Shtetet e Ballkanit peshojnë pasojat e “Jo”-së greke

6 Korrik 2015, 19:40Rajoni TEMA

Teksa liderët politikë morën në konsideratë pasojat që do vijnë prej referendumit grek, ministri i jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders paralajmëroi të hënën se nëse Athina largohet nga Eurozona, kjo mund të destabilizojë ekonominë në Ballkan.

“Ne nuk duhet të harrojmë se ndikimi grek në Ballkan është shumë i rëndësishëm, pasi është një nga investuesit kyç në rajon. Pasojat mund të prekin jo vetëm Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Malin e Zi, por gjithashtu dhe Bullgarinë,” tha Reynders për stacionin e radios RTL.

Në referendumin e së dielës, votuesit grekë refuzuan propozimet për shtrëngime nga kreditorët e vendit – BQE, BE dhe FMN. Si rezultat, një samit emergjencë në Eurozonë është thirrur për të martën.

Banka qendrore e Maqedonisë tha megjithatë se nuk planifikon të marrë masa të reja për të mbrojtur sistemin financiar vendas. Banka javën e shkuar kufizoi rrjedhjen e kapitalit nga bankat maqedonase në Greqi.

“Ne do të monitorojmë situatën me aftësinë paguese të sektorit bankar grek dhe do të reagojmë nëse është e nevojshme,” tha guvernatori i bankës qendrore maqedonase, Dimitar Bogov.

Në Malin e Zi, banka qendrore tha javën e shkuar se analizat tregonin se vendi nuk do të preket ndjeshëm nga kriza sepse sistemi i tij bankar nuk është i lidhur ngushtë me Greqinë dhe nivelet e tregtisë së përbashkët janë të ulëta.

Kreu i komitetit parlamentar mbi ekonominë dhe buxhetin, Aleksandër Damjanovic, tha të hënën se Mali i Zi duhet të përgatitet në rast se Greqia del nga Eurozona.

Ndërkohë Bosnja dhe Hercegovina, po përballen tashmë me një krizë serioze likuiditeti pasi zyrtarët lajmëruan javën e shkuar se reformat, që u miratuan fillimisht nga BE dhe FMN nuk do të zbatohen.

Teksa monedha e Bosnjes është e lidhur drejtpërdrejt me euron, çdo luhatje e euros do të prekë vendin,” tha ekonomisti Sinisa Pepic për BIRN.

“Kjo do të përkeqësonte pozitën e borxhit të huaj, i cili është më së shumti në dollarë amerikanë dhe do të pakësonte sasinë e parave nga mbledhja e taksave dhe kontributet që shkojnë për buxhete,” tha Pepic.

Në Serbi, kryeministri Aleksandër Vuçiç nuk iu adresua direkt votimit grek por vlerësoi masat e kursimit që administrata e tij ka prezantuar dhe që e kanë bërë vendin ‘financiarisht të shëndetshëm’.

Ekonomisti serb Goran Nikoliç nga ana tjetër tha për BIRN se sistemi bankar në vend mund të përballet me probleme pasi katër banka greke kanë 15 për qind të sektorit bankar në Serbi.

Në Kroaci, shtetin anëtar në BE, zyrtarët e lartë nuk bënë komente për referendumin e së dielës. Por ish-presidenti Ivo Josipoviç tha se kishte ndasi të thella në shoqërinë greke.

“Nga kjo duhet të nxirret mësimi se shpenzimet përtej mundësive duhet të shlyhen me kalimin e kohës,” tha Josipoviç.

Ai shtoi se duhet gjetur një “gjuhë mirëkuptimi, kompromisesh dhe një rezolutë e qëndrueshme për krizën”.

10 komente në “Shtetet e Ballkanit peshojnë pasojat e “Jo”-së greke”

  1. tfgs says:

    dite te keqija do te vijne per gyzelet shqipfoles qe jetojne me therrimet e tavolines greke…………..

    1. Tironci says:

      ik mer bolerrujts

    2. Grigor says:

      E paske fjalen per vete o brumbulli i plehut. Fillo bej pipa tani qe ke ngelur barkbosh. Nje rruge e tre pune. Dhe ushqehesh dhe kenaqesh edhe nxjerr ndonje asper.

    3. pirro says:

      Budall SHqiptaret sa per sot punojn nuk jan dembela si Greket

    4. sokol says:

      Ike Mere Fizi ike me gjith tespihe e Tosun Bac.Po ma more ne goje o mutofagos do te jap 5$,dakort?

  2. HAJDUTI says:

    Jihadi foli greqisht per kalifatin e gyzelve…
    starkidia mas….

  3. bobi says:

    SH B B ….shtetet e bashkuara te ballkanit…..e ardhmja

    1. Afgan …ti kerko bashkimin me Afganet,Azeret,Uzbeket ..kto jan rracat tuja.

      Kurre bashkimi me HIENAT DHE CAKEJT!!!

  4. yunanistan sikter says:

    greket jane kanceri i europes shikoni si vodhen gjithe europen keta te pabese evgjite dhe po bejne rremuje nje europe te tere

    perse nuk thone kriza e nje vendi tjeter po vetem greku sepse jane rrace e pabese qe jetojne vetem me qyl

    gjithe jeten e tyre qyl kane pasut toka det ishuj lek histori etj

    GREK = parazit i rrezikshem per popujt e tjere

  5. Akilis says:

    Per junanistanin me larte.
    Pervec Greqise se lashte a ka Gjermani, Itali, Angli te lashte?
    Jo kot them se Arkimedi lindi ne vendin e pusht uar nga fashistet, Omiros keshtu I themi ne Homerit ka lindur ne vendin e pusht uar nga Mongolet turq, Pirrua, Aleksandros, Olimpia keto jane emrahistorike qe nuk kane asgjete perbashket me ju Turko identitet me emra Ali, Enver, Mahmut, Sali.Ramiz, Ismail.
    Ne fund te fundit Greqia nuk eshte vetem kultura dhe identiteti I Evropit qe ju si Islamista te degjeneruar vilni vrer nga shpirti juaj sketerr por edhe gjeografikisht ka qene dy here Kozmokratori dhe Perandori per 2000 vjet.
    Tani, per cfare historie flet ty dhe ta dish mire qe nj popull si Greket Heroik perpiqen ta zhdukinhijenat e Gjermanise, Anglise, Frances, Italise qetegjitha keto shtete ziliqare e kane xhvatur Parthenonin, kane ndihmuar Turqine per Qipron, Sllavet me Shkupin, turkoshqipetaret per Epirin dhe historine e ketij vendi me vuleHelene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje