Shqiptarët e Shqipërisë janë shumë pak në Beograd. Të padukshëm. Serbët hiqen indiferentë ndaj tyre, por thellësisht ka një paragjykim që shkon te çdo gjë që bën ose identifikohet me një shqiptar. E nga ana tjetër, mjafton dhe aktiviteti më i zakonshëm në vend, të fillojnë këngët patetike për Kosovën dhe thirrjet anti-shqiptare. Gjithsesi, qytetarët janë të mërzitur me të gjitha, edhe pse media i bombardon me lajme për drogën e shqiptarëve të këqij, për krimet e Haradinajt, për çdo gjë…Ndërkohë kriza dhe shqiptarët s’kanë lidhje fare me serbët sesa me fatin, të cilit i janë qarë gjithnjë. Po çudia s’mbaron këtu: 60.000 kosovarë kanë aplikuar për pasaporta serbe, vetëm vitin e fundit…
Nga Beogradi, Ben Andoni
Nuk e di se çfarë s’më bën të shkoj poshtë Skupshtinës së qytetit dhe t’i bashkohem ngazëllimit të serbëve. Si gazetar duhet të shkoj dhe të jetoj çdo gjë, por si shqiptar kam xhelozi. Të thellë si të gjithë ballkanasit. “Pse vallë këta?”. Fati s’është me mua, sepse teksa kaloj pas Skupshtinës së qytetit, afrohet autobusi i hapët me kampionët e rinj të Botës (Ekipi i të rinjve serbë në futboll) dhe thirrjet e turmës që andej bëhen të papërmbajtura…Shumica janë këngë të vjetra, mes tyre këngët e Kosovës dhe ato më të rejat patriotike. S’i kam dëgjuar më parë. Të rinj pafund, por që janë shumë më pak në turmë sesa i paraqet media kosovare, pak orë më vonë. Kanë të drejtë të krenohen. Kampionë bote…
…
Vajzat nga Shqipëria, që martohen në Serbi nuk janë më lajm, por në Beograd kundrohen ende tek-tuk si fenomen pajtimi. Mua s’më duket fare lajm sesa fakti që 60.000 kosovarë po aplikojnë për pasaportat e tyre. Paradokseve shqiptaro-serbe-kosovare s’të bëjnë fare përshtypje, kur dëgjon çudirat mes vendeve tona. Bëjmë tregti me serbët, i lemë të luajnë në Shqipëri, artistët vinë qetësisht kurse ne u kërkojmë t’u mbajmë dhe dokumentet. Ne dhe ata. Ne dhe Kosovarët!!! Dy kryeministrat, shto dhe Mustafën, që dridhet, mendojnë për rrugët sesi do bashkohemi fare, por sërish kinse zihemi. Në lajme, deklarata dhe në sport. Në dukje, sepse si thotë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk do të pranojë që ajo e cila Serbia e ka investuar të bëhet pronë e shqiptarëve. Serbët e quajnë vjedhje të madhe ‘Trepçen’, Qendrën e Skijimit në Shtërpcë, Gazivodën etj. Si një shqiptar i Shqipërisë, këto më duken të huaja, sepse nuk më lidh asgjë. Por, di mirë se serbët e kanë rrjepur Trepçen pafund.
