Zhgënjim në Athinë, priten trazira politike

14 Korrik 2015, 09:23Rajoni TEMA

Grekët janë të indinjuar nga masat e kursimit të negociuara në Bruksel dhe me negocimin nga ana e qeverisë së tyre.

Pensionisti Aristidis Dimopoulos e ka ditur gjithmonë, kështu thotë së paku, „se nuk mund të jesh në luftë me gjithë Evropën, kur fjala është për kaq shumë para.“ Situata është e ndërlikuar, nuk ka një rrugëdalje të thjeshtë. Megjithatë 72 vjeçari mbetet në thelb optimist: “Besoj se partnerët tanë nuk kanë as interesin më të vogël për të na nxjerrë nga euro, sepse nuk do t’u kthehej asnjë cent. Por me sa duket duan të sigurojnë, që rregullat e përbashkëta të vlejnë ende në Europë“.

Dimopoulos i mban mend mirë kohët e mirëqënies në Greqi. Si punonjës i linjës ajror shtetërore Olympic Airways ai kishte një punë të mirë dhe pasi doli në pension përfitoi 1.550 euro, një pension të lartë për kushtet e Greqisë. Në kuadër të kursimeve edhe atij i janë hequr 25% të të ardhurave. Tani 72-vjeçari rri çdo ditë në rradhë para automatëve në Athinë për të siguruar 60 euroshin. Pas mbylljes së bankave dhe futjes së kontrollit të kapitalit në Greqi askush nuk lejohet të tërheqë më shumë nga kontoja brenda ditës. Pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) e shtyu vendimin për ndihma të tjera emergjente për institucionet kredidhënëse greke, zgjatet për 48 orë edhe mbyllja e bankave në Greqi, deri të mërkurën në mbrëmje. Dimopoulos është i shqetësuar, por edhe i gëzuar, që nuk i ka ndodhur diçka më e keqe: „Për fat kam mundur t’i marr në kohë kursimet nga banka. Kam patur disi një parandjenjë, që kursimet tona janë në rrezik“, thotë ai i buzëqeshur në bisedë me Deutschen Wellen.

“I zhgënjyer dhe i mashtruar”

Thanassis është i dërmuar këtë të hënë: Ndjehem për tokë dhe i zhgënjyer, i zhgënyer dhe i mashtuar nga politika“, thotë 45 vjeçari, që në fakt është simpatizant i partisë së majtë. Por optimizimi i tij i fillimit është shndërruar në zhgënjim: “Të them të vërtetën, nuk besoj se në Bruksel në fundjavë ka patur negociata të vështira, sepse unë kam ndjekur me shumë vëmendje atë, që tha Angela Merkel në konferencën e shtypit: Ligjet, që Tsipras do t’i sjellë që nga e hëna në parlamentin grek, kanë qenë të hartuara dhe të gatshme për nënshkrim. Kjo do të thotë, se gjithçka ka qenë e vendosur më parë“, indinjohet burri nga Athina.

Ai beson se Greqia pas kësaj marrëveshjeje me donatorët nuk do të gjejë qetësi, përkundrazi. „Një vend i poshtëruar do të shpërthejë dikur, s’ka si të jetë ndryshe“, paralajmëron ai. BE ka ndjekur një politikë Versaje ndaj Greqisë dhe kjo dikur do t’i hakmerret. Tani Thanassis pret një ndryshim radikal në pejsazhin politik grek. Kryeministri Alexis Tsipras me sa duket duhet të kërkojë partnerë të tjerë koalicioni, ose të formojë një parti gjithëpartiake. Politikanët e vjetër, të cilët bëhen përgjegjës për mjerimin ekonomik të vendit, do të bien në harrresë në vitet e ardhshme. Por Tsipras nuk bën pjesë tek ato.

Trazirat politike të pritshme

Edhe në politikën e Athinës ashpërsohen tonet. Përmes një deklarate krahu i majtë i partisë në pushtet Syriza porosit nga rreziku i “memorandumit të ri të kursimeve”, që merr statusin e “një kolonie borxhlie në Evropë nën tutelën gjermane” dhe i bën thirrje njerëzve për të “luftuar” kundër masave të kursimeve. Fjalë të ashpra do të priten edhe në mbledhjen urgjente të partisë të martën (14.7). Ndërkohë zëdhënësi i grupit parlamentar Nikos Filis u ka kërkuar kundërshtarëve të mundshëm të japin dorëheqje. Kryetari i Parlamentit Zoe Konstantopoulou, që është një nga kritikët më të mprehtë e kryeministrit Tsipras, deklaroi se nuk sheh asnjë arsye për një gjë të tillë.

7 komente në “Zhgënjim në Athinë, priten trazira politike”

  1. eleΥΘeriskeΨi says:

    korraket nuk rrine rrehat ! Do hane kokat e njeri tjetrit tani.
    Prisni kur te plasi bomba, dhinamiti, hanxhari, kalaznikovi bashke me molotovin ne mes te athina !

    1. komunalja says:

      Hajt’lumt’ goja! Kështu u bëftë!

    1. Dedalo says:

      Keshilloj gjithe komentuesit te klikojne ne Linkun e zoterise me lart.Kush eshte problemi i Grekeve te Greqise dhe Shqiptareve qe jane shnderruar ne Greke??Eshte nje ide shume e thjeshte.Duke besuar se Greqia eshte qendra e botes i ka kap mallkimi Shkodran nga koka tek kembet.”Te hyfte vetja ne qejf”.Greqia po kalon ne mjerim per te pakten 30 vitet e ardhshme.Po poshterohet c’do dite ne opinionin publik Evropian.Ne Evropen Perendimore po njohin fytyren e vertete te Grekeve.Hakmarres,dembela,Naziskine.Greket trumbetojne me te madhe ne tavolinat politike te Evropes,se kane bere lufte Heroike kunder Nazi-Fashizmit.Po si ka mundesi qe partia e Trete Greke eshte nje Parti Naziste??Pse Breket votojne Agimin e Arte??Ngaqe jane popull Nazi-Fashist,apo ngaqe jane anti Nazi-Fashista??Ne Gazeten Italiane “Corriere Della Sera” gjendje nje karikature shume kuptimplote.Ishte i vizatuar Tsipras-i qe kishte hequr xhaketen dhe i thoshte Merkelit!!Merre edhe kete xhakete,sepse tashme,vetem kjo me mbeti!!Merkeli ja kthen.Nuk e dua xhaketen,me mjaftojne Breket qe hoqe pak me pare.

  2. Kol Tivari says:

    Ka shumë kohë që mbetëm duke pritur “që të bien koqet e dashit”, ose “të ngordhi dhia e gjitonit”…???!!! Por “fatkeqësisht, as njëra dhe as tjetra nuk po ndodh dhe siç po duken bathët, nuk ka për të ndodhur…ndërsa ne do të mbetemi të kavurdisemi në mizerjen, cmirën dhe urrejtjen tonë, në bisht të dynjasë…! Por s’ka gjë, sepse ne kemi “miqtë” tanë që na duan “si zagarë” në derën e jashtme të oborrit (as brënda në oborr), me ndonjë kockë që e flakin “jashtë kangjellave”…

    1. I paemërt says:

      Koqe Tivari me mire m… se sa i vogel i thone nje fjale qe i pershtatet shqiptareve kete gje ne e dime jemi te vetdijshem kurse jevgjitet e Egjeut qe ti mi ke aq per zemer kan po i njejti m… nuk i pjerdh njeri mirpo kintonim se mund ta hidhnin shurren me kallam me te MEDHEJT E KESAJ BOTE ha ha ha ha k y eshte dhe ndryshimi midis nesh dhe jevgjiteve te tu te dashur ne e dime kush jemi dhe sa kemi bevgjitet akoma nuk e kan mesuar me ate IQ e tyre sa je sufllaqe

    2. EleΥΘeriskeΨi(1) says:

      te ngelen koqet ne goje o Kol pe Tivarit ! si e ke hallin, mos do ndihme nga ne allvanosat ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje