Si e kujtojnë viktimat boshnjake dhe soditësit holandez masakrën e Srebenicës

12 Korrik 2015, 09:29Rajoni TEMA

Srebrenica ka hyrë në histori si skena e masakrës më të rëndë të kryer në Evropë pas Luftës II Botërore. Mbi 8000 djem e burra myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjes. Në 20 vjetorin e masakrës, dëshmitarët e kësaj tragjedie kujtojnë ditët e përgjakshme të korrikut 1995.

Nexhad Avdiç ishte 17 vjeç kur forcat serbe të Bosnjës e futën në këtë shkollë në fshatin Petkoviçi, së bashku me 1000 burra e djem të tjerë, pas rënies së Srebrenicës, përcjell VoA. Ai ishte përpjekur të shpëtonte duke u fshehur në pyll me të tjerë, pasi forcat holandeze e dorëzuan qytetin.

Pas kapjes, ai kujton se si e kishin futur në një prej klasave të mbushura me njerëz, në të nxehtët e verës.

“Klasa ishte e mbushur me njerëz. Ajri ishte i padurueshëm. Njerëzit pinin urinën e tyre, pasi nuk na jepnin ujë. Ishte korrik dhe bënte shumë vapë. Dikush u përpoq të hapte dritaren, por ushtarët hapën zjarr duke plagosur një numër njerëzish. Një burrë nga fshati im që e kisha njohur prej vitesh, u qëllua në qafë, por askush nuk e ndihmonte dot”.

Për ditë me radhë ai dëgjonte zërat e atyre që nxirreshin nga shkolla dhe ekzekutoheshin. Në mesnatën e 14 korrikut 1995 ushtarët e urdhëruan atë dhe të tjerë të dilnin përjashta. Ai kujton pirgjet me trupat e të ekzekutuarve që pa gjatë ecjes më këmbë e më pas rrugës me kamion deri tek një fushë e hapur, ku ushtarët filluan të qëllojnë mbi ta. Nexhadi u plagos, por bëri sikur kishte vdekur.

“Më kujtohet që kisha dhimbje në anën e djathtë dhe në krah. Qëndrova shtrirë duke u dridhur. Plumbat fishkëllenin rrotull. Kisha dhimbje të forta dhe prisja që të më kapte një plumb tjetër. Para syve të mi binin njerëzit që goditeshin nga plumbat”.

Pas largimit të ushtarëve, ai dhe një tjetër i mbijetuar arritën të dalin nga zona dhe duke ecur për katër ditë radhazi, arritën në zonën e kontrolluar nga qeveria e Bosnjës.

Historia e Nexhadit është e rrallë për Srebrenicën ku mbi 8000 djem e burra u vranë nga forcat serbe të Bosnjës. Srebrenica, e shpallur nga OKB-ja si zonë e sigurt për civilët, ishte nën mbrojtjen e një kontigjenti të vogël paqeruajtësish holandezë, të armatosur lehtë. Ushtarët holandezë nuk arritën të mbrojnë popullatën civile, përballë dyndjes së ushtarëve serbë të Bosnjës.

Masakra ndryshoi përgjithmonë jetët e ushtarëve holandezë. Shumë prej tyre vuajnë nga stresi post-traumatik, disa kanë kryer vetëvrasje. Rob Zomer, në atë kohë pjesë e kontigjentët të paqeruajtësve, thotë se ka 20 vjet që dëgjon sharje si: vrasës, frikacakë, të pashpirtë. Nuk ke si të mos stresohesh, thotë ai.

Zomer vendosi të mos i fshihet fantazmës së luftës që do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së tij, por të ballafaqohet me të. Ai ka ndërtuar një shtëpi përballë kodrave të gjelbëruara të Srebrenicës. Jeta e tij si blegtor i ngjet tani rutinës së përditshme të fshatarëve të Bosnjës.

Njerëzit mendojnë se nuk bëmë asgjë, por ne u përpoqëm në kushte tepër të vështira, thotë ai, duke fajësuar Kombet e Bashkuara se i dërguan paqeruajtësit për një mision të pamundur.
“Nuk e dua aspak OKB-në. Nuk më pëlqen. OKB-ja nuk donte t’ia dinte për popullin boshnjak. As për mua dhe kolegët e mi. Ata na e lanë ne në dorë, por si mund të ndihmonim ne?”

Tani ai përpiqet të ndihmojë veteranët e luftës që përballen me traumat pas-konfliktit.

Pas luftës edhe Nexhadi u kthye në Srebrenicë, ku gjeti punë dhe krijoi familje. Megjithëse ka ndërtuar një jetë të re, kujtimet e frikshme të asaj kohe e mbërthejnë herë pas here. Ai thotë se në ato momente e ndihmon një vizitë në varrezën ku prehej 6000 nga 8000 viktimat e masakrës së Srebrenicës. Në 20-vjetorin e masakrës, varrezës i shtohen eshtrat e 136 viktimave të identifikuara kohët e fundit.

14 komente në “Si e kujtojnë viktimat boshnjake dhe soditësit holandez masakrën e Srebenicës”

  1. serbet,jane pjelle e kanibalizmit.

  2. albani says:

    Ta lexojne ata,te cileve u erdhi keq per Vucicin se u qellua me pagure plastike.

  3. serafim andoni. says:

    na cate trapin me islamiket boshnjak. jam i pa pune dhe kerkoj nga shteti ime te interesohet per mua dhe femijet e mi.

    1. beni says:

      Ne kapitalizem kujdesu per veten dhe mos prit nga shteti. Mos fli gjume shoku por cohu merr lopaten e dil ne pune

    2. Gruda says:

      serafin andoni e shoh qe ti trapin e paske ne tru edhe ne b**th, un nuk jam mysliman, jam ateist, por kurr zdo ja lejoja vetes ato fjale si puna jote. Turp te kesh, se kafshe si puna jote jane ata qe bejn keto lloj krimesh. Dhe sa per ndihmen qe pret nga shteti, kurr ska per te ardhur, si qen ke me ngordh rrugeve kur sje i zoti i vetes me u siguru buken femive te tu. Kafsh eshte pak me te thene, se ofendohen kafshet

    3. Boshnjaku says:

      Mos gjetsh kurre pune dhe tu qifshin ropte para e mbrapa maskara i pashpirt!

  4. Dak Ulqini says:

    OKB turp i shekullit, shkoni e shihni si jetojn ato qe punojn per OKB, marin nga 5000-1000 dollar e mos me shume duke dredhur zinxhire, ne vend qe kontributet e OKB te shkojn pèr te varfrit ato shkojn per rrogat e tyre te muajmura. OKB duhet shkrire eshte nje makine parash per vet ato e jo kush ka hall. Ne kosove kur ndodhi vrasja e femijeve shqiptare, kosovaret nuk e kishin vetemj me serbet por makinat qe u dogjen ishin te OKB qe nuk benin asgje vetem mernin rrogat e tyre. Kam njohur shum te huaj te OKB ne afrike ku kam jetuar, dhe te shihni ku jetojn ne zonat me lluksoze me sherbetor, e palestra, te mbrojtur me roje dhe supermerkato ku shkojne me taksa te ulura per artikuj dhe benzine vetem ne pikat ku ato mund te blejn me 20% ulje. A nuk eshte absurde marin rroga te majmura jetojne ne lagje luksi afer atyre ku njerzit jeton me 1 dollar diten, dhe per me shume nuk paguajn taksa. Ku ka drejtesi ketu z. Ban Ki Moon jeni vetem per barkun e juaj ne emer te varferise. Sudan rrinin e benin sehir ne kampet e tyre me prostitutat qe vinin rrotull e as nuk donin tja dinin nese njerzit per rreth vdisnin per buke. Dhe kur mendoni qe cdo punonjesi OKB ju jepte nje cante te ndihmes se shpejte kur me shum kishte prezevative si per meshkuj e si per femra, pra a nuk e ushqeni ju rritjen e prostitucioni, ashtu si ne kosove ku femrat nga Europa lindore shfrytezoheshin per prostitucion nga vete OKB. Turp turp OKB

  5. Gjahtari i Toponomis says:

    Mos harroni genocidin e shovinizmit grek ndaj shqiptareve te Çamerise, e njejta tragjedi si viktimat boshnjake qe sot bota i perkujton me dhimbje porme nje ndyshim se boshnjaket jane ne shtepit e tyre kurse çamet u vrane dhe u debuan nga vatrat e tyre autoktne.Po per çamet kur do te veproi drejtesia nderkombetare? Kur? Vuçiç vuri lule dhe po shtrin dorem e pendeses dhe te pajtimit po greket kur? A do ta bej nje gje te till Tcipras i sotem. Shtetaret greke jane shume large kesaj arsye njerzore dhe vazhdojne edhe sot nje genocid moral ndaj viktimave te tyre çame.Pornje gje eshte e sigurt drejtesia vonon por nuk harron.!!!!

  6. Lili says:

    Serafim andoni:
    Zoti ta sheh shpirtin,prandaj te ka lane n’ate misère se ti me shpirtin qe ke nuk meriton ma shume.katilizmi i yt sjell mizeren tende e bene qe askkush mos te ta zgate doren!..Ata sot Jane n’ate dyja ,me shprese se njerezet si ti mos te shohin me.

  7. kastriot says:

    Faktet jane historike.Ata hollandeze qe benin sehir kur serbst vrisnin boshnjaket e pambrojtur nga ata qene nder me aktivet ne goditjen e serbeve ne 1999.Po;itika ben te mundur ate qe duket e pamundurNdoshta ishte dhe shenje e ndjeses.

  8. greku prej anadolli (1922) says:

    greket e kete date e kane date feste biles Radovan karaxhic ka dekoruar ushtaret grek qe poren pjese ne kete masaker per greket nqs se nuk je ortodoks nuk eshte krim te vrasesh femije gra burra pleq sepse keshtu i meson kisha ortodokse

  9. riti says:

    Forcat e OKB te perbera nga ushtaret hollandeze ,nuk bene detyren por bashkepunuan me forcat cetnike serbe per te bere kete masaker , Me dashje apo pa dashje ata ja dorezuan qytetin forcave serbe ,dhe nuk bene asnje gje per te parandaluar vrasjen e zhdukjen e banorve myslimane te bosnjes ,

  10. serafim andoni. says:

    te gjithe ju komentusa qe me shani mua jeni njerez qe bridhni mbas qeveritareve te koruptuar te shtetit me te koruptuar ne bote. edhe per jy me plasi ka …..ri qe nga vlora derriiiiii ne kine. muslymane araber.

  11. Agimi says:

    Serbe-kanibale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje