Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel ka gjetur jehonë edhe në shtypin gjerman e media të tjera të huaja.
Mediat gjermane veçojnë disa aspekte të kësaj vizite, dhe më shumë vëmendje veçse i kushtohet lidhjes së krizës greke me turin e Merkelit në Ballkan.
Në një kohë kur kriza greke është shkallëzuar, Merkel vazhdon “gati demonstrativisht business as usual” shkruan gazeta gjermane “Die Welt”.
“Është e rëndësishme që Merkel së paku viziton Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Ajo ndoshta mund të kishte bërë edhe një ndalesë në Kosovë.
Të gjitha këto vende ndodhen në vështirësi.
Ato mund t’i sjellin probleme Gjermanisë në tre pika: në çështjen e refugjatëve, në situatën e tyre ende të brishtë, dhe në tendencat e fjetura, por megjithatë të ndjeshme të pansllavizmit….
Sigurisht Ballkani ka nevojë për ndihmë.
Këtu bën pjesë edhe premtimi që dera e Bashkimit Europian është e hapur.
Nëse ne e mbyllim atë, po ashtu mbyllim edhe kuletën tonë, atëherë para këtyre shteteve ndodhen kohë të vështira, dhe ato mund të kërkojnë ndihmë, aty ku ne për shkak të interesit tonë nuk duam që të shkojnë: në kampin e rusëve”, komenton gazeta gjermane “Die Welt”, nën titullin “Ballkani është i sigurtë”, për vizitën e Merkelit në Ballkan.
Perspektiva e anëtarësimit duhet bërë realitet
Ndërsa gazeta gjermane “Südeutsche Zeitung” nënvizon hapjen e vizitës dyditore në Ballkan me qëndrimin në Shqipëri.
“Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka premtuar Shqipërisë, me fillimin e një vizite dyditore në Ballkan, ndihmë në anëtarësimin në BE. Pas takimit me kryeministrin Rama, Merkel tha se perspektiva nuk duhet të mbesë vetëm në letër, por duhet të bëhet realitet.
“Ne përpiqemi ta ndihmojmë Shqipërinë në këtë rrugë”, ka thënë Merkel.
Edhe çështja e refugjatëve shqiptarë që vijnë në Gjermani është prekur nga kancelarja gjermane në takim, nënvizon “Süddeutsche Zeitung”.
Krahas kryeministrit Edi Rama që kërkon klasifikimin si vend i sigurtë i origjinës, edhe vetë Merkel theksoi se ajo personalisht është për këtë klasifikim.
Edhe “Badische Neueste Nachrichten” i kushton vëmendje vizitës së kancelares Merkel në Shqipëri e vende të tjera në Ballkan.
“Tirana, Beogradi, Sarajeva. Mund të mendohej se Angela Merkel ka në këto ditë dramatike e intensive vërtet diçka më të rëndësishme për t’u marrë, se sa në mesin e dy samiteve në Bruksel, ku vendoset fati i Greqisë, të vizitojë periferitë e Europës, Shqipërinë, Serbinë e Bosnje-Hercegovinën.
Fakti që ajo i qëndroi kësaj vizite dhe i kushton dy ditë problemeve të Ballkanit, tregon se sa seriozisht e pandryshuar ka mbetur situata në këtë rajon krize, ku Greqia bën pjesë si gjeografikisht, ashtu edhe kulturalisht e me mentalitetin historik”, shkruan gazeta gjermane
Eksportim i mirëqenies
Gazeta e Lüneburgut “Landeszeitung” e komenton po ashtu vizitën e Merkelit në Ballkan në kuadrin e krizës greke:
“Kush e mendonte se vizita e Merkelit në Ballkan në kontekstin e dramës greke mund të dukej si një pushim?
Por Merkel nuk mund të marrë shumë gjatë frymë lirisht. Sepse vendet e Ballkanit dhe Greqia janë dy anët e shenjës së turpit në fizionominë e BE-së: Dështimin e BE-së si aktor i fuqishëm madje në vetë sferën e saj të influencës. Nuk mjafton të sqarosh se pse nuk kanë shans për azil vendet e Ballkanit. Po qe se Europa do të ketë siguri të vërtetë në hapësirën e saj, duhet të veprojë në mënyrë strategjike si SHBA pas Luftës së Dytë Botërore dhe të eksportojë mirëqenie përmes një Plani Marshall”.
Media të tjera theksojnë atmosferën miqësore, me të cilën u prit Merkel në Shqipëri, por edhe në Serbi.
“Reuters” vë në dukje se kancelarja i qëndroi vizitës së saj në Ballkan, megjithë krizën greke dhe kur ajo është kritikuar për qëndrimin ndaj Athinës së fundmi:
“Por në kohën kur ajo niset drejt rezidencës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama valojnë flamuj gjermanë dhe shqiptarë përgjatë 19 kilometrave në çdo shtyllë elektrike. Kur zbret nga makina po ashtu e presin duartrokitje pas ekzekutimit të himnit gjerman.
Si në Tiranë ashtu edhe në mbrëmje në Beograd, një kancelare të stresuar nga samitet e krizës e presin njerëz shumë miqësorë ndaj Gjermanisë.”
Me gjithë ato para qe hodhen në halenë e quajtur gërrqi, do te ishte ndertuar tere ballkani nga fillimi…..
Shume shkrime premtuese nga gazetat e Evropes.
Ec aty Edi Rama, se kemi shansin te shpejtojme ne drejtim te Evropes.
ju kurre nuk mund te merrni para…qe kur nderruat fene e u bot muhamedane aziati…ca dreqin doni ne evrope…rrini bask me vllezerit e korraket e tuj grek se me mire do ju bohet…
Asgjë konkrete. Bla bla bla.
Ca do te te beje? Te rrije mbas teje dha ta fute me shpulle sa here qe kalon semaforin ne te kuqe, apo kur hedh llokmat e shalqinit nga ballkoni?
ate e di i zoti qe i hedh…..,ne dje dolem nga kopeshti zoologjik
europes do i vije fundi nga sllavet dhe gerqia po kur ta kuptojne do jete teper vone do ta kene rusin tek dera
prisni vellezer ,prisni,nuk keni pare gje akoma…eshte jo shume heret,por shume afer.
Shqiperia ,eshte nji hap para antaresimit ne familjen e qyteteruar…europiane !
ka mundesi …….mot ne kete kohe,,,vendi ti jete bashkangjitur Europes.
nderkohe ti vazhdo lundro….neper endrra….
Te besh analizen per Greqine,do duhej te tregohej shifrat e akorduara me arsye e pa arsye ne 40 vjetet e fundit.Ka mbi 15 vjet qe Greqia raporton brockulla ne strukturat financiare nderkombetare.Nje pastruese pishinash ka pasur rroge…deri 2600 evro.Nje deputet 4-5 sekretare.Ose shpenzimet mesatare mujore te zyres se nje deputeti,deri 45.000 evro/muaj.Cdo 3 muaj zoterijte mernin rroge plus.Benin pagesa rreth 400 evro/muaj per gjoja minoritare,Dihet se minoritare kane qene 46.000,ndersa greku paguante mbi 30.000 pensione.Per ta ishte banka edhe kur blenin nje fustan a kepuce.Gjith ajo rrumpalhane ju kthye ne bumerang,me shprese me sa me pak probleme per shqiptaret.
Po per rritjen e pensioneve te parakohshme te ushtarakeve çfare tha z. Merkel? Ndoshta do te behemi ndonje dite shtet ligjor dhe te zbatojme ligjet qe kemi miratuar vete apo ligjet zbatohen vetem per pushtetaret dhe shkelmat i hame ne qytetaret.
Mbeshtetje per Shqiperine dhe qeverine Rama
47% e grekerve nuk pguajne taksa por pensionet ne banke i kerkojne?!
Sikur Greqia te ule standartin deri ne 2 fishin e atij te Shqiperise i paguan borxhet per 5 vjet Ne kemi pensione dhe 5000 leke
Ne rradhe te pare mirnjohje per Kancelaren Merkel , per kete Lidere e cila eshte vlere dhe krenari edhe per gjithe Evropen , me punen kontributin e saj dhe stafin qeveritar Gjerman , qe ajo drejton prej me shume se tre legjistaturash . Sinonin perfaqesimi i nje fjale te urte te popullit tone:”Njeriut mos i shiko Gunen,por veshtroi a vleresoi Punen ” Zonje me shume vyrtyte . E mencur , Vizionare , Puntore , Modeste e Thjeshte , Komunikuese , E Drejt perdrejte ,Dashamirese ,E Cilter , Bamires , Shpirt mire . Mendoj se populli Gjerman eshte populli me fisnik ne Evrope , me njeres atdhetare , te zgjuar , puntore . qe sigurisht kane ditur te perzgjedhe bijte e saj, dhe ka ditur te ndertoje Shtet te Drejte, te barabarte per gjithe gjermanet .Dhe rezultati i dale nga lufta e dyte si humbes i madh , Shume shpejt e rimori veten dhe si Feniks i ngjiti shkallet e perparimit me pune , seriozitet , dije , dinjitet e ndershmeri. Mirnjohje ndaj popullin Gjerman i cili eshte shembull per gjithe boten Mendoj se me te drejte thuhet :”Rasti eshte Mbret” Perse ? ne viziten e saj , Kancelaria Merkel nder te tjerat , theksoj e nenvizoj e Dy Probleme .Nuk eshte i pranueshem Eksodi i azil kerkuesave nga Shqiperia , vend kandidat per ne B.E ?! Dhe beni Reformen ne Drejtesi . Mendoj se shtimi i kerkeses per azil eshte mungesa e hapjes se vendeve te punes , Kjo dhe per faktin e luftes se qeverise e policise se shtetit fenomenit te kultivimit te Canabi Satives , trafikimit e perdorimit te saj . Nderyrja dhe perballja me kete fenomen , ndikoj direkt edhe ne rritjen e papunesise e nderprerjen e nje burimi te ardhurash financiare, dhe mbushjen e burgjeve me qindera te rinjeve duhan e Canabis piresa . Mendoj se eshte detyra e Shtetit dhe Qeverise ta shikoje me Seriozitet Alternativen e Legalizimit te kultivimit te Canabisit Medicinal , perpunimin e tregetimin e tij.Propozim i bere haptazi me Argumenta shkencore dhe Guximin e nje Deputeti te nderuar te Parlamentit zoti Koco Kokedhima , i cili nga Krye Krimineli Berishe njeriut pre te cilit i kane ardhur gjithe te zezave ketij vendi . kerkon ta denigroje personalitetin e tija,duke kerkuar ky Inkuzitor Djalli Sali, ta shpallet e denohet per Herezi ,si Galileun e digjet ne turen e drureve si dikur , per te vetmen aresye se mbronte teorine . ” Toka Rrotullohet” . Dhe Kocoja se Kerkon legalizimin e kultivimit te Canab Satives per perdorim Medicinal e Farmaceutik , dhe duke e argumentuar se kjo bime nga nje shkencetesh Angleze te fushes e kane Shpallur si Zbulimin me te madh te shekullit kete bime , per vlerat e rrendesine qe ka si lende e pare per pregatitjen e shume preparateve farmaceutike me perdorim ndaj Diabetit , semundjeve Kardiake , Malinje Depresionit , si qetesues etj .Ajo qe dua te shpreh perfundimish , Mundesine e trasmetimit nepermjet Trupes Diplomatike , Ambasadoreve te vendeve:Republika.F.Gjermane , Sh.B.A ,Britania ,Franca ,Kina ,Hollanda etj te cilet te bashkebisedojne me Dhomat biznesit e Tregetive perkatese .Konkretisht Sugjerimi i ketij problemi Kancelares Merkel e cila problemin mundet tja adresoje per zgjidhje Gjigantit Boteror Farmaceutik , Kompanise Gjermane Bauer . Me zgjidhjen e ketij problemi Shqiperise i krijohet nje Burim punesimi , eksporti aft gjate , kjo fal edhe tokes s e klimes te vendit tone , Duke e mbyllur njerazi edhe nje plage sikurese eshte azil kerkimi dhe emigraconi i pa ligjeshem , dhe mundesi e hapjes se mijera vende pune.