Nuland: Më mirë themelojeni Gjykatën vet sesa OKB-ja

12 Korrik 2015, 21:09Rajoni TEMA
Nuland: Më mirë themelojeni Gjykatën vet sesa OKB-ja

Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të zhgënjyer kur nuk janë votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për RTK’në Nuland tha se themelimi i Gjykatës do ta ndihmojë edhe SHBA’në në mënyrë që Kosova të ecë përpara.

“Është shumë me rëndësi që të themelohet Gjykata dhe shpresoj se do të ketë edhe një votim tjetër për këtë para pushimeve verore”, ka thënë Nuland.

Ajo po ashtu ka thënë se nëse Kosova nuk e krijon vet Gjykatën, atë do ta bëjë OKB-ja dhe se marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje

“Ne nuk duam që të ndodhë kjo sepse ne duam që Kosova të ecë përpara me Evropën dhe me neve”, ka thënë Nuland.

Ajo ka folur edhe për korrupsionin si dhe dialogun me Serbinë.

Nuland tha se nëse Kosova dëshiron që të ketë investime nga jashtë atëherë duhet të luftohet korrupsioni.

Zyrtarja amerikane ka folur edhe për terrorizmin ku sipas saj Kosova ka marrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

 

7 komente në “Nuland: Më mirë themelojeni Gjykatën vet sesa OKB-ja”

  1. mali says:

    Keshtu u zhgenjyen edhe per armet kimike.

    Po perse nuk shpjegojne qarte zoterinjte e amerikes qe edhe (perfaqesuesit e tij ne kuvend) te jene te pergjegjshem dhe te ndergjejgshem per veprimet e tyre?
    Kush eshte arsyeja e krijimit te nje gjykate speciale??!!
    OKB do bente mire te njohe Kosoven pastaj te krijoje gjykata speciale.

    Ne cilin vend ne bote zhvlersojne instutucionet e drejtesise dhe i japin vlere nje institucioni jo kushtetues?! PERSE U DASHKA TE NDRYSHOHET KUSHTETUTA? KUSH ESHTE ARSYEJA E ARSYESHME?
    Mos ndoshta gjykata e Hages eshte e korruptuar?
    Nese do te gjykohej per kriminele lufte, Kosova eshte shteti i fundit ne bote qe do te duhej te gjykohej.
    Jane shtete lider me demokraci dhe legjislacion shume te konsoliduar qe kane kryer krime kunder njerezimit dhe nuk eshte degjuar te ngrihet ndonje gjykate speciale!

    Cfare do te thote kjo qe Kosova dhe Shqiperia te jene varianti modern i kolonive moderne?!
    Edhe per armet kimike i u kerkua Shqiperise qe te sakrifikonte sigurine, imazhin turistik… ndersa shtetet qe i prodhuan dhe nxoren fitime nga prodhimi i tyre hoqen bythen menjane.

    Ne jemi te varfer te pambrojtur, por kjo nuk duhet t’u lejoje te tjereve te n’a neperkembin.
    Mund te shpjegoje zonja se perse jane shume te interesuar serbet dhe ruset per krijimin e kesaj gjykate??!!
    Mos kjo eshte pjese e nje kurbani te pazareve ashtu si fatkeqesisht ka qene edhe me pare Shqiperia?!

    1. ***** says:

      Egziston nje gjykate speciale per krimet e Jugosllavise e cila ndodhet ne Hage te Hollandes.
      (https://en.wikipedia.org/wiki/International_Criminal_Tribunal_for_the_former_Yugoslavia)

      Arsyeja perse kerkojne ta bejne nje gjykate tjeter speciale ne Kosove eshte prej pretendimit se gjoja krimet jane zhvilluar ne nje territor jashte ish-Jugosllavise (Burrel shtepia e verdhe).

      1.Serbet nuk pranuan qe gjykata aktuale e Hages te ndertohej ne Serbi, Shqipetaret ne Kosove perse duhet ta pranojne?

      2. Nese gjykata do hetoje krimet qe jane bere ne Shqiperi perse i kerkohet qeverise se Kosoves medoemos, por jo asaj Shqipetare?

      3. Nga raporti i pare i hetimit bazuar ne akuzat e Dick-ut u konstatua se mungonte evidenca e cdo lloj pretendimi, mos ndoshta hetuesit e kesaj gjykate do jene me te zote se ata q bene investigimin e pare?

    2. Andi says:

      Cili eshte ndryshimi nese e krijojne vete apo OKB? Asnje. Ne te dy rastet Kosova viktime do te nxirret agresore dhe agresori Serb do te behet viktime.

    3. ben says:

      Pse

      Kur vrasin serbet quhet krim.ndersa kur vrasin kosovaret duhet te quhet patriotizem????

      Kosova eshte nje teritor qe ju shkeput serbise me lufte nga euro amerikanet. Dhe si e tille ca fitohet me lufte nuk jepet me paqe. Luften ne kosove e humben serbet dhe e fituan amerikanet.
      I vetmi teritor qe ju po beni lufte eshte midis irak sirise. ne rast se e fitoni luften atje keni gjithe te drejten te pretendoni gjithe keto gjera qe permende me siper.

      Edhe focka tjeter shqiptaret per te cliruar shqiperine kane luftuar vete ne shekuj e nuk kane pritur as turkun as rusin e as amerikanin ta beje kete gje per ta.

      Ju shif se po helmoni njeri tjetrin ca te isis ca te alqaedes ca te turqise vetem shqiptaret nuk degjohen gjekund atje te ju.

  2. Adri Nurellari says:

    Kosova nuk meriton te shkoje ne EU, por ne Turqi apo Siri… Ju Amerikanet po merni ne qafe gjithe globin jo me keta muhaxhiret idiote e dembele te Kosoves! Po te doni te ndihmoni Kosoven dhe Shqiperine futini ne listen e zeze shtetaret e saj?!

  3. era says:

    Moderatorit, pse i qethni komentet, nga kush keni frike? nga populli?
    Sa gjynah qe jeni!

  4. kememu says:

    drejtesia ne shekullin 21 eshte akoma fatkeqsisht prehistorike dhe me interesa personale ku amerika mendon se nuk mund te jape llogari apo kushdo tjeter qe shkel ligje universale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje