Rezolutës së OKB për Srebrenicën, i ka bërë serbët të qeshin.
Shumë njerëz jashtë kufijve të vendit ndoshta nuk janë në dijeni të faktit, por për shumicën e njerëzve racionalë dhe të edukuar në Serbi, Nikoliç është një burim i pashtershëm argëtimi dhe absurditeti.
Fjalimet e tij publike janë një thesar i vërtetë i metaforave monstruoze dhe krahasimeve të kota, si dhe i shpërthimeve të pakontrollueshme të nacionalizmit dhe bisedave të zbrazura nga konteksti.
Presidenti është bërë një minierë ari për satirikët serbë dhe opinionistët. Shkrimet e tyre jetojnë në injorancën e tij, me kuptimin e mirëfilltë.
Mund të mendoni se këshilltarët e presidentit Nikoliç janë shkrimtarët e Monty Python, Terry Gilliam ose John Cleese.
Kush tjetër do të mendonte ta bindte Nikoliçin t’i thoshte kryeministrit kinez me një theks profetësie serbe, se “njerëzit e verdhë nga Lindja do të vijnë në Serbi të pijnë ujë nga lumi Morava?”
Sa për letrën e Mbretëreshës Elizabet të Britanisë – ndoshta presidenti duhej ta kishte kontaktuar atë përmes një emaili ose rrjeti social, por kurdo që presidenti do të komentojë në rrjetet sociale, sipas tij, ai “nuk mund të përdorë kontaktin telefonik për të thënë atë që do të thotë”. Ndoshta Nikoliç duhej të kishte dërguar një letër proteste në cirilik te Mark Zuckerberg sepse ai e ka diskriminuar atë në rrjetet sociale.
Sjella e presidentit Nikoliç kundrejt Srebrenicës nuk ka shënuar ndryshime të mëdha gjatë kohës, siç ndodhi me transformimin ideologjik brenda natës të Aleksandër Vuçiç, kryeministër.
Koha kur të dy ngrinin postera të Ratko Mlladiç, gjeneralit serb të kohës së luftës akuzuar për gjenocid, ka kaluar me kohë, por retorika e Nikoliçit mbi krimet e luftës në ish-Jugosllavi është ende në tone të plota relativizmi.
Në vitin 2012, në fillim të mandatit të tij presidencial, Nikoliç, që mban gradën e “Dukës Çetnik” [Vojvod], dha një deklaratë ku shfaqte pikëpamjet e tij rreth gjenocidit:
“Srebrenica nuk ishte gjenocid. Është shumë e vështirë për të gjykuar dhe provuar në gjykatë se ishte një lloj gjenocidi. Shumë mund të dënohen për gjenocid, por nuk është provuar për askënd,” tha Nikoliç.
Në 1993, pasi mori titullin “Dukë Çetnik” nga Vojisllav Shesheli, ish-shef i partisë, Nikoliç mori një zotim të luftojë për një shtet serb të unifikuar në Ballkan, i cili do të përfshinte ‘të gjitha tokat serbe’.
Në 1995, gjatë disa ditëve, Ushtria e Republikës Srpska, udhëhequr nga gjenerali Rakto Mlladiç, një ‘hero serb’ sipas Nikoliç dhe Vuçiç, vrau më shumë se 7000 myslimanë në qytetin lindor boshnjak.
Në një farë kuptimi, presidenti Nikoliç iu drejtua personit të duhur në Britani. Në Serbi, Nikoliç ka të njëjtën sasi pushteti sa Mbretëresha e Anglisë në Britani – asnjë.
Nikoliç dhe madhëria e saj mbretëresha Elizabeta, janë të barabartë në kuptimin e impotencës politike.
Pasi mbërriti në presidencë, Nikoliç dha dorëheqjen si president i Partisë Progresive Serbe. Vendi i tij u mor nga Aleksandër Vuçiç, kryeministri aktual i cili mban të gjitha levat e pushtetit në duart e tij lakmitare.
Në jetën politike serbe, Nikoliç ka pak ndikim. Deklaratat e tij shihen si reagime protokolli të cilat sa nënvijëzojnë mungesën e rëndësisë së tij dhe përpjekjen e dëshpëruar për vëmendje.
Vuçiç ndërkohë e ka transformuar veten nga një politikan agresiv luftënxitës në një eurofanatik, ndërsa Nikoliç qëndron vetëm, teksa shtrëngon pushkën e tij të zbrazur nacionaliste pa një ndikim të rëndësishëm në shoqëri. Nga dëshpërimi dhe nevoja për të ruajtur imazhin e tij patriotik, Nikoliç po kthehet gjithnjë e nga e djathta.
Presidenti vepron si një heteroseksual i çorientuar në një festë gej – ai do të luajë por nuk do të ndjekë rregullat e lojës.
Ai ende kacavirret pas iluzioneve të tij të pushtetit. Nuk është befasi që deklarata më e fundit nga zyra e presidentit theksoi se aktivitetet e tij diplomatike kanë ndaluar rezolutën britanike [mbi Srebrenicën] përpara Këshillit të Sigurimit të OKB. Nëse kjo nuk ishte për të qeshur, do të ishte shumë e trishtë. Apo ishte edhe ky një skenar i Monty Python përsëri?
Po le ta luaje rolin e idiotit se s’prish pune,ne kemi nje idiot akoma me sakat nga ana mendore. Ky te pakten tenton ta mbroje vendin e tij.
Imagjinoni ,mbrojne nje KRIM MAKABER dhe e mohojne,neser pasneser te jeni te sigurte se do thone qe ishin shqiptaret qe shperngulen me dhune nje milion serb nga Kosova! Jan ne gjendje ta bejne..babai i tyre i kombit D.Cosic thoshte; “Genjeshtra eshte virtyti yne me i larte”.
Nderkohe politikarat shqiptar rrine si lo lo para botes,nuk din te mbrojne viktimat e tyre por nga viktima fillojne e shendrrohen ne agresor dhe kjo vetem e vetem se s’kan as nuhatje politikani e as nuhatje diplomati,jan thjesht bandit dhe hajdute te veshur me pushtet.
PO ku je, more pelasgian, pse nuk shkon te drejtosh politiken mbareshqiptare qe te kemi dhe ne pak drite nga drita jote, po fshihesh si miu qe e çkreh laraska per nje therrime buke?
S’kam shpresa me fitu o baton ,per aq kohe sa ai vend do ket njerez si ti.
pis serb !
Nuk kuptoj, qe te behesh president ne Ballkan duhet te jesh idiot i lindur, apo behen idiote mbas marjes se detyres?
dhe analist idiot ky me kete artikull tek BIRN…!
Ky palla ja kalon dhe jarit tone…
Me pak fjale sa here qe shoh nikolic mendoj qe ka dhe me keq se jari
Nikoliç – një karnavale politike e kohëve moderne.
me pak fjal edhe presidenti i jone nuk eshte aq intiligjent por une se kam kuptur cili eshte qyteti lindjes se ti