Kur një ndërmarrje apo një person privat falimenton, hapat e tjerë janë të rregulluar qartë me ligj. Çështja çohet para gjykatësit, dhe rrjedha e mëtejshme përcaktohet pra nga një instancë neutrale dhe jo nga kreditorët e zemëruar.
Me Greqinë nuk është kështu. Këtu janë huadhënësit vetë, ato që i bëjnë gjyqin borxhliut. Ato përpiqen këtu të mbrojnë interesat e tyre dhe e quajnë atë “shpëtim”, ndërsa klima e bisedimeve helmohet prej mosbesimit dhe akuzave.
Filozofi Jürgen Habermas sheh këtu dështimin e politikanëve europianë: “Ata në fakt duken si politikanë, por komunikojnë vetëm në rolin e tyre ekonomik, si kreditorë”, thotë Habermas në një shkrim për gazetën Süddeutsche Zeitung.
Kundërshtimi i bankave
Negociatat e dështuara kanë treguar se sa problematik është roli i shumëfishtë i shteteve evropiane: Si kreditorë ato duan t’i diktojnë debitorit masat e kursimeve dhe të kontrollojnë madje vetë edhe zbatimin e tyre. Që në gjithë këtë merr pjesë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), një organizatë që është e spezializuar për shtete me borxhe të larta, e bën edhe më të dukshëm konfliktin e interesit të europianëve.
FMN-ja që në fillim të vitit 2000 ka këmbëngulur për një ligj të falimentimit të shteteve, deri tani më kot. “Atëherë bankat ndërkombëtare e patën kundërshtuar këtë kërkesë”, thotë Thomas Mayer, drejtor themelues i Flossbach von Storch Research Institute. “Bankave u interesonte më shumë që FMN-ja të ndërhynte me kredi, që t’u kthehen mbrapsht të gjitha paratë”, thotë Mayer për DW. Ai e di pozicionin e industrisë financiare, deri në vitin 2012 ai ka qenë kryeekonomisti i Deutsche Bank.
Ka vërejtje të tjera kundër një ligji të falimentimit. Këto janë le të themi çështje ligjore, se sa thellë lejohet të ndërhyhet në sovranitetin e një shteti. Por ky problem ekziston që në vitin 2011, kur Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të eurozonës ia ndaluan kryeministrit grek Jorgo Papandreu, që të shpallte referendumin për kursin e mëtejshëm të shtetit në krizën e borxhit.
Falimentimi i shtetit konsiderohej prej kohësh si një problem i vendeve në zhvillim. “Procedura e falimentimit për vendet e zonës së Euros është diskutuar, por nuk është përcaktuar”, thotë Mayer. “Është menduar se është e panevojshme dhe se Greqia është rast i vetëm.”
Frika nga zgjedhësit
Meqë nuk ekziston një procedurë për falimentimin, FMN këmbëngulte të paktën për një lehtësim të mëtejshëm të borxhit për Greqinë. Ekonomistët mendojnë se borxhet e larta të këtij vendi nuk do të mund të paguhen kurrë tërësisht.
Por evropianët nuk duan t’ia dinë për këtë. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe homologët e saj merren aq kohë me politikë, saqë e dinë se duhet të kenë frikë nga zgjedhësit. Pasi bankat e mëdha i hoqën qafe kreditë e këqija greke me ndihmën e politikës, Merkel paraqitet si shenjtore mbrojtëse e taksapaguesve gjermanë, të cilët nuk duan që paratë e tyre të humbasin në Greqi.
Propozimin, që të paktën disa prej detyrimeve greke të kalonin nën kompetencën e ombrelës e shpëtimit ESM, Merkel e luftoi gjithashtu, fundja edhe për të përgjigjeshin taksapaguesit. Mesazhi moral i kancelares drejtuar grekëve: borxhet duhet të paguhen.
Leksione nga Gjermania
“Kjo është për të qeshur”, thotë ekonomisti francez Thomas Piketty në një intervistë me gazetën javore gjermane, “Die Zeit”. “Gjermania është vendi, që kurrë nuk i ka paguar borxhet e veta. Ajo nuk mund t’u japë leksione vendeve të tjera.”
Në marrëveshjen e borxhit të Londrës të vitit 1953 kreditorët, duke përfshirë Greqinë, i falën Republikës së re Federale shumicën e borxhit – duke bërë në këtë mënyrë të mundur mrekullinë ekonomike gjermane të periudhës së pasluftës.
Edhe në qoftë se Gjermania dhe vendet e tjera të zonës së euros janë kundër: “Në një farë mënyre do të ketë një falje tjetër të borxhit”, thotë Johannes Mayr, ekonomist në Bayerische Landesbank. “Ai mund të jetë eksplicit – ose dhe kjo është më e mundshme – problemi do të zhvendoset në të ardhmen nëpërmjet një shtyrjeje të mëtejshme.”
Dëm maksimal, pa zgjidhje
Tendenca e politikës evropiane, për të shtyrë problemet dhe për të luajtur me kohën, të çon në probleme shumë të çuditshme. Këtë e tregon shembulli i negociatave të pasuksesshme, që zgjatën shumë muaj ndërmjet Greqisë dhe Eurogrupit.
“Ndërsa ne kemi negociuar për më shumë se 7,2 miliardë euro dhe nuk kemi mundur të biem dakord për kushtet, bankat greke kanë marrë 90 miliard euro kredi emergjente pa kushte”, thotë Thomas Mayer nga Flossbach von Storch Research Institute. Fjala është për kreditë e emergjencës, që u dhanë me miratimin e BQE nga Banka Qendrore e Greqisë.
Mayer pret që në referendumin grek shumica të votojë për masat e kursimit. Pas zgjedhjeve të reja mund të fillonin negociatat për një tjetër program ndihme. FMN-ja vlerëson se Greqisë i nevojiten 50 miliardë euro.
Dëm maksimal pa zgjidhje të problemit – pikërisht kjo është ajo që duhet të pengojnë procedurat e falimentimit, apo falja e borxhit. Do të zgjasë ndoshta disa kohë, derisa kjo të mos pranohet edhe në Evropë.
kur JIHADI FOL GREQISHT….KOKECORAPET BEHEJN SEHIR E BASHKOHEN ME ISIS…
”Kur gjermania nuk ka paguar kurre borxhet e veta eshte qesharake tu kerkoj te tjereve nje gje te tille……….
tfgs,eshte e vertete qe gjermania nuk i pagoje te gjitha borxhet deri ne fund, disa ja falen (amerika, se asnje moracak tjeter evropian nuk kishte per vete jo ti jepte gjermanise)por kjo ishte situat tjeter dhe arsye krejte te tjera,do thuash ti qe borxhi eshte borxhe dhe tjetri te fale ne kohe(ta paguhash me vone) dhe jo leket,e drejte!!
une di qe gjermania pas faljes te borxheve qe i bene shtrengoje bythen,punoje dhe nuk e shtriu me doren njeriu,dhe per nje 50 vjecar eshte lokomotiva e evropes……
tani linde pyetja qe po sikur tua falin ju borxhin dhe te filloni nga zerua,jeni ne gjendje te vetekollandriseni me “dhjamin” tuaj !!??
apo ti dhe cipra bythpalari thoni na e falni dhe nga dheftera(e hena)na dregoni 100 dis (miliard)se nuk kemi te paguajme pensionet dhe detyrimet e shtetit elen !!!! kjo eshte qesharakja dhe diferenca e madhe midis eladhes dhe gjermanise….
ju nuk doni te punoni,haraliki dhe tavlli,nuk kam pare ne asnje shtete te botes apathia si ne greqi,dy gjera dini ju starqidhia mas dhe eqi o theos !!! dy gjera qe jane joekzistente se as tope s’keni as zoti nuk ka me(te pakten nuk ka me per ju)
s’ka rendesi se si do votoje sot “patridha” jote “NAI”i ‘OXI”
mblidheni mendjen pa kushte nuk ka me asnje evro….
perse greku u ka pagur borxhet cameve apo e tregoni historine sipas interesit tuaj shko more bythqir azie se andej e ke prejardhjen ne 1922 kur turku u vruri drune ishte gjermlani qe u beri shtet se kujtonte se kishte akoma grek te lashte kur pa 1.5 milione evgjite qe erdhen nga azia e Vogel u be pishman po ishte teper vone
a e dini ju qe ushtria greke eshte me e madhe se ajo gjermane
ka me shume tanke ne numer anije nendetse etj lind pyetja gjermani 80 milione me teknologji te rende me industri etj vjen nje shtet apo komb fallco(vllah egjiptian turq kurd siriane gjoergjian arvanitas sllav) qe prodhon vetem portokalle edhe ullinj eshte me i forte se gjermani KU I MARRIN LEKET BORXH atehere pse nuk duan ti kthejne??
Ky kancelari gjerman merkel, ca pune ben?
Po pse kreditorët po tejkalojnë masën? Ata kërkojnë borxhin. Nëse nuk I jepen këstet dikush tjetër merret me çfarë ndodh më pas. Një kreditori të keq nuk I jep më pas njeri fonde se e di që nuk I kthehen më. Ah po mund ti japësh lëmoshë të mos vdesë.
sipas nje njoftimi [jo zyrtar] ne site-t e media-s, populli grek sot votoi OXI![ora 18:30]
”OXI” me nje ndryshim 4-5% ne favor,bravo nje populli krenar e trim grek si ”OXI” ndaj fashisteve italiane me 1940!
jo si ”corapekuqet” qe njehere lepijne byrazerin Erdogan e nje here tjeter nazisten Merkel………….
mire e ke, shume mire, populli triumfoi. pyetja eshte po tani cfare behet?! kush do jape leke?! demokracia ruso-kineze?!
Greqise jane falur 3 here borxhet dhe sikur keto borxhe ti falen ,perseri nuk ka zgjidhje Greqia ,sepse jane dembele dhe do ti njevoiten te tjera borxhe . Greqia eshte e pabese ,ajo don te jetoje vetem nga Europa . Ndersa Gjermanet jane popull punetore me nje disipline pune te larte ,nuk mund te behet kjo analogji me Greket .
Tani boll e shavet greket.Pa shikoni pak dhe keta te europes veriore qe i duan te gjitha per vete.Te na rroje gjermania me francen qe gjithe te mirat i marrin per vete.Europa ne vetvete nuk fuksionon si nje e vetme dhe s ka per te fuksionuar kurre.As vete Brukseli nuk di ku ta kategorizoje veten.Evropa i ngjan me shume nje eksperimenti te deshtuar.Jane kujtuar shume vone per te qene si nje e vetme..
c’fare ju marin gjermani dhe franca shteteve te tjera dhe specifikisht greqise !!?? ju vetem mora keni.
ju kerkon ndonjegje germania ju !? cfare ju mori deri tani? ju kerkone interesin e lekeve borxhe qe ju ka dhene , me % e parashikuar dhe e firmosur nga gjithe shtetet antare edhe nga ju.
me duket ju kerkoni nga verioret, kerkoni leket e buxhetit te popujve te tyre.
eshte shume e thjeshte greku te dale nga euro zona dhe te shikoje punen e tij,qe mos ta “xhvasin” me verioret..po ju dhe ju ha dhe ju dhembe.
njeri nuk ju mbane me zore edhe ne euro(monedhe)as ne euro-zone,
pjesa me e madhe e rruzullit(dhe shqiperia) nuk eshte euro-zone dhe jetojne,me probleme po jetojne,po ju nuk dilni se jeni dembela dhe hani ne kuriz te verioreve qe sot i akuzoni.
jeni te semure psiqik ju kujtoni se bota rrotullohet rrethe greqise,ne kujtoni se keni aritur fundin(to pato) jeni te zhgenjyer ka dhe me keq,beni sehir…..