Cilat do të jenë mesazhet e kancelares Merkel në Shqipëri, Serbi dhe Bosnje? Analistët mendojnë se më vështirë ajo do ta ketë në Sarajevë, por probleme të mëdha ka dhe në Beograd dhe Tiranë.
Papunësia e lartë, korrupsioni i gjërë dhe elitat autoritare politike – janë disa nga gjërat e përbashkëta të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë. Në sondazhe thuhet se Bashkimi Evropian po humb atraktivitetin në këto vende. Kjo ka të bëjë edhe me paralajmërimet nga Brukseli se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE.
Loja gjeopolitike?
Ballkani me shekuj të tërë konsiderohet si një fuçi baroti. Kjo metaforë fiton në peshë në kohët e tanishme të tendosjeve të shtuara mes Perëndimit dhe Rusisë. Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel ka për synim ndër të tjerash edhe kufizimin e influencës ruse në Ballkan, mendon Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit të BE në Bundestag. “Vendet duhet të vendosin vet se në ç’drejtim duan të shkojnë. Vlerat të cilat i respektojmë ne në BE dallojnë nga ato të cilat i respekton Rusia dhe qeveria e zotit Putin”, thotë Krichbaum.
Me këtë vizitë kancelarja Merkel do të dëshmojë “rëndësinë e Ballkanit për Gjermaninë dhe BE”, mendon Dusan Reljic, drejtues i Zyrës së Fondacionit gjerman për Shkencë dhe Politikë, në Bruksel. Merkel do t’u tregojë “lojtarëve të mëdhenj” në Lindje – para së gjithash Rusisë, por edhe Kinës dhe Turqisë se Bashkimi Evropian edhe më tej është spiranca e këtij rajoni. Reljiq mendon se për shkak të krizës në Greqi, i gjithë rajoni i Ballkanit mund të shndërrohet në një vend “turbulent” për investime. Kancelarja Merkel me këtë vizitë mund të zbutë këtë përshtypje.
Afërsia me Brukselin
Serbia është kandidate për anëtarësim në BE që tre vjet, por ky status është vënë nën akull për shkak të përparimit tepër të ngadalshëm të negociatave me Kosovën. Kosova e ka shpalluar pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi nuk e njeh këtë shtet. Me 2013 është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit, e cila i mundëson Kosovës liri të mëdha për vendosje në fushat e drejtësisë dhe administrimit dhe garanton të drejtat e serbëve në rajonet ku ata përbëjnë shumicë në Kosovë. Por shumë pjesë të kësaj Marrëveshjeje nuk janë zbatuar deri tani.
“Këtu duhet të veprohet”, mendon pilitikani i CDU, Krichbaum. Në BE nuk dëshiron askush të ketë “një Qipro tjetër”, pra një vend me probleme territoriale. “E di që në Serbi flitet shumë se cilin kapitull duhet hapur të parin në negociatat për aëntarësim në BE”, thekson Krichbaum. Por ajo që është me rëndësi, është që vendi të përgatitet mirë për anëtarësim në BE.
Problemet e vjetra dhe të reja
Edhe në Bosnje-Hercegovinë ka probleme shumë të mëdha në raport me BE-në. Në mars është futur në fuqi një Marrëveshje për stabilizimin e vendit, me të cilin duhet të krijohen disa instrumente për partneritet më të fuqishëm ekonomik dhe politik mes BE dhe Sarajevës. Por kushti kryesor për funksionimin e tyre janë reformat kushtetuese – të cilat deri tani nuk janë kryer. “Realiteti nuk është edhe tepër premtues”, pohon Krichbaum. Politikanët dhe administrata në Bosnje ende është e ndërtuar mbi bazat e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në këtë vend para dy dekadash. Marrëveshja parashikon që vendimet e rëndësishme të merren me konsensus mer Federatës boshnjako-kroate dhe Republikës Serpska. Kjo ka shkaktuar bllokada të shumta në vendmimmarrje.
Vëzhguesit thonë se Kancelarja Merkel në Tiranë do ta ketë më lehtë se në Sarajevë apo Beograd. Nga këndvështrimi i Perëndimit, Shqipëria “është një faktor stabiliteti në Ballkan”, thotë Dushan Reljiq. Ai pret që Merkel të kërkojë në mënyrë diskrete nga Kryeministri Edi Rama që të mos deklarohet më për Shqipërinë e Madhe dhe projektet e ngjashme nacionaliste, të cilat përfshijnë Shqipërinë, Kosovën dhe disa pjesë të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
“Berlini me siguri që do të kërkojë edhe ndonjë zgjidhje për numrin e shtuar të azilkërkuesve nga Shqipëria”, mendon Reljiq. Partia CSU dhe disa politikanë të tjerë kanë kërkuar kaherë që edhe Shqipëria të renditet në radhën e vendeve me prejardhje të sigurt, që do të thotë se personat nga këto vende nuk kanë kurfarë shansi për azil në Gjermani.
Vizite me groteske ne honet e Ballkanit zor se gjen deri me sot.
Shtypi perendimor, por edhe vete ai gjerman po e titullojne kete grua me keto lloj epitetesh:
“Trümmerfrau” hapej “Der Spiegel” dje(Gruaja e rrenimit)dhe e kishte fjalen per rrenojen europiane qe po ndjell kjo kancelare.
“Po me prish Europen time” hapej sot nje gazete tjeter duke marre qortimin qe i ka bere kesaj Helmut Kohl kohe me pare, qe tashme dergjet ne reanimacion.
“Tani eshte koha per te marre vendime zonja Merkel” shkruante dikush tjeter.
