VIDEO/ Kur Vuçiç ishte antishqiptar dhe antiboshnjak i tërbuar

11 Korrik 2015, 19:58Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në vitet ’90 të shekullit të kaluar ishte anëtar i Partisë Radikale të Serbisë, që udhëhiqej nga i akuzuari për krime lufte në Tribunalin e Hagës, Vojisllav Sheshel. Si aktivist i kësaj partie, përmes një fotografie që qarkullonte nëpër rrjetet sociale, shihej se si Vuçiçi mbante arkën me birra për shefat e tij, Sheshelin dhe nënkryetarin e radikalëve, tashmë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-99, ai ishte ministër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë, post të cilin e ka marrë më 24 mars 1998. Vuçiçi atëherë angazhohej për mbylljen e mediave në gjuhën shqipe, si javorja “Zëri” dhe ditorja “Bujku”.

Më 27 shkurt 1999, shefi i tij i dikurshëm, Shesheli, deklaron: “Nëse ndodh bombardimi nga ana e NATO-s, nëse ndodh agresioni amerikan, ne serbët goxha do ta pësojmë, por shqiptarë në Kosovë nuk do të ketë kurrë”!

Vuçiçi si ministër i atëhershëm i Informacionit, censuronte çdo lajm që binte ndesh me politikat e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ai formoi një organ censure, ndërsa urdhëronte që forcat e NATO-s të cilësohen si nazistë dhe fashistë, ndërsa që sulmet e NATO-së për të mbrojtur popullatën civile shqiptare, të cilësoheshin si “veprime shkatërrimtare”, “agresion kriminal” dhe “orgji vrasëse” kundër popullit serb.

Ëndrra e tij ishte Serbia e Madhe, ndërsa pas vitit 1999 deklarohet si antiamerikan i përbetuar, meqë sipas tij ata u kanë bërë gjëra të këqija serbëve.

Në vitin 1995, kur NATO kërcënonte për herë të parë me bombardime të forcave serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiç në Parlamentin e Serbisë ka thënë kërcënimin më makabër: “Vriteni një serb, ne do të vrasim qindra myslimanë”.

Ndërsa, më herët për kroatët ka thënë: “Vëllezër serbë, motra serbe, përshëndes popullin e Banisë serbe, të Glinës serbe, që keni ngritur pishtarin e lirisë që më 26 qershor 19991. Ju jeni të parët që jeni kthyer kundër pushtetit pustash, ju keni çliruar të parët territoret serbe në Republikën Serbe të Krainës. Kurrë këtu pushteti nuk do të vijë më”, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, kohë më parë një shtetas i Bosnjës ka kërkuar që të hetojnë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, dhe kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, për nxitje të krimeve të rënda gjatë luftës në Bosnje.

Omer Isoviç, një ish-ushtar i Bosnjë dhe Hercegovinës nga Tuzlla, i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së shtetit për nisjen e hetimeve kundër dy zyrtarëve të lartë serbë, për “nxitje të krimeve të luftës ndaj banorëve jo-serb të Bosnjë e Hercegovinës gjatë periudhës 1992-1995”.

Vuçiçi dhe Nikoliçi, në atë kohë, ishin bashkë me Sheshelin aktivistët më të spikatur të partisë. Prandaj, ka shumë gjasa që edhe ata të jenë të përfshirë në punë të pandershme”, ka thënë Isoviç.

19 komente në “VIDEO/ Kur Vuçiç ishte antishqiptar dhe antiboshnjak i tërbuar”

  1. sit.. back....and relaks → says:

    sa i ngjaka lul bashes muti, sikur i ka pjelle e njejta buce

    1. Elbasani says:

      mjaft me keto shpifje se gjoja Vucic paska qene antishqiptar lerini keto budallalleqe me keto shkrime kerkoni te futni armiqesi mes Serbeve dhe Shqipetareve….o njere ju jetoni akoma ne epoken e gurit…

      1. elio says:

        Ti elbasonlli ke qellime te tjera..()(), nuk te merret parasysh fraza..

      2. kodrasadikit says:

        O Elbasan shoku ti sqenke ne toke te bukes ,ti spaske lidhje me rradaken e koken tende,si Vuqiq si Shesheli e si Milloshi jan nji m…Paramendoni ata na prene e na shkrumune e ti po flet per marrdhenje e raporte fqinjesore.Po ta ilustroj nji shembull krahina e Sangjakut te Pazarit te ri nji krahine perafersisht sa Kosova qe u nda nga trungu shqiptare sot e asaj dite se ka asnji shkolle shqipe e rinija pas viteve 45 ne mungese te shkollave po tretet e po harrohet dhe po llafosin sllavisht gjegjsisht boshnjakisht nji forme pak ma e bute me ju qite hi syve por shqipe asesi .Sikur ky shtet te ishte demokratik ose te merre ere kah demokracija duhet te lejoheshin shkollat shqipe siq po i kerkojne per serbet e Kosoves se vogel ku serbet i kan lirite maksimale qe nji pakice kombetare i ka ne EU….

  2. armand says:

    E mo se ishte djale i ri dhe s’thone kot ” i riu si veriu”.

  3. albani says:

    Kete dua qe ta mesojne ata qe nuk e dinin ose e harruan se kush eshte Vucici,ata te cilet ndjejne adhurim dhe nostalgji per kriminelet dhe dhunuesit e tyre.
    Ta mesoje A.R-ja me kompani.

  4. Shkodran says:

    Sa merreni me vucic postoni lajmin trondites se kosovaret shqiptare po helmojn rezervatet e ujit ne prishtine, po e transmeton cdo gazete dhe kanal international pervec gazetat dhe televizioni shqiptare. Shyqyr qe po i drejtohen fese tani se gjitha punet e mbrendshme i kemi kryer, dhe kjo na duhet tani, te merremi me idiota qe ndjekin nje ideologji te mbaruar.

    kosovo-cuts-pristina-water-supply-over-alleged-isis-plot-to-poison-reservoir

    http://www.theguardian.com/world/2015/jul/11/kosovo-cuts-pristina-water-supply-over-alleged-isis-plot-to-poison-reservoir

    1. MosTeLutem says:

      Nuk jane Kosovare Shqiptare ore trung. A I PE ATO VIDEOT LART ? E pe videon e fundit. “NE” thote Vucic, “DO BASHKEPUNOJME ME GJITHE POPUJT ANTIAMERIKANE”, cka do te thote edhe plerat e lindjes se mesme. Serbet gjithmone kane bere loje me dy porta duke inkurajuar ekstremizmin islamik dhe duke e financuar ate. Eshte nje loje qe i levderdis gjithe kombeve te sajuar ne ate zone, qe te justifikojne identitetin e tyre duke patur gjithmone dike qe do i sulmoj dhe do i duhet te kunderpergjigjen. Keta islamiket ne Kosove i financon vete Serbia.

  5. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    Vuçiçi per sa iperket dipllomacis boll zog kurvet esht ndersa per sa i perket njerziz vetem Luli e Sala jon mund tja kalojn per tpa njerzi.Serbi pa njerzi

  6. Durim says:

    Po si nuk keni vene kete videon e Vucic ne Srebenice me Sheshelin ne vitin 1995. Ne minuten 1.23 duket dhe makina e tyre qe ka ne kofano nje kafke njeriu dhe nje kaske blu te forcave te OKB qe duhet te mbronin boshnjaket ne kamp.

    http://youtu.be/–wV0iuSSAE

  7. Landi says:

    Ustasha jo pustash per kroatet nacionaliste

  8. Lili says:

    Duhet t’ia dergoni kryeministrit tone!

  9. DRENICA E KUQE says:

    Kur je i tille dhe i terbuar, vjen koha te gjuajne me gure! Kesaj shqip i thone çka t’besh para dite, prite pas dite!…

    DRENICA E KUQE

  10. zoro says:

    po ti marresh politikanet c thoshin dhe c thone tani do te mari shume kohe per koment . na dolet dhe filo boshnjak tani. boll beni dicka te mire per shqiptaret e shqiperise qe vuajne nga varferia, pasiguria e kriminalitetit ne rritje. varferi vrasje injorance . boll boll me nazionalizem te semure qe nuk ndihmon te mbushin barkun me buke . bolll o gazetare amatore.

    1. c'a po thu o Qazimo says:

      Ik mor PISOGLENDI,bir Putane ?

  11. Agroni says:

    Ne Bosnje jotoleranca dhe urrejtja religjioze vazhdon . Serbet e religjionit ortodoks jane ata qe kryen gjenocid kunder serbeve te religjionit musliman. Kryetari i Srebernices Serbo-Muslimani , po mundohet te beje pajtimin e serbo-ortodokseve me serbo-muslimanet. Vrasja e 8000 mije serbeve te religjionit musliman, nga serbet ortodoks eshte gjenocid religjioz.

    Prandaj neve ne Kosove apo Shqiperi nuk na intereson fare se qka bejne serbet ndermjet veti. Kjo eshte qeshtje e kombit serb. Ata le te zgjedhin qeshtjet e tyre fetare. Vuqiqat Izetbegoviqat edhe krejt viqat tjere jane qeshtje e viqave serb.

  12. kodrasadikit says:

    Po si mendon o Agron qe serbi e vrete serbin dhe bene nji gjenocid ne Srebrenice qe smbahet mende!Vetem ne nji qytet me rrethine u vrane dhe u sakatosen mbi 8000 mije vete.Tani per boshnjaket pas krijimit te JU famkeqe te Titos filloi e zeza e mjerimi,pra boshnjaket sjane sllave por jan fise te moqme Ilire pra ilire shekullore qe kan jetu atje me shekuj bashke me Dalmatet e fiset tjera Ilire .Ke para syshe Sangjakun e Pazarit qe deri ne vitet 1945 flitet gjuha shqipe shiqo ne yau Taube Pazari i Ri 1904 ose Novi Pazar 1904 dhe e shef se kjo krahine eshte e ka qene shqiptare e njejta eshte me Bosnen ,ata i maltretuan ,i cenzuruan dhe kur e pane se si tjetersuan dote deshen ti qfarosin si popull.Fale SHBA pishtare te demokracise ky popull vlla i shqiptareve se bashku me ne ne Kosove shpetuam.Me analizat e stukturas se ADN boshnjaket kan dale me mbi 40 % me rrenje Ilire….

  13. CANI says:

    O komentues shqiptare tegjithe poplli serrb eshte armike i popllit shqiptare ,po harrone se Milloshviq ,Vucic ,Drshkoviq ,Shesheliviq ,Arkanovici,etj kure eshte ne pytje shqiptaret jane njesoje kriminela ,serrbet edhe femijet ne djep i kane kriminela kure eshte ne pytje shqiptari msonu njeher e gjithmone se serrbet jane populle kriminel .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje