Në fillim të një maratone të pashembullt të BE-së për Greqinë, në Bruksel po duket pak eufori. Në mesin e ministrave të Financave të vendeve të Eurozonës ka shumë pyetje dhe rezerva ndaj paketës greke të kursimeve dhe të reformave. “Ka disa që janë shumë skeptikë, të tjerë janë më pak”, thotë Edward Scicluna nga Malta, më lidhje me situatën e komplikuar.
Në diskutim është një program i ri ndihmash me një afat prej tre vjetësh dhe një vëllim prej 74 miliardë eurosh. Por këtë nuk ekziston deri tani konsens, e madje përkundrazi ka të ngjarë që tensionet të shtohen. Propozimet greke “duken relativisht të komplikuara si nga përmbajtja edhe sa i përket çështjes së besimit” – tha shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.
Skepticizëm dhe mosbesim
Shumica e 19 vendeve të Eurozonës janë skeptikë, dhe duan që në ristrukturimin e aparatit shtetëror të ndërmerret më shumë se deri tani. për të filluar negociatat për shpëtimin. Mes tyre është Gjermania. “Për një program të tretë ndihme masat nuk janë të mjaftueshme” tha përmbledhtas ministri sllovak i Financave Peter Kazimir, i cili konsiderohet ndjekës i vijës së ashpër në klubin e ministrave të Eurozonës. Disa ministra të tjerë insistojnë për angazhime konkrete, që reformat të zbatohen në praktikë. “Privatizimet nuk janë zbatuar kurrë, prandaj na duhet një garanci,” – thotë ministri austriak i Financave Hans Jörg Schelling.
“Ne sigurisht nuk mund të mbështetemi në premtime,” thotë ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, i cili i konsideron propozimet e Athinës si të pamjaftueshme. Situata në Greqi është “shkatërruar muajt e fundit në mënyrë të jashtëzakonshme” – deri në ditët dhe orët e fundit – tha Schäuble. Sipas një raporti në “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” Schäuble u ka dërguar vendeve të tjera të Eurozonës një letër, sipas së cilës ka dy mundësi: ose Athina të përmirësohet, ose Greqia duhet të largohet nga zona euros për të paktën pesë vjet.
Grexit i përkohëshëm
Ministria gjermane e Financave ka sugjeruar ndër të tjera se Greqia të transferojë një vlera pasurie që shkojnë në 50 miliardë euro në një fond besimi, i cili duke i shitur ato siguron para për shlyerjen e borxhit. Mënyra e dytë: me Athinën të negociohet për një periudhë të përkohëshme daljeje nga Eurozona. Gjatë kësaj periudhe të paktën pesëvjeçare ajo largohet nga bashkimi monetar dhe ristrukturon borxhin e saj. Megjithatë, Greqia mbetet anëtare e BE-së dhe vazhdon të marrë “mbështetje të mëtejshme ndihmash për stimulimin e ekonomisë, ndihma humanitare dhe teknike.”
Sipas agjencive të lajmeve për planet e propozuara nga ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, ky ka rënë më parë dakord me kancelaren Angel Merkel dhe me kryetarin e Partisë Social-Demokrate Sigmar Gabriel.
Deri tani nuk është folur për ndonjë grexit të përkohëshëm, prandaj dhe nuk është e qartë se sa mbështetës ka Schäuble për propozimin e tij ndër kolegët e tij të Eurozonës.
Nga Athina mësohet se qeverisë greke nuk i është paraqitur zyrtarisht ndonjë propozim për largim të përkohëshëm nga zona euros.
Ka edhe optimistë
Ministri francez i Financave, Michel Sapin, dhe ai i Italisë, Pier Carlo Padoan, u shprehën optimistë në lidhje me propozimet e Athinës. Pozitivisht u shpreh edhe presidenti francez François Hollande. Sapin është përkrahës i fortë i qëndrimit të Greqisë në Eurozonë, por edhe ai thekson që Athina duhet t’i precizojë propozimet e saj.
Gjatë së dielës (12.07) do të zhvillohet një takim i dyfishtë i kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së. Në orën 16:00 do të takohen fillimisht në Bruksel shefat e shteteve dhe të qeverive të 19 vendeve të Eurozonës dhe më pas në orën 18:00 do të zhvillohet takimi i madh me të 28 vendet anëtare të BE-së. Nga këto takime pritet një sinjal nëse Greqisë do t’i akordohet një paketë e tretë ndihmash, me vlerë prej rreth 74 miliardë euro, sikurse ka kërkuar qeveria e Athinës.
Jihadi foli greqisht….Kalifati grek po pret therrimet e tavolines se evropes te ngope barkun…dhe do vazhdoj si vite te tera te mbledhi donate e pjeshka portokalla…ter jeten me dore do ti bini…
Ka edhe optimiste….
Shume domethenese.
Ne vitin 2001 kur Greqia u fut ne Euro u be nje gabim,por asnjeri nuk i del zot ketij Gabimi.Edhe ndihma prej 72 miljard Euro te mare Greqia e ka te pamundur te perballoje konkurencen dhe presionin e monopoleve Europiane Perendimore,aq me teper pas humbjes kohe ne 6 muajt e fundit te kesaj qeverie.Zgjidhja optimale eshte ndihme ekonomike nga Europa,shoqeruar me daljen nga Zona e Euros dhe ristrukturimi i Ekonomise dhe mire administrim.Nje shembull krahasus: Ne Euro zone nuk eshte Cekia me potencial Ekonomiko-Industrial dhe Intelektual,Dhe si mund te qendroje Greqia qe konkuron e thene thjeshte vetem me vaj ulliri dhe djath te bardhe ne Euro zone.Si gjithmon Politikanet jane sharlatane dhe nuk kane vizion, vecanerisht kur jane megadhomane,Dhe ne fund e vuan, e paguan Populli fukara.
pune jevgjish , ( shtepi kartoni pidh betoni)
Mendoj qe Greqia nuk do te beje kurre perpjekje per te punuar dhe te nxjerre fitimet e saj , ,per sa kohe qe Europa frikacake, do ta mbaje ne gjirin e saj . Marrja e miliardave borxh nuk ka fund per Greqine . Te gjitha debatetet ne parlamentin Europian , jane vetem teater ,sepse jane te ndergjegjeshem qe dhjam nga pleshti nuk del . Greqise i lumte qe e shfrytezon kete pike te dobet te Europes dhe Amerikes .Ata thone qe Greqia me cdo kusht duhet te qendroje ne Europe .Fjalet e tjera jane sa per te trullosur opinionin publik.
Un nuk e kuptoj perse nuk dalin nga Eurozona por e len veten te poshtrohen me ore te tefa e rradhe per 60 euro na llapin edhe per DINJITET E KRENARI ha ha ha duhet te jesh komplet jasht realiteti te kujtosh se ke DINJITET E KRENARIA ne kete situacion ndodhen “pasardhesit ” e PLATONIT E SOKRATIT
Rruga e Shqiperis per ne Europe kalon nga Greqia Hahahahaaaa
Hajde kori i temes me ne krye ziken.
Mos leni kusur pa share.
Nje dy tre. Zjarr.
Hej qiprilesho, ti mos u merzit. Ne vetem pak trapin po tallim, ti mos e merr seriozisht. Pastaj si i thone nje llafi? Ai qe te shan apo rreh, te do. Hajd me mollaqe te forta .
Ps: Zikja eshte pak i zene tani. Ka ulur perpara ne gjunje, gjineken e tfgs.
Pasardhesit e Sokratit nuk mund te jene kurre as krenare, as paqsor, per arsyen e vetme se gjygji i Athines me Meletos si ekzekutues ligjor e denuan mizorisht! Ne nje kohe kurre sot flitet per demokracine e lashte Helene kurre pikerisht athere u denua Sokrati me pire kupen e helmit!
Greqia duhet ta lere Eurozonen dhe pike. Te fillojne te presin parane e tyre. Greqia nuk e ka nevoje Euron. Le te behet shembull se si rregullohet ekonomia, duke e hequr varesine nga Euro. Neqoftese ben kete do rimekembet shpejte. Me vone do te pasojne edhe te tjere anetare te Eurozones, sepse me politikat e sotme Gjermane Euro nuk ka te ardhme.
Greket nje dore e kane zgjatur per te kerkuar pare, por doren tjeter e mbajne tek topet.Besoj e kuptoni c’a duan me thene, na jepni pare se topet keni per te marre ne kthim.Europa vetem se po gabon duke harxhu pare me greket.Me 74 miliard e kishte bere gjithe Ballkanin yll.