Valdet Gashi u vra nga ISIS, pasi donte të lironte disa robër të pakicës fetare jezide?

8 Korrik 2015, 11:14Rajoni TEMA
Valdet Gashi u vra nga ISIS, pasi donte të lironte disa robër të

 

Shtetasi gjerman me origjinë kosovare Valet Gashi me gjasë është vrarë në Siri. Mbi arsyet e vrasjes për gazetën “20minuten” kanë folur dy ekspertë. Ata thonë se Gashi mund të jetë hequr qafe nga udhëheqja e «Shtetit Islamik» për shkak se synonte të lironte disa robër të pakicës fetare jezide.

Interesimi i mediumeve zvicerane mbi vrasjen ende të supozuar të tai-bokiserit të njohur Valdet Gashi vazhdon të jetë i madh. Po aq të mëdha janë edhe spekulimet. Gashi është rritur në Gjermani, ka bërë karrierë si tai-boskier, është bërë kampion botëror në këtë lloj sporti, ka hapur në qytetin Winterthur të Zvicrës një qendër trajnimi për tai-boks, ku kanë ushtruar vetëm burrat, natyrisht pa muzikë, sepse, sipas radikalëve islamikë, dëgjimi i muzikës është i ndaluar.

Por Gashi ka pushtuar mediumet sidomos pas ikjes së tij në Siri para disa javësh, ku iu bashkua të ashtuquajturit «Shtet Islamik». Ai ishte ndër xhihadistët e rrallë që jepte intervista për mediumet zvicerane, mbante kontakt me gazetarë dhe ekspertë të terrorizmit, thoshte se jeta në «Kalifat» është e bukur, se ai po angazhohej në zbulimin e spuinëve, se po «kontrollte kufirin» – dhe në kohë të lirë bënte xhiro me barkë në lumin Tigër.

Gazeta zvicerane «20minuten» shkruan se një ndër arsyet e vrasjes së Valdet Gashit mund të jetë përpjekja e tij për të liruar disa robër të komunitetit fetar jezid, të cilët «Shteti Islamik» i trajton si armiq dhe i terrorizon mizorisht. Tobias Huch, politikan i Partisë Liberale të Gjermanisë (FDP) dhe themelues i organizatës «Ndihma liberale për refugjatë» ka deklaruar: «Deri një ditë para vdekjes së Gashit kam mbajtur kontakt personal me të. Qëllimi ishte që të lirohen gratë dhe fëmijët». Gashi, sipas Huch, kishte ndërmjetësuar. «Ai ka zhvilluar disa biseda me prijës të ‹Shtetit Islamik›». Politikani gjerman ka treguar se Gashi i kishte thënë se për lirimin e robërve ishte motivuar nga një citat i profetit Muhamed: «Kush e liron një skllav gjatë Ramazanit, atë do e shpëtojë Allahu nga zjarri i ferrit». Në bazë të këtyre informatave Tobias Huch spekulon se Gashi e kishte dënuar veten me vdekje pas angazhimit të tij për jezidët. Sipas tij prijësit e «Shtetit Islamik» ose e kanë vrarë vetë Gashin ose e kanë dërguar në front, ku kanë llogaritur se do të vritet. Huch supozon se Gashi mund të ketë rënë viktimë e naivitetit të tij: «Ai ndoshta ka dashur të ndihmojë në Siri, por për këtë ai mbase ishte në anën e gabuar të ‹Shtetit Islamik›».

Pak a shumë të njëjtin mendim e përfaqëson edhe Samuel Althof, ekspert i ekstremizmit nga Baseli. Gashi e kishte njoftuar Althofin për idenë e tij për të liruar robër. Tri gjëra i synonte Gashi: së pari lirimin e jezidëve, së dyti shitjen e tyre palës kurde dhe sigurimin e një shume të parave, të cilat ai do t’ia jepte «Kalifatit» të «IS», së treti ai do të shihej në opinion si çlirimtar dhe jo si terrorist. Kështu supozon dhe spekulon Althof mbi shkaqet e vdekjes së Valdet Gashit – vdekje që ende nuk është e konfirmuar nga burime të pavarura. «Ndonëse Gashi dëshironte t’u ndihmonte skllevërve, ai nuk është hero – ai i ka arsyetuar krimet e tmerrshme të IS, i ka minimizuar ato dhe kështu edhe vetë ka shkaktuar vuajtje të viktimave», deklaroi Althof.

http://www.dialogplus.ch/a-ra-viktime-e-naivitetit-tai-boksieri-valdet-gashi/

17 komente në “Valdet Gashi u vra nga ISIS, pasi donte të lironte disa robër të pakicës fetare jezide?”

  1. Patrillo says:

    Shkoj ne P… Te somes, e pasofshin te tjeret nga pas.

    1. Heu bre says:

      Kujt i plasi se perse u vra!? Rendesi ka qe pastrohet shqiptaria nga keta bajga ?

    2. Dardan says:

      Nuk ka kosovar terrorist ket e kam then disa her te gjithe ata qe ju kan bashkuar ISIS jan regrutuar si agjente te Amerikes per te shkatrruar ISIS.

      1. ad says:

        jo cne ne republiken islamike te kosoves jane te gjithe te krishtere te moderuar.

        shko or bajge. kosovaret jane shteti nr 1 ne bote per furnizimin me terroriste te isis ne raport me popullsine.!!!!!!!! (kjo nga departamenti amerikan i shtetit. ose i 4 _ti ne bote pa llogaritur kosovaret e diaspores)

  2. madam fifi says:

    Po po e vertete eshte.Bile donte te vriste dhe kryeministrin e shtetit te isis.Sa hale qe jeni,nuk mbulohet muti me shurre.

  3. Kundra rrymës says:

    E shpallni hero tani!

  4. capi says:

    RRENA RRENA…KA PARE RAMBON DHE IKU PER LESH….NJE MUT KOSOVARI ME PAK…

  5. anticensurë2654891 says:

    sido që të jetë mirë ka bërë që ka shkuar në të sëmës!!
    nuk mund të thuash se po bëj mirë kur më parë ke bër keq!!kjo e mirë nuk është për të rregulluar të keqen që ke bërë por të përfitosh nga ndyrësia!!ky me gjithë mostrat e ISIS rrëmbejnë njerëz,vrasin e torturojnë dhe në fund për ramazan na lënkan dikë të lirë8nga robëria e tyre)dhe dashkan të quhen si çlirimtarë!!ndoshta dikush mund të jetë aq debil sa të shkojë e të luftojë për ISIS,por kur sheh atao që ndodhin dhe prap vazhdon të luftojë,atëherë nuk ka më larje gjynahesh ose të pretendojë për të qënë një çlirimtar!!të vetmin çlirim që mund të bëjë është ti fusë vetes një plumb në kokë!!

  6. Beni says:

    Hahahah nastradini Tema ku e moret kyt lajm.pse iku ky at here tu bashkohet kafsheve Islamike. Futja pordh Tema

  7. salem says:

    Kujt i plasi per ate legen bosh.

  8. abdylmutalip dardani says:

    I bej thirje Bujar Mehmetit me origjine nga Jemeni qe ta shpall hero te shqiptareve me origjine arabe kete shahid te pejkamberit.

  9. Angela says:

    pejkameri o allahu nuk thon te vrasesh njerz te pa fajshem o kafsh ky kafshe ishte me kok njeri edhe shum si ai

  10. elio says:

    Mendova se flitet per media jo per “mediume”(fare magjistaresh qe lidhin me boten e pertejme)-fjale e perdorur nga ata qe pretendojne te flasin “pak latinisht”(qesharake), Mendova se flitej per media jo “medie” fjale katunare per te perkufizuar gjysmat per ata qe duan ta thone pak italisht…ku kemi mberritur..”nivel I larte intelektual”…

  11. Indrit says:

    Islamqen.

    Islami eshte kercenimi me I madh per shqiptaret sot. Po na orienton teresisht kunder interest tone kombetar. Eshte kultura ma e qelbur dhe e felliqt mbi kete rruzull, e mbushur me prapambetje, mjerim, dembelizem, parazitllek, terrorista…… kafshe e barbare islamike mesjetare.

  12. Mjere ata prinder viktimash ,si ky !
    Ishte per mbrekulli ne zemren e qyteterimit,dhe ja bene mendjen pordhe propagandistet e Ferrit !

    Dhe me ne funde ..i dhane plumbin kokes.

    Ndjeje sinqerishte keqardhje per keta njerez te manipuluar nga hoxhet e Djallit.

  13. Mendimi im says:

    Ore Po pse te mos e bejme dhe hero ne kete.Me ca si ky do shkoje perpara Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje