Rreth dy javë para se të vdiste si luftëtar i ISIS në Siri, kik-boksieri kosovar Valdet Gashi ka dhënë për portalin e kantonit zviceran Ticino, një intervistë ekskluzive.
I kontaktuar nga gazetarja Annette Hirscheberg, 29-vjeçari kosovar tregon detaje të jetës së tij në Shtetin Islamik, duke mos fshehur mallin për dy vajzat e tij e nënën.
Valdet Gashi jetonte në qytetin sirian Manbij, qytet i kontrolluar nga ISIS, e detyra e tij kryesore ishte patrullimi përgjatë lumit Eufrat, ndihma e siguria e personave civil.
“Kur kam mbërritur në Siri, tregon Gashi, më kanë regjistruar të dhënat personale, më kanë marrë gjak për të identifikuar nëse vuaj nga ndonjë sëmundje dhe më kanë bërë disa pyetje. Jeta në Siri është më mirë sesa e prisja. Nuk më mungon asgjë, që nga merendinat Kinder e deri tek cerealet Kellog’s. Jam kaq i lumtur që nuk ndodhem më në Europë. Këtu mbretëron Sheriati e Allahu 100% dhe e vetmja gjë që më mugon është nëna ime dhe dy vajzat.”
Pyetjes së gazetares se çfarë mendon për aktet e dhunshme të luftëtarëve të ISIS, Valdet Gashi i përgjigjet se “janë ngjarje që ndodhin mjaft rrallë, vetëm kur verifkohen raste vrasjeje, përdhunimi o dezertim. Ndaj tyre Sheriati përcakton dhe dënimin me vdekje.”
Dita e tij tipike si luftëar i ISIS parashikonte nëntë orë punë si ruajtës kufiri përgjatë lumit Eufrat, luftonte kontrabanduesit e garantonte sigurinë e personave civilë.
“Na garantohet jetesa, fjetja, veshja, vazhdon tregimi i Gashit, e na jepet një sasi e vogël parash për nevojat tona”.
Për mediat zvicerane, Valdet Gashi, është një figurë e njohur. Rezidentë në Singen të Gjermanisë, pak kohë para se të nisej në Siri ai kishte hapur në qytetin e Ëinterthur në Zvicër, një shkollë të sporteve luftarake ku stërviste sipas rregullave të sheriatit me teknikën e quajtur MMA SUNNA (Mixed Martial Arts), e cila ndalon gratë, fyerjet, sharjet e muzikën.
Supozohet se të paktën tre luftëtarë të ISIS, janë përgatitur e stërvitur në këtë shkollë nga kosovari Valdet Gashi.
Sipas televizionit zviceran SRF, Valdet Gashi ka braktisur jetën e tij si kampion i arteve marciale në janar të 2015, por nuk dihet saktësisht koha kur ai kë hyrë në territorin e Shtetit Islamik.
Në 18 mars të 2015 në proflin e tij në facebook, Valdet Gashi publikon një foto në xhaminë kryesore në Yala, të Tajlandës. Në Bangkok e Tajland, Valdet Gashi udhëtonte shpesh për punë e konsiderohej si një kampion i nderuar i arteve marciale, duke trajnuar e përgatitur sportistë të rinj në sporti Mai Thai, në të cilin ai vetë kishte qënë dy herë kampion.
Themeluesi e promotori i Elite Boxing në Bangkok pas lajmit se kampioni kosovar Valdet Gashi ishte kthyer në një luftëtar të Shtetit Islamik ka komentuar se në palestrën Elite Fight Club ku ai kishte trajnuar disa herë e ku sërviteshin si të krishterë, hebrenj e budistë, Valdet Gashi ka treguar gjithnjë shumë respekt për çdo kënd e nuk bënte propagandë as politike e as fetare.
Më datën 3 qershor 2015, Valdet Gashi në profilin e tij në facebook shkruan:”Mos gjykoni pa njohur historinë.”
Një ditë më vonë, më 4 qershor 2015, po në facebook e njëkohësisht në instagram Valdet Gashi komenton:
“Ndihmës apo luftëtar? Për të gjithë ata që më fyejnë e flasin keq për mua, nëse më njihni vërtet e dini se unë nuk bëj asnjë budallallëk..”
Dhe pse lajmi për vdekjen në Siri të kosovarit Valdet Gashi u bë publik vetëm një ditë më parë, për mediat zvicerane vrasja e tij ka ndodhur disa ditë më parë në rrethana ende të paqartësuara.
Po behet kosovari evropian?
Pse behesh ti europian Aurelius,,,,nuk ndodh asnjehere qe te behesh ti europian….me vjen keq,,,,ato qe ndodhin tek juve meqe me futte ne kete teme,,,,cka ta mer mendja ty,,,,ndodhin ne europen e civilizume ose edhe ne Kosove,,,,nqs ke argumenta flasim hapur,,,,vrasjet qe vetem serbet i kane bere tek ne,,,masakrat ne femije,,,,po te njellojta i beni ju ne mes vete,,,,kupton sa larg europes jeni,,,,mendoni se me ate oratorine e juaj mashtroni njerezit,,,,jo lol,,,shkolla nuk te bene njeri,,,shkolla te jep nje drejtim te caktuar te fitosh ndonje lek,,,po nuk perceptove vet jeten europiane harroje,,,,une e njof shume mire gjeografikisht Shqiperine dhe me beso se sa te dalesh nga Tirona ne drejtim te Kamzes ose Saukut ose ne Bathore te ikesh qe jane paralagje te Tiranes tmerrohes lol,,,,edhe ne Prishtine ka problem te tilla po jo aq te medhaja sa tek juve,,,,pastaj kjo qe beni cdo gje per leke,,,,cdo dite e me shume shifet,,,mjafton ta ndezesh Tv dhe e sheh sa europian jeni,,,,me vjen keq qe e perfshiva ate popullaten europiane qe jeton ne Shqiperi se ata me te vertete jane Europian po shumica jane vaj medet….neve na quajne islamik e lloj lloj epitetesh,,,ja po ta them se ka shume hipokrite e demagoge ne ks qe nuk e mohoj dott se na cane trapin me fene,,,po popullata jane per hire te se vertetes jane me te qete,me te relaksuar nga mendja,,,ndersa juve jeni Perendi oj Perendi,,,se kur do mbusheni mend shofim e bejme po nje e di qe une do te vdes dhe nuk do e shof Shqiperine si duan te gjithe,,,,Pershendetje
Hajt marrsh sa m’shum’ “shokë” me vedi, or homus kKARensis neandertalas!
Gjeti ate qe kerkonte. Tragjedia e vertete eshte per femijet e te ndjerit
KUJDES!
Predikuesit kte mision kan,shtet dhe shoqeri hapni syte!
Me vjen keq per kte djalosh,sot e shani por jam i sigurt se deri dje e lavdrronit qe kishte arritur suksese ne sport!
Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysht…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
SHKOFSH NE TE SATEME NUK KA VEND KY MOSTER ARAB NE GAZETAT TONA TURP QE FLET SHQIP,NJEREZ PA ATDHE.
Mbeturinat kanibale te Ballkanit!
po pse dreqin i beni jehone ketij?
Keq ishte ky deri sa shkoi te luftoje per ISIS?
Apo ka qene kriminel i lindur,
Nuk eshte shembull per tu cituar, o temaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
nje plehre me pak mos u merzit seshoket do vijne te takojne se shpejti
Vajzat do martohen me mua.
Shkofte ne ferr !!!!!!