Femrat shqiptare
Ajo që më intereson më shumë është ajo që lidhet me shqiptarët e Shqipërisë dhe që një pasdite si shqetësim e ndaj me një përkthyes të Gjykatës serbe, që më pyet për terminologji drejtësie. Kanë filluar telashet dhe për to, më thotë pas pak, dhe këto shoqatat që merren me këtë punë, nuk po i pëlqejnë aq shumë. Shqiptaret, që martohen e degdisen në fshatrat e humbura serbe, nuk janë aq mirë sa paraqiten. Nuk dinë gjuhën dhe shkojnë në vende aq të varfra, ku shpesh tmerrohen. Shpejt ikin dhe tentojnë të zhduken, sepse nuk mund të zëvendësojnë një varfëri me një tjetër. E atëherë? S’ka kush t’i mbrojë. Burri ngre supet. Heshtim. Beogradi duket i paqtë dhe i rëndë, për shkak të arkitekturës së tij, që ka marrë shumë elementë vjenezë. Kjo e bën të rëndë distancën por …jo mllefin. ”Më duket si një mënyrë që ju e bëni me qëllim. Ju doni të na asimiloni sepse duke vazhduar kështu brezat me gjysma-serbë, atëherë vjen një ditë që ata të bëhen shqiptar dhe ja ku u bë “Shqipëria e Madhe”, më thotë një serb, me të cilin jam ulur dhe më bën teori. “Po nëse ikin nga Shqipëria me logjikën tënde, atëherë unë duhet të them se po na shkombëtarizoni”, i them. Më shikon me sy të zgurdulluar. “Epo…”. Organizatat serbe të Drejtave të Njeriut, nuk raportojnë për probleme të shqiptareve, që kanalizohen në trafikimin e qenieve njerëzore. Por ç’ti them këtij… “Kjo nuk do të thotë se nuk ka abuzim. Ato kanë prejardhje të varfër, e nuk flasin gjuhën tonë. Nuk jetojnë në vendin e tyre dhe nuk e dinë se kujt t’i drejtoheni në rast problemi. Shteti duhet të kujdesohet më shumë për mundësinë e keqpërdorimit të këtyre grave”, kam lexuar në një prononcim të sajin, Maja Saviç e një OJQ-je të Beogradit. Për fat, ka mbaruar propaganda në Shqipëri dhe topi ka mbetur te serbët, ku popullsia po plaket me ritme të shpejta dhe në më shumë se 370 fshatra në dhjetë vitet e fundit ka pasur vetëm nga një të porsalindur. “Po këta serbët që dërdëllisin, më thotë një kosovar, që jeton prej para ’90 në Beograd,-duhet të dinë se të jetosh në fshatrat primitive të Serbisë është si të jesh në qoftëlarg. Kurse gratë e Shqipnis’, mbajnë ujë në krahë, punojnë tokat si burrat”. Si shqiptar i mirë fillon e më tregon një thashethem për një femër dhe sesi ka arritur lart. A mundet ta lemë?-i them. Anipse, do të flasë pa fund dhe rrok çdo fjal shqip, që i them. Pse vetëm kështu jemi?-i them. Fillon një histori tjetër të disa shkodranëve, të kapur me drogë, që janë në paraburgim prej vitesh dhe nuk po e përfundojnë gjyqin. “Nuk na duan-e kupton apo ajo-dhe nga Shqipnia mungon çdo gjë. Po po ndryshon diçka, shumë shqiptarë po vijnë nëpër mbledhje…”.
Pse vetëm mbledhje,- i them. Ç’të them tjetër? Këta të Kosovës vinë vetëm për bukuri. Kujtoj një lajm, që kam lexuar ditë më parë se në një klinikë të njohur serbe klientët meshkuj-femra nga Kosova ishin të parët në lista që vinin për të bërë rregullime estetike të gjinjve, vitheve, buzëve, hundës…Paskan të drejtë. Dhe, abuzimi me lajmin shkon më tutje, në një sens gati fashist, shqiptarët s’pranojnë të rrinë në dhoma me serbët vetëm të harxhojnë dinarë pa fund…Për patriotizëm, kuptohet.
“Oj Kosovo, Kosovo”
Më në fund e dëgjoj dhe këtë, teksa turma stepet pak dhe në grykën që formon një kompleks i hershëm ndërtimi me Skupshtinën afrohet për t’u futur autobusi dykatësh i kampionëve serbë veshur me të kuqe. Bëj dhe unë disa fotografi. “Oj Kosovo Kosovo”, buçet nga një grup dhe ndiqet nga të tjerë, por ka vetëm britma dhe shfrime gëzimi. “Kosovo je srce Srbije” fare më pak. Në mikrofon vjen Veljko Paunovic, i mbiquajturi Murinjo serb. “Pukni zoro” dhe “Oj Kosovo, Kosovo” fashiten. Diku i përshëndet dhe presidenti. “Fëmijë të dashur, ju falënderojmë për suksesin tuaj që e keni ngritur kaq shumë Serbinë. Nuk keni më nevojë të trokisni në dyer. Për ju janë të hapura tashmë….
“Duam pensione, duam pensione”, i përgjigjen serbët e rinj të futbollit…sepse duan të jetojnë dhe nga politikanët u ka ardhur në majë të hundës. Pak orë më vonë, teksa kthehem në hotel, kap një lajm që vjen nga Kosova. Federata kosovare e futbollit do ta padisë Federatën Serbe për koret nacionaliste të turmës. Ramushi ndërkohë ka zbritur në Tiranë dhe të gjitha bashkë kalojnë si në film. Serbët dhe shqiptarët nuk jetojnë dot pa u marrë me njëri-tjetrin. Të martën “Nase Novine” ia plas se ka dëshminë e një gruaje shqiptar, që mëton se është përdhunuar nga Ramush Haradinaj në kohën e luftës dhe ka parë madje serbë të vrarë, të masakruar.
Serbët duan dhe nuk e duan Kosovën, që po i mban peng dhe ndalimin e Haradinajt ja u faturojnë sllovenëve, me të cilët s’u mbaron inati i dikurshëm. Por, në thelb mbeten ata, edhe pse e dinë që gjylen Kosovë nuk e tërheqin dot më. “Do jemi konstruktivë por nuk do ta njohim Kosovën”, konfirmon Daçiç, kurse vartësit e tij merren me një nga të kërkuarit boshnjakë. Naser Oriç i bëhet një paralelizëm me Ramush Haradinaj…
E ardhmja
E gjitha pastaj si në një karusel. Ramushi shkon dhe kërkon interpelancë në Kosovë, delegacioni serb lufton me atë shqiptar në Bruksel, kurse në Suboticë, vetëm në muajin e fundit me autobusë kanë mbërritur 760 emigrantë që e blejnë një shishe uji në disa vende dhe 20 Euro. 31.000 sirianë janë në Serbi tani, kurse eh., sërish më vjen ndërmend: 60.000 kosovarë aplikojnë për pasaportat serbe. Ministri i Brendshëm Serb ka me çfarë të krenohet se po bën shumë më tepër për integrimin e kosovarëve…Është e vërtetë kjo, i them një miku kosovar. “Allahile, shumë po gënjejnë këta shkijet. Nuk harrojnë shumë ata dhe gjithçka sajojnë”, thotë ai.
Serbia ashtu si Shqipëria, Mal i Zi dhe më gjerë janë të varur tashti nga pretendimet e kinezëve që pretendojnë se do bëjnë rrugë të reja dhe “se në një të ardhme, njerëzit do jenë të lumtur, thotë ambasadori kinez, kur të ecni me 160-200km në orë në ato udhë”. Ne kemi shpresë pas ardhjes së kryeministrit Vuçiç në Shqipëri, ku Serbia dhe Shqipëria kanë dhënë sinjale të mira bashkë, por më e mira prej tyre është se Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, pas bisedimeve me palën serbe, pohon se takimi i fundit në Bruksel nuk ka dështuar. Shpresoj që jo sepse dështimi i tyre nuk do të thotë ndal vetëm për vendet por edhe për tregëtinë tonë…Eh moj politikë!!!
Me Kosovën
E megjithatë, inati i serbëve nuk bie për Kosovën dhe është e tmerrshme për ta të sugjerosh të kundërtën. Suveniret kanë këtë motiv. Kudo Kosova. Në fakt, mbase duhet të futesh në lëkurën e tyre, që ta kuptosh. Jo më kot, duket se kosovarët po lëshojnë tepër në praktikë, kurse serbët po luajnë një lojë diplomatike, sikur janë të pakënaqur. Dhe, krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe integrimit deri në fund të serbëve në institucionet e Kosovës, që Thaçi e quan pozitivitet e në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar në vitin 2013 për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, duket se po e çon të gjithën në një hulli të ditur.
Kujtohem se një nga ankesat e Albin Kurtit, prej vitesh, ishte bash frika nga krijimi i zinxhirit të tyre, që do të thotë se Kosova është gati e ndarë, në vendin e saj. Dhe, megjithatë, delegacioni kosovar po mendon që të ndalojë propozimet serbe për ndarjen e pronësisë në Gazivodës gjysmë për gjysmë; Serbia i ka propozuar Kosovës të aplikojë për prefiks, që ai do t’ia jepte Prishtinës, ndërsa asaj t’i lejohet formimi i kompanisë në Kosovë, që do të kishte trajtim të barabartë me operatorët e tjerë, që po ashtu është refuzuar nga Kosova. Por, republika e re kërkon prefiks që nuk varet nga Serbia, ndërsa Beogradi mund të konkurrojë në tregun telekomunikativ të Kosovë njësoj si vendet e tjera të botës, përplasen burokratët. Sa i përket, barrikadës mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, Vuçiç shprehet se pushteti lokal ka të drejtën e marrjes së vendimeve rreth planifikimit hapësinor dhe në përputhje me këtë: “Mitrovica e veriut duhet vetë të vendosë nëse do ta heqë “Parkun e Paqes” (barrikadën) ose ta lë”!!! Këta politikanët të shkrijnë me termat. Ajo është barrikadë, o zotëri…
…
Duket se flasim shumë me vete. Kam një përshtypje se kosovarët do e gjejnë gjuhën shpejt me serbët. Jo thjesht se shkojnë e u besojnë trupin estetikisht në Serbi, e jo se aplikojnë për pasaportat e tyre, por e shikoj në kinse-ankimet e vazhdueshme dhe në mos bërjen asnjëherë të gjërave që duhen kundër tyre.
Është mbrëmje dhe gjej një mundësi te Galeria e Akademisë të shikoj një ekspozitë retrospektive. Sa më të avancuar prej nesh…Më vjen keq për artin e vendit tim, futur me forcë në korniza. Më vjen keq, për kohën që humbim, duke u marrë me gjëra që dihet se në fund do të bëhen. Më vjen për të qeshur që Vuçiç i thotë barrikadës, “Parku i Paqes” dhe që kosovarët shtojnë numrin e serbëve në shesh dhe që kinse bëjnë se e kanë inat njëri-tjetrin. Më vjen keq për paret që lenë në Serbi dhe nuk i lenë gjetkë.
E çfarë mund të bëjnë vallë ato shqiptaret e gënjyera në fshatra, apo studentët e shumtë në Beograd, që dalin nga Katedra e gjuhës shqipe, pa folur dot asnjë fjalë shqip? “Nuk flas ne, por dua shumë të mësoj. Bursa nuk ka”. Më thotë një beogradas i ri me syze, që ka mbaruar aty dhe është i etur për shqipen. Nuk e ndihmoj dot, sepse ne duam të humbim kohë dhe të merremi me politikë. Kurse serbët me Kosovën dhe foklor politik. Se do jetojmë përjetësisht vetëm ne në botë. Kështu e tha dhe Zoti, vetëm Ne…Cilët ne? Është verë. Qershor 2015.
Javanews.al
Në bazë të shkrimit të artikullit shihet një dashuri që të ka lindur për serbët, unë nuk jam kosovar por shqiptar nga Kosova. Ndërsa ata 60,000 aplikues për pasaporta mund të jet një propogand apo siç e quani edhe ju,, kosovar ” (turq, magjup, ashkali, malazez, serb ndoshta edhe shqiptar).
Unë kam një rreth të gjer familjar dhe nuk njohë askënd që ka aplikuar për pasaportë serbe, nuk e mohoj që nuk ka ndonjë aq sa nuk mund të mohoj që në jug të Shqipërisë shqiptarët shënohen grek për interesa POR ZOTERI KËTO JANË NUMËR I VOGËL TA OFENDOSH NJË KRAHINË SHQIPTARE.
Sipas shkrimit dihet që skeni qenë kurrë në Kosovë të njiheni me të gjitha rrethet dhe pastaj të filozofoni dhe të ngacmoni një varre që kanë shqiptarët e Kosovës.
Unë i dua të gjithë shqiptarët ngado që janë TË SHITURIT KANË EMRA QË QDO RRETH I NJË, jam shqiptar dhe për këtë ste marr leje ty, Shqipëria është vendi im as për këtë ste marr leje, mos fol gjëra që flet shkau e shqiptarët serbofil.
serbet jane kërma, por jane me burrnor se greket! serbet jane armiku nr. 2, pas grekeve qe jane nr. 1! Nr. 3 eshte shpellari!
S’e kuptoj ku ka dashur te dale gazetari por duhet te beje kujdes me fjalet ‘kosovar’ e bla-bla, ne jemi te gjithe shqipetare e Dardania eshte nje krahine shqipetare.
Sa per serbet, e kam vene re edhe une; jane shume debile, shtiren sikur s’kane asgje me ne te shtetit eme, ne te vertetè kjo eshte nje lloj klysherie qe te duket sikur Dardania eshte diçka tjeter e s’ka te beje me ne, e kane te gjithe kete rrufjaneri….
As ky as serbet te mos mendojne te thone kosovaret etj, NE JEMI NJE.
Pshn ? !
Babadimri. Shum e vertet shumica e atyre 60,000 aplikusve per pasaport serbe jan serb magjyp ashkali por edhe ndonje gjakprishur turkoshqiptare. Megjithate serbet i paraqesin kinse shqiptare per arsye politike ka mundesi edhe ta ken stisur ket numer me qellim kompromentimin e shtetit te kosoves.
Gjithashtu bashkimi evropiane i ka ber te qaete serbis ne momentin e liberalizimit te vizave se nuk munde te shperndaj pasaporta per shqiptaret e kosoves.
Mendimi se serbet i urrejn vetem kosovaret dhe shqiptaret e shqiperis jo eshte thjesht nje gafe serbe per ti perqa shqiptaret per ti ndar ne shqiptare te shqiperis dhe kosovare.
Si ka mundesi qe shkau i serbis mos ti urreje shqiptart e shqiperis kur keta shkiet e serbis i urrejn deri ne vdekje vellezrit e tyre sllave kroatet boshnjaket me te citet kan nje gjuhe nje mentalitet nje gjake nje bashkejetes shekullore vellazerore e miqsore serbet dhe boshnjaket kan pas mbi 1 milion martesa te perzira dhe ne funde i masakruan edhe femin ne djepe duke vrare mbi 300.000 boshnjak e kroate.
Mos u egzaltoni nga propaganda serbe se po te mos ishte kosova te gjitha ato qe ndodhen ne kosove gjate shekujve do ndodhnin ne shkoder durres tirane berat vlore elbasan kukes etj. Fati i shqiperis qe ka qen e rrethuar nga shqiptaret dhe kosova se sote serbet do i kishit kembe kryq ne durres e gjet.
Pleqte tan nuk kan qen te shkolluar por na kan lan disa shprehje profetike qe jan percjelle brez pas brezi. Shkaut edhe qenit kurre mos i ze Bes.
Serbet Inatin e kan me kosovaret ndaj shqiptarve te shqiperis hiqen indiferent, Ne pergjithsi qe nga hapja e shqiperis tash e 25 vite. Nje fare pseudo elite” Intelektuale, Gazetareske, Kulturore, Mediale, Politike, etj. Vdesin per te mos u urryer nga Serbet. Tash e 25 vite kjo pseudo elite thjesht nga inferioriteti perhape propagand ne shqiperi se vetem Kosovaret urrehen nga serbet ndersa shqiptarte e shqiperis jo!!! Fundi i fundi kujt i plasi o burre se a urrehmi apo jo nga serbet a urrihi ju apo vetem ne! Fundi te gjithe popujte e ballkanit e urrejn njeri tjetrin. Mirpo kjo pseudo elita inferiore e kompleksuar e shqiperis vdes qe vetem kosovaret urrehen nga serbet ndersa sipas tyre shqiptaret e shqiperis jo,
Vete insistimi ne ket fakte tregon inferioritetin e tyre, dhe fajtorizimin e serbve duke ju dhen rendesi dhe vlera qe nuk i kan sikur pu bajka kjameti po na urrejten magjupet e siberis.
Serbet na kan ra hise neve kosovarve ti kemi ne megje i themi ne ne kosove por njesoje do ishin edhe simur ti kishit ju magjupi i siberis nuk ndryshon. Urrejtjen ndaj shqiptarve e kan ne gen, Ja per nje momente nuk egziston kosova mendoni ju se juve do jetonit ne paq apo do egzistonit fare ne ate shqiperin zyrtare apsolut jo mos u egzaltoni se qyshe moti do ju zhduknin.
Ne funde e pate dhe u bindet edhe ne ndeshjen e fundit se si bertisnin ne kore vdekje shqiptarve.
Dhe krejte ne funde mu kujtu diqka nga femiria dikun rrethe vitit 1991 sapo ishte pushtuar kosova nga jugosllavia dhe te gjitha republikat jugosllave i kishin stacionuar njesit speciale ne kosove. Ne ate kohe une isha 8-9 vjeqar dhe sot e mbaj mende kurre ne jete nuk e harroje isha duke blere diqka ne shitore dhe hyne disa Milice Serbe moren nga nje birre dolen jashte u ulen ne nje tavolin dhe filluan te kendojn kete keng. Te cilen edhe sote e mbaje mende ne gjuhen serbe.
Ko to kaze ko to laze serbia je malla ko to kaze ko to llaze da Serbia nema more ima more ima more dolle po do Vlore.
Ne shqipe do te thote.
Kush po rren kush po genjen serbia eshte e vogel kush po rren kush po genjen serbia nuk ka DET ka dete ka det atje pertej Vlores.
Kete kang te qetnikve serbe e mbaj mende tashe e 23 vite dhe vone e kam kuptue qka don me than. Pasi e kam mesuar serbishten
Si nje vajze 12 vjecare qe bie ne dashuri me djalin neper televizion, pa e ditur fare jeten e tije personale, e cila mund te jete e nji perversi os manipuluesi. Ashtu dhe Ben Andoni bije ne dashuri me “civilizimin” serb. Nje popull qe madheshtin e tij e ka ngritur si KAFAZ, me reklama dhe manipulimin e historis. Prandaj ne momentin qe shqipetari i ja ben te ditur prejardhjen e tij, p.sh nje flamur ne beograd, i “civilizuarit” i bije maska dhe pergjigjet ne menyren e vetme qe dije, si nje kafshe e uritur e sapoleshuar nga KAFAZI i historise se tije, gati te beje te vetmen gje, shfarrosjen e POPULLIT CIVIL (Kosova 1999).
Paragrafi i pare i Dardan permbledh gjicka qe desha te thoja une.
Keto lloj artikujsh jane shkurajtur nga nje askush, per tu bere dikush, drejtuar nje publiku “fantazem” qe nuk egziston.
FALJANI Ben Andonit se ai eshte niveli maksimal in intelektit qe nje njeri i atille mund te arrije.
Ti Ben Leshi pse nuk thua shqip bashkia por shkupshtina?
Apo ta ka qefi serbishten?
Mbase e ke gjuhen e nenes?
Ti Beni je nje kal troje qe ben lojen e serbit.
Per serbet Kosova eshte thjesht nje fiksim! Si nje femer qe te ka refuzuar dhe nuk e heq dot nga mendja! Nejse, koha i sheron palget! Hajt ju qifsha robt!
Eeeeeh sa pasuri ka Kosova e sa here Tirana zyrtare e TRADHTOI,E SHITI,E KONSIDEROI FANTAZEM at vend te Bekuar e megjithate Shqiptaret e Dardanise e mbrojten me krenari perkatsine e tyre!
Vende te tjera kan bo luftra agresive per me marre toka te pasura ndersa shqiptari i ka te tijat dhe i shet e nuk i mbron!
Noj popull tjeter ne vend Kosovarve do i kishte thene fuck off shqiptarise .
Kur vet memedheu nuk pyet per mu ,at’here me mire behem serb dhe e di qe jetoj i qete dhe pa perbuzje,kshtu mund te mendonte nje anglez apo gjerman ne vend te nje kosovari!
Ende sot Shqiperia e anashkalon Kosoven ne vend qe ta mbroje ne linje te pare.
-A eshte interesu nojhere Shteti Shqiptar per vajzat dhe nenat e perdhunuara kosovare?
-A i ka ndihmuar ato?
-A i ka bere ndonje perkujtimore luftes se Kosoves?
– A krijon shteti shqiptar ndonje Erasmus per studentet e mbare Shqiptarise per te krijuar ura lidhese mes tyre?
-Pse duhet vellezerit tan Kosovare te pajisen (Duke i dhene mijera euro serbve) me pashaportat e shtetit armik serb?
– Pse nuk e ofron Shqiperia kte sherbim?
Serbise i lejohet (meqe e konsideron Kosoven si pjese te saj) por besoj qe i lejohet edhe Shqiperise te jape te tilla pashaporta Duke qene se behet fjale per Shqiptar ETNIK!
A E DI O SHTET I POSHTER QE MOTIVI I VETEM PER TE CILIN KTA NJEREZ U MASAKRUAN NDER SHEKUJ ESHTE : “te qenit shqiptar”!
Harresa dhe Mosmirenjohja eshte shperblimi qe ti i jep ?
TURP TE KESH O SHQIPTAR !!!
tashme ne gazeten Tema une lexoj vetem titujt, sepse germt jane shume te vogla.
ne jemi KOSOVAR-shqiptare dhe me serbin apo shkaun si i thojm ne ne KS do e urrejm per sa jem gjall e ti palle gazetar eja vizito Kosoven njehere se Kosova nuk eshte as Serbi as Greqi ti palle gazetari neve kosovareve mos na trego per serbin se qfar eshte,edhe ato ekspozita,galeri,filan fisteku ato behen si fasad para BE me perfitu fonde etj etj
1.Kosovaret i urrejn serbet mirepo jane indeferent ndaj grekve
2.Shqiptaret i urrejn greket mirepo jane indeferent ndaj serbeve.
Ne jemi me te miret e Botes.Por na i kane fajin serbet, greket ,malazest ,italianet ,anglezet etj. etj.
Vetem TURQIT jane te mire. Ata na duan fort. Na ndertojne xhami medrese dhe se shpejti do behemi VILAJET TURK! ALLAH AKBAR !!
Ne djall vafshi ndyresira islamike!
Ben andonovic,ke perzier shume gjera duke e bere corbe muhabetin,mbase per te maskuar ate qe je Andonovic dhe te ka marre malli per ndonje kapic.
Identifikimi i problemeve politike,konfondimi qe u behet problemeve jetesore me ato politike etj,jane vetem nje bla-bla e Ben Andonit.Duke qene gazetar ai me mire se kushdo nga shqiptaret e thjeshte duhet ta kuptoje situaten politike ne te cilen ndodhen Shqiperia dhe Kosova ne perballjen me politiken e Serbise,qe tashme duke u pergaitur per te hyre ne BE,akoma refuzon te njohe shtetin e pavarur te Kosoves dhe vete BE nuk i ben presion pikerisht per kete ceshtje qe duhet te ishte guri i proves apo si thone shkrimtaret “guri i Sizifit”.Vorbulla ne te cilen ndodhen marredheniet njerezore nuk duhen perzier me ato politike. Populli shqiptar,qofte i Shqiperise apo i Kosoves,nuk kane paragjykime per popullin e Serbise,por te gjitheve na vjen keq e ndihemi akoma te indinjuar qe qeveria e Serbise nuk po kerkon falje per krimet e kryera kunder popullit shqiptar ne Kosove ne kohen e Milloshevicit.Ky hap duhet bere me teper nga qeveria aktuale,sepse pikerisht pjesa me e madhe e qaeveritareve qe drejtojne sot Serbine,duke filluar qe nga kryeministri Vucic kane qene zyrtare te larte edhe ne ate kohe dhe kane administruar punet e qeverise serbe,pra edhe luftrat kunder popujve te tjere ne ish-republiken federative te Jugosllavise.Po te kryhet ky hap i madh nga qeveria e Serbise,raportet njerezore midis popujve te Ballkanit ne teresi do te ishin me te thella e me miqesore. Institucioni i faljes eshte nje institucion qe krijon pikerisht ate klime mirebesimi per te cilin kane nevoje urgjente popujt e Kosoves dhe te Serbise,ishte rruga qe do t’i hapte perspektiven e thellimit te marredhenieve midis serbeve dhe shqiptareve ne teresi.