Referendumet dhe zgjedhjet ne Europe e presin gjithandej kete vit, ne Spanje, Portugali, ne Angli me vone etj,etj, por c`te thuash vec te kujtosh vargjet e Shefqet Musaraj:
…
“Dhe fshati qeshet
dhe bota tallet”
7 ore ne Tirane me ca palo politikane, nje darke me grosh serbi ne Beograd me Vucicin, nje mengjes me ca presidente qe nuk merret vesh se kush eshte i ligjshmi dhe i paligjshmi ne Sarajeve, ndersa neser ne Bruksel do te valoje debati per te mbajtur gjalle kete Europe qe e sollen ne jete si shtatanik.
Do te rregulloje Ballkanin, kur Europa po u del duarsh!
Ore KERRME e ndyre , o grekoMaskara , a e shikon veten ndonjehere ne pasqyre?
Po digjet Europa per gerrqine tende?
Ne mediat perendimore ka dhe ;”Cipras i PA-CIPI kerkon perseri para”!
Nuk ta ka fajin Gjermania qe ti e ke ne gen Hajduterine dhe tani qe te zbuluan hilet qan dhe ben fakirin.
Spanja dhe Portugalia kan rritje ekonomike,po ashtu edhe Irlanda,Italia po e merr veten!
E vetmja Dele e ZEZE ne Europe eshte gerrqia ,gabimi me i madh i EU-s!
Kjo Europe arriti ate qe nuk e bene europianet e tjere ne 2000 vitet e fundit!
Ka Gerrqin te Deshtuar[Deshtimin e keni ne gen,5 here keni deshtuar edhe pse jeni shteti me i ndihmuar ne EU.Sipas llogaritjeve te fundit te eurogrupit,gerrqise i jan dhene para sa 5% e GDP-se se EU-s,Marshall Plani amerikan ishte sa 3% e GDP-se se SHBA-ve] por ka edhe boomin ekonomik te Polonise,ka edhe ringritjen e Cekise,ka edhe Sllovenin lider te ballkanit,ka edhe Sllovakine qe rritet ekonomikisht,ka edhe vendet e baltikut ku tashme kerkojne dhe gjejne pune ishin padronet e tyre!!!
Mendon ti se gerrqia jote eshte me e rendesishme se vendet e lartpermendura?
ASPAK GERRK ASPAK!!!
Jan vende qe shume shpejt do i’a kalojne Greqise ashtu sic i’a kan kaluar Slovenia,Cekia,Estonia,Sllovakia!
Gerrqia jote nuk eshte gje vjeter vecse nje shtet ballkanik dhe nje vende turistik,ASGJE ME SHUME SE KAQ!
Paguaje *Faturen e Conad* ,ndryshe “titulli yt i larte shkencor” NUK KA VLERE!
Ah se harrova …..
…. Pse vazhdon te komentosh ne nje “gazete provincialesh”? Eh KERRME?
Andej nga elpidhja akoma s’ta kan hequr titullin “KoloAllvane”??
PUSHT!
Fuck the greek gypsies & serb mongols!
Ti Claus qenke kerric gomari me ter mend. A e di cilat quheshin Trümmerfrauen, or trap? Quheshin grate qe mbas luftes se dyte boterore, me kazma dhe lopata ne duar punuan per pastrimin e rrenojave qe kishin kishin lene pas bombardimet e forcave aleate. Ti meso gjermanisht njehere, pastaj pak histori, se Spiegel-it me duket se vetem fotografite po ja shikon.
Pordhe me rigon, o gjerman! Nuk ka qetesi pa ekonomi o ti shejtan budalla! Nuk kemi dhe aq nevoje per mend, por per para per ekonomine dhe pak presion politik ndaj cubave vendas!
Teknik gjermoni nuk do te japi mend ne zanatin ted.
Ajo vjen te konvertoj Shqiperine,
nga republike bananesh ne europiane!
Pse ju rren mendja more te shkrete.Merkel vjen ne keto tre shtete per te bere konfederaten ballkanike me ne krye serbine pasi Kosoven e Malin e zi nuk i llogarit fare.
Serbeve iu ka ngelur ora ne kohen e federates.
Open your mind!
Merkel vjen per te thene qe vajta ne Tirane. Asnje gje nuk do ndryshoje po deshe thuaj qe nuk ka ardhe.Merkel me edukate te lindjes po shkateron Evropen perndimore.
Per tre tituj qe jep fi Claus une mundt te sillja shumefishin e titujve nga Gjermania, Anglia, SHBA etj. qe i thurrin lavde kesaj politikane me dore te hekurtqe udheheq shtetin me te fuqishem te BE, eurot e te cilit mbajne te bashkuar sot Europen. Shih per kete kopertinen e numrit me te fundit te revistes gjermane Bild qe paraqet Merkelin me nje helmete prusiane ne koke si simbol i forces se shtetit qe ajo drejton.
Une qe i ndjek postet e tua e kuotoj mire vrerin tend ndaj Merkelit. Ti si grekofil e urren ate per kembnguljen e saj qe Greqia te paguaj borxhet (edhe pse Greqia ne keto 60 vjet ka marre VETEM NGA GJERMANIA 29 plane Marshall).
Ka edhe nje arsye tjeter, ti si grekofil i regjur nuk te pelqen dashamiresia dhe interesi politik i Gjermanise per Shqiperine.
Zoti ju shpetofte shpirtin ju te shiturve qe mendoni e punoni kunder Shqiperise! Amen!
Kjo,e madhja Merkel asht nji zonje e persosun qe i ban verrle te gjithe burrat e shteteve te BE.