"Gjumë sa të duash, femra sa të duash" – Kështu e përfytyronte "Shtetin Islamik" shqiptari

9 Korrik 2015, 11:14Rajoni TEMA

Nezet S. është 22-vjeçar, është rritur në Mühlheim afër Düsseldorfit dhe me origjinë është nga Kosova.

Në rrethin e tij social në Gjermani atë e kanë quajtur «Selafisti nga Mühlheimi», duke iu referuar fanatizmit fetar që propagandohet sidomos nga Arabia Saudite.

Që nga e mërkura Nezet S. gjendet para gjyqit në Düsseldorf, i akuzuar se ka kryer vepra që rrezikojnë shtetin.

Kuptohet: shtetin gjerman.

Dhe këto vepra ai dyshohet t’i ketë kryer në Siri, si luftëtar i «Shtetit Islamik».

Portali «Der Westen» shkruan se para trupit gjykues ky kosovar la përshtypjen e një të riu naiv dhe absolutisht të paditur.

Ai tha se kishte dëgjuar se në «Shtetin Islamik» do të mund të flinte sa të donte, do të kishte femra sa t’i donte zemra dhe do të kishte mundësi të shijonte natyrën e bukur.

«Kam dashur të kem shumë femra», tha Nezet S., por edhe të «kryejë obligimin tim» dhe «t’u ndihmojë vëllezërve».

Me paratë e kursyera ai kishte blerë një biletë avioni dhe kishte shkuar para një viti në Turqi.

Nezet S. s’kishte dashur të shkonte në shkollë pasi kreu klasën e 9-të.

Ai ra në sy të autoriteteve me vjedhje, lëndime trupore dhe si shpërndarës i Kuranëve. Ai nisi të bart veshje arabe dhe lëshoi mjekrën – ndonëse para gjyqit u ankua:

«Nuk e kam leshin e fytyrës të mirë».

Mes tjerash ai braktisi shkollën edhe për shkak të agjitacionit.

Brenda një viti prej një fëmije që s’dinte asnjë lutje të fesë islame ai u bë radikal dhe nisi të shoqërohej me shpërndarës Kurani nga qyteti i Essenit.

Ata e mësuan Nezet S. si të lutej pesë herë në ditë, si të bënte gjithçka për Allahun, si të kërkonte ndjesë për deliktet e kryera dhe si t’u dilte në ndihmë «vëllezërve në Siri».

Këtë e thotë Nezet S, i cili nuk di aq as për vendlindjen e prindërve të tij – e lëre më për Sirinë.

Para trupit gjykues ai përmendi pesë shtyllat e fesë islame, por nuk qe në gjendje t’i numërojë.

Ai pranoi se nuk dinte gjë për sheriatin, të drejtën islame, dhe shtoi: «Më kanë thënë se është ligj i zotit t’ia heqësh qafën të tjerëve».

Një ndërmjetësues i kishte folur me entuziazëm Nezet S. për Sirinë dhe i kishte dhënë këshilla si të gjejë hotelin, një numër telefoni, autobusin për të kaluar kufirin. Sapo kishte arritur në zonën e luftës ai kishte dëgjuar përleshjet, ditën tjetër kishte parë tanke, vrima nga armët, gjurmë gjaku. Nezet S. shumë shpejt u pendua për udhëtimin e tij në Siri.

«Do të kisha vdekur atje me 21 vjet dhe s’do të kisha parë më kurrë familjen time», tha ai.

Kosovari nga Gjermania qëndroi në parajsën e rrejshme të «Kalifatit» vetëm 16 ditë, pastaj u largua me autobus, diku u takua me prindërit e tij dhe u kthye në Mühlheim.

Avokati thotë se klienti i tij ka ndryshuar dhe e ka kuptuar se nuk duhet t’u hiqet koka njerëzve. Prokurori i rastit dyshon në versionin e rrëfyer nge Nezet S.

Pas kthimit në Gjermani policia e kishte vëzhguar një muaj xhihadistin e penduar para se ta arrestonte. Portali «Der Westen» bën me dije se policia ka edhe disa incizime ku Nezet S. shihet me uniformë, me armë dhe me flamurin e zi të «Shtetit Islamik».

Procesi pritet të vazhdojë deri në shtator.

20 komente në ““Gjumë sa të duash, femra sa të duash” – Kështu e përfytyronte “Shtetin Islamik” shqiptari”

  1. Kol Tivari says:

    Muti, nuk bëhet byrek dhe po të bëhet, nuk hahet…!!!

    1. komunal says:

      Duket se cfare niveli intelektual kane simpatizantet e ISIS-it! Biles ky tipi eshte nder me te zgjuarit e tyre!

  2. KETA QENA ISLAMIKE I HIDHNI NE HUMNERE , NUK NDRYSHOJNE KURRE.

  3. F.K says:

    Avokati i tij i tha trupit gjykues se ai e kuptoi qe nuk duhet ti hiqen kokat njerezve ,,,,!!!dhe perfundimisht u” rehabilitua” .Ore si shume po vazhdon kjo perralla foshnjore dhe naive e lavazhit te trurit ,mund te kuptoj nje njeri qe rri ne somali ,por nuk mund te imagjinoj dot nje njeri me keto mendime qe rri ne gjermani ,dhe u dashka nje trup gjykues dhe nje avokat qe ti shpjegoje ketij kastravecit qe nuk duhen prere koka njerezish ?apo u mashtrua u genjye i hodhen trute e gomarit etj ,,etj .Ku paska rrojtur ky tipi deri tani ? ne pyjet e bavarise ?mire ky ,po valdet gashit ? cfare i mungonte ,jeta civile dhe e qete ?ik o tema me gjithe keta zagare qe mbushni faqet ,mos na i nxirrni me

    1. i revoltuari says:

      Thjesht fajin e ka ISLAMIZMI!
      VDEKJE ISLAMIY RROFTE SHQIPTARIA!

  4. Dije says:

    Kjo injorance eshte arsyja pse trojet shqiptare jane mbushur me minare.

  5. nji kafe me pak te lutem says:

    Kalbeni ne burg shkerdhaten,ikin si zhulca me njimij sakrifica pastaj vrapojn pas injorances, futeni ne burgun e siguris lart mos e nxirni qe atje se nuk e meriton te jetoj ne mes njerezve se esht kafsh ha bashkekombasit e vet.

  6. greku i pabese me garuzhde ne brez says:

    Plehraaaaaa ! po qelbni nje komb te tere !!!!!
    Islami ne Shqiperi duhet te behet i ndaluar me ligj !

  7. Nina says:

    Mire ky qe i thot hapur mendimet qe i ka dhe me ate koken bosh qe e ka, por sic mendon ky, eshte shumica e shqiptareve ne maqedoni. Ata vec nje L… qe kane ne shtepi, por kan edhe femra te tjera, qe i perdorin qe jua shkatrojne jeten, i mashtrojne, dhe pastaj falen 5 here ne dite ne koh ramazani, dhe thojne na e fal zoti!!! Cfar lloj kafshesh jane keta??? Kush i duron keta??? Keta duhen te izolohen dhe tjua nxish jeten, qe diell e han kurr mos te shohin dhe te hajn vetem buk e krip! Vetem njerez nuk jane keta, keta jan kafsh. Zoti i madh i mallkoft,

  8. Nina says:

    Ne emer te fese keta , prishin jete njerzish, me mashtrime ne flliqsira nga me te ndryshmet, i marrin ne qaf njerzit e pafajshem! Te zhdukdn keta dhe bashk me te dhe feja e ketyre ndyrsirave! Te behet FORBDT ne vendet ku ka shqiptar feja islame, se keta flasin dhe bejn krime ne emer te fes! Fen cdo njeri, nese e duan, ta mbajne ne mendje dhe ne zemer, per veten dhe jo ta shfaqin tek te tjeret! Mjaft ma se na i kan shpif dhe ne qe jemi mysliman! Te ndalojet rreptesisht feja dhe oredikimi ne shtetet tona!

  9. shqiptar says:

    na felliqen kombin keta…….plehra ne si shqiptare i denojme

    po greku si vepron……………..
    ne vitin 93 kryepeshkopi i greqise SERAPHIM fton ne greqi karaxhicin kriminelin e luftes qe vrsite shqiptare kroate dhe boshnjak dhe i jep medalje nderi e presin me duartokritje ….
    i njejti kryepeshkop SERAPIM dergonte ne shqiperi JANULLATOS te hedhe ne dore kishen shqiptare lidhjet bejeni vet ….

    SERAPHIM (kryepeshkop) i greqise takon KARAXHIC per medalje nderi ne te njejten kohe dergon JANULLATOS NE SHQIPERI

    e kuptoni o njerez sa mbrapa dhe sa shume na i kane futur fqinjet

    https://www.youtube.com/watch?v=HK-dT9EOziw

  10. Drenicak says:

    Ky djal eshte me prejardhje nga Maqedonia.
    Nese me te vertet populli shqiotar don me shpetu nga asimilimi nga zhdukja duhet te mbyllen shpit e te qmendurvd ose atu te organizohet sherimi mendor i atyre she shkojn ne kto shtepi ose xhami.

  11. arbeni says:

    vetem shqiptar kta s jan kurre e keni thon kot shqiptari arab e turk po osht ky moster e jo shqiptar t jemi t qart shqiptar islamik ska kurre.

  12. Akili says:

    Ne do te shohesh sa injorante ka nje vend mjafton te numerosh minarete. E ne trojet tona duket se injoranca dhe trushplaret jane shtuar shume.

    1. Erion Ahmadinejad says:

      Si i bëhet që numrin më të madh të minareve mund ti numërosh në Gjermani dhe së shpejti në Angli o Akili?Ça lidhje ka një fe dhe një besim me njerëz të lindur me të meta mendore vetëm ju mund ta gjeni.

  13. butrinti says:

    i lutem te gjithe atyre qe ithon vetes shqiptar duhet ta dalojme sa me pare fen islame eshte kanceri i atdheut ton urejtje per fen islame..rrofte shqiperia jon e shenjte..

  14. tfgs says:

    Mereni ktheheni mbrapsh andej nga ka ardhur ky mostet,lodheni kot me kete pler.Gabim shteti gjetman qe mban keta plera brenda teritorit te vete.

  15. fati says:

    pastroni racen o zhqiptar se ju mori lumi me kta sirian me mjekra ju tani po pushtoheni e konvertoheni ne sirian e turq e kush nuk shkon ne xhami do shikohet me perbuzje me vone nga kjo shumice muslimamesh mjekrcjapash reagoni sa nuk eshte vone ,me vone ketu do ket gra te mbluara mjekercjapa kudo dhe xhami pa fund jevgj pa fund turq e sirian por shqiptar jo ky eshte plani madh i tyre qe shqipria nje dite t behet shtet musliman e ne t jemi islamik muti t na urrej gjith bota.

  16. cajani says:

    islami njeh luana si halid ibn velid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje