Një nga historianët më të rëndësishëm të financave botërore beson se marrëveshja aktuale mes Greqisë dhe kreditorëve do të sjellë më shumë vuajtje dhe mjerim dhe në fund, dalje të Greqisë nga eurozona.
Nga Barry Eichengreen
Çfarëdo që të mendosh mbi taktikat e kryeministrit Alexis Tsipras dhe qeverisë së tij në bisedimet me kreditorët e vendit, populli i Greqisë meriton më shumë se sa çfarë u është ofruar atyre. Gjermania dëshiron që Greqia të zgjedhë mes kolapsit ekonomik dhe daljes nga eurozona. Të dyja opsionet do të sjellin katastrofë ekonomike; opsioni i parë, dhe ndoshta edhe i dyti, do të jetë gjithashtu shkatërrimtar politikisht.
Kur unë shkrova më 2007 se asnjë vend anëtar nuk do të dalë vullnetarisht nga eurozona, unë theksova kostot e larta ekonomike të një vendimi të tillë. Qeveria e Greqisë ka treguar se e kupton këtë. Pas referendumit, ajo ra dakord me atë që ajo vetë – dhe votuesit – e patën refuzuar: një seri kushtesh të dhimbshme dhe të vështira. Tsipras dhe ministri i tij i ri i financave, Euclid Tsakalotos, shkuan shumë përtej për të zbutur kreditorët e Greqisë.
Por kur unë dola në përfundimin se asnjë vend nuk do të largohet nga eurozona, nuk e pata imagjinuar se në fakt Gjermania do të shtyjë një vend tjetër anëtar drejt daljes. Kjo, dukshëm, do të jetë efekti i kushteve politikisht të patolerueshme dhe ekonomikisht perverse të vëna nga ministria e financave të Gjermanisë.
Ideja e ministrit të Financave të Gjermanisë Ëolfgang Schäuble për një “dalje” të përkohëshme nga euro është halucinante. Duke parë ekonominë në kolaps të Greqisë dhe krizën në rritje humanitare, qeveria nuk do të ketë zgjidhje tjetër, nëse nuk ka marrëveshje, përveçse të prodhojë para për të financuar shërbimet shoqërore bazë. Është e pakonceptueshme që një vend në telashe të tilla të jetë në gjendje të plotësojë kushtet për rikthim në euro – inflacion më të ulët 2 për qind dhe kurs mesatar këmbimi të qëndrueshëm për më shumë se dy vjet – asnjëherë nga tani deri në fund të dekadës. Nëse Grexit ndodh, ajo nuk do të jetë një periudhë pushimi; do të jetë dalje në pension.
Herët mëngjesin e së hënës, udhëheqësit e Europës ranë dakord të heqin referencën për këtë “dalje të përkohëshme” nga deklarata e marrëveshjes më të fundit për paketën e shpëtimit. Por kjo derë, pasi u hap një herë, nuk do të jetë e lehtë të mbyllet. Eurosistemi është bërë më i dobët dhe i rrezikuar nga destabilizimi. Ministrat e tjerë të financave të Europës do të duhet të përgjigjen për faktin që ranë dakord t’i dërgojnë udhëheqësve të tyre draftin paraprak që përmbante gjuhën shkatërrimtare të Schäuble.
Ekonomikisht, programi i ri ekonomik është pervers, për shkak se ai do ta zhysë Greqinë edhe më thellë në depresion. Ai parashikon rritjen e mëtejshme të taksave, shkurtimin e mëtejshëm të pensioneve dhe zbatimin e shkurtimeve automatike të shpenzimeve në rast se objektivat fiskale nuk realizohen. Por ai nuk ofron asnjë bazë për rimëkëmbje apo rritje ekonomike. Ekonomia e Greqisë është sakaq në rënie të lirë dhe reformat strukturore më vete nuk do ta ndalojnë këtë spirale për poshtë.
Marrëveshja vijon të kërkojë surpluse primare të buxhetit (pa pagesat e interesave), surpluse që duhet të rriten në 3.5 për qind të PBB-së në vitin 2018, gjë që do ta përkeqësojë rënien e Greqisë. Riprofilizimi i borxhit të vendit, gjë që nënkuptohet në marrëveshje, nuk do të bëjë asgjë për të përmirësuar situatën për shkak se pagesat e interesave janë sakaq minimale deri në fund të dekadës. Ndërsa depresioni thellohet, objektivat buxhetore nuk do të arrihen, duke shkaktuar shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve dhe duke përshpejtuar kontraktimin ekonomik.
Në fund, marrëveshja do të sjellë daljen e Greqisë nga eurozona, qoftë për shkak se kreditorët do të tërheqin mbështetjen e tyre pasi objektivat fiskalë të mos realizohen, ose për shkak se populli grek do të rebelohet. Shkaktimi i daljes është në mënyrë transparente qëllimi i Gjermanisë.
Në fund, fondi i privatizimeve në qendër të programit të ri nuk do të bëjë asgjë për të nxitur reformën strukturore. Po, Greqia duhet të privatizojë sipërmarrjet publike ineficente. Por qeverisë së Greqisë i është kërkuar të privatizojë me një pistoletë në kokë. Privatizimi me çmime të ulëta, ku shumica e të ardhurave do të përdoren për të paguar borxhin, nuk do t’i vënë parlamentarët e Greqisë apo publikun në kushtet e duhura për të ecur me entuziazëm drejt reformave strukturore.
Greqia meriton më shumë. Ajo meriton një program që respekton sovranitetin e vet dhe i lejon qeverisë të ngrejë besueshmërinë e vet me kalimin e kohës. Ajo ka nevojë për një program të aftë për të stabilizuar ekonominë në vend që ta çojë atë drejt vdekjes. Ajo meriton mbështetjen nga BQE për të mundësuar që ajo të mbetet anëtar i eurozonës.
Edhe vetë Europa meriton më shumë. Vendet e tjera europiane nuk duhet me vetëdije të plotë të pranojnë këtë program politikisht shkatërrimtar dhe ekonomikisht pervers. Ata duhet t’i rikujtojnë vetes se Greqia mori shumë ndihmë nga partnerët e vet Europianë para se të mbërrinte në këtë pikë. Ata duhet të vijojnë të shtyjnë për një marrëveshje më të mirë.
Këto partnerë nuk duhet të lejojnë që projekti Europian të sakrifikohet në altarin e opinionit publik të Gjermanisë apo këmbënguljes së udhëheqësve të Gjermanisë për “rregulla.” Nëse qeveria e Gjermanisë refuzon të shohë dritën, të tjerët do të duhet të gjejnë një rrugë përpara pa të. Solidariteti franko-gjerman do të dëmtohet në mënyrë të paripatueshme por solidariteti franko-gjerman nuk është i vlefshëm për asgjë në rast se mund të prodhojë një marrëveshje të tillë.
E fundit dhe jo e parëndësishme është që publiku i Gjermanisë meriton më shumë. Gjermanët meritojnë një udhëheqës që qëndron bindshëm përballë ekstremizmit, në vend që ta nxisë atë, qoftë në shtëpi, qoftë jashtë vendit. Ata meritojnë një Europë që mund të luajë një rol më të madh në çështjet botërore. Mbi të gjitha, duke parë arritjet trullosëse politike dhe ekonomike të Gjermanisë që nga Lufta e Dytë Botërore, ata meritojnë admirimin dhe respektin e europianëve të tjerë, jo pakënaqësitë e rigjallëruara dhe dyshimet.
po mor po , a e din ai qe edhe sot vijojne te kene pensione me mbi 1500 evro , nete cilat bahet nami kur ato ulen 50 apo 60 evro , Evropa i di te gjitha marifetet e stisura nga batakcinjte per te rrjepur shtetin , prandaj dhe nuk toleron me , dhe mire ja ban .
evropa do shpetoje vetem kur te shperbehet greqia. dalngadale haka do veje te i zoti. servilave shqiptare qe kane bere karrierre dule ju lepire grekeve nuk u vjen mire. po jeta keshtu e ka . do mesoheni me realitetin e ri.
Kujt ja thua e nderuar “Birn”? Provincialeve “te djathte” ballkanike shqiptare, disa vemjeve qe jane turpi i botes?
Eshte e kote te perkthesh artikuj per kete soj njerezish, per keta homo sapiens te mbetur akoma ne sistemet e komunave primitive.
Keta jane “manjatet” e kapitalit te madh qe hyjne dhe dalin ne bankat e Frankfurtit, ecin me dosje financash ne duar duke kaluar London Bridge per te hyre ne City of London, keta caktojne rankinget e shteteve dhe firmave nga Wall Street-i,…. por qe shtepite e ndertuara neper male dhe fusha i kane akoma me gropa septike!!!!!
More shoku historian, po greqia te dale e te kerkoje falje publikisht nje here per andrallat qe i ka shkaktuar evropes, pastaj me te pare e me te bere. po edhe hajdut edhe krenar kete vetem po te vije ng familje me biografi te mire mund ta kishe ne kohen e xhaxhit.
Ai qe e ka shprehur mendimin e ti le te mesojne mire se kush jane greket historia e grekeve pastaj shohim e bejm perfundimi tiqe po mos e keput
Fatkeqesisht keshtu eshte!!!
Kaluan 70 vjete dhe me krizen Greke doli na pah se politika gjermane mbetet e pandryshuar dhe nuk ze mend nga gabimet e se kaluares.
Hegjemonia Gjermane qe ka kohe qe po e orkestron “cifti skizofrenike”, nje rol perandorik hegjemonik per te kontrolluar, ne mos të gjithë planetin, nje pjesë të mëdha të saj, me ndihmen e vendeve dhe qeverive vasale duke u siguruar “mbrojtje-mbeshtetje” ashtu sikurse gjatë shekujve principatat globale apo kontinentale, qe synojn kontrollin politik, ekonomik dhe ushtarak. Mund të përmend me radhe istorike indikative respektivisht, Pax Romana, nga 27 pes deri në 180 pas Krishtit, Pax Britanike, nga 1815 deri në 1914, Pax Americana 1950-2000. .
Eshte me se e qarte se politika gjermane mbetet e pandryshuar ashtu siç mbetet e pandryshuar dhe kriza greke. Ata që besonin se me rënien e bllokut sovjetik do të ndryshonin gjërat me sa duket u mashtrohen.Pas ribashkimit të Gjermanisë, Evropa jeton një germanica Pax. Vendet evropiane te cilat, pas luftës, vendosën të bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë në një përpjekje të konsolidimit evropiane, aktualisht janë ne një kontroll të fortë “rregullator” të Gjermanisë.
Kur Greqia u bashkua ne Bashkimin Evropian, askush nuk e kishte parashikuar se nje dite nje vend anëtare si Gjermania do luante nje rol imponues hegjemonik mbi anetaret e tjere dhe do të kishte kontroll të plotë financiar mbi institucionet dhe vendet evropiane. Kjo fatkeqesisht ka ndodhur gradualisht pas 1990 deri me sot.. Pa asnje ekzagjerim eshte mese e dukshme dominimi në Evropë, qe Gjermania ushtarake (naziste) nuk e arriti gjate dy luftërave botërore po e arrin sot ekonomikisht, me politikën e ashpër “paqësore” ekspansioniste.
Greqia fatkeqësisht ne periudhen me te veshtire ekonomike te saj, per shkak sigurisht te politikaneve miopik dhe te korruptuar Grek po jeton epokën e Pax germanica.Mos mendoni se populli Grek do pertyp me lehtesi- ethelodoula- kete eksperiment ne kurriz te tij. Populli grek nuk eshte i ngjashem me asnje. Vertet është naive të besohet se per momentin Athina mund të vendosë kushte për huadhënësit dhe eshte ne gjendje te injorojnë angazhimet e njëanshme. Por është po aq naive të besohet se nuk do gjeje force të injorojë realitetin ekzistues dhe sistemet gjermane te dominimit dhe korrelacionet e imponuara per të rregulluar me gjasme ekonominë e shtetit dhe jetën e njerëzve.
Nje shpres fatmiresisht jane popujt ne vende si Italia, Spanja, Portugalia, Franca por edhe nje pjese e popullit Gjerman kanë filluar te kuptojn qellimin e ciftit Merkel-Schäuble. Per shqiperin dhe politikanet shqiptar as qe behet fjale sepse kane ne ADN lepirjen dhe skllaverimin.
Zoti ju ruajt se me keto mend qe keni oj Elefteriqi keq e keni punen jeni bere per te ardhur keq kur lexon te tilla pacavure si te tuat ketu ne forum
Greqia.do te shpetoj kur te ndryshoj mentaliteti OSMAN i atyre rracave kundrejt shtetit nje dicka qe vihet re ne te gjithe Ballkanin
e kuptoni se per cfare vlere borxhesh behet fjale apo jo?! ne rregull qe beni viktimen tani po e kuptoni te pakten qe 50B jane evro te hedhura kot. po ku jane te pasurit e greqise njehere se nuk u ndihet zeri fare?! apo jane te pasurit e mire ata, kurse te pasurit e evropes jane te ligjte.
turp i EU, paguan estonia 200mil euro per greqine, ne vendet balltike pnsionet jane baze 350euro.