Astronauti amerikan, Scott Kelly uron Greqinë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, ku vendi që ka kaluar afatet e pagimit të borxhit dhe në prag falimentimi luftonte për arritjen e një marrëveshjeje të re ndihme.
Në faqen e internetit të GreekReporter thuhej se Kelly ka postuar në Twitter-in e tij një foto të Athinës të bërë nga lart, me komentin: “Athinë, Greqi, mirëmëngjes nga stacioni hapësinor! Ju urojmë më të mirat”.
Urimet e Kelly erdhën në një moment kritik kur kryeministri grek, Aleksis Cipras po përpiqej të bindte liderët e 28 shteteve anëtare të BE-së për të qëndruar në zonën euro.
Pse i urove o njeri, do te fillojne qe te shajne Albanezet Came! Megjithate me duket se shikon me teper aty lart ky je. A nuk duket i vogel Planeti Toke ne mes te erresires, per kaq shume probleme artificiale nga e liga dhe turmat e semura njerezore. Shpresoj qe rrezja e drites dhe mesazhi njerezor qe dhe nga Orbita, te ndricoj mendjet e semura te cilat fatkeqesisht mbipopullojne kete oaz te mrekullueshem.
#thisisacoup twitter