Një ditë përpara se Greqia të shkojë në referendum për të vendosur nëse do të pranojë ose jo masat shtrënguese të kreditorëve të saj, një grup të rinjsh nga Organizata Politike, një lëvizje radikale e majtë në Shqipëri u mblodh për të diskutuar mbi krizën politike të shtetit fqinj, ndërhyrjen e BE-së dhe ndikimin në vendin tonë.
Në ambientet e Logut të Shkëndijës, qendra sociale e të rinjve, u shfaqën dokumentarë për gjendjen ekonomike të Greqisë, fjalimi i kryeministrit grek Alexis Tsipras dhe qëndrimi i anëtarëve të organizatës.
Të vendosur për një “JO” ndaj masave shtrënguese të kreditorëve të Greqisë, aktivistët e Organizatës Politike e deklaruan Greqinë një viktimë eksperimentale të Europës dhe të vetë keq-qeverisjes së mëparshme.
“Familja europiane duhet të funksionojë si një familje e vërtetë, e cila kur ka një anëtar në vështirësi duhet ta ndihmojë. Vetë Greqia po sfidon Bashkimin Europian me idenë dhe përgjegjësinë që supozohet që përfaqëson,” argumentoi Kledi Haxhillari, aktivist i Organizatës Politike.
“Greqia duhet të vërtetojë statusin dhe votën e barabartë në BE,” shtoi ai.
Për të rinjtë e majtë në Shqipëri, rasti i Greqisë është më tepër një përballje ideologjike mes të majtëve dhe të djathtëve në Europë.
“Greqia përfaqëson një kërcënim për të djathtët europianë për shkak se të majtët janë ngritur në Greqi dhe mund të fuqizohen edhe në Spanjë, nëse shembulli grek funksion,” tha Deni Sanxhaku, aktiviste e Organizatës Politike.
Në rastin e thellimit të krizës greke, të rinjtë e të majtës radikale argumentuan se kjo do të hidhte mbi shpatullat e BE-së një përgjegjësi historike për braktisjen e një shteti ndaj të cilit duhej të tregohej solidare.
“Përkeqësimi i situatës në Greqi do ta prekë Shqipërinë për shkak se kriza ekonomike do të detyrojë kthimin e emigrantëve tanë në atdhe,” tha për BIRN, Redi Muçi, aktivist i OP.
“Ne nuk jemi të përgatitur për t’i siguruar vende pune emigrantëve që do të kthehen dhe për më tepër nëse Greqia voton “Po” gjasat janë që pushtetin ta marrë Agimi i Artë, i cili ndjek politika kundër emigrantëve dhe që do të sillte po ashtu kthimin e tyre në Shqipëri,” shtoi ai.
Për Organizatën Politike një votë “Jo” në referendumin grek është një shembull i forcës dhe guximit që do të ndikojë edhe në Shqipëri.
“Jo-ja greke ka rëndësi në kontekstin politik shqiptar, pasi është shembull për refuzim të reformave të dhimbshme dhe modelit ekonomik neoliberal që po kryhet nga qeveria Rama në Shqipëri në fusha si arsimi i lartë, ekonomia në përgjithësi dhe në pensione,” tha për BIRN Klodi Leka, aktivist i Organizatës Politike.
“Kjo ‘Jo’ tregon se një rrugë tjetër është e mundshme për ne,” shtoi ai.
Rasti i Greqisë përfaqëson një situatë plot të papritura për politikën europiane, jehona e së cilës pritet të ketë pasoja afatgjata për BE-në ku synon të aderojë dhe Shqipëria. Referendumi në Greqi po mbahet këtë të dielë.
piso oi tourkalvanoi ne Alvania………….
Haaaaa…. E majta radikale por, pro greke cfare kontrasti.
Po ky turkomuti. Nje minute pasi botohet lajmi, menjehere komenti i tij. Ka ndonje lidhje personale me Meron ky, apo eshte invalid dhe rri gjithe diten para kompjuterit?!
Qe kur paskan e Shqiptaret parti radikale te majte more sa na hoqet trurin… Juve konsideroni PS si te majte e PD si te djathte… Parti nacionaliste quani disa te perbera nga sharlatane qe u ka pjerdhur mendja…Kurse parti te majta radikale ne shqiperi perbejne disa bythpalare te influencuar nga anarkistet ne Greqi e Itali ku kan qene emigrante …
Çfar lajmi eshte ky, pa lidhje, kush jane keta te majte radikale, si e mbeshtetkan, mos jane nje force e madhe votuesish greke?, aman ore çi kini kto lajme BOSH!
Klyshat e komunisteve Ruse akoma gjalle qenkan ne Shqiperi. Ptuuu. Ku ishit ju more derdimena kur Greqia e kulturuar bente fshesa, perdhunonte femij, trafikonte organe, e shkaktonte incidente ne Jug per te justifikuar nderhyrje luftarake me ligjin e luftes qe ende mban ne fuqi ? Terrori psikologjik dhe fizik qe ka ushtruar ky palo shtet bythqirash ndaj Shqiptareve eshte subjekt studimi ne psikologji, se si viktima ende e do ate qe e ka shtruar ne dru e me masakra, nderkohe qe mesuesi (EU) rri e ben sehir dhe pontifikon mbi demokraci e budalliqe. Ky shtet meriton te shperbehet sa me pare, dhe secila etni te ike atje ku deshiron, me priftat orthodoks duke ja mbajt njeri tjetrit.
RADIKALET E MAJTE SHQIPETARE DUAN QE GREKET TE VOTOJNE JO,SEPSE DUAN NJE GREQI KOMUNISTE DHE TE VECUAR NGA EVROPA,ATA SHIKOJNE TEK CIPRA FRYMEZUESIN E TYRE.
Lulekuqet e mureve qiell-shpuese kryejne beteja ideologjike duke luftuar me bandat neoliberale secili sipas versionit te tij sipas mendjes se vet, duke gjuajtur me rrufe Zeus-iane, ulur ne nje karrige druri te shtabit qendror. Sa me i madh mulliri i eres aq edhe me i rezikshem armiku.
Kjo histori e Greqise duhet te shenohet neper libra akademik si shembulli me i keq qe nuk duhet ndjekur, ndersa rinia kuqalashe Shqiptare mban fjalime duke iu referuar Tspiras-it.
vaj medet.
Djema edhe vajza, me shume pune me pak lloqe.
— Lajmi duket si lajm koti, por nuk besoj te jet fare koti.
— Mund te jete opinion i Temes ose i nje grupi te caktuar te vet qeveris, por i shprehur si opinion i nje grupi politk te porsa stisur, me qellim qe te nxis dhe emigrantet shqiptar se ke krah duhet te mbajn.
— Ky grup mund te jet sa per te shprehur nje opinion per ratin e referndumit ne greqi, por mund te nxitet e sponzorizohet nga te tret e te fryhet si puna e “Mjaft” . Ka te ngjar organime te tilla te jene dhe te demshme per shqiprin.
OZot
Capo ma degjojne veshet
Radikalet e majte shqipetare
Ca organizate eshte kjo
Ku igjejne parate ketà radihalevte majte.
Mjere kush do kete fatin tra drejtojne keta
Me demek Europa paska frike se shembulline grekeve
Do tra ndjeke spanja
Po PSE more halabake rrugesh
Ti marresh borxh tjetrit kur je ngushte
Te kalosh hallin dhe te q kalin
Kush qenka ky katunari haxhillari
Y fare e keqe MOS dalshi me kurre ne drite
Mbetje radioaktive kuqalash!
Oqi apo Poqi
Cipras eshte
Pa koqi
Evropa do e detyroje
Gungacin tim te shnosh
Ta marri ne goje ©
proletare te te gjitha vendeve bashkohuni, mblidhni naj lek e cojani vellezerve proletare, dembele, parazit, mashtrues por krenare greke. Kush ka leke teper per te hedhur ne hale ti coje ne greqi.
Kush jane te majtet radikale ne Shqiperi se nuk i kemi degjuar te jene te aorovuar si organizate politike? Apo jane ata te Isis-it me mjeker. Pse nuk arrestohen?
O Baton aq te madhe e kemi mjekren sa ne eshte mpleksur leshi nga lart – poshte.
Je qe je… as na e rruan njehere?
bravo e majta shqiptare . oxi oxi oxi fiton .rofte greqia.vdekje musluve turq
o njerez qe versuleni te inatosur, te mllefosur e plot urrejtje nga injoranca… te pakten lexoni.. lexoni me shume rreth te majtes radikale, rreth organizates politike(qe nuk eshte parti), lexoni rreth kritikes dhe alternatives.mos shani te gjithe, pa ditur, mbase shani veten tuaj.pyetet ku i gjejne parate, do te thote se nuk ia keni idene si funksionon nje levizje ideore.Nje tjeter thote se jeni me isis-in, eshte per te vene duart ne koke.nje tjeter thote mjafti,nje tjeter klysha komunistesh,nje tjeter emigrante greke…
eshte per t’u lemerisur se c’opinion mbizoteron ketu..
megjithate, te shash te gjithe dhe per asgje, tregon nevojen e madhe per ndryshim dhe inat me gjithe klasen politike, tregon merine e madhe me gjendjen aktuale shoqerore. tregon merzine nga gjendja e ndyte ekonomike, e studenteve, punetoreve dhe te papuneve. vec, te mos i shajme te gjithe, por te organizohemi per me u perpjek me ndryshu gjerat, ne te mire te perbashket. ?
JOHN JAM dakord me ty ketu ka ca te papune qe sdine te respektojne asnje vec dine te shajne dhe bertasin ne alb ska shoqeri civile dhe as liri te fjales njerzit hane gazeta dhe hapin veshet kur flet ai I gjati cte te them me more jon snow a do me per belulin